Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej Kadarea!

| E enjte, 04.07.2024, 07:57 PM |


Diktaturës nuk i dhimbsej, por i lipsej KADAREA!

In memoriam - ISMAIL KADARE!

(ese)

Nga Përparim Hysi

Natyrshëm që kanë vërshuar shkrime për KADARENË,  se ai është GJENI me shkrimet e tij dhe GJENITË paraprijnë.

Jam 82- vjeç dhe 41-vjet kam qenë mësues i GHUHËS dhe Letërsisë SHQIPE dhe kam të drejtën që të flas se si e njoh unë KADARENË dhe sa herë  e "kam takuar" atë. Vazhdimisht, tërë jetës,  kam lexuar dhe lexoj dhe, padyshim, që KADAREA gjithmonë është më i pranishmi, më  i "paveluri" në shijen time letrare. Brenda SHQIPËRISË:i pakonkurueshëm. Në çdo konkurs letrar, dafina e lavdisë, së pari,  varej në ballin e tij. I duhej, ndonjëherë, të hidhte"valle në gojë të ujkut" dhe"ujku që përgjonte me synë e madh të Polifemit" nuk ishte një metaforë apo rrezik pontencal, por real. Ai, "ujku" i rrezikut real,  hëngri në pangopësinë e tij mitike, kryeministrin bashkë  me pesë anëarë byroje dhe nuk kishte fare pengesë që të"hante" dhe KADARENË,  Së pari, gjyslykët e KADARESË vështronin jo vetëm prapa perdeve, por dhe prapa maleve. Dhe, së dyti-dhe kjo duhet nënvizuar:"Ujkut" i duhej KADAREJA. E vetmja vlerë letrare dhe intelektuale që çante blokadën të atij vetizolimi made in "Qorrferman",   Ka ndodhur si me atë thënien proverbiale të Leninit që, kur flet për TOLSTOIN, thotë:"Dy carë ka Rusia.Njëri Car Nikolla dhe tjetri Car TOLSTOI.Car Nikolla nuk ka çfarë i bën Tolstoit",  Dhe është e vërtetë e paluajtshme:-KADAREA ishte aq vital dhe aq i njohur në botë, sa"ujku" kafshonte gjuhën. Ç'shkruaj  deri tani, nuk është një mendim dhe kaq, , , , por

le të dalim nga "deti i aluzioneve, në sterrë"; si është e vërteta...

*    *    *

E sollën për"edukim", se"kishte dalë nga vatha", në fshatin "AGIM" të zonës së LIbofshës në rrethin e Fierit.Me porosi rezervatë(të kqyret?!!!). Por kryetari i kooperativës, i ndjeri ZOI GRËMI e"kqyri":- Jo vetëm i krijoi kondita sa më të rehatshme, por edhe me pëlqimin e të rinjëve të fshatit, i vetmi televizor u hoq nga dhoma e kulturës dhe e vendosn në dhomën ku flinte, "i kqyruri". Jo vetëm kaq:"Gazi i kryetarit" për çdo mëngjes e çonte "të kqyrurin" drejt e tek"Turizmi" i Fierit për të pirë kafen e mëngjesit. Dhe kjo"kqyrje" vazhdon dhe më tej: sa herë që KADARE do shkonte për Tiranë apo do kthehej(për edukim), "GAZI" qe në dispozicion. Nuk shkruaj me apriori, por, ju lutem, më ndiqni. Sado që qe"takimi" i parë,  erdhi dhe takimi i dytë:ky, i dyti, qe sa dramatik, por dhe aq butaforik.

