Përjetësi » Kadare
Edison Ypi: Çfarë ishte Kadare
E marte, 02.07.2024, 07:59 PM
Çfarë ishte Kadare
Nga
Edison Ypi
Skënderbeu
ishte mit. Ali Pasha despot. Naimi qiri. Lasgushi violinë. Fishta lahutë,
çifteli. Migjeni fije bari. Diktatori, tytë, shul, sapun, litar. E kështu me
rradhë, secili ka qënë diçka.
Po
Kadare, çfarë ishte vallë Kadare ?
A
ishte Kadare, për shembull, furrnaltë rrethuar nga proletarë heroikë leckamanë
sypatrembur që luftonin dhëmb për dhëmb me zjarrin dhe metalin për të çarë
bllokadën, që shkrinin çelik, bënin "me forcat tona" plugje dhe
zinxhirë traktorësh që "të sigurohej buka në vend" ? Kadaresë nga
këto i vinte për të vjellë.
A
është Kadare një bakllava me sherbet. Që shqiptarët e hanë, ngopen, kthejnë një
gjym me ujë, gromësitin, dhe duke shtriqur thonë; Rrofsh o Kadare që na ngop me
ëmbëlsira dhe nuk na kërkon asgjë.
Kadare
në asnjë rast dhe për asnjë çast nuk ka qënë dhe nuk është ëmbëlsirë.
Pretendimi
idiotesk që Kadare të ishte i ëmbël vinte dhe vjen nga ca gomerë që nga
Letërsia nuk kanë haber.
Parazitët,
frikacakët, dinakët, donin që Kadare tua bënte qefin si vigan, si katallan, që
kthen lumenj, ndal tërmete, than përmbytje, shpëton turmat nga vdekja.
A
ishte Kadare një qetësues, një gjumëndjellës, një kamomil, për t'i ndihmuar t'i
zinte gjumi dhe të shihnin ëndërra të bukura ata që prangat dhe zinxhirët i
farkëtonin vetë ?
Kadare
s'ka qënë kurrë qetsues, çaj, apo valium. Kadare dhe gjumi s'takohen kurrkund.
Nuk
kanë munguar idiotat që Kadaren e kanë dashur të ishte një supermen me sharrë e
gërshërë kovaçi ndër duar, që të këpuste zinxhirë, pranga, tela me gjëmba. Të
fluturonte si zog. Të hynte nëpër burgje, në Spaç, në Burrel. Të vriste rojat
me kalashnikov. T'i çlironte të burgosurit. T'i lante, t'i shplante, t'i
vishte, t'i mbathte. T'i merrte me të mirë. Tu bënte muhabet, t'i ngushëllonte.
Tu thoshte; "Zotërinj, e di që keni lexuar e komentuar librat e mia. Keni
pritur prej meje më tepër se nga Amerika dhe NATO. Ja ku erdha. Taksiratet
tuaja mbaruan.
Kadare,
shumë më tepër se sharrë, gërshërë, supermen, me veprën e vet u dha shqiptarëve
një pasqyrë për të parë veten dhe kohën. Pasqyrë konkave, konvekse, të sheshtë,
të rrudhosur, të përmbysur, të bardhë, të zezë, të krisur, të thyer, të
coptuar, në varësi të rrethanave.
Përmes
kryeveprave të tij, Kadare ua ndriçoi mendjet dhe ua lehtësoi jetën shqiptarëve
më tepër se të gjitha sharrat, gërshërët, çekiçat, elektroshtëpiaket,
lavatriçet, thekset e bukës, hekurat e korentit, pianot, kitarrat, violinat.
I
riu, i vjetri, komunisti, burokrati, ushtaraku, i përndjekuri, i burgosuri, të
gjithë lexonin Kadarenë. Por lexuesit më të vëmendshëm të Kadaresë ishin
Sigurimi dhe diktatori, të cilët Kadare i mposhti.
Kujt
nuk i besohet se Kadare ishte më i fuqishëm se diktatura, diktatori, Sigurimi,
të cilët i mposhti, janë ata që skllavërinë e kanë në gjak, diktaturën në
mendje, diktatorin në bark, Sigurimin në shpirt.
Kadare
është refuzuesi më i madh i fëlliqësirës më të ndyrë në Letërsi, pisllëkut më
të preferuar të mediokërve, të folurit për veten, autoreferencialitetit.
Kadare
është një perfeksionist, një kompjuter që kurrë nuk ka për tu shpikur.
Kadare
është një mendimtar fenomenal që kohën e përdori për të shkruar ato që i ka
ditur qysh kur ka lindur.
Kadare
është Gjeniu, të cilin, në kohën e duhur për të mos i lënë të vdisnin,
shqiptarëve ua solli Zoti.