Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: 30-vjetori i takimit Meksi - Clinton
E hene, 24.04.2023, 06:59 PM
30-VJETORI I TAKIMIT MEKSI-CLINTON
30-VJETORI I TAKIMIT TË ISH-KRYEMINISTRIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ALEKSANDËR MEKSI ME PRESIDENTIN BILL CLINTON DHE
ZËVËNDËS PRESIDENTIN AL GORE NË SHTËPINË E BARDHË
Nga
Frank Shkreli*
Ishte
22 Prilli, 1993 – 30- vjet më parë – Muri i Berlinit ishte shembur, regjimi
komunist i Enver Hoxhës – të pakën në sipërfaqe dukej se kishte rënë -- dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane -- pas
një ndërprerjeje të njëanshme prej pothuaj një gjysëm shekulli nga regjimi
diktatorial komunist enverist – ishin rivendosur me 15 mars 1991. Delegacioni i
parë diplomatik amerikan vajti menjëherë në Shqipëri për të filluar kontaktet e
para dhe kishte ndërmarrë hapat e parë për hapjen e ambasadës së Shteteve të
Bashkuara në mars/prill, 1991, në Tiranë.
Ekzistonte një entuziazëm i paparë deri atëherë nga Tirana zyrtare dhe
Kombi shqiptar në përgjithësi, por edhe nga Washingtoni zyrtar, për rivendosjen
e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për zhvillimin e mëtejshëm të
marrëdhënieve midis dy kombeve tona – të ndërprera, aq brutalisht, për pothuaj
5 dekada nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës.
Gjithçka
kishte filluar me këmbë të mbarë në marrëdhënie e reja—ose të njoma – aq shumë
inocente që dukeshin në atë kohë – përball realitetit të sotëm, midis dy
kombeve tona. Ish-Presidenti i Shqipërisë, Dr Sali Berisha, i ftuar nga
Presidenti George H. Bush i vjetër, kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë në
qershor të vitit 1992.
Një
vit më vonë, me 22 Prill, 1993
Kryemistri i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi ishte
ftuar në Washington nga Presidenti demokrat Bill Clinton. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Clinton
kishte ftuar udhëheqës shtetesh e qeverish nga Evropa Lindore/Qendrore për të
marrë pjesë në hapjen e Muzeut të Hollokaustit në Washington, Prill,
1993. Takimi ishte gjithashtu edhe një rast i mirë për udhëheqsit e rinj
amerikanë që të takoheshin me disa prej udhëheqsve post-komunistë të Evropës
Lindore/Qendrore, me të cilët do merreshin për 8-vitet e ardhëshme të mandatit
Clinton/Gore.
Shqipëria
përfaqësohej nga Kryeministri i saj, Aleksandër Meksi me delegacionin e tij, i
cili zhvilloi një takim me Presidentin Clinton e që pas pak kohë, takimit iu
bashkua edhe Zevendës Presidenti Al Gore. Të dy udhëheqsit amerikanë u treguan
shumë të interesuar për zhvillimet demokratike në Shqipëri por edhe për
zhvillimet në rajon, duke marrë parsyshë luftën në ish-Jugosllavi. Të gjithë e
dinin se ishte çeshtje kohe që lufta do përhapej edhe në Kosovë.
Shqipëria
kishte treguar interesim që t’i bashkohej Aleancës së Atlantikut Verior,
NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë Demokratike të Shqipërisë –
në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë në Washington — kërkonte në
atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky ishte një subjekt bisedimi
Meksi/Clinton, në takimin e tyre 30-vjet më parë – më 22 prill, 1993.
Ndër
vendet që përfaqësoheshin në atë tubim të organizuar nga Shtëpia e Bardhë ishin
Shqipëria, Portugalia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Polonia,
Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, Moldova dhe natyrisht edhe Izraeli, pasi
kremtohej hapja e Muzeut të Hollokaustit në Washington.
Qysh
atëherë, Shqipëria kishte treguar interesim e saj që t’i bashkohej Aleancës së
Atlantikut Verior, NATO-s. Çdo delegacion i qeverisë së re të Partisë
Demokratike të Shqipërisë – në takimet e tyre me zyrtarët më të lartë amerikanë
në Washington — kërkonte në atë kohë, antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ky
ishte një subjekt edhe i takimit Meksi/Clinton në takimin e tyre 30-vjet më
parë – më 22 prill, 1993.
Kryeministri
i Republikës së Shqipërisë, Aleksandër Meksi, kryeministri i parë post-komunist
i atij vendi, i qeverisë së dalë nga Partia Demokratike e Shqipërisë me
delegacionin e tij (Arian Starova dhe Roland Bimo) në takim me Presidentin e
Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton dhe Zëvendës Presidentin Al Gore në
Shtëpinë e Bardhë, 22 Prill, 1993. (Autori në të djathtë të fotos)
*Shënim nga historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Sikur të ishin dy miq të vjetër…para takimit zyrtar – 22 prill, 1993