Kulturë
Tahir Bezhani: Libri 'Me Ali Podrimjen' një përmendore në memorien e kohës sonë
E marte, 18.10.2022, 06:40 PM
Nga këndi i kulturës: Përurim i dinjitetshëm i librit “Me Ali Podrimën” nga autori Iliaz Bobaj
LIBRI “ ME ALI
PODRIMJEN” NJË PËRMENDORE NË MEMORIEN E KOHËS SONË
Nga
Tahir Bezhani
Moment
nga fillimi i përurimit të librit ““Me Ali Podrimjen” në Gjakovë
Sot
në Gjakovë, 17.10.2022 në vazhdën e aktiviteteve të pandalshme të Klubit
letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, në sallën “Teki Dervishi” të
bibliotekës së qytetit Gjakovës, ”Ibrahim Rugova”, u përurua libri i autorit
Iliaz Bobaj, “Me Ali Podrimën”.
Me
pjesëmarrjen e një numri të madh të
dashamirëve të fjalës së shkruar
moderimin e përurimit të këtij aktiviteti, e drejtoi poeti e krijuesi i
mirënjohur, z. Engjëll Berisha, i cili në fillim të hapjes së këtij eventi
kulturorë, vlerësoi lartë punën e krijimtarisë së autorit, z. Bobaj, si krijues
brilant dhe përkthyes i spikatur nga greqishtja në shqip dhe anasjelltas.
Posaçërisht vuri në dukje miqësinë mes poetëve Podrimja e Bobaj një kohë të
gjatë, respektin dhe dashamirësinë e posaçme të z. Bobaj për krijuesit
gjakovarë dhe kulturën e këtij qyteti historik në përgjithësi .
Pamje
gjatë përurimit të librit “Me Ali Podrimjen” në Gjakovë
Pas
fjalës hyrëse të zotëri Engjëll Berisha,
fjalën e mori kryetari i Klubit Letrarë “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës
z. Muharrem Kurti, i cili në cilësinë e redaktorit të librit “Me Ali
Podrimjen”, i bëri një vështrim të gjerë duke cekur elementet qenësore që i
japin peshë të veçantë librit dhe autorit.
Fjala
e redaktorit të librit, z. Muharrem Kurti, njëherit edhe sponsorizues i librit
“Me Ali Podrimjen”
Kurti
në vazhdim ceki kohën e gjatë të miqësisë së
dy krijuesve, (Podrimja- Bobaj), dhe kontributet e tyre historike e me peshë për letërsinë shqipe, respektin e
z. Bobaj për Gjakovën dhe krijuesit letrarë. Me një ndjeshmëri të theksuar z. Kurti hapur
foli se gjitha këto merita vlerësuese që
dalin nga libri, por edhe nga marrëdhëniet miqësore mes z. Bobaj dhe të ndjerit
Ali Podrimja, është e çuditshme se si pushteti lokal i Gjakovës, nuk pranoi
sponzorizimin e botimit të këtij libri me peshë!... Ose, së paku, të ishte
dikush nga zyrtarët e Drejtorisë për kulturë, për ta përshëndetur autorin e
këtij libri, z. Iliaz Bobaj, i cili ka reputacion ndërkombëtarë. Këto raporte mes zyrtarëve
komunal dhe letrarëve të Klubit ”Gjon
Nikollë Kazazi” të Gjakovës, japin shenja sikur se diçka nuk është në nivelin e
duhur, siç ishte dikur. E psenë nuk e dimë, por dëshirojmë që pushteti lokal të
respektoi krijuesit e vet ashtu siç i ka hije
dhe se respekti reciprok qeveri-krijues-kulturë, është i patjetërsueshëm
që gjërat mos të marrin konotacione tjera, përgojime rrugësh e kafiterive.....
Në
vijim të këtij përurimi ceremonial, në dhjetëvjetorin e ikjes nga kjo botë e poetit të madh, Ali Podrimja, fjalën e mori
njëri ndër krijuesit më të vjetër e kontributëdhënës, z. Agim Byci, recensent i
librit “Me Ali Podrimjen”. Krijuesi i mirënjohur dhe poligloti gjakovar, z.
