E diele, 23.06.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Sot përkujtohet një nga masakrat më të mëdha në Kosovë

E enjte, 27.04.2023, 07:35 PM


Viktimat civile në Luftën e Kosovës, përfshirë edhe gjatë fazës së bombardimit të NATO-s kundër Jugosllavisë

Nga Skender Jashari

Sot, më 27 prill përkujtohet një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. Përveç kurorave me lule, fjalëve pseudongushëlluese, nuk dëgjojmë diç shpresëdhënëse, për ta vënë drejtësinë në vend edhe për këtë rast. Sesa duhej të bëhej në aspektin institucional, fatkeqësisht jam tepër i zhgënjyer për gjitha këto vite pas luftës.

Gjysma e popullatës Shqipëtarë ishte zhvendosur, 200.000-300.000 për në Shqipëri para bombardimeve të NATO-s, 68.000 në Mal të Zi, 440.000 në Shqipërinë jug-perëndimore, 240.000 në Maqedoni, derisa në total 850.000-900.000 të 1.8 milion Shqipëtar të Kosovës u deportuan pas fillimit të bombardimeve të NATO-s. Gjegjësisht 90% e Shqipëtarëve ishin zhvendosur gjatë luftërs, gjegjësisht 848.000-863.000.

Humbjet e jetëve njerëzore në Luftën e Kosovës, u vlerësuan në 13.535 persona, prej tyre 10.812 Shqipëtar, 2.197 serb dhe 526 rom, boshnjak, malazez etj, e që më pas kjo shifër bie në 10.317, prej tyre 8.676 shqipëtar, 1.196 serb dhe 445 romë dhe të tjerë, përfshirë edhe 3.218 pjestarë të forcave të armatosura, prej tyre 2.131 ushtar të UÇK-së dhe FARK-ut, 1.084 pjestarë të forcave serbe dhe 3 pjestarë të KFOR-it.

Sipas burimeve serbe, gjatë 78 ditë bombardime, NATO-ja  thuhet se paska vrarë 2.500 civil, përfshirë edhe 89 fëmijë, si dhe kanë plagosur rreth 6.000 civilë, prej tyre 2.700 fëmijë. Edhe presidenti i Komitetit për Bashkëpunim i Jugosllavisë me UNICEF( Margit Savoviq, më 22 maj 1999, deklaronte që ishin rreth 1.200 të vrarë e në disa burime më shumë se 5.000 viktima, kurse drejtori i Zyrës federale të Statistikave, Milovan Zhivkoviq më 14 korrik 1999, deklaronte në konferencë shtypi, se vlerësonin që ishin 1.200 viktima, në disa burime deri 5.000 viktima, e deri në maksimumi në 18.000. Kurse ambasadori serb Gjorgje Lopiqiq, më 5 gusht 1999, deklaronte qe ishin 2.000 viktima civile dhe mbi 10.000 të lënduar. Sipas burimeve serbe, NATO, ka vrarë 1.031 ushtar dhe polic serb dhe ka plagosur 5.173 të tjerë, gjegjësisht 1200-5000 civil.

CNN citonte burimet zyrtare të NATO-s, që vlersohej se forcat serbe dhe të Jugosllavisë, kishin të vrarë dhe të plagosur rreth 10.000 pjestar, derisa  forcat amerikane humbën 2 pjestarë në aksidentin e  helikopterit në Shqipëri, tre diplomat kinez ishin vrarë aksidentalisht në rastin e Bombardimit të Ambasadës Kineze në Beograd.

Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatë të OKB-së dhe qeverisë së Jugosllavisë, raportohej për 1.500 civil të vrarë dhe për 5.000 të plagosur gjatë bombardimeve të NATO-s. Edhe siç deklaronte në shtator 1999, gjenerali Joseph W. Ralston, zëvendës-shef i Shtabit të Përbashkët, që përkundër sasisë së madhe të bombave të hedhura, pasojat në civilët serb, kanë qenë shumë të lehta, vlerësohen më pak se 1.500 të vdekur.

