Udhëpërshkrim
Bashkim Saliasi: 50 vjet Maturë e Parë Pedagogjike në Fier
E hene, 31.10.2022, 06:58 PM
50 VJET MATURË E PARË PEDAGOGJIKE ’73 FIER
Reportazh
“Brezat
ikin dhe pas lënë gjurmë, po nuk u shkruan, vjen një ditë që humbasin”.
B. Saliasi
 Nga Bashkim Saliasi
Nga Bashkim Saliasi
Hyrje
Një
libër me vlera historike iu shtua biblotekës tonë.
Porsa
e mer në dorë librin me titull "HIJEZIM I BUKUR", me autor Bashkim
Balani dhe Hana Hoti me një herë çdo pedagogjikas i maturave 1974-1978
përfshihet në rrjedhën e kujtimeve të moshës së rinisë. Nuk janë pak, por 752
maturant të cilët erdhen si dallëndyshet në pranverë dhe u ulën në çerdhen e
diturisë në shkollën e mesme pedagogjike Fier. Bazuar kjo shifër në saj të punës
së Profesor. Dr. Bektash Mema, rektor i Universitetit Gjirokastër. Nxënësit e kësaj
shkolle sipas studimit të Profesor Dr. Bektash Mema erdhën nga 18 rrethe të
vendit tonë. Këtu në çerdhen e diturisë Fier e mësuan, u edukuan dhe morën
formimin e përgjithshëm si misionar në degën e mësuesisë dhe dhanë kontributin
e tyre për mbi 40 vjet në sektor të ndryshëm të zhvillimit në të gjithë Shqipërinë.
Puna
këmbngulse një vjeçare e Bashkim Balanit dhe Hana Hotit me bashkëpunimin e
gjithë kolegëve të tij bëri të mundur që një numër i konsiderueshëm nga maturat
gjithpërfshirës të ishin pjesë e event në datën 15 tetor 2022, datë e cila do
mbetet në kujtes te të gjithë pjesëmarrsit në ambjentet e shkollës ku të gjithë
ne pedagogjikësit e maturave ’73-’78 morëm bazat e para të mësuesis. Në këtë
event dominonte matura e vitit ’73.
Në
saj të punës këmbngulse të profesorve tanë metodist dhe me një përgatitje të
lartë shkencore mundësoi që shumë nga maturantët e kësaj shkolle të vazhdojnë
studimet e larta në të gjitha Istitutet si; 
në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan apo edhe në Universitetin e Tiranës.
Një
pjesë e jona dhanë kontribut me vlera në shumë sektor të zhvillimit të vendit
tonë apo dhe punuan si profesor në universitetet që përmenda më lartë. Libri
hapet me një falenderim që ju bëhet të gjithë bashkëpuntorëve që kontribuan me
referenca apo kujtime ( Esse) sipas viteve qe studjuan pranë kësaj shkolle. Ajo
që është për t’u theksuar, është falenderimi i grupit nismtar Fatmira Gajta,
Fatmir Mane, Petrit Velaj Sulejmani që nisën rrugën me ne, shkruan autori
librit Bashkim Balani, por jeta i ndau… U prefshin në paqe…!
Në
parathënien e tij, autori Bashkim Balani midis të tjerash thekson.."Do
ishte bukur...fëmijët, nipstërnip të gjenin emrat tanë... apo ta kenë një libër
në biblotekën e tyre". Më posht tregon: "nismëtarët",  u bënë erë e bletë e pjalmin mbartën e
shpërndanë në lulet e tjera"... "Libri është si fëmija do kujdes të
vazhdueshëm dhe unë e kam treguar këtë kujdes"., thekson autori Bashkim
Balani.
Faleminderit
bashkëautorve Bashkim Balani dhe Hana Hoti që na bëtë këtë dhuratë të bukur gjithë
armatës së pedagogjikasve Fier në moshën e pensionit dhe të gjithë ne kemi çfarë
t’u lëmë si kujtesë fëmijëve tanë.
Kujtim
i pa harruar për profesorët tanë të mrekullueshëm që nuk jetojnë më si  nëndrejtori Anastas Pogaçe, Fan Gjini, etj. I
pa harruar kujtimi i shokve dhe shoqeve tona që kanë ndërruar jete, si Ylli
Qorri, Xhovalin Hidri, Kalem Avdullai, Vjollca Bano etj.
Në
këto shënime nuk kam si të lë pa përmendur punën e mirë të grupit organizator
që eventi kaloj shumë bukur. Ju uroj gjithë pedagogjikasve të maturave ‘73-‘78
jetë e shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre. Porosia ime është: "Nxiteni
te niprit dhe mbesat tuaja dashurine për librin". Respekte dhe lumturi në
familjet tuaja.
Nuk
kam ndermend të bëjë recensë të librit edhe pese e lexova faqe për faqe, por të
jap një informacion për ata pedagogjikas që nuk patën mundësi të vijnë në këtë
event mbresëlënës. Libri përbëhet nga 13 kapituj dhe çdo kapitull ka veçoritë e
veta. Një falenderim i veçantë shkon për mësuesit tanë pjesëmarrës Mirka Çala
dhe Mareglen Panda dhe për të gjithë profesorët që kanë përshëndetur në pa mundësi
për të qenë të pranishëm në këtë ditë historike për ne pedagogjikasit e
maturave ‘73-‘78, veçanrisht zonjën e nderuar Drita Sara, mësuesen e lëndës së
kimi-biologjis dhe bashkëshortin e saj Minella Sara.
Ja
çfarë shkruan në përshëndetje profesoreshë DRITA SARA:
PËR TË GJITHË JU PEDAGOGJIKËSIT QË KENI LËNË
GJURMË TË MREKULLUESHME NË ZEMRAT TONA!
Vlerësoj
në maksimum gjithë punën me aq kujdes dhe vemëndje të organizuara nga ju për një
vlerësim të një pjese të jetës në qytetin e Fierit për ju pedagogjikësit, por
edhe për gjithë ekipin pedagogjik të mësuesve e punonjësve në shkollën
pedagogjike.
Vemëndja
e të gjithë ish nxënësve për ne të dy ka qenë dhe do mbetet një dhuratë që na
ka mbushur një mungesë shumë të madhe për jetën tonë. Për ne të dy është një kënaqësi
e pa fund.
Jeni
pa përjashtim të mrekullueshëm dhe e kemi të vështirë të përmendim në veçanti,
sepse keni të gjithë një emër shumë të bukur…Pedagogjikasit e gjithë maturave në
vite në qytetin e Fierit.
Vlerësimi
dhe respekti që keni ruajtur deri sot tregon se themelet e asaj që ju dhe ne mësuesit
tuaj patëm fatin të punonim së bashku e gjurmët e lëna janë me vlera. Jeni një
plejadë që vut në vlerë atë që dhamë e vlerësuam gjithë dëshirat tuaja dhe
bashkëpunuam së bashku.
Kjo është
bukuria e bashkëpunimit që ruhet në zemrat tona si çift mësuesish Drita dhe
Minella. Gjurmët tuaja janë të arta dhe ju falenderojmë pa masë. E pa mundur për
ne të jemi midis jush. Ju urojmë një takim me shumë mbresa. Kujtimet tuaja do
kenë vlerat që meritoni në vite. Ju falenderojmë për gjithçka. Përqafime nga
ish mësuesit tuaj Drita dhe Minella Saro.
LAJMËRIM SHOQËROHEJ ME
PROGRAMIN E ZHVILLIMIT TË EVENTIT
Festë gjithëpërfshirëse me maturat ’73-’78 Fier… tek ish
shkolla pedagogjike Fier datë 15 tetor 2022, ora 09 00-12 00.
Programi eventit
1. Pritja festive, ora 09 00-10 00
2.Cermonia… ora 10 00-11 00
a) Hapja
b) Përshëndetjet
c)Interpretime
d)Dhënia e çertifikatave dhe shpërndarja e librit
3. Coctail…
Konfirmo pjesmarrjen…
PËRFAQËSUESIT E
MATURËS’74
Grupi organizator dhe kryesisht autori librit “HIjezim i
bukur”, Bashkim Balani vuri në lëvizje gjithë maturantët e shkollës pedagogjike
Fier për maturat ’73-’78. Nga matura’74, klasa e IV E në këtë event
ishin të pranishëm;  Pëllumb Bajraktari,
Gëzim Ismaili, Zagoll Gjoni, Kujtim Ibrahimaj, Bashkim Saliasi, që jetojmë në
Tiranë, Bilbil Idrizaj që banon në Fier dhe dy shokët tanë që jetojnë në
Athinë, Hekuran Duçka dhe Petrit Zeqaj.

H Duçka, K Brahimaj, B Saliasi, A Saliasi, P Zeqaj, B
Idrizaj dhe G Ismailaj
Së bashku me ne u bashku edhe imeshoqe nxënëse e maturës
’75, Angjelina Bardhi Saliasi. Në ambjentet e shkollës ishte i pranishëm dhe
Dashnor Sinani pjestarë i maturës tonë. Pra nga matura jonë morën pjesë
gjithësej nëntë vetë.
Për tu theksuar është se matura ’73 kishte një pjesmarrje shumë të mirë.
