E merkure, 11.12.2024, 01:26 PM (GMT)

Përjetësi » Kadare

Blerim Latifi: Letërsia e Kadaresë u përbotësua

E merkure, 03.07.2024, 06:56 PM


Blerim Latifi:

Qysh prej Epit të Gilgameshit letërsitë e mëdha kanë qenë gjithmonë një gjakim për ta sfidu vdekjen. Disa prej këtyre letërsive me kohë do të ktheheshin në fe, për ta vazhdu sfidën edhe me armë të tjera.

Falë këtij dimensioni, të përpunuar mjeshtërisht, letërsia e Kadaresë kapërceu kufijtë shqiptarë dhe u përbotësua. Veprat e tij janë të mbushura me personazhe të gjallësh që nuk i lënë të qetë të vdekurit dhe as nuk lihen të qetë prej tyre. Kujtojmë, mes tjerash, "Gjeneralin", "Doruntinën",  "Prillin e Thyer", "Piramidën", pastaj esetë e shkëlqyera mbi Hamletin e Shekspirit dhe Ferrin e Dantes, e shumë tregime e novela të tjera.

Në fakt Kadare mund të cilësohet si Dante Aligieri shqiptar dhe vepra e tij si udhëtim dantesk në ferrin e historisë shqiptare. Një udhëtim që e bëri të njohur Shqipërinë në gjithë botë.

Sot vetë Kadareja është në mesin e të vdekurve dhe ne të gjallët, të mësuar me tregimtarinë e tij, do të vazhdojmë të mos e lëmë të qetë atë. Duke e lexuar, duke e nderuar, e dikush edhe duke sharë. Dhe nëpërmjet kësaj as ai nuk do të na lë të qetë neve. Sepse bashkë me jetën vazhdon edhe sfidimi i lashtë i vdekjes, kësaj zonje absolute, siç e quan Hegeli në veprën e tij "Fenomenologjia e Frymës".

I mblodha nëpër rafte të ndryshme në shpi dhe në zyrë, veç me pa a i kam krejt. Krejt i paskam.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora