E diele, 10.11.2024, 06:05 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: 31 Maji - Dita Ndërkombëtare Pa Duhan (2)

E shtune, 07.05.2022, 07:53 PM


31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT

2

Nga Lutfi ALIA

Kanë kaluar 530 vite nga dita kur duhanin e sollën në Europë si trofe nga kontinenti i ri i porsa zbuluar dhe tymi i duhanit vazhdon të dëmtojë shëndetin e duhanxhinjëve. Tufa e vogël e gjetheve të thata të tabakos e tymosur nga përdoruesit, ndoqi të gjitha rrugët legale dhe ilegale të përhapjes,duke i joshur dhe magjepsur njeri pas tjetrit përdoruesit, aq sa aktualisht duhani e ka pushtuar botën dhe tabagismi është shndërruar në një pandemi sociale, është bërë një e keqe e globalizuar.

Në të gjitha tipat e konfeksionit të duhanit, prodhuesit shkruajnë se cigaret, apo konfeksioni me duhan të grirë dhe në formën snus, përmbajnë nikotinë dhe katram, kështu përdoruesit sugjestionohen se vetëm këto të dyja janë substancat përbërëse, ndërsa në fakt janë mbi 4700 substanca që çlirohen gjatë djegies pa flakë,me temperatura që arrijnë nga 800° deri në 880°, ndërsa një pjesë e tyre çlirohen kur cigarja fiket. Në pjesën që digjet në cigaret, në purot (sigare), në llullë dhe me nargjile, çlirohet tym me përmbajtje substancash gazozedhe korpuskulare, me efekte toksike, irituese, alergene, inflamatore dhe me efekte droge, ndërsa 75 prej tyre kanë veprim kancerogen. Kjo mori substancash edëmtojnë shëndetine duhanxhinjëve duke zhvilluar neoplazi (tumore), sëmundje të zemrës dhe të vazave të gjakut, të aparateve të frymëmarrjes dhe të tretjes, lëndojnë trurin, gjëndërrat endokrine, lendojnë nënën shtatëzënë dhe foshnjen.

Tymi i duhanit është aerosol i formuar nga përzierja e substancave gazore dhe korpuskulare të çliruara nga djegia pa flakë e duhanit. Ndërmjet këtyre substancave dëmtuese, më e veçanta për efektet në organizmin e duhanxhiutështë nikotina që shkakton dipendencën, por shëndetin e duhanxhiut e dëmtojnë dhe shumë të tjera si katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni, nitrosamina, fenoli, monooksidi i karbonit, formaldehidi, radikalet e lira, oksidi i azotit, arseniku, derviate cianuri, polonium, kadmium, metanol, butanol, aceton, amoniak, plumb, acid sulfurik, DDT, pluhura të imët (PM2,5 dhe 10) etj. Kjo mori substancash është në përbërje të tymit që thithin duhanxhinjtë, por dhe në tymin që nxjerrin dhe që thithet nga personat e tjerë të pranishëm në mjedisin ku tymoset duhani – tymi pasiv.Shija specifike që provojnë duhanxhinjtë, krijohet nga nikotina dhe nga lëndët shtesë dhe aromatiketë përdorura nga industria e duhanit, për kompaktësimin e duhanit të grirë në cigaret, por këto lëndë shtesë, gjatë djegies prodhojne shumë substanca toksike, sidomos katramin, ndërsa letra që mbështjellë cigaren, gjatë djegies prodhon blozën, që thithet dhe depozitohet në mushkëri.

NIKOTINA

Nikotina është substancë organike, e sintetizuar në rrënjët e bimës të duhanit dhe e shpërndarë në të gjitha pjesët e saj, por me përqëndrimin më të lartë në gjethet, ku përbën 0, 3 – 5 % të peshës të gjetheve të thata. Një cigare e zakonëshme përmbanë 7, 5 – 10 mg nikotinë.Gjatë thithjes të tymit të prodhuar nga djegia pa flakë e një cigare, duhanxhiu merr 2 mg nikotinë. Duke studiuar nikotinëntë markuar me elemente radiaktive, është konfirmuar se gjatë thithjes të tymit të duhanit (cigare, puro, llullë, nargjile), organizmi përthith 95 % të sasisë

të nikotinës, ndërsa në duhanin snus që përtypet, përthithet rreth 50 % e sasisë së nikotinës.