50 VJET MATURË E PARË PEDAGOGJIKE ‘73
 Data 15 tetor 2022 hyri si një datë historike për ish shkollën
e mesme pedagogjike Fier. Një nismë e nxënësve të maturës 1973 mundësoi që në themelet e kësaj shkolle të vendoset një libër thesar me vlera për brezat që vazhduan këtë
shkollë dhe kujtesë për brezat që vijë. (Përvojë). Po ju sjell disa mendime nga
thesari i këtëj libri.
Data 15 tetor 2022 hyri si një datë historike për ish shkollën
e mesme pedagogjike Fier. Një nismë e nxënësve të maturës 1973 mundësoi që në themelet e kësaj shkolle të vendoset një libër thesar me vlera për brezat që vazhduan këtë
shkollë dhe kujtesë për brezat që vijë. (Përvojë). Po ju sjell disa mendime nga
thesari i këtëj libri.
Profesor Dr. Bektash Mema: - “Është tregues domethënës që të
diplomuarit pedagogjikas po prezantohen me një botim për t’i dhënë vlerat kësaj
shkolle mësuesie dhe vendin që ajo ka në historinë e arsimit shqiptar”…
Pedagogjikas i parë Fier, 1964 Ndue Preçi  shprehet: - “Bukur nisma juaj me këtë libër
kujtimesh, përjetësoni kohën e rinisë,…i vështirë bëhet ky mision nga
vitet…plot 50 vjet kanë kaluar, por  besimi që shoh e dëgjoj te sytë e fjala juaj
them se do t’ia arrini…
Në falenderimin e tij autori librit Bashkim Balani shkruan: -ju
pedagogjikas jeni zemra, ndjeshmëria, drita e tingulli librit “Hijezim i
bukur”…emrat tuaj janë skalitur në më shumë se dyqind shkrime.
Është e lehtë të bësh monografin e një personi, por shumë e
vështirë të hartosh dhe të skalitësh një vepër monomentale me dyqin autor?! Por
autorët e librit Bashkim Balani dhe Hana Hoti mundën që me një punë kolosale një
vjeçare t’i sillnin dhurat në këtë takim pas 50 vitesh secilit pjesëmarrës këtë
libër me vlera të rralla që gjithkush nga ne ka se çfarë tu lërë brezave
pasardhës në biblotekën e tyre apo edhe në arkivin e biblotekës së Fierit.
Largësia në kohë dhe harresa n vite e kanë bërë punën e vet.
Por, shkrimet vinin e shtoheshin, … na besuat… libri sot ngjan me trendafilishte
magjepëse që jetësohet nga fryma e shpirtit rinor dhe ngjyrat që ndrisin,
shkruan në falenderimin e tij autori librit Bashkim Balani.
Së fundi autori e mbyll falenderimin e tij me fjalët
lapidare:
-“Libri është sinqeriteti rinor, është shoku ynë i hershëm,
me ëndërra mbushur, është aromë moshe me hijeshinë e bukurinë e saj, me
dëshirat e pengesat, dashuritë e paragjykimet. Libri ka frymën e kohës,
kohartën rinore”…
JU ERDHËT SI
DALLANDYSHET NË VERIM!
Mëngjesi i 15 shtatorit 2022 mblodhi si dalëndyshet në kthim
pas një verimi të gjatë prej 50 vitesh në çerdhen e diturisë, në oborrin e
shkollës ish pedagogjike Fier, sot shkolla e muzikës “Jakov Xoxa”,( por për ne
do mbetet pedagogjikja jonë), ish pedagogjikësit e maturës ’73 dhe përfaqësues
nga maturat e tjera të maturave ’74-‘78. Erdhën në këtë takim të ngrohtë e vëllazëror
të thinjur dhe të kërrusur, por me zemër rinore të përmalluar ku  në sytë e tyre shprehnin dashuri dhe dhimbje për
vitet e shkuara.
Flokthinjur dhe mbi barrën e viteviteve takoheshin të përmalluar,
ku kishte lot gëzimi dhe të qeshura midis tyre, por njëkohësisht shikoje zonja
dhe zotrinj të nderuar që mburreshin me fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat që
ndiqnin rrugën e arsimimit dhe formimit mbi bazën e një kulture të trashëguar
nga prindërit dhe gjyshrit e tyre shëmbullor.
Në bisedat midis tyre rrëfenin për vitet e punës, shkollimin
e mëtejshëm dhe profilizimin në degë të ndryshme të mësuesisë. Unë kam mbaruar
për biologji tregonte dikush, po… unë kam mbaruar për histori,… unë kam mbaruar
për matematikë-fizikë, e… unë kam mbaruar për oficer, unë kam mbaruar për
pilot,…  etj, profesione që kërkonin dije
të sakta shkencore dhe ne pedagogjikasit e atyre viteve i fituam në saj të
punës vetmohuse të profesorëve tanë metodist dhe me një përgatitje të lartë
shkencore dhe konkuruam në shkollat më me emër të vendit tonë, ku disa nga ne
dolën profesor me titull si Profesor Dr. Bektash Mema, Neshat Hyka,  etj, që për momentin nuk më ndihmon kujtesa
dhe nuk kam pasur informacionin e duhur për të shënuar emrat e tyre.
Në përgjithësi në këtë even prodominonin pedagogjikasit e
maturë ’73 dhe përfaqësues nga maturat pasardhëse ’74-‘78..
MATURA ’74, NISMËTARJA E
TAKIMEVE NDËRVITE
Si nismëtar të takimit para disa vitesh shërbeu
nisma e shokëve e shoqeve tanë Pëllumb Bajraktari, Fatbardha Demaj dhe
Margarita Shehu Malaj që hapën siparin e takimeve të maturave ndërvite.
Një meritë e veçantë që shërbeu si “katalizator” dhe vuri në
lëvizje grupet organizatore të secilës maturë nga vitet ’73-’78 ishte hapja e faqes
së shkollës në facebook nga shoku ynë i klasës Pëllumb Bajraktari. Kjo nisëm e
maturës shtetërore ’74 u pasua nga maturat e tjera ndër vite.
Matura ’74 përfaqësohej nga nismëtarët e hapjes së faqes së
shkollës, ku në vitet pasardhëse rrodhën si lumenjtë kujtimet e maturave
pasardhëse të cilët do realizonin takimet midis tyre në vitet pasardhëse dhe do
mundësonin dhe nxisnin dy autorët e librit “Hijezim i bukur” Bashkim Balani dhe
Hana Hoti të grumbullonin material nga gjithë dashamirësit pedagogjikas,
sidomos nga maturantët e maturës ’73,  që
u treguan të gatshëm të shkruajnë mbresa dhe kujtime nga jeta shkollore e
viteve të rinisë.
Kjo nisëm e ish pedagogjikasve të maturës ’73 le të shërbej
si shtysë që çdo maturë ndër vite të ketë thesarin e vet ashtu sikundër veproi
matura e vitit’73.
Kalasë iu hodhën themelet dhe tani na takon ne pasardhësve të
maturave ’74-’78 të vazhdojmë punën e nisur nga matura “73.  Libri “”Hijezim i bukur”, është një ditar me
vlera ku secili nga ish pedagogjikasit e maturës ’73 gjen vetveten.
PAK HISTORI NGA LIBRI
“HIJEZIMI I BUKUR”.
Është puna vetmohuse mbi baza shkencore e profesor Dr.
Bektash Mema në kryekapitull me titull: Vështrim përgjithësues për Shkollën
pedagogjike, bazuar vetëm në të dhënat dekumentare, kryesisht te amza.
Profesor Dr. Bektash Mema e nis shkrimin e tij në këtë libër:
-Amza e shkollës është dokumenti më i rëndësishëm dhe me ruajtje të përhershme.
Bukur…
Por çfarë ndodh?! Nga leximi dhe studimi që ju bëra këtyre
faqeve të punës vetëmohuese të profesor Bektashit më rezultoi se sekretaria e
shkollës I. Kryeziu dhe mësuesit kujdestar nuk kanë punuar me përkushtim dhe
pothuajse një pjesë e viteve nuk janë shënuar në faqet e amzës.
Të gjithë nxënësit e pedagogjikes janë administruar në dy
amza: amza numër I me 493 nxënës dhe amza numër II me 259 nxënës. Në këto amza
shkruan Profesor Dr. Bektash Mema nuk gjenden nxënësit që janë diplomuar në
vitin akademik 1977-1978, pra nxënësit që kanë filluar shkollën në vitin
akademik 1974-1975. Puna e shkëlqyer që ka bërë Profesor Dr. Bektash Mema
shërben si bazë historike e këtij thesari me vlera kulturore.
Nuk po zgjatem në detaje sepse gjithkush nga ne ka aftësin
dhe profesionalizmin e duhur për të nxjerr konkluzionet e duhura për vitet që
ne qëndruam pranë kësaj shkolle ku u përgatitëm nga ana metodike dhe
profesionale për të qenë të aftë që të përballemi me sfidat e jetës.
