Përjetësi » Kadare
Engel dhe shqiptarët nderojnë shkrimtarin Kadare në Kongresin amerikan
E merkure, 20.05.2015, 07:55 PM
Engel dhe shqiptarët nderojnë shkrimtarin Kadare në Kongresin amerikan
Kongresisti Engel i
dorëzon botuesit të gazetës “
Një
veprimtari, kushtuar shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, u zhvillua
të martën mbasdite, në zyrat e Kongresit Amerikan në
E
organizuar nga gazeta “
Kongresisti
Eliot Engel dhe Prof. David Bellos nga
Veprimtaria
që u drejtua nga kryeredaktori i gazetës “
f6David Bellos, përkthyesi i njohur i shkrimtarit shqiptar, që ka fituar edhe ai si përkthyes bashkë me Kadarenë Çmimin prestigjioz “Man Booker International”, ka luajtur një rol të madh që vepra e Kadaresë të vijë te lexuesi anglishtfolës.
Profesori i Frëngjishtes dhe Letërsisë së Krahasuar në Princeton University, nuk është vetëm përkthyes, por edhe një njohës shumë i mirë i vizionit të shkrimtarit shqiptar për raportin e jashtëzakonshëm mes lirisë dhe diktaturës, për rolin e letërsisë klasike në veprën e Kadaresë, si dhe të botëkuptimit të tij, si pjesëtar i familjes së ngushtë të autorëve të letërsisë së madhe që nga Homeri, Dante e Servantes te emrat më modernë.
Ai solli nga kujtesa momente intime nga qëndrimi në Skoci për marrjen e çmimit “Man Booker International”, duke përfshirë vizitën mitike, në Kështjellën e Makbethit. Kadare, ndonëse e vizitonte për herë të parë, në jetën e tij, ishte endur si në një mjedis që e njihte mirë, pa ndihmën e ciceronit. Gati si një udhëtim në imagjinatën që i kishte ndezur leximi i tragjedisë së famshme të Shekspirit.
Të pranishmit e ndoqën me vëmendje fjalën e tij.
Aktiviteti
kurorëzoi një numër veprimtarish për të nderuar shkrimtarin shqiptar në SHBA
pasi ai mori këtë vit shpërblimin prestigjoz në
U fillua me botimin e një urimi, një faqe në gazetën e njohur amerikane “New York Daily News”, nga botuesi Vehbi Bajrami.
Me propozimin e tij kongresisti i njohur Eliot Engel mbajti një fjalë në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për të nderuar veprën dhe kontributin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Kjo u vijua, nga ngritja dhe valëvitja tradicionale e flamurit mbi “Kodrën e Kapitolit”, siç njihet selia e Kongresit Amerikan.
Një kopje e fjalës në Kongres dhe flamuri që u valëvit ishin paketuar për t’ia dërguar si kujtim shkrimtarit. Për t’i marrë nga kongresisti dhe për të promovuar edhe një herë shkrimtarin në kryeqytetin amerikan, u mbajt edhe ky aktivitet në Ndërtesën historike “Cannon” të Zyrave të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kongresisti Eliot foli gjithashtu për shkrimtarin dhe rëndësinë e tij. Ai numëroi disa nga librat që i kishin pëlqyer më shumë dhe që kishin bërë histori në letërsinë botërore.
Ai foli
për rëndësinë e promovimit të figurës së tij dhe falenderoi peronalisht Vehbi
Bajramin për punën e madhe që kishte bërë në këtë drejtim. Ai e cilësoi
botuesin e gazetës “
Ai ia dorëzoi me ceremoni flamurin dhe një kopje të deklaratës, ndërsa botuesi Bajrami i dhuroi në shkëmbim një kopje të “Tre Elegjive për Kosovën” në gjuhën angleze, të shkrimtarin Kadare.
Vehbi Bajrami tha se ndihej krenar që ishte miqësuar me shkrimtarin që e kishte frymëzuar që në moshë të re dhe vlerësoi rëndësinë e madhe që ka sot figura e tij edhe për imazhin dhe identitetin e shqiptarëve në botë.
Ai falenderoi pjesëmarrësit e takimit që u përcoll edhe nga “Zëri i Amerikës” dhe “TV Alba Life”. (Illyria)