E shtune, 26.10.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kadare

Visar Zhiti: Kadare!

E hene, 01.07.2024, 06:55 PM


Visar Zhiti:

KADARE!

Ikja nga kjo jetë e Shkrimtarit dëshpëron të gjithë ata që e duan, por vepra e bën të pranishëm te çdo lexues i tij, bashkëbisedimi vazhdon…

Kadare i dha gjuhës shqipe shumë dhe romanit shqiptar njohje botërore.

Brezin tim e rritën me veprën e tij, ajo u bë e madhe, iu përshtat kohëve dhe u bë kohë dhe vetë.

Mes adhurimeve të merituara dhe qortimeve të shumta po ashtu, ne e shohim si mjeshtër të fjalës shqipe.

Botimet “Onufri” me përkushtim dhe besnikëri e kanë dhënë të plotë Kadarenë shkrimtar. Ai aty jeton…

Takimet dhe bisedat me të i çmoj, nga ana njerëzore ato për mua kanë diçka nga dhënia e zjarrit dhe e cigareve të miqësisë, atë tym të ditëve aq shumë shqiptare…

Mirënjohje dhe dhimbje

për gjithçka që bëtë, Kadare!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora