Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: E para ishte fjala
E enjte, 17.11.2022, 08:20 PM
E PARA ËSHTË FJALA…
Ndërsa
vazhdojmë pelegrinazhin në Tokën e Shenjtë, kur sot në Jeruzalem po vizitonim
Qumran-in, rrënoja dhe shpella, atje ku ishin ruajtur në pergamenë disa nga
librat e Beslidhjes së Vjetër, më vjen lajmi se në Panairin e Librit në Tiranë
do të jetë dhe romani im i ri “Këpuca e aktorit”, botimet “Onufri”, më nisën
dhe kopertinat, në ballinën është një pikturë e Atjonit tim, ndërsa nga pas
thënia e redaktorit të romanit, kritikut
të njohur, studiuesit dhe eseisti Dr. Luan Topçiu, si dhe e shkrimtarit të ri,
romancierit Andreas Dushi. Botuesi i mirënjohur “Onufri” gjithashtu në dy
përthyerjet e brendshme të kopertinave ka vendosur disa citate nga autorë
shqiptarë e të huaj, se ç’është thënë për librat e mi. Po kështu Panairi në
programin e veprimtarive lajmëron se në stendën e “Onufrit” në 20 nëntor, ora
12.00 do të jem i pranishëm në takime me vizitorët dhe lexuesin. Patjeter që do
të vij. Lidhjet me lexuesin janë të rëndësishme dhe të bukura. Zoti i vërtetë i
librit mbetet ai. Se fjala është dhe e fundit…
Me dashuri,
Visar