Kulturë
Përparim Hysi: Kurrë nuk është vonë, të flasësh për një njeri të mirë
E diele, 07.04.2024, 04:47 PM
Kurrë nuk është vonë, të flasësh për një njeri të mirë
Kujtimit
të HAXHI JAKUPIT
Nga
Përparim Hysi
Në
dhjetor të vitit 1964 u mobilizova
ushtar.Qeshë mbi moshë se isha mësues dhe, ca kohë, mësuesët nuk i
merrnin ushtar. Jo vetëm më mobilizuan,
por më dërguan në SHËNGJIN, si ushtar në forcat e Artilerisë Bregdetare
që ishte 3-vjet. Unë kisha 5 vjet që kisha dalë mësues dhe jo vetëm qeshë i
martuar, por kisha dhe djalin një vjeç. KA qenë data 13 dhjetor kur, pasi, na
bënë kontrollin rreshtor na nisën në bateri. Bateria ku do shërbeja unë dhe
shokët, sado që kish një numër ushtarak si të gjithë repartet e ushtrisë, e kish"hunbur", pothuaj numrin dhe
skur t'i kish dalë pronari(siç ndodh sot),
na thanë:-Jini ushtarë të HAXHI JAKUPIT!!! Sado që për herë të parë e dëgjova këtë emër,
HAXHI JAKUPI, i them një shoku:- Ore, ky, HAXHI JAKUPI mos është si HAXHI
MURATI i TOLSTOIT që paska"tapitë" e kësaj baterie?". Sado pakëz
për të qeshur, por kur mbritëm tek ndërtesa ku ndodhej bateria, prisja të
shihja atë, "HAXHI MURATIN" e kësaj baterie. Atë natë(nata e parë me
rroba ushtari) nuk pashë as HAXHI MURAT dhe as HAXHI JAKUP. Sa ra çanga e
mëngjesit për t'u rreshtuar(ne na komandonte një rreshter), na u dha komanda:gatitu dhe paranesh.dolën
tre oficerët:komandanti me gradën kapiten i parë dhe dy zëvendësit e tij që
ishin nëntogera (akoma nuk ishin hequr gradat).Kapiteni i parë ishte HAXHI
JAKUPI. Foli shkurt e prerë, nuk i
lëvizi qoftë dhe një muskul dhe, kur na la nën urdhërat e dy zvendasve të tij,
ushtarët e vjetër zunë e na imformonin për secilin.
HAXHI
JAKUPI, - thoshin të gjithë, - e ka pak atë gradë. Ai e mban baterinë gjallë
dhe kurrë, në të gjithë detyrat luftarake kjo bateri, sa ka patur komandant
HAXHI JAKUPIN, jo vetëm ka dalë faqebardhë, por ia ka zbardhur faqen gjithë
repartit që veç kësaj baterie (tanimë nuk është sekret ushtarak:bateria kish
numrin 113), ka dhe tri bateri luftarake të tjera.Bateria jonë kish
topaluftarakë 100m/m dhe HAXHI JAKUPI, me zotësinë dhe përgatitjen e thellë
luftarake, ndonjëherë, e humbiste atë mbiemrin "JAKUPI" dhe e
përmendnin si HAXHi TOPI. Oficerat e SHTABIT të REPARTIT të SHËNGJINIT qenë të
përgatitur në shkollat ruse:kështu ishin
komadanti i Repartit Major Ibrahim GANI; shefi Politik i Repartit, Major MISTO
TANUSHI;Shefi i Shtabit, Major Tahir Bejo dhe që të gjithë këta, në unison,
flisnin me superlativa për mvartësin e tyre, HAXHI JAKUPI.
* *
*
Komadant
HAXHIU në stërvitje, demonstronte sikur të ishte vet ushtar dhe, ca më
shumë, në punimet xheniere.
Si
sot, më kujtohen komandat e tij për"minatorët":-Shpo! -Mbush!
-Shpërthe! Për ne, të tjerët:-Mblidh! RRinte mbi kokë dhe sidomos
ushtarëve"minatorë";se shpërthimet mund të binin edhe viktima. Ta
shikoje vendin pas komandës:-Shpërthe, të zinte llahtara. Por ja tek vinte
komanda"mblidh" dhe sikur nuk kish ndodhur asgjjë. Cigaren nuk e
hiqte nga goja dhe, tek e shihja ashtu "ndiz e shuaj" më dukejj se
nuk e pinte, po sikur e "hante"atë. Në bateri rrinte, pa ngrënë, deri
sa vinte mbrëmja. Oficerët me famijjet e tyre jetoni brenda garnizonin dhe ky,
HAXHI JAKUPI, që nga bateria për 10 minuta mund të shkonte në shtëpi, por kurrë
nuk e pashë të largohej.
Kur
fliste për të dhënat taktike e teknike të topave 100 m/m, dukej sikur recitonte
dhe mjerë numërorët që nuk e ndiqnin. Demonstronte komandat, si të ishte në
qitje të dretpërdrejtë, si: arritje/mbulim e me radhë. Sa qe komandant HAXHIU
në BATERINË 113, qe bateria që printe.