Edhe pse forcat serbe, në vazhdimësi u shpërndanë nëpër lokalitete të banuara, afër objekteve të banimit, u maskuan dhe u përzien me refugjatë, por edhe përdorën “mburoja të gjalla” për t’iu shmangur goditjeve të avionëve të NATO-s. Mirëpo nga 6 maji 1999, kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, dukej që jepte rezultate në terren, e që forcat serbe de fakto shfrytëzonin refugjatët Shqipëtar, si mburojë humane  dhe manipulonim edhe me valët e refugjatëve me qëllim për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s dhe me qëllim që NATO të shkaktonte dëme kolaterale siç kishte ndodhur edhe me kolonën e refugjatëve më 14 prill, në Gjakovë.  Por forcat jugosllave, civilët Shqiptar i përdorën si mburojë e gjallë, siç ishte në rastin e Korishës.

Ne Shqipëtarët shpesh kemi pa dhe dëgjuar raste që zyrtarët serb por edhe qytetarët serb, propagandonin dhe kërkonin që të bëheshin “mburojë e gjallë” e fabrikave, urave dhe objekteve të tjera në Serbi, me qëllim që avionët e NATO-s, mos të mund t’i bombardonin. Një këso propagande e kanë përhapur edhe vetë mediet e Serbisë dhe kanë paraqitur shembuj gjoja patriotik që qytetarët serb, qëllimisht dilnin mbi ura, në afërsi të objekteve që rrezikoheshin të bombardoheshin nga NATO.

Edhe përkundër kujdesit të shtuar, që të kursehen jetët e sidomos jetët civile si dhe hedhjes së mbi 23.000 projektilëve( 23.614 projektilëve), ndodhën 20 incidente ku bombat e NATO-s, shkaktuan edhe dëme kolaterale. OSBE, kishte kërkuar nga NATO, që të ndryshonte caqet, që mos të përdorte bomba me nënmunicione në afërsi të vendbanimeve civile; kanë sulmuar caqe joplotësisht me legjitimitet ushtarak, siç e përfshijnë Radio Televizionin Serb, impiantet e ngrohjes së qyteteve dhe urat; nuk kanë bërë paralajmërime të duhura për sulmet për civilët; nuk kanë bërë identifikim të mjaftueshëm të prezencës së civilëve kur kanë sulmuar konvojet dhe caqet mobile dhe kanë shkaktuar më shumë viktima duke mos marr masa të majftueshme për verifikimin e caqeve ushtarake. Sipas Raportit final për Prokurorinë, nga Komiteti i themeluar për rishikimin e kampanjës së bombardimit kundër Republikës Federale të Jugosllavisë, thekson që nëse mediet janë përdorur vetëm për shpërndarje të propagandës për të gjeneruar mbështetje për luftë nuk janë caqe të lejuara, por nëse si në rastin e Ruandës, janë përdorur për të nxitur krime atëherë janë caqe të lejuara. E që katërcipërisht edhe në rastin e Kosovës, mediet proqeveritare serbe, ishin një mjet(armë) shumë e fuqishme e luftës së regjimit serb.

Pothuajse asnjëherë nuk kemi pa që të ketë së paku ndonjë punim shkencor, që do evidentonte pakontestueshëm dhe me argumente, e mos të flasim ndonjë aktakuzë për krime lufte. Për krimet e luftës, që forcat serbe, në vazhdimësi u shpërndanë nëpër lokalitete të banuara; afër objekteve të banimit; mbajtën peng civil; u maskuan dhe u përzien me refugjatë-civilë; por edhe përdorën “mburoja të gjalla” për t’iu shmangur goditjeve të avionëve të NATO-s, përdorën civilët Shqipëtar dhe objektet e tyre si mburojë; armët e rënda ushtarake i shpërndanë, i fshehën nëpër objekte dhe vendbanime civile dhe vetëm i koncentronin kur kishin nevojë për operacione ushtarake; lëvizjet e konvojeve të tyre i përzienin me lëvizjet e civilëve; shfrytëzonin makinat civile dhe i bënin makinat e tyre si makina civile me qëllim të zvogëlimit të aftësisë për t’i identifiku ato nga avionët e NATO-s.

Më:27.04.2023

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora