Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rexhep Shahu: Lamtumirë Kadare

| E merkure, 03.07.2024, 06:10 PM |


Lamtumirë Kadare

Nga Rexhep Shahu

Shkrimi yt mua me ka bere  magji qe me auuu… te Kronike ne gur, me ka heshtë e shtangë Ebuqerimi… , me ka rrenqethë Laokonti…

Vonë pas gjysmës se jetes kam kuptuar se librat e tu per mua kane qenë krahë dallëndyshesh që mbanin në qiell ëndrrat e mia që ndizeshin nga librat e tu.

Besoj edhe shumë njerzve te tjere te dobet si une, por mua po, librat e tu me kane ndihmuar me mi ruajtë mendtë e kresë.

Nuk e kemi ne shqiptaret nje Hygo per te  mbajte fjalimin ne varrimin e Balzakut.

Ne jemi popull i vogel, gjuhe e vogel dhe per fat ne patem vetem nje Kadare qe emrin shqiptar, historite shqiptare i futi ne 45 gjuhe ne shume miliona familje te planetit tone sa ne nuk arrijme as ta perfytyrojme.

Nga sot ndjehem më pafat, më i rrezikuar e kërcënuar sepse mund te dalin udheve, të pushtojnë shtepitë e zyrat e shtetit mijtë e gjirizeve, ndjehem më i kercenuar se nuk kam më një mbrojtes të shquar, të pamposhtur, trim e krenar te identitetit tim kombetar shqiptar.

I pamundur me ta preke ballin - mal i  menduar e me ta hedhe nje grusht dhe, te them: Lamtumire Mjeshter.