E diele, 23.06.2024, 06:29 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Kontributet e legjendës historike Prof. Dr. Idriz Ajetit

E hene, 12.06.2023, 07:08 PM


Nje kujtim nga kremtimi i 90-vjetorit

Qytetarët e Kosovës Lindore dhe trojeve tjera stërgjyshore nuk do të harrojnë kurrë

Kontributet e legjendës historike Prof. Dr. Idriz Ajetit...

Deri në vitin 1953 prof. dr. Idriz Ajeti punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Prishtinës, degën e albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, në vitin 1958 doktoroi. Prej vitit 1960 deri 1968 ushtroi detyrën e docentit, të profesorit ordinar dhe ligjërues në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Në periudhën e viteve 1971-1973 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Kryetar  parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pjesëmarrës i Konferencës së Rambujes dhe shumë pozita tjera ...

Shkruan: Hasan Hasanramaj

Prof. i nderuari prof .dr Idriz Ajet i takon familjes se njohur të këtyre trojeve të cilat gjatë shekullit të fundit përjetuan dhe u përballen me shumë barbar të pushtuesve shekullor që nga Paqja e Shën Stefanit  dhe Kongresi i Berlinit të vitit 1876 - 1878. Kjo oazë shqiptare, e mbetur në një skutë të ish kazasë së Leskovcit njëqind e dyzet e pesë  vjet me suksese u bëne ballë të gjitha furtunave shfarosëse  dhe zhvendosjeve të mëdha të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. Familja Ajeti ishte dhe mbeti shembull i përpjekjeve për arsimimin e popullatës shqiptare, rrugë kjo që në momentet më të vështira e ndoqën shumë bashkëvendës tanë.

Akademiku prof. dr. Idriz Ajeti  nga fshatrat Tupallë, Gjylikare, Siarrinë, Bojë dhe lokalitete të tjera në komunën e Medvegjesë që nga fëmijëria e hershme e deri më sot ka kujtime të ëmbla, por edhe të hidhura për bashkëvendësit e paktë që kishin mbetur në trojet e tyre stërgjyshore pas zhvendosjes së dhunshme të katërmijë e pesëqind qytetarëve të pafajshëm shqiptarë të cilët gjatë viteve 1999 dhe 2000 për t’i shpejtuar më të keqes u detyruan si shumë herë më parë të zhvendosën nga trojet e tyre stërgjyshore dhe të vendosën në Kosovë dhe botën e jashtme.

Këto  ishin momentet më të vështira  qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t’i harrojnë kurrë - e sidomos zhvendosjet e dhunshme nga trojet e tyre stërgjyshore, ku kishte lindur dhe kaluar ditët më të mira të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme. Akademiku të ndjerët prof. dr Idriz Ajetiti deri sa ishte në jetë mirë i kujtoheshin gumëzhimet e fëmijëve dhe të rinjve barinj, punët e gravurës, verës dhe vjeshtës të bujqve të vyeshëm në grumbullimin e fryteve të djersë, që më mund, qëndrueshmëri, sakrifica të shumta, ku u rritën dhe qëndruan shumë brezni. Gjatë njëqind e dyzet e pesë vjetëve të fundit popullata e pafajshme shqiptare e këtyre trojeve stërgjyshore pësuan barbarive të para të cilat historia njerëzore e Kosovës Lindore dhe trojeve tjera stërgjyshore nuk di t’i harrojnë kurrë.

Këto ishin vitet 1876 dhe 1878 të shekullit XIX të vendimeve tragjike për shqiptarë të Paqes së Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha çështjen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë thjesht e konsideronin si një “ shprehje gjeografike” dhe më te bëfshin pazarllëqe të llojllojshme?!

Kështu Shqipërinë e konsideronin si një tokë  rezervë për të kënaqur apetitet e shteteve  ballkanike për të siguruar ndikimet e tyre mbi to në zhvendosjen dhe shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore.

Prof. dr. Idriz Ajeti-  me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore pas Zagrebit dhe Padovës studimet i vazhdoi në Fakultetin Filozofik të Beogradit, të cilin e përfundoi në vitin 1949. Pas kësaj periudhe deri në vitin 1953 punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin e Prishtinës, e më vonë detyrën e lektorit e ushtroi në degën e albanologjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit, ku në vitin 1958 doktoroi në temën: “Zhvillimi historik i të folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Prej vitit 1960 deri 1968 ushtroi detyrën e docentit, të profesorit ordinar dhe të ligjëruesit në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqiptare në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Në periudhën 1971-1973 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, kurse më vonë rektor i Universiteti. prof. dr. Ajeti ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e tjera.

“ Rezultatet shkencore në lëmin e albanologjisë janë të lidhura ngushtë me emrin e prof.

Dr. Idriz Ajetiti. Ai jo vetëm që  qeli hullinë e parë të shkencës albanologjike në këtë trevë, por rezultatet e tij shkencore përfaqësojnë pjesën boshtore të arritura  të shkencës albanologjike në Kosovë. Prof. dr. Idriz Ajeti i ndjere ishte edhe njohës i shumë gjuhëve të huaja të cilat në karrierën e tij si akademi ia mundësuan thellimin e studimeve nga burimet origjinale.

Ky akademik është edhe pjesëmarrës aktiv me punimet e veta shkencore në shumë tubime e kongrese në vend dhe botë.

Prof. dr. Idriz Ajeti-  krahas punës shkencore në fushën e albanologjisë në dekadat e kaluara ka qenë mjaftë aktiv edhe në jetën shoqërore- politike, ku me punë profesionale, shkencore dhe kombëtare me suksese në momentet më të duhura iu kundërvu tendencave antishqiptare dhe pseudoshkencore ku  i demaskoi qëndrimet e akademikëve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë hegjemoniste.    Prof. dr. Idriz Ajeti ishte kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambujës në vitin 1999.

Pra prof. dr. Idriz Ajeti  gjatë vjetëve të kaluara ishte i pathyeshmëria e tij shpirtërore në prezantimin  shkencor dhe mbrojtjen e interesave kombëtar. Profesori Idriz në pleqëri të thellë, më një vullnet të pathyeshëm e vitalitet e freski shpirtërore e fizike ishte aktiv në jetë dhe në punë. Për të gjithë atë që bëri  qytetaret e Kosovës dhe bashkëkobasit e tij në komunën e Medvegjës dhe më larg i janë mirënjohës për kontributin qe ka dhen gjate jetës se tij.

Urime per 90- vjetorin e lindjes

Pamje nga  solemniteti kushtua 90-vjetorit te lindjes

Prof. dr. Idriz Ajeti duke i pershendet te pranishmit

Tortja me fotografi kushtu pervjetorit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vlash Prendi: Dëgjoje këngën time Gjekë Gjonaj: Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj Gani Qarri: Musa Shehzade, heroi i vrarë dhe i zhdukur, pa shenj as varr Vlash Prendi: Kur këndonte Qamili i Vogël Hasan Hasanramaj: Përvjetori i vrasjes së nënkryetarit të LDK Fehmi Aganit nga forcat serbe Vilhelme Vrana Haxhiraj: U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare, botuesi i gazetës “Minerva”, gazetari Nebil Çika Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije Idriz Zeqiraj: Një vit pa luftëtarin dhe kryetarin Isuf Qetaj Selman Etemi: Monsinjor Dr. Zef Oroshi intelektual i përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu'' Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve Fran Gjoka: Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve Albert Vataj: Marie Curie, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe Albert Zholi: 19 vjet më parë, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora