Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Lela: Merre mbrapsht dritën që na dhe, Ismail Kadare!

| E marte, 02.07.2024, 07:52 PM |


Alfred Lela:

Kalimi i Ismail Kadarese eshte nje ikje shtergu. Kthehet gjithmone ne ate stinen e perjetshme te Letersise, ne ate gjeografi te paane te tekstit, ne ate harte te shpirtit shqiptar qe askush tjeter nuk e shpalosi sa dhe si ai.

Nuk ka asnje humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj te Helenes dhe te bijave, qe kane humbur njeriun e zemres. Gjuha shqipe ka fituar me kete mjeshter; Letersia shqipe u be me Kadarene pjese e klubit te letrave boterore; brezat qe jane dhe ata qe do vijne do kene te Kadareja nje spirance titane perkunder detit te madh te kotesive; grate do te gjejne te personazhet e tij vetvete te pahasura ende ne syte e burrave; burrat do te skaliten shpirterisht per t’u bere ata qe grate e librave te tij enderrojne. Shqiperia vete u be me e bukur me te, gjeti te ai nje nder bijte e pakte qe e kuptoi thelle dhe ia perktheu kete kuptim per ata me pak te ndriçuar, per boten mbare, po deshe.

Lamtumire mjeshter!

Ka qene privilegj qe te kam lexuar, te kam njohur dhe dashur (siç mund te duhen burrat me mend, jo nepermjet zemres por nje kordoni shpirteror, nje harte dhe territori ku shkohet me pelegrinazh te posaçem).

Merre mbrapsht driten qe na dhe, Ismail Kadare!

Amen!