Përjetësi » Kadare
Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare
E merkure, 03.07.2024, 06:10 PM
Lamtumirë Kadare
Nga
Rexhep Shahu
Shkrimi
yt mua me ka bere magji qe me auuu… te
Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…
Vonë
pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë
dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu.
Besoj
edhe shumë njerzve te tjere te dobet si une, por mua po, librat e tu me kane
ndihmuar me mi ruajtë mendtë e kresë.
Nuk
e kemi ne shqiptaret nje Hygo per te
mbajte fjalimin ne varrimin e Balzakut.
Ne
jemi popull i vogel, gjuhe e vogel dhe per fat ne patem vetem nje Kadare qe
emrin shqiptar, historite shqiptare i futi ne 45 gjuhe ne shume miliona familje
te planetit tone sa ne nuk arrijme as ta perfytyrojme.
Nga
sot ndjehem më pafat, më i rrezikuar e kërcënuar sepse mund te dalin udheve, të
pushtojnë shtepitë e zyrat e shtetit mijtë e gjirizeve, ndjehem më i kercenuar
se nuk kam më një mbrojtes të shquar, të pamposhtur, trim e krenar te
identitetit tim kombetar shqiptar.
I
pamundur me ta preke ballin - mal i
menduar e me ta hedhe nje grusht dhe, te them: Lamtumire Mjeshter.