Asnjë "ngjarje" na ato që në ushtri quhen
të"jashtëzakonshme" se HAXHI JAKUPI "baterinë".e kish
kthyer në shtëpi.I rreptë, kërkues, i drejtë dhe i ndershëm.
* *
*
Në
vitin 1965 unë u futa në Zyrën Sekrete të repartit. Tani, nga
"statusi" që mora në këtë zyrë, m'u dha mundësia që jo vetëm t'i
njihja më mirë, por të vilja dhe mendime nga eprorët e tyre, deri në rrangjet
më të larta. Më kujtohet, ndër të tjera,
që nga ana e MINISTRISË SË
MBROJTJES, kish ardhur për inspektim një oficer i rrangut të lartë që quhej
RUSTEM PEÇI. Ky i tha komadantit të repartit, IBRAHIM GANIT:
-
More IBRAHIM e kini atë HAXHI TOPIN në bateri ju?
-E
kemi, e kemi se, mirë thuaj ti, sado
që mbiemrin e ka JAKUPI, por sikur e ka nxjerrë topi nga gryka.
Dhe
vërtet që oficerin HAXHI JAKUPI sikur "topi e kish nxjerrë nga
gryka". Ka qenë artilier bregdetar i rrallë.Sikur për një çast, të qe e mundur që të ishin ruajtur Fletoret
e përgatitjes luftarake me dorën e tij,
sot mund të hapej një"panel" i tërë i një përvoje aq të çmuar.
* * *
Unë,
pothuaj, u bëra mik me të dhe, ngaqë jam tip që përfitoj shumë nga intimiteti
me një të njohur, një ditë i them:"Kapiten HAXHIU (sado që qenë hequr
gradat, po kësht flisnim), të kam parë që nuk e heq cigaren nga goja dhe, veç
kësaj, sa qeshë në Baterinë 113, kurrë nuk të pashë të shkoje për drekë.Ore ha
apo nuk ha? U mundua të më shmangëte me politesë, po ku ndahem unë?
Dhe
u ndjeva vërtet keq, kur më tregoi që në
shtëpi kish djalin invalid, pa një dorë dhe kish humbur sytë nga një
shpërthim këtu, në zonën ushtarake. Lëndova një plagë që rridhte.
* *
*
Në
repart(jo në baterinë e HAXHI JAKUPIT) ndodhi një ngjarje tronditëse.DY
ushtarë"minatorë" që kishin detyrën e shpimit, harruan porosinë aq të
çmuar të HAXHI JAKUPIT. Në tunelet e vjetra që kanë shpuar italianët(më
saktë:në birat e vjetra mund të ketë ndonjë"llokume me barot" dhe nuk
duhen trazuar, por duhen shmangur, por këtë porosi, bën sikur e harruan të dy
fatkeqët.SA futën "pistoletën" u ndje një shpërthim i madh. Alarm
Luftarak dhe, ndërsa arritëm atje, tek tuneli, pamë jo dy ushtarë, por dy luanë
që përpëliteshin.I vendosën në makinën e vetme dhe qeshë nga ushtarët
shoqërues.Spitali i LEZHËS, në atë kohë, ishte pranë KISHËS, në kodrën në të majtë kur shkon për SHKODËR.Dy mjekët e
mrekullueshëm lezhianë, DR. GJEBREA dhe
dr.BELISHOVA dhanë ndihmën e parë, por mjerisht, njëri humbi dy sytë e tjetri
dhe një dorë.I nisën drejt e në TIRANË.
Kur
takova me Kapiten HAXHIUN dhe po i tregoja për shokët, pashë që i rrëshkitën lot
nga sytë. Ai, i rrepti.Ai i drejti. Ai i ndershmi. Ai NJERËZORI që ndërsa, kish
"dalë nga topi", kish një zemër të brishtë prej pëllumbi. E kujtoj me
dhëmbshuri se ka mbi dyzet vjet që është ndarë nga jeta.Po kurrë nuk është
vonë, për të kujtuar një NJERI të mirë si HAXHI JAKUPI!
Epilog:
Interneti
bën mrekullira. Dikush më kërkoi miqësi dhe, natyrshëm, e
mirëprita. Por çudia ime është se.mysafiri, ishte nipi i mikut tim, HAXHI JAKUPI. Menjëherë e pyeta
për atë djalin invalid të tij, por mend u hodha përpjetë nga gëzimi, për faktin
shumë domethënës:mysafiri është djali i atij"invalidit" dhe rroka në
ITALI.Djali i mikut në LEZHË dhe gëzimi u shtua, kur fola në telefon. E kemi
lënë që do takohemi në TIRANË, po unë po i "qeras" me një shkrim
modest për NJERIUN E MADH, HAXHI JAKUP-TOPI që , ngaqë ishte aq i rreptë, dinte
të qante se kishte një zemër prej pëllumbi.
Qoftë
i paharruar! Amen!
Tiranë, 29 mars 2024