Speciale
Pajazit Hajzeri: Hebrenjtë në Mitrovicë dhe Lufta e Dytë Botërore
E shtune, 14.10.2023, 07:58 PM
Prof. Ass. Dr. Pajazit Hajzeri,
UBT - University for Business and Technology,
Prishtina,
Kosova
Abstrakt:
Qyteti i
Mitrovicës shtrihet në pjesën më veriore të Ultësirës së Kosovë, nëpër të cilën
kalojnë katër rrjedha lumore, si Ibri, Sitnica, Lushta dhe lumi Trepça. Përveç rrjedhave
ujore, ky rajon njihet edhe me pasuri të shumëta minerale. Gjithashtu rrjedhat
ujore i japin luginave të tyre tokë aluviale shumë pjellore, e cila ishte shumë
e përshtatshme për banim dhe lakmohej nga komunitete të ndryshme qysh në perudhat
antike kur Zotë të saj ishin veq Dardanët.
Në shekujt e
parë të milenjumit të kaluar këtej paraqiten romakët, më pas kjo trevë sikur
pjesa më e madhe e trevave ilire mbetet nën Perandorinë Bizantine, pastaj atë
Osmane, këtu përmenden edhe serbet, sasët, raguzanët, hebrenjtë e shumë të tjerë
që vinin dhe shkonin por elementi Dardan – Arbër – Shqiptar asnjëher nuk mungi
në këtë pjesë deri në ditët tona.
Fjalët kyqe: Antikitet, lokalitet, pasuri, trevë, hebrenjtë.
Hebrenjtë
në Mitrovicë dhe Lufta e Dytë Botërore
Përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar
kulmuan me luftën e përgjithshme, e cila nuk ka pushuar deri në agun e shek.
XXI. Pushtimi i egër otoman për 500 vjet radhazi ua kishte lidhur lakun në fyt
shqiptarëve, duke ngulfatur çdo ndjenjë të tyre për liri e pavarësi. Në fillim
të shek. XX Perandoria Osmane po numëronte ditët e fundit të sundimit të saj në
katër vilajetet e banuara kryesisht me shqiptarë.
Një goditje shumë e rëndë për shqiptarët ishin dëbimet
masive të popullsisë shqiptare nga Sanxhaku i Nishit në dimrin e vitit
1877-1878 dhe në verën e vitit 1878. Me këtë rast, Milan Obrenoviqi u thoshte
ushtarëve të vet serbë: “Sa ma shumë të vrisni e të shpërngulni shqiptarë,
aq më të mëdha do të jenë meritat e juaja ndaj atdheut!”[1]
Kjo i kushtoi popullit shqiptar, përveç humbjeve të tjera, shpopullimin e
rreth 998 fshatrave[2]
dhe shpërnguljen e rreth 212.950 banorëve shqiptarë.[3]
Kjo gjë e preku edhe qytetin e Mitrovicës ku një numër shumë
i madh nga kjo popullat vendoset në qytet dhe në rrethinat e tij. Mirpo,
ardhaja e hekurudhës Selanik – Shkup – Prishtinë – Mitrovicë – Beograd solli
edhe një zhvillim më të hivshëm për qytetin e Mitrovicës. Me këtë rast fillojnë
edhe vendosja e kolonëve serb dhe malazez në këtë pjesë.
Edhe një komunitet i vogol hebrenjë gjeti streh po në këtë
qytet rreth shek. XIX. Në mes fshatit Boletin dhe Zhazhë gjenden disa varreza të
mbuluara me nga një pllakë guri vendor, e që në popull njihen si varrezat qifute.
Kjo gjë e vërteton faktin se në fshatin Boletin kishte një komunitet hebre i
cili ishte sjellur aty nga familja Boletini të cilët ishin në shërbim të po kësaj
familje.
Familja e Isa Boletinit, kishte një ndërmarrje, e cila
merrej me përpunimin e gurëve për mullinj. Isa Boletini i kishte sjellë në
pronat e tij disa familje hebrenje, për të ndihmuar në udhëheqjen e ndërmarrjes
së tij, për të cilët thuhet se janë të njohur në gjithë Mesdheun. Një familje
herrenje, e cila merrej me ndihmës - udhëheqjen e ndërmarrjes, vendoset fare
pranë shtëpisë së Isa Boletinit te vendi i quajtur Guri i Tupanit, ndërsa
familjet tjera vendosen jo fort larg kësaj familje, që kryesisht janë marrë me
punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë së familjes Boletini.[4]
Kësaj familje i mundësohet të shfrytëzojë një objekt të
vogël kulti të lënë pas dore nga boletinët pasi që ky objekt ishte një kishëz e
vogël të cilën boletinët e përdornin deri sa praktikonin fen krishtere, ndërsa
pas rikthimit të boletinëve në pronat e tyre kjo kishëz nuk u shërbente meqenëse
boletinët tashmë ishin konvertuar në mysliman.
Këtë objekt kulti boletinët ju ofruan komunitetit hebre që
ta shëndrronin në sinagogë të cilët tashmë veq ishin të vendosur në këtë fshat.
Studiues të tjerë mendojnë se ky objekt kulti më parë ishte një kishëz
katolike, pronë e familjes Boletini para islamizimit të kësa familje, apo
ndonjë objekt i vogël kulti që ndërtohet për të plotësuar kushtet e komunitetit
hebre të sjellë në këtë fshat, e kurrsesi ndonjë kishë serbe e ndërtuar në
shek. XIV si propagandohet nga politika ditore dhe shkenca perfide serbe.[5]
Pas pushtimit të Kosovës nga serbët, ky komunitet hebre
asimilohet dhe gradualisht serbizohet. Të njëjtin fat e përjetoi edhe familja e
Avramit që e kishte shtëpinë te Guri i Tupanit.[6]
Objekti i kultit të tyre u shndërrua në kishë ortodokse, e cila, pastaj i
zgjeroi pronat e saj, me konfiskimin e pronave të Isa Boletinit. Në vitin 1953,
atë kishë e zgjeruan dhe e modifikuan, duke ia ndërruar edhe hyrjen dhe
bashkangjitur edhe një pjesë tjetër pothuajse sa ishte kisha më parë. Se kisha
ishte një objekt fare i vogël, është lehtë e kuptueshme për ata që e kanë
vizituar ose e kanë analizuar nga fotografitë e lëshuara në internet. Pas kësaj
periudhe u bënë investime të mëdha, u falsifikua historiku i kësaj kishëze të
vogël dhe ajo u pagëzua në me emrin Manastiri i grave në Sokolicës në vitin
1956.[7]
Sipas statistikës turke në vitin 1911 në fondin Komiteti i
Kosovës në Arkivin e Shqipërisë, dosja 27 theksohet se në Vilajetin e Kosovës
jetonin 2009 hebrenj, prej tyre në Shkup 1343, në Prishtinë 547, në Kumanovë 93,
në Mitrovicë 26 dhe disa persona të vetmuar në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Sipas
statistikës së Komitetit të Kosovës të cekur më lartë dosja 22 nga viti 1913 në
Shkup jetonin 567 hebrenjë, por nuk shënohen hebrenjtë tjerë në qytete tjera të
Kosovës. Në regjistrin e vitit 1921 shënohet se në Prishtinë jetonin 322
hebrenjë, në Mitrovicë 104, në Prizren 1, dhe 1 në Rahovec. Në regjistrimin e
vitit 1931 në Prishtinë jetonin 373 hebrenjë, në Ferizaj 3, Në Mitrovicë 110,
në Prizren 11, në Gjakovë 6, dhe në Pejë 3 hebrenjë.[8]
Sipas dokumenteve ushtarake serbe në vitin 1905 në Vilajetin
e Kosovës jetonin 3000 hebrenj, më 1910 jetonin 3200, më 1915 vetëm 298 hebrenj
jetonin në Vilajetin e Kosovës, çka do të thotë se të tjerët ishin shpërngulur
në Turqi. Sipas të dhënave arkivore në territorin e Kosovës në vitin 1937
jetonin 506 hebrenj.[9]
Fillimi i Luftës së Dytë Botërore - ishte një ogurzi veçanërisht
për hebrenjtë. Fati i njejt i gjeti ata edhe në viset ballkanike, mirëpo,
trevat shqiptare ishin streha më e sigurtë e këtij komuniteti.