E njihja mirë, kryetarin e kooperativës, ZOI GRËMI, dhe, saj bisedës me të, shkrova esenë"Hija e rëndë errapit". Se, mes tjerash, më tha:"KADARE është si rrap në letërsinë Shqipe, dhe rrapi, nga gjithë drurët, ka hijen më të rëndë"

*    *    *

"Takimi i dytë". Ndodhi thagma: KADARE u arratis!!!  Me gërma kapitale, gazeta "Zëri  i popullit" e dha"mandatën":-Isamil Kadare tradhëtoi!!!  Unë në shkollë, drejtoj dhe bibliotekën (e pasur qe sa të duash) dhe ndodhi çudia: asnjë libër i Kadaresë nuk u hoq nga qarkullimi dhe unë e kolegët e mi, kudo në shkolla, demonstronim poezi e shkrimi të"këtij tradhtari të mirë". Kështu nuk mbante ujë pilafi dhe ja"takimi i dytë": u bë ballafaqimi( ia lanë "suazën frontit) dhe"shpurës së rrrehit(në Fier), i paraprinte, antarja e byrosë polotike, Lenka Çuko,  Në"vije të trasha", nuk e heqim KADARENË se e do  rinia!!! Pra, me fjalëtë popullit, diktatura i bënte mashalla Kadaresë. Nëse përdor një metaforë të hiperbalizuar, KADARE ishte beton dhe diktatura qe vesë. A ka çfarë ë i bën vesa betonit?

*    *   *

"Takimi i tretë". Kisha shkuar në Amerikë(kam ndenjur atje 12-vjet) dhe një ditë"takova" KADARENË,  Shetisja timembesë, Albën, atëherë gati 5-vjeçe, dhe imembesë shumë impulsive, rrëshkiste nga duarët e mia dhe u hidhej në kokë një çifti të moçëm amerikan, Ata e përkëdhelnin dhe më thonë:-sllave, latine apo greke është kjo vëgëlushe, ?

-Është nga Shqipëria, - u them unë. U mundova t'u  tregoja se ku ishte dhe Zonja (ishte çeke)më tha:- Është vend i Kadaresë. - Big man, -tha dhe i shoqi.

"Takimi i katërt". Bosi i një ndërmarrjeje u mërzit me një punëtor shqiptar(ishte nga Pogradeci) dhe i tha:-Je i pushuar. I mërzitur, punëtori u qa tek një shoku i tij që dinte mirë anglisht. Ky, tjetri (por çfarë koincidence) e gjeti Bossi që po lexonte një libër të Kadaresë. E kapi demin prej brirësh dhe i tha:-Të lutem, ktheje në punë se është nga vendi  i KADARESË!!!.Bosi e thirri dhe i tha:- Falndero Kadarenë! Pogradecari, kur mori rrogën, i tha mikut:-Ma bjerë Kadarenë për drekë se më shpëtoi...

*      *   *

"Takimi i fundit". Shkroi librin"Mëngjeset në kafen"Ronstand" dhe unë jo vetëm e përpiva me një frymë, por i shkrova dhe"nënvizoja":- Kukulla është tregim antologjik dhe një mrekulli KADARIANE. Qeshë i pari që i shkrova dhe më erdhi falnderimi nga KADARETË,  Është"darovia" më e madh për gjithë shkrimet që kam bërë. Më erdhi mirë që "Kukulla" doli si libër më vete.E patëm lënë me Elenën që të pinim ndonjë kafe, por ne, pleqtë, nuk i mbajmë dot zotimet.  Por, sidoqoftë, unë nuk i them dot lamtumirë KADARESË. Ai ësht aty, mes librave që kam dhe, pse mos e them, është nga të rrallët. E sa për ao "versionet" jo Nobel, pse s'e mori e të tjera:-Nobeli "u vra" qysh në vitin 1901, kur iu dha Prudhonit që askush nuk e njeh. Dhe vazhdmisht është lozur me të. A nuk i thanë BOB DILANIT:-Hajde se të kemi dhë NOBELIN. KADAREJA jo vetëm rron dhe aspak nuk është gabim që të thuash:-Jam nga vendi i Kadaresë!!!

Tiranë, 3 korrik 2024