Kulturë
Gjekë Gjonaj: Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit
E shtune, 19.11.2022, 06:56 PM
Zëri i shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit
Nga
Gjekë Gjonaj
Në
të gjitha trevat shqiptare shtëpia pa
lahutë , shtëpia ku s’këndoheshin këngë kreshnikësh , konsiderohej si “ shtëpi
e lanun” . Një shtëpi që e ka lahutën
nuk bën me e varë kudo, thuhet ndër shqiptarë . Ajo sipas traditës varet
vetëm mbi oxhak, ndërsa mbi lahutën nuk varet asgjë tjetër. Lahuta bashkë me pushkën kanë qenë binom në ballin e murit. Sipas dokumenteve
përkatëse lahuta ka një histori të saj. Studiuesit dhe
historianët mendojnë se gjurmët më të
vjetra të lahutës janë të ndryshme. Disa
prej tyre mendojnë se fillimet
gjenden që në kohët më të lashta. Të
tjerët e lidhin me shekullin 8-të dhe 9
-të e më pas, ndoshta në këtë
të fundit sipas studiuesve siç është etnomuzikologu i madh, i ndjeri
Ramadan Sokoli, kemi dëshmi më të hershme
që vijnë nga burimet e
literaturës persiane. Historiografia shqiptare
e vendos lahutën në të njëjtën
kohë me kontaktin e parë të mirëfilltë mes botës arabe dhe asaj evropiane, por, siç
shprehen studiuesit, ka edhe një variant tjetër që lahutën e vendos në këto troje.
Historianët
tanë, etnologët kanë shkruar e dokumentuar se lahuta ( lavda) tashmë është vegël muzikore popullore e
shqiptarëve, respektivisht e përdorur në
zonën veriore të Shqipërisë ( Malësi të Madhe) , në zonat e thella të Nikajve e
të Mërturit , Rozhajë, Plavë e Guci, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar,
Kërçovë, në Sanxhakun e Pazarit të Ri,
në zonat e Malësisë së Gjakovës e të Rugovës,
në Rrafshin e Dukagjinit, Komunën e Medvegjës, Komunën e Bojnikut,
Komunën e Bujanocit etj.
Edhe
në krahinën e Krajës dhe të Anës së Malit,
sipas dëshmive të tregimtarëve
popullorë e të studiuesve, tradicionalisht janë kënduar e dëgjuar nga
rapsodë të Eposit të Kreshnikëve,
me nderim të veçantë jo vetëm ndër kuvendet e gjera popullore, ndër dasma e
festa të tjera apo pranë oxhaqeve
të shtëpive të tyre, netëve të gjata të dimrit, por edhe
para fillimit të një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës, sikurse edhe në
festivale të ndryshme brenda dhe jashtë Malit të Zi. Lahuta, simboli i
lashtësisë së kombit dhe vegla më e vjetër kordofone me një tel , vazhdon
ende jetën në shumë familje shqiptare, ku nuk ka më lahutarë.
Këto instrumente që kalojnë në shkallën e vjetërsisë së veglave më të
moçme, mund të vërehen të varura në murin e shumë shtëpive shqiptare brenda trojeve të veta etnike dhe
në diasporë, të cilat i hijeshojnë ato
me zbukurimet dhe simbolet e tyre – figurat mitike ilire të gjarprit, kokës së dhisë me dy brirë që
aludon në epokën e Skënderbeut, por edhe më heret në epokën e Piros, ose me
zbukurimet me shqiponjë, me portretin e
Gjergj Kastriotit, dhe me portrete të
figurave të shquara të Rilindjes, të UÇK-së
dhe të Adem Jasharit. Kjo dëshmon se burrat e trevave shqiptare e kanë
pasur lahutën ushqim shpirti. Me lahutë i është kënduar heronjve dhe
ngjarjeve të lavdishme të shqiptarëve ndër shekuj.
Kjo
pasuri kombëtare e shqiptarëve, e cila ka lënë gjurmë të forta në historinë
e Shqipërisë së Veriut,
në Krajë dhe në Anë të Malit po
zvogëlohet ( humbet) çdo vit e më shumë. Sot është shuar zëri i lahutës në këto treva
shqiptare nga rapsodë vendas.
Asnjë shoqëri kulturore-artistike në Anë të Malit nuk ka asnjë lahutarë, por
detyrohen të “ huazojnë” lahutarë nga treva tjera shqiptare me rastin e pjesëmarrjes
së tyre në festivale folklorike jashtë
shtetit.
Hulumtuesi
i njohur Prof.Dr, Zymer Neziri në librin
e tij studimor “ Eposi i Kreshnikëve në Ballkan”, botuar nga Instituti
Albanologjik, Prishtinë, 2021, shkruan
se në Krajë ka evidentuar 4 lahutarë pas vitit 2012 dhe 3 lahutarë para vitit
1912.
“
Lahutarë të Krajës pas vitit 2012 kanë qenë Nasuf Mujë Bogdani 1916-2012,
katundi Ftjan,Krajë, Tivar, Imer Veli
Gjeçbritaj, 1929, katundi Arbnesh,
Krajë, Tivar, Gjokë Zef Llukiqi, 19490-2013, katundi Brisku Nalt, Krajë,
Tivar dhe Ali Qemal Kovaçi, katudni
Arbnesh, Krajë, Tivar.
Lahutarët e Krajës pas viti 2012 kanë qenë: Maci i Çekut Margjonojn, 1862-1953, katundi
Kullomzë, Ulqin, Stjepa’j Gjoks Nils
Nilonj, 1901 -1976, katundi Kullomzë, Ulqin dhe Luan Nurja Bardhi, katundi Kështenjë, Krajë, Tivar.
Lahutarë
të Ulqinit ( shënimi im- Anës së
Malit) pas vitit 2012 janë dy: Prek
Shkreli, katundi Amull, Ulqin, tash
jeton në SHBA dhe Vasel Shkreli, katundi Amull, Ulqin , tash jeton në SHBA “,
shkruan studiuesi Neziri.
Nga hulumtimet e mia në terren, në Krajë dhe Anë të Malit, kam evidentuar edhe lahutarë të tjerë, tashmë të ndjerë. Ndërkaq
në qytetin e Ulqinit nuk kemi njoftime apo
të dhëna gojore apo shkencore
se ulqinakët e kanë përdorur ndonjëherë lahutën si trashëgimi
të babës, gjyshit, stërgjyshit...
Tregimtari Vebi Gjoni, nga fshati Selitë -Anë e Malit
më njoftoi se babai i tij , Xhemal Gjoni , 1931-2002,
ishte lahutar. “ Këngët më të preferuara të tij kanë
qenë “ Hasan Aga” dhe “ Po bisedojnë dy
plaka t’veja” . Xhemali përveçse ka kënduar në ahengje familjare e raste të tjera ka
marrë pjesë edhe në festivale prestigjioze të folklorit që janë mbajtur në Kosovë dhe Shqipëri. Ai herën e fundit ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar, i cili u zhvillua në
Kalanë e Beratit-Shqipëri , më 20 shtator të vitit 1995.
Tregimtari
Zef Kovaçi me prejardhje nga Shestani
pohon se edhe axha i tij Kolë Luci Kovaçeviq, 1912-2014, i binte dhe i këndonte bukur lahutës. “ Kola
kishte një zë të mrekullueshëm si pushka , prandaj të gjithë e dëgjonim me vëmendje e kënaqësi të
madhe”, shprehet tregimtari Kovaçi.
Zvogëlimi
çdo vjet e më shumë i lahutarëve
shqiptarë duhet të na shqetësojë. Është
dëshpëruese e dhëna e publikuar në media se vetëm 20 lahutarë kanë mbetur në trojet shqiptare. Kjo shuarje
e kësaj traditë shekullore jo që është për të ardhur keq, por kjo
mendojmë është katastrofë, për të mos
thënë tragjedi.
Fundi
i rapsodëve mendojmë se ka ardhur për
shkak se nuk ka më heronj dhe
lahutarët kanë filluar t’i këndojnë
njëri-tjetrit!? Me shpikjet e reja teknologjike , në kohën e internetit , rapsodët janë
“arratisur” si kreshnikët, për të mbetur bij të sojit të mirë, prej fisit të mirë dhe të papërsëritshëm të kohëve të hershme.
Xhemal
Gjoni
Prek
Shkreli
Vasel
Shkreli