Byci, foli për peshën dhe rëndësinë e librit në fjalë, për krijuesin z. Iliaz
Bobaj, i cili që disa vite është bërë pjesë e përbashkët e krijuesve të këtij
qyteti, duke dhënë çdo gjë nga vetja përmes krijimit dhe përkthimit në gjuhën
greke.
Poetja
e njohur nga Tropoja, z. Zyra Ahmetaj, e cila me gjithë mundin për të qenë
pjesë e këtij eventi kulturo-letrarë, zgjoi kureshtjen e të pranishmëve me
fjalën e saj plot emocione, duke vlerësuar lartë autorin Bobaj, si mik të saj e gjithë Tropojës . Për fjalët e ngrohta, poetja Zyra
Ahmetaj, u duartrokit disa herë nga të pranishmit.
Poetja
tropojane, Zyra Ahmetaj..
Pjesë
e vështruese e librit të z. Bobaj, “Me Ali Podrimjen” ishte edhe autori i
këtyre rreshtave, i cili theksoi disa veçori karakteristike të librit,
duke “shëtitur” në etapa historike të
kohës së zbrastësisë së kontakteve vëllazërore mes një populli, ku censurat e
politikës moniste, kishin filluar të krijonin “dy letërsi” brenda një kombi
vëlla. Impresionet e mbjellura kohore të autori Bobaj, shprehur në librin “Me
Ali Podrimjen”, padyshim se prekin palcën e ashtit krijues ku mund të formohet
edhe bërthama krijuese mu në mesin e
asaj errësirë të egër. Padyshim se z.
Iliaz Bobaj, në librin “Me Ali Podrimjen” paraqet gjithë fuqinë shpirtërore,
plagë të kohës që nuk harrohen kurrë. Gjitha thëniet e autorit në libër, janë
një peshë vuajtje por edhe krenarie që i erdhi koha për të lënë në trashëgimi
të kaluarën dhe të tanishmen, lidhur me një rrëfanë për brezat në vijim.
Fjala
përshëndetëse e autorit të librit, “Me Ali Podrimën” z. Iliaz Bobaj
Në
fjalën përshëndetëse, z. Iliaz Bobaj, të pranishmëve u foli gjatë për kohën kur
u njohën me Ali Podrimjen, punët e përbashkëta, kontributet e jashtëzakonshme
nëpër takimet letrare nëpër qytete të
Evropës, ku zëri i Aliut ishte zëri i kombit. Ai ishte ambasador i kohës
të cilës i dha shpirt. Ai ishte i palëkundur, i pa luhatur deri në thellësi
shpirtërore për çështjen e Kosovës.
Pastaj ceki vlerat dhe kontributin historik të Klubit letrarë “Gjon Nikollë
Kazazi” të Gjakovës, dhe merita tjera të
padiskutueshme duke thënë se “është
Klubi letrarë më i miri në gjitha trojet shqiptare, dhe se, meriton respektin e gjithë krijuesve të
kudondodhur”.
Kultura
kombëtare është mbi të gjitha, ajo që nuk vdes kurrë, mbetët kontribut dhe
dëshmi e kohëve, ndërsa politikat, ndryshojnë, ikin me bëmat e tyre-tha zotëri
Bobaj. Ali Podrimja, kurrë nuk dëshirojë të më thirrë në emër, Iliaz, por,
gjithmonë më thoshte “vëlla....” për çdo komunikim që bënim rreth krijimtarisë.
Për
fjalët e ngrohta, emocionuese për mikun e tij dhe për qytetarët e Gjakovës,
publiku prezent në sallë, disa herë ndërpreu fjalën z. Bobaj nga
duartrokitjet që tregonin respektin e
veçant ndaj z. Iliaz Bobaj..
Përurimi
i librit “Me Ali Podrimjen,” nga autori Iliaz Bobaj, do mbetët në kujtesë të
gjatë nga dashamirët e fjalës së shkruar në Gjakovë.
Tahir Bezhani
Gjakovë
17.10.2022