Përjetësi » Kadare
Viti 1979, kur Sigurimi asgjësonte sekretet për Ismail Kadarenë
E merkure, 27.05.2020, 02:15 PM
Nga
abcnews.al
Emrin
e shkrimtarit më të shquar shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare, për
herë të fundit e shpërdoruan duke e lidhur me historinë e prishjes së godinës
së Teatrit Kombëtar.
Sipas
atyre që e pyetën, ai nuk u prononcua për çështjen duke u justifikuar me moshën
dhe shëndetin.
E
në fakt, ata që e kanë takuar të fundit, e dinë që edhe mosha edhe shëndeti i
tij janë në nivel të barabartë, ose edhe më keq se përgjigjja e dhënë.
Gjithsesi
komentet për mosprononcimin e tejkalonin kujdesin për moshën, apo qoftë
respektin për veprën, duke shkuar në akuza të vjetra sipas të cilave ai, pra
Kadareja, ka qenë një shërbëtor i komunizmit e të tjera të ngjashme.
Por
ata që e kanë njohur mirë sistemin komunist edhe janë mrekulluar me guximin e
këtij shkrimtari, pasi në shumica e veprës së tij më të mirë flitet për një
tjetër realitet: vetëm Ismail Kadareja guxonte të dilte nga hullia strikte e
socrealizmit.
Kjo
ka shembuj – jo vetëm kapituj – por romane të tërë, si “Nëpunësi i Pallatit të
Ëndrrave”, “Piramida” etj.
Po
kështu, Sigurimi i Shtetit dhe herë pas herë vetë Enver Hoxha janë përplasur
fort me Ismail Kadarenë, siç ishte rasti i vargjeve “Pashallarët e kuq”.
Sigurisht
që Ismail Kadareja ka pasur edhe mbrojtjen e regjimit, por këtu pikëpyetja mund të marrë edhe përgjigje: Shumë i famshëm
për ta kafshuar.
Me
kalimin e kohëve, një numër i konsiderueshëm dokumentesh sekrete kanë
konfirmuar edhe një Ismail Kadare të përndjekur dhe të denoncuar.
Dokumenti ekskluziv që ABC News publikon e vërteton edhe njëherë ndjekjen e survejimin e tij nga Sigurimi i Shtetit.
Dokumenti
që i përket Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, mban datën 12 janar
1979 dhe përbëhet nga një listë shkrimtarësh, publicistësh e të tjerë, të
cilëve do u asgjësoheshin materiale që përbënin informacione sekrete, sigurisht
të dhëna për veprimtari jashtë normave të kohës.
Në
kokën e dokumentit shkruhet se këto materiale u përkasin A.K.P., domethënë
anëtarëve dhe kandidatëve të Partisë, mes të cilëve, në faqen e dytë, rreshti i
parafundit, është përfshirë edhe Ismail Kadareja.
Sipas
Platformës së Sigurimit të Shtetit, anëtarët e Partisë, qysh nga vitet
1948-1949, nuk mund të bëheshin objekt i survejimit dhe ndjekjes nga Sigurimi i
Shtetit, pasi Partia llogaritej përmbi policinë politike.
Për
këto arsye, Sigurimi i Shtetit, sa duket ka vendosur të asgjësojë disa të dhëna
për Ismail Kadarenë, ndërkohë që në krye të faqes së parë shkruhet se një pjesë
dokumentesh të ngjashme do të vazhdojnë të ruhen. /abcnews.al