Përjetësi » Kadare
Agron Gjekmarkaj: Shqiptar e europian i fisëm
E hene, 01.07.2024, 06:55 PM
Agron
Gjekmarkaj:
E
shihnim si të pavdekshëm në fronin e Patriarkut të letrave shqipe e botërore
Ismail Kadarenë. Në fakt edhe pas ketij lajmi që të lë pa frymë i tillë është.
Nga sot ai hyn në jetën e pasosun, atë që se njeh më vdekjen.
Ishte
emancipuesi dhe katalizuesi i kulturës e gjuhës shqipe, kujdestari i epërm i
popullit të tij. Në gjithçka madhështor. Në stinen e urisë na dha ushqimim më
të mirë shpirtëror, vizionet e lirisë dhe të bukurën.
Në
kohen e izolimit e ndalimit, na dha famën e krenarinë si një spirancë në
Europë, identitetin e së cilës shumë e desh dhe përkufizoi për shqiptarët e
tij. Në kohen e lirisë na këshilloi herë me zemërim e herë më butësi po na
mbrojti kurdo e kudo para gjithkujt me librat, përkthimet e pafundme, artikujt
çmues, konferencat, intervistat, çmimet prestigjioze, dekoratat, që më shumë se
atij i duheshin një vendi që kerkonte të ringrihej.
Shkrimtari
klasik i qytetërimit modern shkëlqen në çdo librari të Europës e Botes në
antologjitë e tyre, si i tillë e si shqiptar. Sot të dy në një bashkohen, në
perjetësi. Shumë herë e hidhëruam e zemeruam, por të gjithë e lexuam e mësuam
prej tij të vetëdijshem se është i pangjashem, i papërsëritshem, bir unik i
talentit të tij. Kurrë kultura shqiptare nuk ka patur një të tillë humbje po
kaq të madhe, e ka atë familja e përbotshme e letrave. Por as një të tillë
trashigimi nga një shkrimtar i vetem ato se kanë patur.
I
dashur Ismail Kadare shqiptar e europian i fisëm, vepra jote në shtëpitë tona
është shpirti, fryma e fjala e shënjtë që do na mbrojë nga marrëzitë tona, që
do na mesojë ne dhe fëmijet të shkruajmë e mendojmë bukur, që do na jape motive
ekzistenciale për ta dashur këtë vend, do ndriçojnë sa herë nata mund të bjerë
mes nesh dhe Europës që udhen të mos humbasim, po kaq e në mos me tepër në
sallonet e kulturës së vërtetë emri yt do na presë tek dera!
E
kotë të themi sa na mungon që tani, e kotë të themi që nuk na trondite sa
fjalët nuk e shprehin dot!