NË AMBJENTET E SHKOLLËS
“JAKOV XOXA”
DHURATË DY LIBRAT E MI, 
kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona

Andi Bakiaj dhe Bashkim Saliasi  B Mema, P Çobo, A, Saliasi dhe B Saliasi
Në ambientet e shkollës në foto drejtori Andi Bakiaj dhe Bashkim Saliasi
me rastin e përurimit të librit “Hijezim i bukur” me autor Bashkim Balani dhe
HANA HOTI, në 50 vjetorin e ish shkollës Pedagogjike Fier. Fier 15.10.2022
Një kujtim i bukur me
drejtorin e shkollës Artistike: "Jakov Xoxa", Fier, të cilit i
dhurova për bibliotekën e shkollës dy librat e mi "Parnasi sheh më bisht
të syrit" dhe "Kur librin e shkruan zemra", kushtuar
krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona dhe dy botimet e mia të fundit
"Pylli me lisa" dhe "Një buqetë me poezi". Drejtori më
shoqëri në ambientet e brendshme të shkollës dhe u lumturova me kujdesin e tij
dhe stafit pedagogjik për pastërtinë dhe rregullin që mbizotëronte në ambientet
e brendshme dhe të jashtme të shkollës. I uroj shëndet dhe suksese nxënësve të
shkollës Artistike Jakov Xoxa. E falenderuam drejtorin e shkollës dhe i uruam
suksese në arritjen e treguesve për të përmbushur objektivat që shkolla dhe
trupa mësimore ka vendosur të realizoj në fund të vitit shkollor 2022-2023. Së
bashku me të dhe kordinatoren e eventit ish pedagogjikasen e maturës ’76
Pëllumbesha Ymeraj Çobo, drejtorin e shkollës Andi Bakiaj, timeshoqe Angjelina
Saliasi dhe unë realizuam dy foto kujtim nga shkolla ish pedagogjike, dhe tani
shkollë e muzikës “Jakov Xoxe”. Në ato moment në ambjentet e shkollës takuam
dhe Profesor, Dr. Bekatash Mema me të cilin realizuam një foto kujtim.
U shkëputa nga drejtori shkollës dhe  professor Bektashi dhe iu bashkova shokëve të
mi të klasës Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj të ardhur enkas nga Athina, Bilbil
Idrizaj, Gëzim Ismailaj, Zagoll Gjoni, Pëllumb Bajraktari, Bashkim Saliasi i
shoqëruar nga Angjelina Saliasi  dhe
kaluam në ambjentet e konviktit ku midis të tjerash realizuam disa foto kujtim.
Grupit tonë iu bashku dhe ishpedagogjiksi i klasë tonë Dashnor Sinani.

Bilbil Idrizaj, Pëllumb Bajraktari, Hekuran Duçka, Kujtim
Brahimaj, Dashnor Sinani, Petrit Zeqaj, Bashkim Saliasi
NË SALLËN E AKTIVITETEVE
Kordinatorët e zhvillimit të aktivitetit na bënë thirrje që
të zinim vend në sallë ku do zhvillohej aktiviteti. Nga informacioni që mora në
sallë ishin 135 karrige dhe nga këto vetëm pesë mbetën bosh. Shifra tregon se
në këtë event morën pjesë 130 vetë dhe më shumë ishin nga matura e vitit 1973
dhe në numër të paktë nga maturat e tjera. Në një bisedë telefonike me autorin
dhe organizatorin kryesor të eventit Bashkim Balani mora vesh se nga matura ’73
merrnin pjesë 85 vetë, 20 vetë kishin ndërruar jetë dhe pjesa tjetër nuk erdhën
për arsye shëndetësore apo migrimit në vende të ndryshme të globit.
Mernin pjesë autoritete përfaqësues
të pushtetit vendor të Bashkisë  Fier, që përfaqësonin kryetarin
Armand  Subashi, që për arsye subjektive nuk ishte i pranishëm në sallë,
prefekti  qarkut  Fier, Lefter Shehaj; drejtoresha e qarkut Fier, Flutura
Meçe  dhe  drejtoresha e ZAR-it Zamira  Gjika.  Merrnin
pjesë profesoret  tanë  të  nderuar, Maringlen  Panda 
me bashkëshorten  Xhuli, të  ardhur enkas  nga Amerika për 
këtë takim, plot  mall. Midis nesh ishin të pranishëm  dhe 
profesore  Mirka  Çala dhe  profesor  Shkëlqim 
Ruçi, si  dhe intelektualë  dhe  shkrimtarë  të
mirënjohur  të  qytetit  Fier, Mihal Krimçe, Neritan Boçova,
Ndriçim Meçe, Enver Shehu dhe Tasi Proko, etj.
Cermonin e hapi kordinatorja e organizimit të eventit zonja
Majlinda Ikonomi.  Më pas e mori fjalën
autori librit Bashkim Balani.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi:  Jam me
ju! Ju jeni hijezim i bukur i librit. Ju jeni frymë e librit… jeni pjesë e
librit. Falenderimet janë bërë, por unë dua të bëj një falenderim të veçantë për
Profesor. Dr. Bektash Mema, për  drejtorin e auditit dhe kordinatoren Pëllumbesha
Ymeraj Çobo. Por kam një falenderim të veçantë për kordinatoren Majlinda
Ikonomi. Faleminderit ju djem e vajza që na dhatë këtë kënaqësi.
Përshëndeti ish Kryetari këshillit të konviktit Novruz
Shimka dhe më pas e mori fjalën ish sekretaria e rinisë së shkollës Ilirjana
Hajta Demaliaj. Në këtë cermoni përshëndet edhe profesor. Dr. Bektash Mema në cilësin
e kordinatorit dhe organizatorit kryesor të eventit. Me radhë përshëndetën
profesor Shkëlqim Ruçaj, profesor Mareglen Panda etj.
Përshëndeti të pranishmit në sallë në emër të kryetari Bashkisë
Fier Armand  Subashi përfaqësuesi Bashkisë,
prefektja e Fierit zonja Flutura Meçe, dhe më pas grupi artistik i
shkollës së muzikës “Jakov Xoxa” përshëndetën të pranishmit me një program
artistik të përgatitur nga mësuesja e muzikës nën kujdesin e drejtorit të
shkollës artistike, Andi  Bakiaj. Një
ndihmesë të konsiderueshm në organizimin e këtij eventi kanë drejtori shkollës
Andi Bakiaj, dhe ish maturantja e shkollës pedagogjike, matura ’76, Pëllumbesha
Çoba Ymeraj etj.
Për gjithë kontribuesit në hartimin e librit “Hijezim i
bukur” u ndan çertifikata të akorduara nga Bashkia Fier.
***
REFLEKSIONE NGA ISH
PEDAGOGJIKASIT NË FAQET E FACEBOOKUT
Bashkim Saliasi
SI DALLËNDYSHET NË PRANVERË
Si
dallëndyshet në pranverë,
drejt
teje fluturuam,
me
një valixhe në dorë,
në
çerdhen e diturisë vërshuam.
Se
njhnim qytetin,
të
gjithë ishim misionar,
këtu
mësuam të ecnim,
u
edukuam si qytetar.
Vitet
kaluan shpejtë,
ne
dolëm arsimtar,
anë
e kand vendit,
për
40 vjet s’u pamë.
Sot
në këtë tubim,
gëzojmë
si fëmijët,
zbardhur
e kërrusur,
plot me emocione mbushur…
Ju  përshëndes  të  gjithë 
pedagogjikas  të  maturave ‘ 73 -  ‘78  - Fier 
dhe  Ju  uroj  shëndet  dhe  të  mira 
paçi  familjarisht!  Gëzofshi. ditë  të bukura  dhe  të
gëzuara   me  fëmijë  e  niper  dhe 
mbesa  si  prinder  dhe gjyshër  në  këtë stad  që
jemi  të  gjithë!
Uroj  të  takohemi, në 
takime  të  tilla  për  t'u  çëmallur  dhe
rifreskuar  kujtimet  në  këtë  tempull  që  nisëm 
fluturimin....tonë  në  të  katër  anët e 
vendit  për  të  përçuar  dritën e  diturisë...!
Krenare dhe  të  lumtur  që 
misionin  tonë  të  vështirë, por  tepër  fisnik,
e  realizuam me  sukses!  Ne  krenohemi, me 
gjeneratat  e  fëmijëve  dhe  të  rinjve  që 
i  edukuam  dhe  arsimuam, në mënyrë  të 
pashembullt  me  pasion dhe  përkushtimin tonë  duke 
u  shkrirë  si  qiriri   për  të 
ndriçuar  rrugën  e  dijes, të  ardhmes  së 
vendit  tonë.
… dhe emocioni  i 
promovimit  të  librit  të  bekuar  për  gjithë 
pedagogjikasit  me  kujtimet  e  tyre  të 
vulosura  në  këtë  vepër  të  çmuar nga  autorët,
  profesor  Bashkim  Balani  dhe  Hana  Hoti,
nuk  ka të  mbaruar, pasi  autorët  dhe  bashkëautorët 
u  vlerësuan  me  "Çertifikata  Mirënjohje” 
nga  autoritet  e  pushtetit vendor  nga  kryetari
i  bashkisë  Fier, Armand  Subashi!
Kënaqësi  ishte  dhe
pjesëmarrja  e  prefektit  të qarkut  zonja Flutura Meçe 
dhe  Zaira  Gjika  si  dhe  profesoret 
tanë  të  nderuar, Maringlen  Panda  me bashkëshorten 
e  Tij  të  ardhur enkas  nga Amerika për  këtë takim,
plot  mall. Midis nesh ishin të pranishëm  dhe  profesore 
Mirka  Cala dhe  profesor  Shkelqim  Ruci, si 
dhe intelektualë  dhe  shkrimtarë  të mirënjohur  të 
qytetit  tonë  Fier.
