Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Gjekë Marinaj - 'Paradigma e Parajsës'
E shtune, 22.04.2023, 06:55 PM
GJEKË MARINAJ:
“PARADIGMA
E PARAJSËS - Poezi për dashurinë”
Nga
Frank Shkreli
“Gjekë Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do
të thotë se ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë…Kur lexojmë poezinë e
tij për kalimin e Akeronit, lumit të sketërrës, atë që ndan jetën nga vdekja,
s’ka si të mos na kujtohet episodi prekës, ku ai, djaloshi i ri, u arratis
dramatikisht nga Shqpëria totalitare më 1990, duke kapërcyer me “not” një lumë,
që shërbente si kufi”. (Ismail Kadare për librin më të fundit, “Paradigma e
Parajsës), të poetit dhe shkrimtarit Gjekë Marinaj).
Dr Gjekë Marinaj,
poeti dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan është i mirënjohur tashmë, jo vetëm në
Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet mbarë shqiptare. Ata që ndjekin veprimtarinë e tij si poet e
shkrimtar, përkthyes, kritik letrar, botues dhe filozof, e dinë se Dr. Gjekë
Marinaj vazhdon të kapërcej kufijt dhe kufizimet intelektuale, që dekada më
parë, kishte imponuar mbi të dhe të gjithë bashkatdhetarët e tij, regjimi
barbar komunist enverist, për pothuaj një gjysëm shekulli. Përveç veprimtarisë
së tij si poet e shkrimtar dhe si profesor që jep mësim në një prej
universiteteve më të njohura në shtetit Teksas të Shteteve të Bashkuara – poeti
me origjinë nga Malësia e Madhe – me kontributet dhe kapacitetet e tija intelektuale të
përmasave botërore, Dr. Marinaj nderon veten, komunitetin shqiptaro-amerikan,
por mbi të gjitha i jep një emër të mirë Kombit shqiptar dhe shqiptarëve kudo. Gjekë
Marinaj dallohet ndër poetët më të mirë shqiptarë të kohës. Kjo do të thotë se
ai zë vend midis poetëve më të mirë evropianë”, është vlersimi që i bënë,
Ismail Kadare librit më të fundit të Gjekë Marinajt --“Paradigma e Parajsës
– Poezi për dashurinë”.
Me veprimtarinë e
tij gjithëpërfshirse, ai njihet tanimë, jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara,
por edhe anë e mbanë botës, si një intelektual i dorës së parë, i cili ka
tejkaluar me guxim dhe kuriozitet, jo vetëm kufijt gjeografikë midis kombeve
dhe kontinenteve, por edhe kufijt e mirëkuptimit midis njerëzve, kulturave dhe
gjuhëve botërore. Poeti
shqiptaro-amerikan, Dr Gjekë Marinaj ka siguruar një reputacion ndërkombëtar
tashmë, për tu pasur lakmi nga çdo kush, si një mbështetës dhe promovues i
diplomacisë kulturore dhe si ndërmjetës midis letërsisë dhe filozofisë në
shoqëri dhe në botë. Frank Shkreli: Gjekë Marinaj, poeti erudit malësor shqiptaro-amerikan po pushton botën me poezinë e tij | Gazeta Telegraf
Akademiku, poeti
dhe shkrimtari ynë i nderuar nga Malësia e Madhe -- i palodhëshëm dhe shpesh i
paarritshëm në fushën e veprimtarisë së tij të gjithëanshme – ka pasuruar jo
vetëm botën shqiptare por mbarë botën, në kuptimin e vërtetë të fjalës – me mbi
20-vepra, të përkthyera dhe të botuara në më shumë se një dyzinë gjuhësh të
huaja, në disa kontinente. “Marinaj është një nga poetët më të rëndësishëm të
shekullit 21, siç ishte Pablo Neruda në shekullin 20-të”, vlerëson poetin
shqiptaro-amerikan për veprën e tij më të fundit, “Paradigma e Parajsës –
Poezi për dashurinë”, ndër të tjerë edhe Gazeta Gyeonggi nga Seuli i Koresë
së Jugut. Ndërsa gazeta Washington Daily News shprehet për poetin toinë
malësor, se “Gjekë Marinaj është poeti për të cilin bota ka pritur kaq gjatë.”
Libri i fundit që
Dr Gjekë Marinaj ka botuar në shqip nga Shtëpia Botuese, “Faik Konica” në
Prishtinë – besoj se së shpejti, siç ka ndodhur me librat e tij më të hershme,
do të përkthehet gjithashtu edhe në gjuhë të huaja, është “Paradigma e
Parajsës -- me 51 poezi gjithsejt kushtuar, siç shkruan vet autori,
“bashkshortes sime Dusitës në 30-vjetorin e martesës.” Përveç poezive dedikuar bashshortes së tij me
rastin e 30-vjetorit të martesës së tyre, Gjekë Marinaj ka përfshirë në këtë
vëllim edhe poezi të tjera të pabotuara më parë, sipas autorit.
Mua më pëlqen
poezia në përgjithsi, por nuk mund të them se jam i aftë të gjykoj as të
vlerësoj poezinë e Gjekë Marinajt, apo ndonjë poeti tjetër, ashtu siç do të
bënte një poet i mirëfillt, pasi fatkqesisht, nuk është një fushë me të cilën
jam marrë në jetën dhe karrierën time. Por, ajo që vej re dhe që mund të them
deri diku me siguri -- me aq sa mund të gjykoj unë -- vepra e fundit e Gjekë
Marinajt por edhe të tjera në përgjithësi të këtij poeti e shkrimtari, tashti i
njohur botërisht për meritat e tija letraro-artistike dhe jo vetëm e që
pasurojnë bibliotekat shqiptare dhe botërore. Po jam i bindur se Gjekë Marinaj
po jep një kontribut edhe më të rëndësishëm, në nxitjen e forcave pozitive
kombëtare dhe ndërkombëtare, forcave krijuese të mirëkuptimit njerëzor – në
botën tonë shqiptare, po se po, por edhe anë mbanë botës. Të gjithë ata që dinë më shumë për poezinë
dhe që njohin mirë veprimtarinë poetike të Gjekë Marinajt, shprehen se poezia e
tij pasqyron me guxim dhe aftësi të jashtzakonshme motivet e ditëve tona, duke
u marrë edhe me problemet e realitetit tonë, qoftë madje edhe subjekti i
dashurisë ose mirëkuptimi midis njerëzve, kulturave dhe gjuhëve. Trajtimi i
subjekteve bashkohore është i rëndësishëm për poetin si një mjet që ndryshon
veten, ndërsa përpiqet të ndërrojë, njëkohsisht, edhe botëkuptimet dhe
psikolgjinë e të tjerëve për rreth.
“Gjatë kompozimit
të këtyre vargjeve kam besuar si gjithmonë, se vjershat e dashurisë, nëse të
menduara mirë dhe të shprehura mirë, me kulturë të lartë gjuhësore e dhunti të
vërtetë poetike, e kanë aftësinë për të bërë ndryshime pozitive në jetën tonë.
Midis tjerash ato mund të na edukojnë, frymëzojnë, argëtojnë dhe të na japin
mundësinë për ta kuptur veten dhe botën më mirë,” shprehet autori në
parathenjen e librit të tij më të fundit, “Paradigma e Parajsës – Poezi për
dashurinë”.
E thonë ekspertët
se Gjekë Marinaj me poezinë e tij ka sjellë një frymë të re që ka filluar të
përshkojë jo vetëm poezinë shqiptare, por edhe atë botërore, si një
domosdoshmëri e kohës, si një afrim i saj me jetën bashkohore moderne të ditëve
të sotëme, përtej kufijve gjuhësorë, politikë dhe intelektualë. Është një frymë e re që siç duket ka tërhequr
tashmë vëmendjen e personaliteteve eskpertë më të njohura të poezisë
botërore por edhe
të qarqeve akademike amerikane dhe ndërkombëtare, gjë që duhet të na bejë të
gjithëve krenarë për veprimtarië dhe reputacionin ndërkombëtar të poetit dhe
shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Dr Gjekë Marinaj.
Po e përmbylli
këtë shënim modest me rastin e botimit më të fundit të poetit Dr. Gjekë Marinaj
- me një vlerësim nga Z. Wole Soyinka, autorit e poetit nigerian dhe fituesit
të Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1986: “Kur miku im Prof. Jerry Kuye më tha
se kishte zbuluar një poet të veçantë nga të gjithë poetët që ai kishte lexuar
më parë, mendova se poezitë (që ai m’i la për t’u hedhur një sy) do të ishin të
shkruara me numra apo simbole abstrakte, e jo me shkronja. Vetëm pasi i lexova
ato, të cilat mbanin për autor poetin Gjekë Marinaj, e kuptova se ku ishte
fjala. Nëse Marinaj vazhdon të shkruaj kështu, ka gjasa se një ditë jo të
largët, e gjithë bota letrare do e kuptojë domethënien e fjalëve vlerësuese të
Prof. Kuye’s për Gjekën”, ka shkruar në librin e Gjekë Marinajt, fituesi i
Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1986, nigeriani Wole Soyinka.
Përballë këtyre
vlerësimeve nga disa prej emrave më të njohur të letërsisë botërore, për veprën
e fundit të poetit shqiptaro-amerikan, Gjekë Marinajt -- fjalët e mia do të
ishin të tepërta, të panevojshme dhe të padobishme.
Për të
interesuarit, libri mund të gjëndet në Amazon books -- Paradigma e parajses: Gjeke Marinaj:
9780982576748: Amazon.com: Books