| E hene, 01.07.2024, 05:14 PM |
Luan Krasniqi:
Sot
mora një lajm të hidhur nga një miku im në Tiranë: Ismail Kadare u shua.
Në
kujtesën tonë kombëtare ai do të mbetet përherë si një shkrimtar gjenial dhe
atdhetar i pakrahasueshëm. Për të Shqipëria ishte mbi gjithçka.
Në
vitet e fundit kam pasur nderin të jemë me të në kontakt personal. Në librin
„Mengjese në Rostand“ ai madje ka futur diçka nga një letër e imja. Ai kështu
më nderonte. Për mua ishte një nder i
madh. Unë sot humba një mik të madh. Jam thellësisht i tronditur.
Mendoj
se tronditja është e përgjithshme. Si komb ne humbëm sot një mendje e zemër të
madhe. Shqiptarët kudo që janë pa masë
të pikëlluar!