Cigaret Slim të quajtura të “lehta” përmbajnë më pak se 5 mg nikotinë, por gjatë tymosjes të këtyre cigareve përthithet 95 % e nikotinës që çlirohet, andaj këto cigare kanë efekt të fuqishëm dipendence.

Në gjendje lëngu të pastër, nikotina është pa ngjyrë, ndërsa në kontakt me ajrin dhe gjatë djegies të duhanit merr ngjyrë kafe të verdhë, kësisoj depozitohet në filtrin e cigareve, në buzët dhe në gishtat e duhanxhiut dhe krijon shijen e tymit të duhanit të thithur.

Molekula e nikotinës është kirale e formës enantiomerit - S e pranishme në gjethet e duhanit, e cila e çliruar gjatë tymosjes lidhet me receptorët nikotinikë të acetilkolinës në sinapset e nervave, ndërsa enantionomeri R (+), ushtron veprim anatagonist me receptorët kolinergjikë.

Nikotina është izoluar në gjëndje të pastër nga disa kimista, kështu në vitin 1807 e nxorri nga gjethet e duhanit Gaspare Cerioli; në vitin 1809 Louis Nicolas Vaquelin; ndërsa në vitin 1828 Karl Ludwig Reimann dhe Wilhelm Heinrich Pooselt, të dy kanë meritën se verifikuan efektin toksik të nikotinës në kafshët eksperi-mentale. Formula kimike e nikotinës (C10H14N2) u verifikua në vitin 1843 nga Adolf Pinner, ndërsa sinteza kimike e nikotinës u arrijt nga Amé Jules Pictet në vitin 1904. Nikotina e nxjerrë nga gjethet e duhanit, ka vetinë të përzihet me ujin dhe tretet në solventa organikë. Kur oksidohet shndërrohet në nikotrina, ndërsa acidi nitrik, ose permanganati e oksidojnë duke e transformuar në acid nikotinik.

Kur tymoset duhani, pjesa më e madhe e nikotinës shpërndahet në ajër, ndërsa në mushkëri arrinë 20 % e sasisë të çliruar. Tymosja me llullë prodhon më shumë nikotinë se sa cigaria. Sa më i fortë zjarri në pjesën e duhanit që digjet, aq më shumë nikotinë hynë në rrugët e frymëmarrjes dhe sa më shpesh të thithet cigarja, aq më shumë nikotinë merret nga duhanxhiu.

Nikotina e pranishme në tymin e duhanit përthithet me lehtësi nga mukoza e gojës, e hundës, e trakesë, e bronkeve dhe nga kapilarët e alveolave të mushkërive dhe pasi thithet hynë në gjakun qarkullues dhe brenda 10 sekondave arrinë trurin, mëlçinë, gjëndërrat mbishkore dhe rikthehet përsëri në mushkëri. Pasi qarkullon dhe lëndon qelizat e këtyre organeve, nikotina shpërbehet në mëlçi dheeleminohet me veshkat në formë kotinine, ndërsa mushkëritë e eleminojnë me gëlbazën, që merr ngjyrë të verdhë të pistë.

Nikotina pasi përthithet nga oragnet e shumta, i nënshtrohet proçeseve metabolike duke e transformuar në kotinina, e cila për 48 orë është e pranishme në gjakun qarkullues.Kotinina përthithet lehtë dhe depozitohet në pështymë, në flokët, në tëmth, në urinë e në qumështin e gjirit të nënave, që ia japin dhe foshnjeve. Kotinina eleminohet 10 herë më shpejt se nikotina dhe kjo ngathtësi e nikotinës favorizon prodhimin e vazhdueshëm të kotininës. Organizmit të duhanxhiut i duhen dy orë kohë, që të përgjysmoi përqëndrimin në gjak të nikotinës dhe ky është një ndër faktorët,që duhanxhiu bëhet prè e një dipendencë të vërtetë, e shprehurme rritjen e dëshirëssë vazhdueshme dhe të papërmbajtur të tymosi një cingare tjetër, pra kësisoj rrit dhe e mban konstant përqëndrimin e nikotinës në gjak dhe “shijon” efektet dorguese.