Kënaqësi  e  veçante  ishte 
dhe  performanca  e  jashtëzakonshme  e  nxënësve 
të  shkollës  artistike  "Jakov  Xoxa”  dhe 
përkushtimi edhe përgatitja  e  tyre  nga mësuesja Majlinda Ikonomi.
Po  ashtu  dua  të  përmend
kujdesin  dhe  mbështetjen  e  dhënë  nga
drejtori  i  shkollës  artistike  Andi 
Bakiaj. Faleminderit  të  gjithëve  ju  që 
na  mbështetet  dhe na  nderuat  me  pjesëmarrjen 
tuaj  në  këtë  event  të  bukur  dhe  të 
papërsëritshëm të  maturave  pedagogjikasve.....! Faleminderit 
të  gjithë  pedagogjikasve  pjesëmarrës  që  nuk 
e  shpërfillët  këtë  takim  miqësor  pas 
shumë  vitesh për festimin  e 50  - vjetorit të 
maturës  së  parë  dhe  promovimit  të 
librit  me kujtime  që  do  mbetet  një 
kujtim  në  duart  e  çdo  pedagogjikasi  që 
do  ketë fatin ta  lexojë..!
Uroj  takime  të 
tilla  të  zhvillohen  në  vitet  në  vazhdim,
se  na  rifreskojnë  kujtimet  dhe  na  rinojnë  shpirtin  e  na  japin 
shpresë  për  të jetuar  jetën  me  ditë 
të  bukura  dhe  të  gëzuara .....!
Faleminderit  Profesor  Bashkim 
Balani  dhe  Hana  Hotit, si  dhe  ideatorit  dhe
organizatorit  ekselent  Profesor,  Dr. Bektash  Mema dhe kordinatores Pëllumbesha
Ymeraj Çobo!  Faleminderit  të gjithëve  dhe  mirë 
u  takofshim  në  takime  të tjera   të 
dashur  pedagogjikas.
Faleminderit të gjithëve.
- E ndjeni malldashurinë mjegulluar nga gjysmëshkulli? ...,
- jeni ju që dritësoni me kujtimet..." është "Hijezim i
bukur"...
-E keni në shpirt akoma emocionin festiv të takimit "50
vjet Maturë e Parë Pedagogjike Fier" ? ... - është madhështi e festës me
ideator e organizator ... prof. Bektash Mema ...
-Po kordinatoren e palodhur Pëllumbesha Ymeraj Çobo që
kërkon të bëjë më të mirën e shihni akoma? ...
-I ndjeni tingujt mbi harpe të spektaklit? ... - është e
hirshmja skenariste Majlinda Ikonomi me artistët liceistë të shkollës "Jakov
Xoxa"..., aty është edhe Mondi artist, .... edhe drejtor Andi artist......
- E patë kujdesin e titullarëve më të lartë vendorë ...
kryebashkiakut
Subashi, ... prefektit Lefter Shehaj, ... Flutura Meça
(DRAP), ... Zamira Gjika (ZVAP)?... - ku ka më mirë... ...
Me malldashurinë u takuam, festuam gëzueshëm, të dehur nga
lumturia... si atehere... koharta mbetet koharte...
kur do të bëhemi prapë bashkë?
Lefter
Shehaj është
me Andi
Bakiaj.
“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm,
krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.” (Guy Kaëasaki) Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura me
të cilat mund ti shprehësh mirënjohjen mësuesit, personit që ka nënshkrimin e
tij në formimin tënd.
Kush është ai që arritjet e tij nuk ja dedikoi edhe
mësuesit?!
Albert Camys, kur mori lajmin e fituesit të Çmimit Nobël ,
shkruan se pas nënës së tij, i pari që i binte ndërmend ishte mësuesi që i
kishte qëndruar afër në fmijëri.
Emocionuese për mua t'i drejtohesha auditorit të mësuesëve
të maturës së parë të shkollës pedagogjike Fier në festën jubile të
50-vjetorit.
Në mesin e atij auditori qëndronte edhe mësuesi dhe drejtori
i shkollës time të 8-vjeçares. Sa shumë nevoj që kisha ti drejtoja fjalë
respekti dhe mirënjohje Atij dhe gjithë shokëve të tij të shkollës pedagogjike
për atë që ata kishin bërë për të ndriçuar jetët dhe karrierat e qinda e mijra
nxënësve për gjysëm shekulli kontribut në mësimdhënie.
Profesione ka shumë, ndoshta edhe me qindra, por të gjitha
kultivohen nga mësuesi. ME SHUMË MIRËNJOHJE PËR JU TË DASHUR MBAJTËS TË
TITULLIT MËSUES !
