Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Një fotografi e rrallë
E hene, 12.12.2022, 07:57 PM
NJË FOTOGRAFI E RRALLË
Nga
Frank Shkreli
Foto historike (siç duket e datës 1
gusht, 1936) e ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, me Baban e
Bektashianëve dhe me dervishët shqiptarë.
HUGH G. GRANT -- Ish-Ambasadori i
Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant ka shërbyer si ambasador i
Amerikës në Tiranë nga viti 1935 deri në vitin 1939, në një kohë kur Mbreti Zog
ishte në krye të shtetit shqiptar. Përveç fushës së tij diplomatike, Zoti Grant
ishte edhe autor i shumë librave dhe artikujve.
Sipas Zyrës së Historianit të
Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Z. Grant është emëruar ambasador në
Shqipëri më 9 Gusht, 1935. Ka paraqitur kredencialet diplomatike Mbretit Zog më
8 Nëntor, 1935, duke i dhënë fund misionit të tij në Tiranë më 8 Prill, 1939,
kur forcat fashiste italiane kanë okupuar Shqipërinë, më 16 Shtator, 1939.
Legata amerikane në Tiranë është mbyllur zyrtarisht më 16 Shtator, 1939 dhe
Ambasadori Hugh Grant është larguar nga Shqipëria më 27 Shtator, 1939, gjithnjë
sipas Zyrës së Historanit të DASH.
Fotoja e rrallë më poshtë është botuar
në librin “Lincoln” të Xhevat Kallajxhi, ish-editorit të Zërit të Amerikës dhe
ish-redaktorit të gazetës shqiptaro-amerikane, organ i Vatrës, Dielli. Libri i
promovuar kohët e fundit në Kryeqendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në Nju
Jork, është botuar (botim i III) me ndihmën e Teqesë Bektashiane në Detroit, me
një parathënie nga Babai aktual i Teqesë, i nderuari Eliton Baba Pashaj. Frank Shkreli/ Për Xhevat Kallajxhiun thëniet e
Abraham Linkolnit:
Mos u trembni nga e
vërteta,
“Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”,
udhërrëfyese në karrierën e
tij |
Gazeta Telegraf –
“Ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Monsieur Hugh g. Grant i dal në fotografi me Baban e Dervishtë për kujtim të vizitës që i bani, 8-1-1936”.