Tymosja e duhanit fillimisht krijon ndjenja stimulimi dhe euforie të përkohëshme, më pas ka efekt rilaksues dhe anksiolitik (një formë autokontrolli), të shoqëruara me një kompleks shenjash që shprehin efektet dëmtuese në organet si ndjenjën e djegies dhe erës së keqe në hundë, dhimbje koke, kollë me gëlbazë, djegie stomaku, shpejtim i rrahjeve të zemrës etj. Pikërisht, për këto efekte bifazike duhanxhinjtë tymosin njëra pas tjetrës cigaret, për të marrë sasinë e nikotinës qëi krijon kënaqësinë dhe pëlqyshmërinë për duhanin. Një subjekt që tymos 20 cigare në ditë, thith dhe grumbullon në gjak mbi 400 mg nikotinë në një javë.Në se kjo sasi nikotine do t’i injektohej në një dozë të vetme njeriut, do të shkaktonte vdekje të menjëherëshme.

Përqëndrimi në doza të larta i nikotinës në gjak shprehet me efekte droge dheefekte toksike në organet.

NIKOTINA ËSHTËSUBSTANCË PSIKOAKTIVE, QË KRIJON DIPENDENCË

Ndonëse efekti drogë i nikotinës njihej prej shumë kohësh, drejtuesit dhe specialistët e industrisë të duhanitt e mbajtën të fshehur dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit XX, u njoh zyrtarisht efekti drogë, i shprehur me fuqinë e madhe të krijojë dipendencë farmakologjike dhe psikofizike, ashtu si u treguan efektet negative të tymit të duhanit (tabagismi), me të gjitha efektet mbi shëndetin dhe jetën e përdoruesve, deri në ndikimin e përbërësve me efekte kancerogene.

Opinioni publik mendon se dipendenca krijohet vetëm nga drogat e mëdha (heroina, kokaina, morfina, marijuana, kanabis, ekstatsis etj), ndërsa në fakt në këtë grup substancash përfshihet dhe nikotina, një dogë e lehtë, por me fuqi më të madhe të krijoi dipendencë sesa drogat e mëdha dhe ky është motivi kryesor, që duhanxhinjtë nuk arrijnë të ndërpresin tymosjen, ose e ndëpresin me shumë vështirësi.Jo vetëm kjo, por duhani

krijon dhe nje kompleks dëmtimesh organore, një pjesë e madhe e tyre të pakthyeshme, si ateroskleroza, ashtu

ndikon dhe në zhvillimin e ndërlikime të rënda si infarkti i miokardit, iktusi i trurit etj.

Nikotina është një alkaloid, që krijon dipendencë farmakologjike, psiqike dhe fizike, pra është drogë me të

gjitha efektet, stimuluese, eksituese dhe hypnotike (krijon alteracione fizike dhe psikike, svenitje dhe trullosje

mendor), krijon ndjenjën e kënaqësisë,shkakton ndryshime kalimtare psikofiziologjike të duhanxhinjëve.

Dipendenca nga nikotina shkaktohet nga aftësia që ka kjo substancë të shtojë sekretimin e neurotransme-tuesve, që ndikojnë në rregullimin e humorit dhe të sjelljes shoqërore të individëve.

Dipendenca farmakologjike

Nga çasti që hynë në gjakun qarkullues, nikotina përhapet me shpejtësi të madhe nëpër organe dhe brenda 10 sekondave arrinë në tru, ku përhapet nëpërmjet barrierës hematoenecefalike dy herë më shpejt se sa heroina. Në tru, nikotina depozitohet në receptorët nikotinikë të bërthamës amigdale, që është ajo pjesë e trurit që rregullon emocionet. Receptorët nikotinikë ndodhen në fibrat presinaptike të neuroneve dopaminergjikë, kësisoj provokohet çlirimi i dopaminës, e cila krijon ndjenjat e kënaqësisë të njejtë me atë që shkakton kokaina dhe heroina.

Dipendenca farmakologjike shprehet me dëshirën intensive e të papërmbajtur të tymoset duhani për të marrë nikotinën me efektet psikotrope. Pra nikotina krijon një mëkanizëm biologjik me ndikim në sistemin dopaminergjik dhe serotoninergjik, që krijojnë ndjenjën e kënaqësisë, të pëlqyshmërisë, me një dëshirë dhe lakmi të tepruar për të tymosur duhanin. Në këto rrethana, nikotinomania shprehet menikotinodipendencën dhe me efekte toksike në organizmin e duhanxhiut (toksikomania dhe toksicitieti).

Duhanxhinjtë që tymosin shumë duhanin, kanë koncentrime të larta të nikotinës, e cila i bllokon receptorët nikotinikë të acetilkolinës, duke shkaktuar paraliza të muskujve të skeletit, madje dhe të muskujve respiratorë, çka shprehet me vështirësi në frymëmarrje.

Dipendenca psiqike

Nikotina, kur kontakton receptorat nikotinikë, nxit çlirimin e substancave psikotrope, të cilat veprojnë aktivisht në funksionet psiqike të duhanxhiut, kështu dopamina që është mesazher kimik i neuroneve të trurit, krijon ndjenjat e kënaqësisë, të pëlqyeshmërisë dhe një formë gëzimi ndaj tymosjes të duhanit, e shprehur duke vështruar davaritjen e shtëllungave të tymit. Gjithashtu, dopamina rrit humorin, ngadalëson proçeset e vendim-marrjes, por provokon dhe çrregullime psiqike. Nikotina aktivizon dhe rrugën mesolimbike, që është qarku i brendshëm i trurit, që rregullon ndjenjë e e euforisë, një aspekt i veçantë që shprehin duhanxhinjtë. Gjithashtu, nxit çlirimin e norepinefrinës që pakëson oreksin dhe vepron si stimulues, shton prodhimin e endorfinave, të cilat krijojnë një relaksim të lehta dhe ulje të gjëndjes të ankthit, shton sekretimin e acetilkolinës, e cila ushtron efekte të forta stimuluese, ashtu shton dhe sekretimin e serotoninës, që rregullon humorin dhe pakëson oreksin.

Kur tymos pak cigare, duhanxhiu merr nikotinë me doza vogla, e cila nxit çlirimin e dopaminës dhe të neurotransmetuesve të tjerë si të serotoninës, vasopresinës, adrenalinës, substanca që veprojnë duke i ngushtuar arteriolat dhe arteriet, çka ndërlikohet me rritjen e presionit të gjakut. Nikotina në doza të vogla ka efekte stimuluese: shton lehtësisht të rrahurat e zemrës dhe rrit presionin e gjakut, shkakton djersitje të lehtë, për një çast rrit përqëndrimin e vëmendjes, shton intensitetin e metabolizmit, largon ndjenjën e urisë dhe pakëson efektin e stresit. Kjo situatë është e pëlqyeshme dhe e pranueshme nga duhanxhinjtë, andaj vazhdojnë të tymosin cigare të tjera, kësisoj shtojnë marrjen e nikotinës e cila përthithet dhe shtohet në gjak dhe duke rritur koncentrimin, shton veprimin mbi receptorët nikotinikë të trurit, kësisoj gjeneron dipendencën.

Subjektet që tymosin 20 cigare në ditë dhe me shumë, ato që tymosin me llullë etj, marrin doza më të mëdha nikotine, e cila i përmbyt dhe i bllokon receptorët e sinapseve nervore, për pasojë krijohen efekte të kundërta, ngadalësohet, ose bllokohet kalimi i impulseve nervore në sinapset, çka shprehet me rënie të presionit të gjakut, uljen e stresit, zgjerohen arteriolat dhe të arteriet (ulet presioni i gjakut), shfaqen çrregullime të ritmit të zemrës (aritmitë), duhanxhiu është i përgjumur, ka dhimbje koke dhe dalje diarreike të shpeshta. Si shihet, nikotina është substancë stupefaçente, andaj duhanxhinjtë zhvillojnë dipendencë psikike, njëlloj si dipendenca e krijuar nga heroina dhe kokaina.

