Mendime
Florim Zeqa: Një muaj ADN, një mijë drita shprese për qytetarët e Kosovës
E marte, 04.10.2022, 06:33 PM
Një muaj ADN, një mijë drita shprese për qytetarët e Kosovës
Shkruan:
Florim Zeqa
Kontributi
për vendlindjen dhe bashkatdhetarët duhet të jetë i pandalshëm dhe i
përhershëm, me dashuri të pastër dhe pa asnjë llojë interesi personal siq e
ndjejnë prindërit për fëmijët e tyre dhe anasjelltas. Dashuria prindërore dhe
dashuria ndaj shtetit janë të shenjta të bekuara nga Zoti.
ADN shënon fillimin e
një epoke të re
Një
muaj jetë për një nismë të re janë pak, por mbështetja e kësaj nisme nga mijëra
bashkatdhetarë në Kosovë dhe Diasporë janë mijëra drita shprese për qytetarët e
mashtruar dhe tradhëtuar në vijimësi nga klasa aktuale politike.
Falë
transparencës dhe sinqeritetit të nismës së re, qytetarët e thyer shpirtërisht
nga mashtrimet kanë filluar ta ndjejnë aromën e ndryshimit, ndryshim të cilin
do ta bëjnë vet qytetarët duke e zgjedhur ADN-në e pastër si loti, të kthjellët
si uji që del nga burimi, por të ndjeshme si kristali, e cila nuk i lejon
mashtruesit as t’i afrohen, e lërë më të bëhen pjesë e saj.
Në
ADN do të ketë vend për të gjithë atdhetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë,
të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e përbashkët në shtetin e
Kosovës, pa llogaritur në asnjë interes personal apo privilegj nga shteti.
ADN
do të garantoj të drejta dhe barazi qytetare; barazi në sistemin e drejtësisë,
barazi në shkollim dhe punësim, barazi në tenderim, barazi në investime për
bashkatdhetarët dhe barazi në çdo aspekt të jetës shoqërore dhe politike të
vendit tonë.
Mirëpo,
në asnjë rrethanë, në ADN nuk do të ketë vend për pseudopatriotët dhe
pseudovlerat njerëzore që paraqiten si engjuj, por në anën tjetër e luajnë
lojën e djallit!
Nga vjen motivi për
ndryshim?
Motivimi
im për të kontribuar për shtetin dhe bashkatdhetarët është krejtësisht i
thjeshtë dhe i natyrshëm, rrjedhë nga dashuria e pakufijshme ndaj atdheut dhe
qytetarëve të vendit tim.
Qëllimi
i nismës time të fundit për themelimin e Alternativës Demokratike për Ndryshim
(ADN) nuk ka të bëjë asgjë me personale, por ka të bëjë më unifikimin e të
gjitha forcave progresive të vendit tonë për t’i dhënë fund keq-qeverisjes dhe
antivlerave, pabarazisë qytetare, denigrimit social si dhe për ta ndalur
zbrazjen në heshtje të Kosovës.
Sa
herë që kam ndërmarrë iniciativa nuk e kam vu veten në plan të parë, çdo herë
ju kam dhënë përparësi të tjerëve, duke ju thënë, nga ky moment kjo iniciativë
nuk është më e imja por e juaja, ju duhet ta çoni para dhe ta realizoni, siq
ishte, shëmbull ta marrim iniciativa ime e muajit Prill 1998 në Itali për
dërgimin e Peticionit ish ministrit të punëve të jashtme të Italisë, z.
Lamberto Dini, i cili asokohe me të gjitha mjetet dhe format e ndihmonte
regjimin shtypës të Millosheviçit në Kosovë.
Edhe
pse iniciativa ishte e imja, të tjerët e kanë realizuar dhe kjo më bën të
ndjehem krenar, edhe pse askund nuk përmendet emri im në Peticion, kjo akoma më
shumë më bën të ndjehem krenar, për shkak se mua më kënaqin punët e mira dhe
sukseset e përbashkëta e jo ato personale për të bërë emër, për shkak se
asnjëherë në jetën time nuk kam punuar që të bëjë emër për veti, por për të
bërë punë të mira për vendin dhe bashkatdhetarët.
Kthimi ynë ka pak vlerë
pa gjeneratën e re
Nga
Kosova janë duke u larguar të gjithë të rinjët dhe jo vetëm. Familje të tëra
janë duke e braktisur vendin. Janë duke mbetur shtëpitë pa të rinjë vetëm në
pleq. Lagjet dhe fshatrat po varfërohen, shkollat janë duke mbetur pa nxënës,
fakultetet pa student, qytetet pa gjallërinë e tyre!
Po
qajnë nënat, po qanë Kosova për bijtë e saj! Qytete dhe fshatra po shkretohen
pa të rinjët dhe të rejat, të cilët ndoshta më asnjëherë nuk do të kthehen në
truallin e tyre!
Situata
e krijuar është edhe më e rëndë dhe e pashpresë sesa në vitet e ’90-ta, për
shkak se të rinjët e kësaj kohe do të treten dhe tjetërsohen në vende të huaja.
Përderisa
emigrimet e viteve të ’90-ta ish produkt i politikës shtypëse të Millosheviçit
ndaj shqiptarëve, emigrimet e viteve të paspavarësisë e deri në ditët e sotme
janë produkt i klasës së papërgjegjshme politike shqiptare, e cila ua theu të
gjitha shpresat të rinjëve në vendin e tyre të shenjtë-Kosovën Dardane!
Ne
të rinjët e emigruar përgjatë viteve të ’80-ta dhe ’90-ta, tani jemi duke hyrë
në moshën e pleqërisë, ëndërra për kthim në atdhe na vlon si vullkan në
shpirtin tonë, por kthimi ynë ka pak vlerë pa gjeneratën e re!
Më
vlerë për Kosovën kanë 100 të rinjë sesa 100 mijë pleq të kthyer nga mërgimi!
Ndalja
e emigrimit dhe ndryshimi janë të mundura vetëm me bashkimin e pjesës së
shëndoshë dhe të guximshme intelektuale, me bashkimin e kuadrove të afta dhe
profesionale, me bashkimin e aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të
çështjes kombëtare në ADN.
Andaj
mos hezitoni, është momenti i fundit t’i ndalim në Kosovë ata pak të rinjë që
kanë mbetur për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjtë. Ata që e
respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me
vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!