Pushtimi i Kosovës nga nazi-fashistët ishte një mundësi e
mirë për shqiptart që të frymonin pak më lehtë se sa që ishin nga pushtimi serb
deri në atë kohë. Megjithatë, jo se kishin shumë gjëra në dorë, sepse qeveria
kuislinge serbe kontrollonte shumë çka në këtë pjesë.
Në dhjetor të vitit 1941 Hebrenjtë e Mitrovicës u mblodhën në
kazermën e qytetit dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre mundi të ikte pa u
burgosur në këtë kazermë. Dy djem të rinjë hebrenjë u qëlluan për vdekje duke
tentuar për tu larguar nga ky burg.
Nga shtërngimi i pozitës së tyre Hebrenjtë fillojnë dhe shpërndahen
kush ku të mundet. Nëpër gjithë Kosovën gjejmë familje të cilat i strehojnë Hebrenjtë
madje i mbajnë në gjirin familjar edhe me vite të tëra.
Shala e Bajgorës një rajon kodrinoro-malor, me një pozitë gjeostrategjike
shumë të favorshme, ishte shpresë për strehim dhe shpëtim të shumë Hebrenjve. Nga
të dhënat e marra nga terreni, mësojmë se në fshatin Vllahi kishim së paku në
tri familje hebrenjë të strehuar. Në familjen e Rizah (Ejup) Hajzeri, për një
periudh kohore kishim disa hebrej të strehuar, po ashtu në familjen e Hajriz
Hajzerit kishim hebrenjë të strehuar.[10]
Në vitin 1942, rrugës nga Mitrovica për në fshatin Vllahi,
Emin (Hazir) Ademi po nga ky fshat në vendin e quajtur Gjelbishtë (tek kroi i
njelmët), në malin me akacie takon një hebre të quajtur Semir. Në bisedë e sipër
Semiri i tregon se kishte ikur nga ndjekja e serbve dhe gjermanëve, gruaja e
tij kishte shkuar disa ditë më parë tek familja e vet në Gjakovë, ndërsa ai vet
kishte mbetur i pastrehë. Semiri banonte në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës,
aty ai e kishte shtëpinë dhe një sinagogë të vogël të cilat i kishte lënë në mëshirë
të fatit.
Emin Ademi i ofroi strehim në familjen e vet ku jetonin 25
anëtar të kësaj familje. Semirit për tri vjet radhazi deri në përfundim të Luftës
së Dytë Botëtore. Emini, Semirin e prezantonte në fshat si nipin e tij, që
lufta e kishte sjellur atje. Ndërsa Semiri merrej me punët e shtëpis sikurse 25
anëtarët e tjerë të kësaj shtëpie. Punonte tokën, ruante bagëtin, siguronte dru
për ngrohje dhe ndihmonte në çdo lloj punësh që bëheshin në fshat.[11] Mbajtja
e Hebrenjve në atë kohë ishte me rrezik të madh, pasi që rrezikoheshin të gjithë
familja në rast se do gjendej një hebre në cilëndo familje.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Semiri kthehet në
qytetin e Mitrovicës, ku hap një biznes të tij privat, hap në Argjentari, ku
shiste ari dhe argjend. Në lokalin e tij kishte një karrige që e mbante vetëm për
Emin Ademin që sa herë që Emini zbriste nga fshati në qytet zakonisht dita e
shtunë në Mitrovicë ishte ditë pazari, dhe fshatarër sillnin produktet e veta për
t’i shitur dhe furnizuar me gjërat e nevojshme nga qyteti. Emini shkonte e
