Përjetësi » Kadare
Rexhep Shahu: Kadare i flet përjetësisht njerëzimit
E hene, 01.07.2024, 06:44 PM
Rexhep Shahu:
Shkrimtari
me i madh shqiptar i te gjitha koherave Ismail Kadare sot shkoi ne perjetesi ne
moshen 88 vjece. Kadare eshte i vetmi shkrimtar shqiptar i ketij planeti qe i
flet perjetesisht njerzimit ne 45 gjuhet kryesore te botes. Po behet gati nje
shekull qe ai eshte sundimtari absolut ne letrat shqipe dhe do te duhet mbase
nje shekull tjeter qe te vije nje gjeni i ngjashem me Kadarene. Kadare eshte
shpetimtari i shpresave te shqiptareve, letersia e tij ne diktature na bente te
shpresonim per nje te ardhme ndryshe. Ai ishte tiran per mediokrit, lehesit,
antishqiptaret qe cenonin identitetin europian te shqiptareve. Ishte luftetar i
eperm i betejave e polemikave te serta per ceshtjen kombetare shqiptare. Me
Skenderbeun, Nene Terezen, Pjeter Bogdanin e Ibrahim Rugoven ai i jep dinjitet e krenari pasaportes
shqiptare. Veprat e Kadarese jane lexuar e do te lexohen sa te jetoje libri.
Bota do te dale prej marresise nje dite, do te shpetoje dija prej celularit e
do t'i kthehet librit. Atehere Kadareja do te behet edhe me i fuqishem. 15 here
i nominuar per cmimin Nobel dhe zagaret lehen aq shume kunder Kadarese sa u
shurdhua Nobeli. Por sot e gjithone cnimi Nobel do te jete i varfer pa Ismail
Kadarene sic eshte i varfer per Tolstoin e mjaft gjeni te tjere. Shkrimtari i
shquar Ismail Kadare shkoi ne perjetesi dhe sa te kete liber e leter ai do ta
beje krenar kombin e njeriun shqiptar kudo te jete. Shqiptaret nuk e kemi nje Hygo qe te mbaje
fjalim ne vdekjen e Balzakut. Faleminderit perjete Kadareqe na mesove, na emancipove
na e fute letersine e vogel shqipe ne Europe me letersite e kombeve te medha.
Ne jemi komb i vogel me gjuhe te vogel por fati deshi te kemi nje gjeni si
Kadare qe i flet botes ne 45 gjuhet kryesore te saj. Fale Kadarese nuk do te
kete kurre mort gjuha e letersia shqipe. Lamtumire gjeni.