Përjetësi » Kadare
Ndue Ukaj: Lamtumirë Ismail Kadare
E hene, 01.07.2024, 06:55 PM
Lamtumirë
Ismail Kadare
Nga
Ndue Ukaj
Një
mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit - sot u
bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante,
Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të
tjerë të pavdekshëm.
Lamtumirë
Ismail Kadare për gjithçka të bukur që na ke dhanë.
Unë,
sot e përgjithmonë i detyrohem veprës së tij, ngaqë, si djalë i ri, që nga
vitet egra të 90-ta, kam filluar udhëtimin nëpër shtigjet e bukura të letësisë
i mahnitur nga vepra e tij, e në të cilat shtigje aspak të lehta, vepra e tij
më ka ushqyer shpirtnisht, kulturalisht e intelektualisht.
Dhe
këtyre shtigjeve nuk iu kam ndarë kurrë dhe nuk do t'iu ndahem kurrë.
Jam
i lumtur për të gjitha ato takime të bukura ndër vite dhe i pikëlluar pse udhës
së tij sot i erdhi fundi.
Para
pak ditësh, e takova. Ishte një takim i heshtur, të cilin e përshkoi buzëqeshja
e bukur Kadaresë tek shihte zgjatimin e bukur të veprës së tij grandioze tek
breznitë e reja.
Tashmë
qielli është më bukur, por toka jonë më e varfër.
Lamtumirë
grande Kadare?