vizitonte Semirin. Sa herë që ai ishte në qytet, shkonte pushonte dhe bisedonin
për kohët e vështira të luftës.[12]
Edhe djemt e Eminit ruajten kontaktin me Semirin. Ramadani
deri në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar e kujton Semirin kur shkonte e
vizitonte po në lokalin e tij në rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë.[13]
Lufta e Dytë Botërore sillte të papritura gjithandej, më 24
prill 1942 e vizituan Mitrovicën Dr. Harolld Turner, kryeshef i Shtabit
Administrativ pranë Administratës ushtarake të Serbisë dhe përfaqësues i
qeverisë kuislinge serbe, Millan Aqimoviq. Komanda qarkore e rojës
shtetërore serbe gjendej në Mitrovicë. Organizata “Zbor” vazhdoi të punoi dhe
veproi në mënyrë të organizuar dhe pas pushtimit gjerman. Stevan Iliq,
udhëheqës i rajonit organizativ të “Zborit” në Mitrovicë më 8 korrik 1941 e
kishte vizituar sekretarin e përgjithshëm të “Zborit” në Beograd, dhe prej asaj
kohe rregullisht ju dergonte raport atij dhe Millan Nediqit për
rrethana në Kosovë. Stevan Iliq u emërua shef i Qendrës Informative
për Kosovë. Stevan Iliqi bashkëpunonte gjithashtu edhe me Gestapon në
Mitrovicë.[14]
Gjermanët dhe Millan Nediqi dërguan qysh në fillim të vitit
1942 forca të mëdha ushtarake në luginën e Ibrit për kontrollimin “mirëmbajtjen”
e hekurudhës dhe rrugës. Njësitet e Nediqit ishin shpërndarë në Mitrovicë, në
Rashkë, në Podjevë, Vushtërri dhe Novi Pazar.
Disa qindra hebrenjë nga Prishtina dhe Mitrovica u depërtuan
në kampin e Zemunit, e pastaj në Bergen-Belsen. Bazuar në këto të dhënë
nga Muzeu i Zagrebit, në Kosovë thuhet se ka pas 550 hebrenjë, prej tyre janë vrarëë
210 ose 38,2%. Nga kjo e dhënë kuptojmë se bëhet fjalë për vrasjen e 210 Hebrenjve,
shifër kjo që qarqet e ndryshme sllave u orvatën që këtë të keqe të ju veshin
shqiptarëve.[15]
Nga të dhënat e cekura më lartë mundë të pohojmë se edhe nëse
është bërë kjo vrasje dhe dorëzim i Hebrenjve, këtu nuk kanë dorë shqiptarët
sepse me shumë shembuj konkret dëshmohet virtyti i shqiptarëve dhe sakrifica e
tyre për shpëtimin e hebrenjve. Shqiptarët e Kosovës edhe pas pushtimit të
Shqipërisë nga forcat gjermane u gjenden në pozita të larta shtetërore atje dhe
po të ishin vrasës dhe ndjekës të Hebrenjve këtë do ta bënin edhe në Shqipëri.
Shtohet pyetja a thua fati i 210 hebrenjve ishte vepër e forcave çetnike që
vepronin në Mitrovicë dhe rrethinë të cilët në atë kohë bashkëpunonin me forcat
gjermane. Kjo bënë të mendohet se këta hebrenjë ishin nga Serbia të cilët u
penguan që të hyjnë në Kosovë nga koloboracionistet serb, duke i kthyer prapë
në Serbi-Zemun për t’i dërguar pastaj në kampin e Bergen Belzenit,
sigurisht se shqiptarët nuk i dërguan në Zemun as prej Zemuni në kamp për
vrasjen e tyre.
Lista e familjeve dhe personave nga komunitet Hebre në
Mitrovica që u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore (në vitin 1942) në kampin e
Sajmishtjes dhe kampin e Batajnicës – Beograd
Hebrenjt e Mitrovicës të vrarë në vitin 1942 ishin nga 25
familje me gjithësejt 85 persona të moshave të ndryshme nga 2 deri në 70
vjeçare.
Dr. Nehemija SHENFAJN sipas dokumenteve është gjetur me dy vite
të ndryshme të lindjes, njëri e jep vitin e lindjes 1892, tjetri vitin 1886.[16]
Mosha mesatare e gjithë të ekzekutuarve të komunitetit
Hebraik në vitin 1942 ishte 33.09 vjeç
(vite gjithësejt 2836:85=33.36 vjeç mosha mesatare e Hebrenjve
të vrarë)
Ne po i referohemi të dhënave që japin vitin 1892 si vit të
lindjes së Dr. Nehemija Shenfajn se lindi në
Ostrogh të Ukrainës. Shkollën fillore, të mesme dhe fakultetin e kreu në Ukrain
në vitin 1917. Ndërsa në Kosovë erdhi në vitin 1922 pas Luftës së Parë Botërore,
me ekspeditën e Kryqit të Kuq që erdhën në Ballkan, për t’i ndimuar të
plagosurit në vendet e shkatrruara që kishin dale nga lufta. Në fillim doktori
u vendos në Prishtinë, ndërsa pas një viti vendoset në Mitrovicë. Shumë shpejt mëson
edhe gjuhën shqipe dhe komunikoj me popullatën shqiptare pa asnjë problem.
Banorët e Shalës së Bajgorës që e mbanin mend doktorin
tregonin për bujarin e tij, përveq që i vizitonte pacientët nga ky rajon ai ju
japte edhe para për t’i blerë barnat e duhura.
Doktor Nehemija Shenfajn ishte i martuar me një grua
zvicerane Headwing, dhe kishte dy vajza. Mendohet se familja e tij u arratis
nga një kampi i përqendrimit pas vuajtjeve mizore që përjetoi, ndërsa doktori
pushkatohet në vitin 1942 në Serbi bashk me 84 hebrenj të tjerë.
Shtëpia e Dr. Nehemija Shenfajn, gjendet edhe sot në qendër
të qytetit të Mitrovicës, dhe është në mbrojtje të përkohshme si Monument Kulture.
Me urdhër të nazistëve, të gjithëve Hebrenjve ua vunë në
krah një shirit të bardhë me shkronja të zeza ku shkruhej fjala “Jud”. Në
të gjitha banesat dhe dyqanet e hebrenjve kishin vendosur nga një flamur gjerman.
Në letërnjoftime na kishin shtamposur një “J” me ngjyrë të kuqe. Kur
erdhën Gjermanët në Mitrovicë u kërkuan autoriteteve italiane t’u dorëzonin
izraelitët e Prishtinës. Ndër izraelitet dhe popullsinë vendase u dha alarm.
Shqiptarët e Prishtinës, përfshi edhe ndonjë nga autoritetet e vendit, shkuan
menjëherë në komandën e karabinierisë italiane dhe iu luten që të mos i
dorëzonin, por të gjenin rrugë e mundësi për t’i shpëtuar duke i nisur për në
Shqipëri. Italianët që tregoheshin më humanë e tolerues e morën parasysh këtë
kërkesë dhe grupe grupe i nisën në Shqipëri.[17]
Lista e Hebrenjve nga Mitrovica që shpëtuan në Luftën së
Dytë Botërore
Hebrenjtë e Mitrovicës që shpëtuan dhe u shpërngulën për në
Izrael në vitin 1948, deri më tani kemi të dhëna për 17 përsona, nga 5 familje,
prej moshës 1 deri në moshën 48 vjeçar.