NJË TAVOLINË E SINQERTË
MIDIS SHOKËSH
Ju falenderoj në emrin e shokëve të mi të maturës ’74
Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj, Bilbil Idrizaj, Gëzim Ismailaj, Zagoll Gjoni,
Kujtim Ibrahimaj, Bashkim Saliasi dhe imeshoqe Angjelina për fjalët e ngrohta
dhe respektin që gëzoni të gjithë ju dashamirësit tanë, koleg të nderuar dhe
respektuar.

Në foto: B ashkim dhe Angjelina Saliasi, Hekuran Duçka,
Zagoll Gjoni, Kujtim Brahimaj, Bilbil Idrizaj, Gëzim Ismailaj dhe Petrit Zeqaj.
15.10.2022
Pas aktivitetit ne ish maturantët e vitit ’74 u ulëm në një
tavolinë dhe drekuam së bashku. Për rreth dy orë të gjitha bisedat tona kishin
në qendër të vemëndjes eventin e zhvilluar në datën 15 tetor, datë që shënoi
vendosjen e një guri xhevahir në themelet e kësaj shkolle në qytetin e Fierit,
pavarsisht se jeta e saj qe shumë e shkurtër, por nga dyertë e saj dolën kuadro
shëmbullor që kontribuan në shumë sfera të zhvillimit të shoqërisë, krahas
moshatarve të tyre që kishin ndjekur arsimin e përgjithshëm dhe kishin një
kulturë dijesh më të gjerë se ne.
Gjatë bisedës që zhvilluam dhe dollive që ngritëm për profesorët
tanë të nderuar dhe kujtuam shokët dhe shoqet tona që kanë ndërruar jetë hodha
idenë se ne si maturë e vitit ’74, nismëtar të takimeve të hartojmë të gjithë
së bashku librin tonë me mbresa dhe kujtime.
Kjo  ide mbetet për tu
diskutuar dhe për të shpërndar lajmin në medjet elektronike dhe më pas të
grumbullojmë nga shokët e shoqet tona materialet e nevojshme me episode nga
jeta shkollore për 4 vjet rresht.
NJË TAKIM SUPRIZË ME
PROFESOR MAREGLEN PANDA
Isha fokusuar atë ditë në leximin e librit “Hijezim i bukur”
dhe dola dhe për kafen e mëngjesit  me nipin
tim Hajri Kapllanin kolegun Hajri Musabellin në pension. Në tavolinën tonë
rrall herë vjen dhe shoku im pedagogjikas i maturës ’76 Faslli Myrtollari. Me këtë
rast i dhurova ish pedagogjikasit Faslli Myrtollari librin “Hijezim i bukur”
dhe nxitova për në shtëpi për të vazhduar leximin e librit pë të cilin shkrova
më lartë. Një telefonat nga shoku e miku im Kujtim Brahimaj më shkundi nga
mendimet dhe mbresat e leximit të librit.
Alo!... Bahkim jam me profesor Mareglen Panda, do vish ta
takosh.
-Nuk vonohem, jam aty për pak minuta.
Fal biçikletës të cilën e mësova që në vitin ’70 në qytetin
e Fierit së bashku me shokët e mi me biçkletat që jepeshin me qira për 15
minuta u gjenda në Tiranë të Re, te qendra Universitare “Kristal”. Në tavolinë
profesor Mareglenin e gjeta të shoqëruar nga bashkëshortja Xhulja dhe shoku im
Kujtimi Brahimaj që shoqërohej nga bashkëshortja e tij Zenepja.

Bashkim Saliasi, Mareglen dhe Xhuljana Panda, Zenepe dhe
Kujtim Brahimaj
Me professor Mareglenin zhvillova një bisedë tepër
interesante ku ai nëpërmjet episodeve që tregonte nga jeta e veprimtaria e tij
pranë shkollës pedagogjike na ktheu në kohë dhe kujtesa filloj të riprodhojë
kujtime që deri tani kanë qendruar të fshehura dhe të heshtura.
Kujtimet po nuk i ngacmove fashiten në procesin e harresës,
por ama kur fillon ti cytësh ato shpërthejnë si vullkan. Qendruam jo pak me
profesorin, por rreth dy orë dhe e lam që pasi të kthehet nga Fiery të takohemi
përsëri të pimë një kafe dhe unë ti dhuroj dy librat e mi “Pylli me lisa” dhe
“Një buqet me poezi” të cilat në takimin e zhvilluar në Fier nuk pata mundësi t’ia
dhuroj sepse më doli nga mendja dhe plotësova të gjithë shokët e mi që ishin të
pranishëm në këtë event…
Në mbyllje të këtij reportazhi uroj gjithë ish maturantët
pedagogjikas të maturave ’73-’78 jetë e shëndet të mirë dhe kalofshi moshën e
pensionit sa më gjatë dhe me nipër e mbesa të lumtur dhe të gëzuar.
Bashkim Saliasi 
Tiranë, 29.10.2022

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










