Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Karrigia bosh e Kosovës në Tiranë dhe muri shqiptaro-shqiptar
E enjte, 20.07.2023, 07:00 PM
KARRIGIA BOSH E KOSOVËS NË TIRANË DHE MURI SHQIPTARO-SHQIPTAR
Nga
Frank Shkreli
Për
mua java e kaluar ishte një javë që është vështirë të harrohet në rrjedhën e
ngjarjeve të turpshme të politikës shqiptare në përgjithësi dhe asaj dhe
ndër-shqiptare, në veçanti. Elita politike nga të dy anët e kufirit i tregoi
botës – por sidomos miqëve të Kombit shqiptar – një pasqyrë, një fotografi të
tmershme -- që vetëm armiqët më të mëdhëj historikë të shqiptarëve do mund ta
vizatonin e t’ia paraqisnin miqëve dhe armiqëve të kombit, për tu treguar se
kush vërtetë janë shqiptarët dhe cilat janë, sidomos, marrëdhëniet me njëri
tjetrin. E kam fjalën për fjalorin e ndyrë prej rrugaçësh, përdorur nga disa
anëtarë të klasës politike aktuale që sot përfaqëson Kombin shqiptar -- në
nivel kombëtar e ndërkombëtar—por në veçanti – përleshjet dhe përplasjet,
shtyrjet fizike në parlamentin e Shqipërisë dhe sulmet me grushta në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Këto
sjellje banale, në hapësirat e dy kuvendeve shqiptare, nga disa ligjvenës
shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, i treguan botës se sa konfliktuale është
sot klasa politike në mes vedi dhe midis dy shteteve shqiptare – një situatë
ndër-shqiptare që për fat të keq të shquiptarëve është, pikërisht, aty ku i ka
dashur gjithmonë, historikisht, Beogradi e Moska shqiptarët – të ndarë e të
përçarë!
“Një
komb i ndarë e i përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë”, ashtu si nuk
mund të qëndrojë edhe një familje kur anëtarët e saj nuk merren veshë me
njëri-tjetrin.
Kjo
thënje është përdorur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni,
në kohën e Luftës Civile midis jugut dhe veriut në Shtetet e Bashkuara,
1861-1865 dhe nga të tjerë pas tij, por që rrënjën e ka në Bibël (Mark
3:25). Kuptimi i së cilës është se një
komb i ndarë e i përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë, ashtu si nuk
mund të qëndrojë as të mbijetojë edhe një familje, kur anëtarët e saj nuk
merren vesh me njëri tjetrin. Shikoni fotografitë ose videot e punimeve të
javës që kaloi në Parlamentin e Kosovës dhe në Kuvendin e Shqipërisë – por edhe
për fat të keq edhe karrigien bosh të Kosovës në takimin informal në Tiranë për
Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe
Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Ku morën pjesë gjithashtu Kryeministri i
Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazovi?, Kryeministri i Maqedonisë së
Veriut, Dimitar Kova?evski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana
Brnabi?. Karrigia e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, ishte
bosh.
Për
mua është vështirë t’i shikoj këto foto e video më shumë se njëherë sepse është
vështirë tu besoj syve -- jo se këto fotografi e video tregojnë ndonjë gjë të
re, pasi këto pasqyrojnë realitetin fatkeq të marrëdhënieve aktuale
shqiptaro-shqiptare për disa vite tani -- por për zhgënjimin tim jo vetëm
personal, por besoj se edhe të shumë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve shqiptare
dhe në diasporë. Për vet faktin se ku qendrojnë sot marrëdhëniet politike në
familjen e përbashkët shqiptare. Karrigia bosh e Kryeministrit të Republikës së
Kosovës në Tiranë, javën e kaluar, vërteton, atë që nuk e kisha besuar kurrë se
vetë shqiptarët po ndërtojnë një “mur të ri të Berlinit”, jo midis shqiptarëve
dhe botës tjetër, siç bënte dikur regjimi i Enver që izoloi Kombin për një
gjysëm shekulli nga bota, por duket sikurë sot po ndërtohet një mur virtual
midis shqiptarëve – nga vet shqiptarët.
Shikoj
këto fotografi dhe pyes veten se cila, në të vërtetë, është struktura e
marrëdhënieve aktuale të Kombit shqiptar anë e mbanë trojeve të veta. Shikoj
dhe pyes se cilat janë shpresat e përbashkëta – nëqoftse ekzistojnë fare – dhe
nëse ekziston besimi i ndërsjelltë se Kombi shqiptar është dhe mbetet një
popull i vetëm i bashkuar, me lidhje të përhershme, në mbrojtje të interesave
të përbashkëta kombëtare.
I
shikoj këto video e foto të sjelljeve të turpëshme të parlamentarëve shqiptarë
në Prishtinë e Tiranë dhe i them vetes
se kjo klasë politike shqiptare është një klasë politike e dështuar – e
pa shpresë se këta, vërtetë, po e tregojnë herë pas here, se nuk janë në nivelin
e duhur – në nivelin që sot – në këtë moment historik -- i nevojiten Kombit dhe
interesave të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta.
Por,
unë jam gjithnjë optimist se populli shqiptar – nga të dy anët e kufirit
virtual politik – që po ndërtojnë përfaqsuesit e tij sot, do të dijë, më në
fund të tejkalojë edhe këtë situatë absurde të krijuar midis vëllëzërve dhe
mortave të një gjaku, një gjuhe e të një Kombi – Shqipëri-Kosovë. Jam i besimit
se shqiptarët e vërtetë nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe jo
politikanët e tyre, do të jenë forca që bashkon dhe jo forca që ndanë e përçanë
Kombin e lashtë iliro-arbëror. Do të jetë një brez tjetër shqiptarësh që do të
jetë i vetdijshëm i detyrave dhe objektivave të pa realizuara gjatë shekujsh,
për t’i arritur këto objektiva, sipas fjalëve të Linkolnit, me “Armiqësi kunder
askujt, me mirësi ndaj të gjithëve…”, me bindjen se lufta për të drejta, për
liri dhe demokraci nuk mund të shuhet kurrë dhe se përpjekjet për të drejta të
barabarta dhe për një jetë më të mirë për të gjithë, nuk do të ndalen
asnjëherë.
Në
të njëjtën kohë, liria dhe demokracia – megjithëse nuk është e përsosur --
është gjithnjë shpresa më e mirë për të gjithë popujt anë e mbanë botës,
përfshirë shqiptarët dhe fqinjtë e tyre -- popujt e Ballkanit. Sidomos për
popullin shqiptar, megjithëse udhëheqësit aktualë, të cilët për interesa jo
kombëtare – por për përfitime personale dhe partiake -- në këtë proces e sipër
flirtimesh të rrezikshme e në kurriz të interesave të përgjithëshme kombëtare –
në emër të demokracisë, po luajnë me fatin e Kombit, duke rrezikuar kështu
shtëpinë e tyre të përbashkët shqiptare. At Gjergj Fishta do të thoshte se
demokracia është diçka më tepër se, “me vu kapelë në krye e me lidhë kravatë në
fyt”.
Sjelljet
primitive prej rrugaçësh të parlamentarve shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë,
javën që kaloi, në sytë e botës – miqëve dhe armiqëve –i nxinë fytyrën
Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Me sjelljet tuaja në
hapësirat e përfaqësuesve të popullit – në vendin më të shenjtë të demokracisë
– botërisht, ju keni koritur vetën, familjet tuaja dhe emrin e mirë shqiptar.
Duhet të ndërmirren hetime nga organet kompetente, me rezoluta të veçanta, tu
kërkohet falje shqiptarëve anë e mbanë trojeve për sjelljet primitive të të
ashtuquajturve ligjëvenës dhe të miratohen ligje që sjellje të tilla në dy
parlamentet shqiptare, të mos ndodhin kurrë më – në shkelje të dhunëshme të
vlerave kombëtare dhe interesave të shqiptarëve.