Sipas të dhënave nga një tablë e cila ndodhet në Muzeun Historik kushtuar Holokaustit në Yad Vashem në Izrael, në shqipëri janë vrarë vetëm 200 hebrenj, pjesa më e madhe e tyre ushtarë pranë Ushtrisë Nacional Çlirimtare në luftë kundër nazi-fashistëve.[18]
Fatin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore e psuan edhe
shqiptarët dhe boshnjakët në fund të shek. XX. Gjenocidi nuk e bënë asnjë
errësit të paimagjinueshme, asnjë shkatrrim të pamundur. Këtë e dëshmojnë
spastrimi etnik pas Holokaustit në Kosovë dhe gjenocidet në Bosnje dhe Ruandë.[19]
Fig. 1. Lista e Hebrenjve të vrar Europë, gjatë Luftës së
Dytë Botrore Yad Vashem, Holocaust History Museum
Bibliografia:
Ademi, Ramadan [2023]. (76 vjeqar) intervistuar më
16/09/2023, Mitrovicë;
Destani, Bejtullah [2019]. Muhagjirët, Dosja Britanike,
Spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës,
1878-1884, Prishtinë;
Hajzeri, Pajazit [2021]. Përmbledhje Studimesh nga Historia
I, Prishtinë;
Hajzeri, Pajazit [2021]. Përmbledhje Studimesh nga Trashëgimia
Kulturore II, Prishtinë;
Hajzeri, Pajazit [2023]. Vizitë e realizuar në Yad Vashem,
Holocaust History Museum, Izrael.
Hajzeri, Shaban [2015]. (79 vjeqar), intervistuar në vitin
2015, Mitrovicë;
Namani, Qazim [2023]. Në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës
jetonin 3000 hebrenjë, https://www.izraelisot.com/2023/01/09/dr-qazim-namani-ne-vitin-1905-ne-vilajetin-e-kosoves-jetonin-3000-hebrenj/
Namani, Qazim [2021]. Kontributi i shqiptarëve për shpëtimin
e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Murati, Sylejman [1983]. Monografi, Luftëtarët e rënë dhe
viktimat e terrorit fashist të Mitrovicës së Titos dhe rrethinës, 1941 – 1945,
Mitrovicë;
Preteni, Dr. Bajram [2022]. Intervistuar në vitin 2022 në
Mitrovicë;
The Holocaust Chronicle, A history in Words and Pictures, [2001].
Publications International, Ltd, Illinois, USA;
[2] Bejtullah Destani, Muhagjirët, Dosja Britanike, Spastrimi etnik i Toplicës, Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjës, 1878-1884, Prishtinë, 2019, p. 268.
[3] P. Hajzeri, Vep
[4] Pajazit Hajzeri, Përmbledhje Studimesh nga Trashëgimia Kulturore II, Prishtinë, 2021, pp. 82, 83.
[5] Ibid.
[6] Qazim Namani, Hebrejt në Kosovë, Vjetar, Arkivi i Kosovës, XXXVII - XXXVIII, Prishtinë, 2007, pp. 98, 111
[8] Qazim Namani, Në vitin 1905 në Vilajetin e Kosovës jetonin 3000 hebrenjë, https://www.izraelisot.com/2023/01/09/dr-qazim-namani-ne-vitin-1905-ne-vilajetin-e-kosoves-jetonin-3000-hebrenj/
[9] Ibid.
[10] Shaban Hajzeri, intervistuar në vitin 2015.
[11] Ramadan Ademi, (76 vjeq) intervistuar më 16/09/2023, Mitrovicë
[12] Ibid
[13] Ibid
[14] Qazim Namani, Kontributi i shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, https://www.zemrashqiptare.net/news/56254/qazim-namani-kontributi-i-shqiptareve-per-shpetimin-e-hebrenjeve-gjate-luftes-se-dyte-boterore.html?fbclid=IwAR0jvGBGyMsDfVsF0CAL1icE44N5DPtD72VvCky_KmKx3iUXtQaasCfkhQQ
[15] Ibid
[16] Dr. Bajram Preteni, intervistuar në vitin 2022.
[17] Qazim Namani, Kontributi i shqiptarëve, punim i cituar.