Përjetësi » Kadare
Kozeta Zylo: Iku në përjetësi shkrimtari i shquar botëror Ismail Kadare
E hene, 01.07.2024, 06:56 PM
Iku
në përjetësi shkrimtari i shquar botëror Ismail Kadare
Nga
Keze Kozeta Zylo
Sot
mbarë kombi shqiptar dhe gjithë mediet më të njohura botërore filluar me New
York Times, Guardian, Reuters, Le Monde, AP dhe shumë të tjera kanë shpërndarë
lajmin e vdekjes së kandidatit për çmimin Nobel Ismail Kadare.
Po
citoj vetëm një fragment çfarë shkruan sot NY Times me titull: “Vdiq në moshën
88-vjeçare Ismail Kadare, romanet e të cilit sollën vuajtjen e Shqipërisë në
botë”.
Ai
u krahasua me Orwellin dhe Kafkën dhe eci në litarin e ngushtë politik me vepra
kritike të mbuluara për shtetin e tij totalitar. Ismail Kadare, i shfaqur në
vitet 1970, mori çmimin inaugurues Man Booker International në 2005.
Në
dhënien e çmimit “Man Booker International”, John Carey, një kritik britanik
dhe kryetar i panelit, e quajti zotin Kadare "një shkrimtar universal në
një traditë të tregimit që shkon prapa tek Homeri".
Kritikët
shpesh e krahasonin zotin Kadare me Kafkën, Kunderën dhe Orwellin, ndër të
tjera. Gjatë tri dekadave të para të karrierës së tij, ai jetoi dhe shkroi në
Shqipëri, në atë kohë nën kontrollin e një prej diktatorëve më brutalë të
bllokut lindor, Enver Hoxhës. NYT
Brezi
im u rrit me letërsinë brilante të Kadaresë, me artin e pashoq në veprat e tij
të jashtëzakonshme dhe natyrisht pati një ndikim të madh në formimin tonë
letraro-artistik. E meqënse jam tek
formimi më lejoni të sjellë si mësuese e letërsisë një fragment, kur pata fatin
të vizitoja Kosovën për herë të parë, në vitin 2008. Një mbrëmje ishja e ftuar në emisionin “Radio
Kosova” e lidhur drejtpërsëdrejti me shqiptarët në botë, drejtuar nga gazetarja
e mirënjohur Radije Hoxha.
Midis
të tjerash kur gazetarja më drejtoi pyetjen në lidhje me letërsinë, përvojën
time si mësuese në gjimnazet e Tiranës, unë iu përgjigja se shumë gjimnazistë e
lexonin me endje Kadarenë, dhe mjaft prej tyre frymëzoheshin për të shkruajtur
hartime, pasi siç dihet hartimi ishte i detyruar dhe një notë më vete në
provimet e maturës. (të gjithë e dimë se sa rëndësi kishte nota në Shqipëri,
ndryshe nuk shkoje në universitet…)
Ata
kishin se ç’të mësonin brenda prozës dhe poezive të Kadaresë të shkruara me aq
elegancë dhe art, aty fjala art merrte tjetër kuptim dhe shqipja tingëllonte më
bukur! Ai e mbrojti dhe e ngriti lart
Gjuhën tonë hyjnore në gjithë rruzullin duke u përkthyer në të gjitha gjuhët e
botës. E mbrojti me majën e penës së
hollë Gjuhën tonë si në poezinë, “Gjuha Shqipe” dhe ja se si:
Kur
në sulm hodhën turqit/Hordhitë e pambaruara/Kështjellat e sintaksës/ S’i muar,
që s’i muar.
Kur
panë se gjuhës/ S’i hodhën dot prangat/ Lëshuan drejt saj/ Gjithfarë merimangash.
Kjo
gjuhë martire/ Lehonë e përjeteshme/ Që lindi mes dhembjesh/Art i të
pavdekshmëve.
Kam
pasur nderin si medie TV “Alba Life” të merrnim pjesë në nderimin që i bënë
Shkrimtarit të famshëm botëror, Kadare, në Washington DC në zyrat e Kongresit
Amerikan në Capitol Hill, më 19 maj, 2015, në muajin e trëndafilave si dhe
familjarisht kemi qenë në Universitetin “Kolumbia” ku Kadare mbajti leksionin:
"Literatura dhe Tirania".
Në
nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme u valëvit Flamuri Amerikan mbi
Capitol Hill. Ndonëse shpesh herë në
Washington kemi vajtur të organizuar në demonstrata në kërkim të të drejtave
tona, të Pavarësisë së Kosovës, të çështjes kombëtare etj, këtë herë në muajin
më të bukur të vitit, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit për
Kadarenë. Ceremonia u organizua nga gazeta e mirënjohur "Illyria" me
botues z.Vehbi Bajramin dhe ligjvënësi i Kongresit Amerikan Eliot Engel, miku i
ngushtë i shqiptarëve nën moderimin e editorit të gazetës Illyria" analisti
i njohur z.Ruben Avxhiu..
Kongresisti
Engel në emër të tij i dorëzoi botuesit të gazetës "Illyria"
z.Bajrami Flamurin Amerikan që u valëvit krenar mbi Capitol Hill për
shkrimtarin e famshëm botëror Kadare dhe një kopje të deklaratës, dhuratë për
Ismail Kadarenë, që u mirëprit me duartrokitje nga miqtë dhe të ftuarit në
sallë.
Z.Vehbi
Bajrami i dhuroi kongresistit Eliot Engel veprën e shkruar nga Ismail Kadare
"Tri këngë zie për Kosovën", që ka novelat: “Lufta e vjetër”, “Zonja
e madhe” dhe “Lutje mbretërore”, që sjellin aq pranë betejën e kobshme të Fushë
Kosovës 1389, dhe që serbët vazhdojnë të mendojnë si pronë të vetën.
Tek
“Lutje mbretërore” nën një gjykim gati prej shenjti parashikon sulltanin e
vdekur, por shpirti i tij ka mbetur në Kosovë, në tyrben e sulltan Muratit ku
ia kanë varrosur gjakun në një enë plumbi dhe ku Sulltani po e kryen jetën e
varrit. Ai tregohet i kënaqur me faktin që popujt e Ballkanit akoma po e vrasin
njëri-tjetrin, edhe pse kanë kaluar shumë shekuj që nga beteja.
Të
nderosh kulturën e popullit shqiptar ne vendin më demokratik në botë është ogur
i mirë për Kombin tonë dhe kjo në saje të penës brilante të shkrimtarit Kadare.
Edhe
pse është kandidat i çmimit “Nobël” për vite me radhë, që edhe pse nuk e fitoi,
ai dhe kështu po na shërben si shqiptarë, si rrallëkush lindur dhe rritur
brenda Shqipërisë pak milionëshe.
Kritikët dhe gazetat më të njohura në botë e kanë vlerësuar lart penën e
tij si fjala më e epërme e Gjuhës Shqipe, si psh The Neë Yorker:
“Me
njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen
homerike, dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok,
Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e
jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”
Kadare
iku në përjetësi, por po aq përjetësisht do t’i shërbejë Kombit me emrin e tij
të përveçëm Ismail Kadare duke konkuruar në botën disa miliardëshe vetëm me
libra shqip shkruar për historinë shumëshekullore të Kombit të tij!
Ngushëllime
bashkëshortes së Tij fisnike, shkrimtares së shquar Helena Kadare, dy vajzave
dhe Kombit!
Lamtumirë
Kadare!
1 Korrik, 2024
Staten Island, New York