Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - “Krenët e Shqyptarisë”, të Gegërisë dhe Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit
E shtune, 10.06.2023, 06:59 PM
AT GJERGJ FISHTA: “Krenët e Shqyptarisë” --
të
Gegërisë dhe Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit
Nga
Frank Shkreli
Lidhja historike
Shqiptare e Prizrenit, meriton të kujtohet, sidomos në këtë kohë të turbullt
nëpër të cilën po kalon Kombi shqiptar në trojet e veta shekullore. Ngjashëm
deri diku me situatën e sotme ndërkohë që jemi dëshmitarë të lojrave të të
huajve me fatin e shqiptarëve, autoritetet shqiptare të Lidhjes së Prizrenit
145-vjet më parë, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit në kurriz
të shqiptarëve, u mblodhën në Prizren, të vendosur dhe të bashkuar për të
luftuar në mbrojtje të torjevee shqiptare dhe të interesave të kombit, në
përgjithësi. Për t’u përballur me sfidat e asaj periudhe, aty morën pjesë
përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim – për herë të parë që
prej kohës së Gjergj Kastriotit -Skenderbe – për të biseduar mbi fatet e
Kombit.
Në këtë
145-vjetor, po e kujtojmë këtë ngjarje të madhe historike për Kombin Shqiptar –
me përvujtëri, modesti dhe me respektin më të madh për burrat e Kombit të
Lidhjes së Prizrenit – me ndihmën e Poetit të Kombit, At Gjergj Fishtës, i cili
i ka dedikuar Lidhjes së Prizrenit, “Kangën e Nandë” të veprës së tij
madhështore, “Lahuta e Malcisë”. Në këtë
poemë, Fishta fton Zanën që së bashku me poetin të këndojë në “Lahutë”,
ngjarjen historike të shqiptarëve --
Lidhjen e Prizrenit. Ai e fillon
vjershën me thirrjen e Ali Pashë Gucisë. Mbas vendimeve të Kongresit të
Berlinit, Ali Pashë Gucia hedh kushtrimin anë e mbanë trojeve shqiptare për të
mbledhur në Prizren, burrat më në shenjë të kombit. “Krenët e Shqyptarisë”, të
Gegërisë dhe Toskërisë. Duke iu përgjigjur kushtrimit të Ali Pashë Gucisë,
turren kreshnikët e Kombit në qytetin zëmadh të shqiptarisë, në Prizen për të
marrë pjesë në Lidhdjen Shqiptare të Prizrenit.
M’ato maje të
Prizrenit
Ku kanë ndejun
rend pas rendit
Me Ali Pashën në
krye të vendit…
…Ai nuk asht, more
lum vasha
Tjetërkush veç se
Ali Pasha
Që për të drejta
të Shqyptarisë
Vet ia jep zjarmin
shtëpisë,
E s’i dhimben nanë
as djal:
Për to jetën vet e
falë.
Në qoftë se më
lejohet të jem pak krahinor e të përmend që Fishta, përveë Ali Pashë Gucisë,
ndër të tjerë pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit, në poemën kushtuar Lidhjes së
Prizrenit, i dedikon disa rreshta edhe Vat Marashit, Bajraktarit të fisit të
Shkrelit:
E njaj tjetri ma
përtej
Me ata dy mustakë
të mëdhej
Me i prekë m’shoq
që ka për bri vedi,
Ai nuk ashtë, jo
Diomedi,
Por ashtë
Bajraktari i Shkrelit,
Si njaj pyrgu
m’ball të kështjellit,
Që s’e tremb as
topi as shpata,
E i thonë emnit Marash
Vata…
Natyrisht, se në
poemën e tij Fishta përmend disa ndër pjesmarrësit dhe u këndon atyre si grup i
dalluar dhe i zgjedhur ndër shqiptarët e asaj kohe e hapësire:
Jo që ka aty burra
të tjerë,
Bajraktarë, Krenë
e Beglerë
Që për fjalë e për
urti
Për trimni, për
bujari
Nuk ia lëshojnë
vendin kurrkuej
As në Shqipni as
ndër të huej…
Jo që ka aty burra të tjerë,
Bajraktarë, Krenë
e Beglerë
Që për fjalë e për
urti
Për trimni, për
bujari
Nuk ia lëshojnë
vendin kurrkuej
As në Shqipni as
ndër të huej…
Në Epopenë Kombëtare të Fishtës, “Ora
e bardhë e Shqipënisë”, i shef krerët e Shqiptarisë, “Trima në za, burra me
nderë”, të mbledhur aty në Prizren – nga mrizet e lartësive të malit më të
lartë, Lubotenit, ku e Mira ka ndejën e vet dhe gëzohet, ndërsa thërret Zanën e
Sharit –
“Në gjuhë të ambël të Shqyptarit,
Thirrë i paska Zanës së Sharit”,
Dhe e pyet nëse i
njihte ata burra të rreshtuar në Kuvendin e Prizrenit. Zana, disi e habitur
para asaj pamjeje madhështore të “homeridëve të rinj”, mendon se Shqiptarët e
mbledhur aty, mund të jenë Akejt e vjetër që dikur kishin “kallur” Trojën e
vjetër ose, ndoshta mund të ishin Dardanët. Ban buzën në gaz Ora e maleve dhe i
shpjegon Zanës motër se ata nuk ishin,
“As Akejë, as s’janë dardanë,
as vigaj, as katallaj”, Por ishin pjesëmarrësit heronj shqiptarë: Ali Pasha,
Marash Vata, Abdyl Frashëri, Prenk Bib Doda, Toptani, Zogolli, Gjetë Gegë
Shllaku, Çun Mula, Mar’ Lula, Dod Preçi, Vrioni, Deralla, Shan Deda, Abdullah
Dreni…
Ndërsa Abdyl
Frashërin, Kryetarin e Lidhjes së prizrenit,
At Gjergj Fishta e portretizon kështu në poemën e tij, kushtuar Lidhjes
së Prizrenit:
A e she’ ‘i herë njat burrë zeshkan,
Me kollçikë e me fistan,
Që m’ a ka synin si zhgjeta,
Që m’ i bajn t’ gjith t’u ngjatjeta,
E që folka ashtû pa u zé,
Herë tue mâtë, mandej tue pré:
Që prandej njat fjalë që e flet,
Mbreti as Krajli nuk i a shklet:
Pse edhè e tij bujare
Larg permendë âsht n’ tokë Shqyptare
Për kah pupla e për kah dija,
Pá të cilat s’ rron Shqypnija?
Ai âsht trimi Frashër Begu,
Që gjithkund, ku e qiti shtegu,
I la naâm aj Toskënís,
Faqe t’ bardhë i la Shqypnís.
Gjergj Fishta
kujton në poemën e tij mbi Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit se, ndërkohë që Ora
dhe Zana bisedojnë me njëra tjetrën, Abdyl Frashëri hap Kuvendin dhe flet me
një gojtari të shquar, si i përket derës së tij letrare, mbi vjetërsinë e fisit
shqiptar, kulturën e lashtë të tij, trimërinë e qëndresën gjatë shekujve,
dashurinë për Atdhe dhe për luftërat shekullore të racës shqiptare për të
ruajtur lirinë dhe pavarësinë. Abdyl
Frashëri vazhdon fjalën e tij, sipas poetit, duke bërë thirrje për daljen zot
të trojeve shqiptare të sakatuara. Për shpëtimin e tokave shqiptare, Hotit,
Grudës e Plavë e Gucisë nga Mali i Zi.
Ndërsa Bajraktari i Shalës, Mar’ Lula deklaron para Kuvendit se për ‘të
dhe për shqiptarët mbarë, si shkjau, si turku janë armiq të njëjtë. Në fund,
sipas vjershës kushtuar Lidhjes së Prizrenit në “Lahutën e Malcis”, Ali Pashë
Gucia propozon që nga Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit t’i dërgohej një
letër fuqive të mëdha të asaj kohe dhe mbretit
në Stamboll– “Të shtatë krajlave dhe Mbretit të Stambollës”, duke venë
qartë në dukje se trojet shqiptare nuk janë as të italianëve, as të
‘hinglizvet, as e francezëvet’, as të gjermanëvet e as të sllavëve dhe as
otomanëve, këndon Fishta. Ai ka përfunduar vjershën e tij kushtuar Lidhjes së
Prizrenit, se Mbretit të Stambollit, i cili “do t’i falë Shkodër e Malci”
Knjazit të Malit të Zi, t’i bëhet e qartë se Shqipëria nuk “ashtë një shportë
me fiq”, për t’ua shpëndarë miqve peshqesh, sipas oreksit të ditës.
“Por ashtë toka e t’Parvet tonë,
Asht Atdheu, po, i Skanderbegut…
Prandej s’ka as Krajl as Mbret
Që ket tokë e falë a e shet…
Po sot, a ka sot
burra Shqiptaria, si dikur motit, që të mbrojnë interesat kombëtare dhe të mos
shesin, as mos të falin tokën dhe interesat kombëtare të shqiptarëve, përfshir
edhe ato ekonomike, për interesa afat shkurtëra, personale e partiake. Në këtë
udhëkryq të historisë së Shqiptarëve dhe në këtë përvjetor historik për Kombin
Shqiptar, 145-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga do t’ia mbajnë
udhëheqsit e sotëm shqiptarë, nga do e drejtojnë timonin e anijes kombëtare
drejtë të ardhmes? Këtej apo andej? Drejt një rruge pa krye që çon në greminë,
apo drejt horizonteve të reja, duke ndjekur shembullin e heroizmave, besës,
burrërisë dhe të bashkimit kombëtar të Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe të
trimave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?
145-vjetori i Lidhjes historike Shqiptare e Prizrenit
duhet të kujtohet, sidomos në këtë kohë të turbullt nëpër të cilën po kalojnë
sot shqiptarët. Ngjashëm deri diku me situatën e sotme politike në Kosovë dhe
në Shqipëri, ndërkohë që jemi dëshmitarë të lojrave të të huajve me fatin e
shqiptarëve. Autoritetet shqiptare të
Lidhjes së Prizrenit 140-vjet më parë, pas vendimeve të padrejta në kurriz të
shqiptarëve të Kongresit të Berlinit, u mblodhën të vendosur dhe të bashkuar,
për të luftuar në mbrojtje të trojeve dhe të interesave të kombit në
përgjithësi. Për t’u përballur me sfidat e asaj periudhe – të bashkuar dhe të
bashkrenduar për të njçjtaat objektiva – në Prizren morën pjesë përfaqësues nga
të gjitha trojet shqiptare pa dallim – për herë të parë që prej kohës së Gjergj
Kastriotit – Skenderbe, për të biseduar mbi fatet e Kombit. Po e kujtojmë këtë
ngjarje të madhe historike për Kombin Shqiptar – me përvujtëri, modesti dhe me
respektin më të madh për burrat e Kombit, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit,
në mbrojtje të trojeve shqiptare, 145-vjet më parë.
LIDHJA E PRIZRENIT
– (Lahuta e Malësisë – At Gjergj Fishta)
Shkrepi dielli
buzës Cukalit
eja e t'këndojmë, oj Zanë e malit
eja e t'këndojme n'Lahutë t'Malsisë
si ata krenat e Shqiptarisë
në Prizren na janë bashkue
për me folë se si me e pështue
prej capojve t'Malit t'Zi
që ka dyndun top e ushtri
me hi n'Plavë, me hi n'Gusi
me marrë Shkodrën me Malsi
der' ku danë vendi me Dri
pse, po tjonë, Mbreti i Stambollës
dorë i dhanka Knjaz Nikollës
me ndezë zjarm ai n'votra tona
me nga qetë ai n'ara tona,
me ba dru n'zabele tona
e me gra e vasha tona,
me lujtë Shkjau harushë me ne
thue s'ka Shqiptarë mbi dhe.
Por po kisht', besa, Shqiptarë
kisht' Shqiptarë zemër bujarë
burra t'urtë, trima luftëtarë
që s'po u tutshin këta me dekë
n'erz e n'tokë me pasë me i prekë…
E plotë në linkun
më poshtë….
Gjergj Fishta - Lidhja E Prizrenit (teksteshqip.com)
At Gjergj Fishta
në zyrën e tij