Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Thirrje për dorëheqjen e Josep Borrell!
E marte, 20.06.2023, 07:51 PM
BËHET THIRRJE PËR DORËHEQJEN E JOSEP BORRELL!
Nga
Frank Shkreli
Këshilltarja
lokale e Bashkimit Evropian, (BE) Kati Schneeberger, e ka kritikuar
Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për
qasjen ndaj Kosovës., njofton Koha. net dhe disa portale të tjera. Sipas këtyre burimeve mediatike, Kati
Schneeberger ka akuzuar Josep Borrellin se po përpiqet që të sanksionojë një
shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë policore të Serbisë,
ndërsa, këtë të fundit, e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të
saj.
Zyrtarja e
Bashkimit Evropian nga Gjermania, Kati Schneeberger ka bërë kërkesën e fortë që
Borrell-i të japë dorëheqjen menjëherë, nga deytra e lartë, si Përfaqsues i
Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme. Sa për kujtesë, dhe informacion për
lexuesin, Josep Borrel është një politikan i Spanjës, anëtar i Partisë Socialiste të Punës të atij vendi. Spanja
është një ndër vendete e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Edhe Miroslasv Lajçak, Përfaqsuesi i lartë i
BE-së për Ballkanin Perëndimor, përfshir të ashtuquajturin “dialog”
Beograd-Prishtinë, vjen nga Sllovakia, një vend tjetër i BE-së që nuk njeh
pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Çfarë kredibiliteti kanë këta dy zyrtarë të lartë të BE-së, që vijnë nga
dy shtete që nuk njohin , zyrtarisht, si shtet të pavarur, në “dialogun”, midis
Serbisë dhe Republikës së Kosovës?
Tre vjetë më parë
kisha parshikuar se emërimi i Josep Borrell (Përfaqsues i BE-së për Punët e
Jashtme) dhe Miroslav Lajçak (Përfaqsues i BE-s për Ballkanin Perëndimor,
përshir “dialogun” Prishtinë-Beograd)), nuk ishin aspak lajm i mirë për
Republikën e Kosovës dhe për interesat legjitime të shqiptarëve në përgjithësi, anë e mbanë Ballkanit Perëndimor.
Frank Shkreli: Kush është Josep
Borrell për shqiptarët? | Gazeta Telegraf
Në këtë ndërkohë,
zyrtarja e BE-s Kati Schneeberger i ka bërë thirrje Evropës që të qëndrojë me
Kosovën dhe i ka kërkuar Joesp Borrell-it që të jap dorëheqjen: “Dorëhiqu para
se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqën në Evropë.
Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët”,
citohet të ketë shkruar ajo në rrjetët sociale.
Sa për informacion
për lexuesit, Këshilltarja
vendore e BE-së, Kati Schneeberger ishte e para që ndërmori përsipër -- Majin e
vitit 2022 -- organizimin e peticionit
për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e mbështetur në atë
kohë edhe nga Reporterja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek.
Rezultati përfundimtar është se qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të
udhëtojnë pa viza, anë e mbanë zonës Shengen, duke filluar nga 1 Janari i vitit
që vjen (2024).
Ëndërra shekullore
e shqiptarëve për të zenë karrigën që u përket në radhët e kombeve të Evropës,
aty ku e kanë vendin, si njëri prej kombeve më të vjetra të kontinentit
Evropian! Një ëndërrë kjo që nuk vdes -- deri në realizimin e saj!