Dipendenca fizike

Është gjendje e krijuar nga përdorimi kronik i duhanit dhe kur nikotina i kapërcen nivelet e tolerancës, duke provokuar shenja fizike të papëlqyeshme, sidomos kur tentohet të pakësohet tymosja, çka e nxit duhanxhiun të vazhdoi tymosjen e duhanit, për të mos kaluar në sindromën e astinencës. Ashtu si toleranca krijon modalitetet nëpërmjet të cilave trupi i duhanxhiut përshtatet ndaj pranisë kronike të nikotinës, kur pakësohet përqëndrimi (ndër ata që pakësojnë tymosjen), organizmi vepron me reaksione ndaj uljes të përqëndrimit të nikotinës, kështu në tru pakësohet dopamina, ulen ndjenjat e kënaqësisë dhe të euforisë sepse prodhohet më

pak dopaminë, në tru inaktivizohen receptorët dopaminergjikë.

Duhanxhinjtë me dipendencë fizike nuk arrijnë të dallojnë shenjat e pëlqyeshme nga ato të papëlqyeshmet, kështu p. sh dhe pse qelbin erë duhani, nuk e vlerësojnë këtë gjendje dhe vazhdojnë të tymosin.

Sipas neuropsikoanalistëve, psiqika si prodhim i trurit, është dhe pjesë fizike e trupit, andaj e favorizon dhe

dipendencën fizike ndaj nikotinës.

Dipendenca psikologjike

Një ndikim të madh në forcimin e lidhjes të duhanxhinjëve me tymosjen e duhanit ka dipendenca psikolo-

gjike, që është shprehje e kulturës dhe e edukatës familjare dhe shoqërore, sidomos e mangesive në edukimin e nxënësve në shkollat. Shpesh, tymosja e duhanit fillon në mosha të reja, si imitim i prindërve duhanxhinjë, ose si një sjellje shoqërore për t’u prezantuar i “burrëruar”, si një gjest ekstravagant, por shpejt këta individa i nënshtrohen efektit anfetaminik të nikotinës, i shprehur me ndjesitë për të krijuar një performansë ndaj lòdhjes, ngarkesës fizike dhe mendore në punë, për të ulur efektin e streseve etj. Shpesh në jetën e përditëshme ndeshemi me veprime që justifikojnë dhe nxisin tymosjen e duhanit si p. sh “po e ndez një cigare para se të filloj punën”, ose “u lodha, po ndez një cigare”, “ta djegim nga një cigare në shoqëri në kafene” etj, të cilat shprehin pikërisht dipendencën farmakologjike dhe psikologjike të duhanxhiut.

Tymosja e vazhdueshme e duhanit (20 cigare në ditë), e shprehur me rritjen e përqëndrimit të nikotinës, ndikon që receptorët nikotinikë të mësohen dhe ta pëlqejnë nikotinën, sepse mediatorët neurotransmeues që çlirohen në çastet fillestare të tymosjes, krijojnë një rritje të vemendjes, duhanxhiu ka përshtypjen se ndjehet më mirë fizikisht dhe intelektualisht, madje ndjen pakësimin e gjëndjes të ankthit. Por me që nikotina vepron për kohë të shkurtër, me pakësimin e nikotinës, çduken dhe këto efekte, andaj duhanxhiu ka dëshirën te ndezi dhe të tymosi cigaren e dytë dhe të tjerat në vazhdim, kështu shtohet përqëndrimi i nikotinës, krijohet situata për zhvillimin e dipendencës fizike dhe psikologjike ndaj nikotinës, të cilat zhvillohen të dyja së bashku.

Abstinenca ndaj nikotinës

Nërprerja e menjaherëshme e tymosjes ë duhanit në duhanxhinjtë me dipendencë farmakologjike, psiqike dhe psikologjiko-fizike ndaj nikotinës, shkakton krizën e dipendencës e shprehur me një kompleks shenjash në fakt të lehta, si gjendje boshllëku, nervozizmi, iritabilitet, bulemia (hanë shumë), kanë shenja fizike të papëlqyeshme si dhimbje (e muskujve, e shpinës, e këmbëve, e duarve), të përziera, dridhje e duarve dhe e të trupitdhekapsllëk. Kulmi i shprehjes të këtyre shenjave arrihet 48 – 72 orë pas ndërprerjes të duhanit. Normalisht, organizmit të njeriut i duhen mbi tre javë, që të dizintoksikohet nga nikotina, çka sugjeron se ndërprerja e tymosjes të duhanit duhet të kryhet gradualisht, me pakësimin e numërit të cigareve nga dita në ditë dhe në mënyrë progresive, deri në ndërprerjen e plotë, që të çlirohet nga dipendenca.

Prova praktike për vlerësimin e nivelit të dipendencës nga nikotina

Testi praktik për të vlerësuar dipendencën nga nikotina bazohet në pyetjen: “pasi zgjohesh në mëngjes, pas sa minuta e tymos cigaren e parë?” Në se duhanxhiu e ndez cigaren menjëherë pas zgjimit, tregon se ka dipendencë të fortë ndaj nikotinës.

Më i detajuar është testi Fragestrom, i bazuar në vlerësimin me pikë në graduatoren e aspekteve të tymosjes të duhanit. Në fakt, me këtë test vlerësohet vetëm dipendenca fizike, pra nuk jep asnjë të dhënë përsa i përket dipendencës psikologjike dhe psikofarmakologjike, sepse nuk përmbanë të dhëna për vlerat serike të nikotinës. Pavarësisht nga njëanshmëria e ketij testi, çdo duhanxhi mund ta përdori si sistem autovlerësimi për të njohur sa e ka shkallën e dipendencës nga nikotina.Parametrat e testit Fragestrom janë:

1. Sa minuta pas zgjimit tymos cigaren e parë?

- pas 5 minuta               3 pikë

- brenda  6 – 30 minuta        2 pikë

- brenda 31 – 60 minuta       1 pikë

- pas 1 ore                       0 pikë

2. A ndjen vështirësi të mos tymosish në mjediset ku ndalohet duhani?

Po               1 pikë

Jo                0 pikë

3. Cilën cigare mund të mos e tymosish?

- cigaren e parë në mëngjes   1 pikë

- çdo cigare gjatë ditës 0 pikë

4. Sa cigare tymos gjatë ditës?

më pak se 10 cigare               0 pikë

11 – 20 cigare                1 pikë

21 – 30 cigare               2 pikë

mbi 31 cigare                3 pikë

5. Tymos më shpesh cigare pas zgjimit dhe paradite, se sa në pjesën e dytë të ditës?

Po               1 pikë

Jo               0 pikë

6. Tymos dhe kur je i sëmurë me ndonjë sëmundje ?

Po               1 pikë

Jo               0 pikë

7. Sa nikotinë përmban cigaria që tymos ?

- më pak se 0, 8 mg      0 pikë

- nga 0, 8 – 1, 5 mg       1 pikë

- mbi 1, 5 mg       2 pikë

8. Tymin e duhanit e akoni në mushkëri?

Jo               0 pikë

Gjithmonë    2 pikë

Pas këtij anketimi, mblidhen pikët përfundimtare dhe në bazë të vlerave të tyre përcaktohet niveli i

dipendencës nga nikotina:

0 – 2 pikë   gradë e lehtë e dipendencës.

3 – 4 pikë   gradë e ulët e dipendencës.

5 – 6 pikë   gradë e mezatare dipendence.

7 – 8 pikë   gradë shumë e fortë dipendence.

Mbi 9 pikë        gradë shumë e fortë dipendence.

Edhe kur dipendenca është e lehtë, nuk duhet të nënvlehtësohet, sepse është dhe më e vështirë të eleminohet, ndërsa kur dipendenca është e fortë, duhanxhiu duhet të kërkoi ndihmën e mjekëve pneumologë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora