E merkure, 30.04.2025, 08:17 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Femi Cakolli: Kadareja në dekadat dhe shekujt që vijnë do i bëjë shërbim edhe më të madh Shqipërisë

E marte, 02.07.2024, 07:23 PM


Ismail Kadare, prozatori më i njohur shqiptar në botë, shumë herë i emërtuar për çmimin Nobel ndërroi jetë sot në moshën 88 vjeçare. Numri 8 ka kuptimin e ecjes ose lëvizjes së pandërprerë. Kadare do ta lëvizë tutje letërsinë dhe kulturën shqiptare edhe më lart, shumë e shumë më lart sesa në të gjallët e tij.

Si studiues letrar gjithë krijimtarinë e tij e shoh të ndërthurur në tri pika kryekëput kulturore që i ka ngallnue si asnjë tjetër krijues shqiptar dhe si asnjë edhe për një kohë kaq të gjatë:

1. Kultivimi i gjuhës shqipe

2. Mjeshtërimi i letrës me topos nacional të nxjerrë ndërkombëtarisht.

3. Shtrimi, trajtimi dhe formësimi i idesë europianiste në popullin shqiptar dhe dyzimi ynë me Europën.

Kadare na ka ngop me letërsi.

Kadareja në dekadat dhe shekujt që vijnë do i bëjë shërbim edhe më të madh Shqipërisë, shqipes dhe bijve të saj.

Ngushëllime familjarëve, miqve dhe lexuesve dhe çmoj me zemër për shpresën, vizionin dhe orakullsinë e tij.

Pastor Femi Cakolli

1 korrik 2024

Prishtinë, Dardani



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx