| E shtune, 07.05.2022, 08:53 PM |
31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT
2
Nga Lutfi ALIA
Kanë kaluar 530 vite nga
dita kur duhanin e sollën në Europë si trofe nga kontinenti i ri i porsa
zbuluar dhe tymi i duhanit vazhdon të dëmtojë shëndetin e duhanxhinjëve. Tufa e
vogël e gjetheve të thata të tabakos e tymosur nga përdoruesit, ndoqi të gjitha
rrugët legale dhe ilegale të përhapjes,duke i joshur dhe magjepsur njeri pas
tjetrit përdoruesit, aq sa aktualisht duhani e ka pushtuar botën dhe tabagismi është
shndërruar në një pandemi sociale, është bërë një e keqe e globalizuar.
Në të gjitha tipat e
konfeksionit të duhanit, prodhuesit shkruajnë se cigaret, apo konfeksioni me
duhan të grirë dhe në formën snus, përmbajnë nikotinë dhe katram, kështu
përdoruesit sugjestionohen se vetëm këto të dyja janë substancat përbërëse,
ndërsa në fakt janë mbi 4700 substanca që çlirohen gjatë djegies pa flakë,me
temperatura që arrijnë nga 800° deri në 880°, ndërsa një pjesë e tyre çlirohen
kur cigarja fiket. Në pjesën që digjet në cigaret, në purot (sigare), në llullë
dhe me nargjile, çlirohet tym me përmbajtje substancash gazozedhe korpuskulare,
me efekte toksike, irituese, alergene, inflamatore dhe me efekte droge, ndërsa
75 prej tyre kanë veprim kancerogen. Kjo mori substancash edëmtojnë shëndetine
duhanxhinjëve duke zhvilluar neoplazi (tumore), sëmundje të zemrës dhe të
vazave të gjakut, të aparateve të frymëmarrjes dhe të tretjes, lëndojnë trurin,
gjëndërrat endokrine, lendojnë nënën shtatëzënë dhe foshnjen.
Tymi i duhanit është aerosol i formuar nga përzierja e substancave gazore
dhe korpuskulare të çliruara nga djegia pa flakë e duhanit. Ndërmjet këtyre
substancave dëmtuese, më e veçanta për efektet në organizmin e duhanxhiutështë
nikotina që shkakton dipendencën, por shëndetin e duhanxhiut e dëmtojnë dhe
shumë të tjera si katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni,
nitrosamina, fenoli, monooksidi i karbonit, formaldehidi, radikalet e lira,
oksidi i azotit, arseniku, derviate cianuri, polonium, kadmium, metanol,
butanol, aceton, amoniak, plumb, acid sulfurik, DDT, pluhura të imët (PM2,5 dhe
10) etj. Kjo mori substancash është në përbërje të tymit që thithin
duhanxhinjtë, por dhe në tymin që nxjerrin dhe që thithet nga personat e tjerë
të pranishëm në mjedisin ku tymoset duhani – tymi pasiv.Shija
specifike që provojnë duhanxhinjtë, krijohet nga nikotina dhe nga lëndët shtesë
dhe aromatiketë përdorura nga industria e duhanit, për kompaktësimin e duhanit
të grirë në cigaret, por këto lëndë shtesë, gjatë djegies prodhojne shumë
substanca toksike, sidomos katramin, ndërsa letra që mbështjellë cigaren, gjatë
djegies prodhon blozën, që thithet dhe depozitohet në mushkëri.
NIKOTINA
Nikotina është substancë organike, e sintetizuar në rrënjët e bimës të
duhanit dhe e shpërndarë në të gjitha pjesët e saj, por me përqëndrimin më të
lartë në gjethet, ku përbën 0, 3 – 5 % të peshës të gjetheve të thata. Një
cigare e zakonëshme përmbanë 7, 5 – 10 mg nikotinë.Gjatë thithjes të tymit të prodhuar
nga djegia pa flakë e një cigare, duhanxhiu merr 2 mg nikotinë. Duke studiuar
nikotinëntë markuar me elemente radiaktive, është konfirmuar se gjatë thithjes
të tymit të duhanit (cigare, puro, llullë, nargjile), organizmi përthith 95 %
të sasisë
të nikotinës, ndërsa në duhanin snus që përtypet, përthithet rreth 50 % e
sasisë së nikotinës.
Cigaret Slim të quajtura të “lehta” përmbajnë më pak se 5 mg nikotinë, por
gjatë tymosjes të këtyre cigareve përthithet 95 % e nikotinës që çlirohet, andaj
këto cigare kanë efekt të fuqishëm dipendence.
Në gjendje lëngu të pastër,
nikotina është pa ngjyrë, ndërsa në kontakt me ajrin dhe gjatë djegies të
duhanit merr ngjyrë kafe të verdhë, kësisoj depozitohet në filtrin e cigareve,
në buzët dhe në gishtat e duhanxhiut dhe krijon shijen e tymit të duhanit të
thithur.
Molekula e nikotinës është kirale
e formës enantiomerit - S e pranishme në gjethet e duhanit, e cila e çliruar
gjatë tymosjes lidhet me receptorët nikotinikë të acetilkolinës në sinapset e
nervave, ndërsa enantionomeri R (+), ushtron veprim anatagonist me receptorët
kolinergjikë.
Nikotina është izoluar në gjëndje
të pastër nga disa kimista, kështu në vitin 1807 e nxorri nga gjethet e duhanit
Gaspare Cerioli; në vitin 1809 Louis Nicolas Vaquelin; ndërsa në vitin 1828
Karl Ludwig Reimann dhe Wilhelm Heinrich Pooselt, të dy kanë meritën se
verifikuan efektin toksik të nikotinës në kafshët eksperi-mentale. Formula
kimike e nikotinës (C10H14N2) u verifikua në
vitin 1843 nga Adolf Pinner, ndërsa sinteza kimike e nikotinës u arrijt nga Amé
Jules Pictet në vitin 1904. Nikotina e nxjerrë nga gjethet e duhanit, ka vetinë
të përzihet me ujin dhe tretet në solventa organikë. Kur oksidohet shndërrohet
në nikotrina, ndërsa acidi nitrik, ose permanganati e oksidojnë duke e
transformuar në acid nikotinik.
Kur tymoset duhani, pjesa më e
madhe e nikotinës shpërndahet në ajër, ndërsa në mushkëri arrinë 20 % e sasisë
të çliruar. Tymosja me llullë prodhon më shumë nikotinë se sa cigaria. Sa më i
fortë zjarri në pjesën e duhanit që digjet, aq më shumë nikotinë hynë në rrugët
e frymëmarrjes dhe sa më shpesh të thithet cigarja, aq më shumë nikotinë merret
nga duhanxhiu.
Nikotina e pranishme në tymin e
duhanit përthithet me lehtësi nga mukoza e gojës, e hundës, e trakesë, e
bronkeve dhe nga kapilarët e alveolave të mushkërive dhe pasi thithet hynë në
gjakun qarkullues dhe brenda 10 sekondave arrinë trurin, mëlçinë, gjëndërrat
mbishkore dhe rikthehet përsëri në mushkëri. Pasi qarkullon dhe lëndon qelizat
e këtyre organeve, nikotina shpërbehet në mëlçi dheeleminohet me veshkat në
formë kotinine, ndërsa mushkëritë e eleminojnë me gëlbazën, që merr ngjyrë të
verdhë të pistë.
Nikotina pasi përthithet nga
oragnet e shumta, i nënshtrohet proçeseve metabolike duke e transformuar në
kotinina, e cila për 48 orë është e pranishme në gjakun qarkullues.Kotinina përthithet
lehtë dhe depozitohet në pështymë, në flokët, në tëmth, në urinë e në qumështin
e gjirit të nënave, që ia japin dhe foshnjeve. Kotinina eleminohet 10 herë më
shpejt se nikotina dhe kjo ngathtësi e nikotinës favorizon prodhimin e
vazhdueshëm të kotininës. Organizmit të duhanxhiut i duhen dy orë kohë, që të
përgjysmoi përqëndrimin në gjak të nikotinës dhe ky është një ndër faktorët,që
duhanxhiu bëhet prè e një dipendencë të vërtetë, e shprehurme rritjen e dëshirëssë
vazhdueshme dhe të papërmbajtur të tymosi një cingare tjetër, pra kësisoj rrit dhe
e mban konstant përqëndrimin e nikotinës në gjak dhe “shijon” efektet dorguese.
Tymosja e duhanit fillimisht
krijon ndjenja stimulimi dhe euforie të përkohëshme, më pas ka efekt rilaksues
dhe anksiolitik (një formë autokontrolli), të shoqëruara me një kompleks shenjash
që shprehin efektet dëmtuese në organet si ndjenjën e djegies dhe erës së keqe
në hundë, dhimbje koke, kollë me gëlbazë, djegie stomaku, shpejtim i rrahjeve të
zemrës etj. Pikërisht, për këto efekte bifazike duhanxhinjtë tymosin njëra pas
tjetrës cigaret, për të marrë sasinë e nikotinës qëi krijon kënaqësinë dhe
pëlqyshmërinë për duhanin. Një subjekt që tymos 20 cigare në ditë, thith dhe
grumbullon në gjak mbi 400 mg nikotinë në një javë.Në se kjo sasi nikotine do
t’i injektohej në një dozë të vetme njeriut, do të shkaktonte vdekje të
menjëherëshme.
Përqëndrimi në doza të larta i
nikotinës në gjak shprehet me efekte droge dheefekte toksike në organet.
NIKOTINA ËSHTËSUBSTANCË PSIKOAKTIVE, QË KRIJON DIPENDENCË
Ndonëse efekti drogë i
nikotinës njihej prej shumë kohësh, drejtuesit dhe specialistët e industrisë të
duhanitt e mbajtën të fshehur dhe vetëm nga gjysma e dytë e shekullit XX, u njoh
zyrtarisht efekti drogë, i shprehur me fuqinë e madhe të krijojë dipendencë
farmakologjike dhe psikofizike, ashtu si u treguan efektet negative të tymit të
duhanit (tabagismi), me të gjitha efektet mbi shëndetin dhe jetën e përdoruesve,
deri në ndikimin e përbërësve me efekte kancerogene.
Opinioni publik mendon
se dipendenca krijohet vetëm nga drogat e mëdha (heroina, kokaina, morfina,
marijuana, kanabis, ekstatsis etj), ndërsa në fakt në këtë grup substancash
përfshihet dhe nikotina, një dogë e lehtë, por me fuqi më të madhe të krijoi
dipendencë sesa drogat e mëdha dhe ky është motivi kryesor, që duhanxhinjtë nuk
arrijnë të ndërpresin tymosjen, ose e ndëpresin me shumë vështirësi.Jo vetëm
kjo, por duhani
krijon dhe nje kompleks
dëmtimesh organore, një pjesë e madhe e tyre të pakthyeshme, si ateroskleroza, ashtu
ndikon dhe në zhvillimin
e ndërlikime të rënda si infarkti i miokardit, iktusi i trurit etj.
Nikotina është një
alkaloid, që krijon dipendencë farmakologjike, psiqike dhe fizike, pra është
drogë me të
gjitha efektet,
stimuluese, eksituese dhe hypnotike (krijon alteracione fizike dhe psikike,
svenitje dhe trullosje
mendor), krijon ndjenjën
e kënaqësisë,shkakton ndryshime kalimtare psikofiziologjike të duhanxhinjëve.
Dipendenca nga nikotina
shkaktohet nga aftësia që ka kjo substancë të shtojë sekretimin e
neurotransme-tuesve, që ndikojnë në rregullimin e humorit dhe të sjelljes
shoqërore të individëve.
Dipendenca
farmakologjike
Nga çasti që hynë në
gjakun qarkullues, nikotina përhapet me shpejtësi të madhe nëpër organe dhe
brenda 10 sekondave arrinë në tru, ku përhapet nëpërmjet
barrierës hematoenecefalike dy herë më shpejt se sa heroina. Në tru, nikotina depozitohet
në receptorët nikotinikë të bërthamës amigdale, që është ajo pjesë e trurit që
rregullon emocionet. Receptorët nikotinikë ndodhen në fibrat presinaptike të
neuroneve dopaminergjikë, kësisoj provokohet çlirimi i dopaminës, e cila krijon
ndjenjat e kënaqësisë të njejtë me atë që shkakton kokaina dhe heroina.
Dipendenca
farmakologjike shprehet me dëshirën intensive e të papërmbajtur të tymoset
duhani për të marrë nikotinën me efektet psikotrope. Pra nikotina krijon një
mëkanizëm biologjik me ndikim në sistemin dopaminergjik dhe serotoninergjik, që
krijojnë ndjenjën e kënaqësisë, të pëlqyshmërisë, me një dëshirë dhe lakmi të
tepruar për të tymosur duhanin. Në këto rrethana, nikotinomania shprehet
menikotinodipendencën dhe me efekte toksike në organizmin e duhanxhiut
(toksikomania dhe toksicitieti).
Duhanxhinjtë që tymosin shumë duhanin, kanë koncentrime
të larta të nikotinës, e cila i bllokon receptorët nikotinikë të acetilkolinës,
duke shkaktuar paraliza të muskujve të skeletit, madje dhe të muskujve
respiratorë, çka shprehet me vështirësi në frymëmarrje.
Dipendenca psiqike
Nikotina, kur kontakton receptorat nikotinikë, nxit
çlirimin e substancave psikotrope, të cilat veprojnë aktivisht në funksionet
psiqike të duhanxhiut, kështu dopamina që është mesazher kimik i neuroneve të trurit, krijon ndjenjat e
kënaqësisë, të pëlqyeshmërisë dhe një formë gëzimi ndaj tymosjes të
duhanit, e shprehur duke vështruar davaritjen e shtëllungave të tymit.
Gjithashtu, dopamina rrit
humorin, ngadalëson proçeset e vendim-marrjes, por provokon dhe çrregullime
psiqike. Nikotina aktivizon dhe rrugën
mesolimbike, që është qarku i brendshëm i trurit, që rregullon ndjenjë e e
euforisë, një aspekt i veçantë që shprehin duhanxhinjtë. Gjithashtu,
nxit çlirimin e norepinefrinës që pakëson oreksin dhe vepron si stimulues,
shton prodhimin e endorfinave, të cilat krijojnë një relaksim të lehta dhe ulje
të gjëndjes të ankthit, shton sekretimin e acetilkolinës, e cila ushtron efekte
të forta stimuluese, ashtu shton dhe sekretimin e serotoninës, që rregullon
humorin dhe pakëson oreksin.
Kur tymos pak cigare,
duhanxhiu merr nikotinë me doza vogla, e cila nxit çlirimin e dopaminës dhe të
neurotransmetuesve të tjerë si të serotoninës, vasopresinës, adrenalinës,
substanca që veprojnë duke i ngushtuar arteriolat dhe arteriet, çka ndërlikohet
me rritjen e presionit të gjakut. Nikotina në doza të vogla ka efekte
stimuluese: shton lehtësisht të rrahurat e zemrës dhe rrit presionin e gjakut,
shkakton djersitje të lehtë, për një çast rrit përqëndrimin e vëmendjes, shton
intensitetin e metabolizmit, largon ndjenjën e urisë dhe pakëson efektin e
stresit. Kjo situatë është e pëlqyeshme dhe e pranueshme nga duhanxhinjtë,
andaj vazhdojnë të tymosin cigare të tjera, kësisoj shtojnë marrjen e nikotinës
e cila përthithet dhe shtohet në gjak dhe duke rritur koncentrimin, shton
veprimin mbi receptorët nikotinikë të trurit, kësisoj gjeneron dipendencën.
Subjektet që tymosin 20
cigare në ditë dhe me shumë, ato që tymosin me llullë etj, marrin doza më të
mëdha nikotine, e cila i përmbyt dhe i bllokon receptorët e sinapseve nervore,
për pasojë krijohen efekte të kundërta, ngadalësohet, ose bllokohet kalimi i
impulseve nervore në sinapset, çka shprehet me rënie të presionit të gjakut, uljen
e stresit, zgjerohen arteriolat dhe të arteriet (ulet presioni i gjakut), shfaqen
çrregullime të ritmit të zemrës (aritmitë), duhanxhiu është i përgjumur, ka dhimbje
koke dhe dalje diarreike të shpeshta. Si shihet, nikotina është substancë
stupefaçente, andaj duhanxhinjtë zhvillojnë dipendencë psikike, njëlloj si
dipendenca e krijuar nga heroina dhe kokaina.
Dipendenca
fizike
Është gjendje e krijuar
nga përdorimi kronik i duhanit dhe kur nikotina i kapërcen nivelet e
tolerancës, duke provokuar shenja fizike të papëlqyeshme, sidomos kur tentohet
të pakësohet tymosja, çka e nxit duhanxhiun të vazhdoi tymosjen e duhanit, për
të mos kaluar në sindromën e astinencës. Ashtu si toleranca krijon modalitetet
nëpërmjet të cilave trupi i duhanxhiut përshtatet ndaj pranisë kronike të
nikotinës, kur pakësohet përqëndrimi (ndër ata që pakësojnë tymosjen),
organizmi vepron me reaksione ndaj uljes të përqëndrimit të nikotinës, kështu
në tru pakësohet dopamina, ulen ndjenjat e kënaqësisë dhe të euforisë sepse
prodhohet më
pak dopaminë, në tru inaktivizohen
receptorët dopaminergjikë.
Duhanxhinjtë me
dipendencë fizike nuk arrijnë të dallojnë shenjat e pëlqyeshme nga ato të
papëlqyeshmet, kështu p. sh dhe pse qelbin erë duhani, nuk e vlerësojnë këtë
gjendje dhe vazhdojnë të tymosin.
Sipas
neuropsikoanalistëve, psiqika si prodhim i trurit, është dhe pjesë fizike e
trupit, andaj e favorizon dhe
dipendencën fizike ndaj
nikotinës.
Dipendenca
psikologjike
Një ndikim të madh në
forcimin e lidhjes të duhanxhinjëve me tymosjen e duhanit ka dipendenca psikolo-
gjike, që është shprehje
e kulturës dhe e edukatës familjare dhe shoqërore, sidomos e mangesive në
edukimin e nxënësve në shkollat. Shpesh, tymosja e duhanit fillon në mosha të
reja, si imitim i prindërve duhanxhinjë, ose si një sjellje shoqërore për t’u
prezantuar i “burrëruar”, si një gjest ekstravagant, por shpejt këta individa i
nënshtrohen efektit anfetaminik të nikotinës, i shprehur me ndjesitë për të
krijuar një performansë ndaj lòdhjes, ngarkesës fizike dhe mendore në punë, për
të ulur efektin e streseve etj. Shpesh në jetën e përditëshme ndeshemi me
veprime që justifikojnë dhe nxisin tymosjen e duhanit si p. sh “po e ndez një
cigare para se të filloj punën”, ose “u lodha, po ndez një cigare”, “ta djegim
nga një cigare në shoqëri në kafene” etj, të cilat shprehin pikërisht dipendencën
farmakologjike dhe psikologjike të duhanxhiut.
Tymosja e vazhdueshme e
duhanit (20 cigare në ditë), e shprehur me rritjen e përqëndrimit të nikotinës,
ndikon që receptorët nikotinikë të mësohen dhe ta pëlqejnë nikotinën, sepse
mediatorët neurotransmeues që çlirohen në çastet fillestare të tymosjes,
krijojnë një rritje të vemendjes, duhanxhiu ka përshtypjen se ndjehet më mirë
fizikisht dhe intelektualisht, madje ndjen pakësimin e gjëndjes të ankthit. Por
me që nikotina vepron për kohë të shkurtër, me pakësimin e nikotinës, çduken dhe
këto efekte, andaj duhanxhiu ka dëshirën te ndezi dhe të tymosi cigaren e dytë
dhe të tjerat në vazhdim, kështu shtohet përqëndrimi i nikotinës, krijohet
situata për zhvillimin e dipendencës fizike dhe psikologjike ndaj nikotinës, të
cilat zhvillohen të dyja së bashku.
Abstinenca
ndaj nikotinës
Nërprerja e
menjaherëshme e tymosjes ë duhanit në duhanxhinjtë me dipendencë
farmakologjike, psiqike dhe psikologjiko-fizike ndaj nikotinës, shkakton krizën
e dipendencës e shprehur me një kompleks shenjash në fakt të lehta, si gjendje
boshllëku, nervozizmi, iritabilitet, bulemia (hanë shumë), kanë shenja fizike
të papëlqyeshme si dhimbje (e muskujve, e shpinës, e këmbëve, e duarve), të
përziera, dridhje e duarve dhe e të trupitdhekapsllëk. Kulmi i shprehjes të
këtyre shenjave arrihet 48 – 72 orë pas ndërprerjes të duhanit. Normalisht,
organizmit të njeriut i duhen mbi tre javë, që të dizintoksikohet nga nikotina,
çka sugjeron se ndërprerja e tymosjes të duhanit duhet të kryhet gradualisht,
me pakësimin e numërit të cigareve nga dita në ditë dhe në mënyrë progresive,
deri në ndërprerjen e plotë, që të çlirohet nga dipendenca.
Prova
praktike për vlerësimin e nivelit të dipendencës nga nikotina
Testi praktik për të
vlerësuar dipendencën nga nikotina bazohet në pyetjen: “pasi zgjohesh në
mëngjes, pas sa minuta e tymos cigaren e parë?” Në se duhanxhiu e ndez cigaren
menjëherë pas zgjimit, tregon se ka dipendencë të fortë ndaj nikotinës.
Më i detajuar është
testi Fragestrom, i bazuar në vlerësimin me pikë në graduatoren e aspekteve të
tymosjes të duhanit. Në fakt, me këtë test vlerësohet vetëm dipendenca fizike,
pra nuk jep asnjë të dhënë përsa i përket dipendencës psikologjike dhe
psikofarmakologjike, sepse nuk përmbanë të dhëna për vlerat serike të
nikotinës. Pavarësisht nga njëanshmëria e ketij testi, çdo duhanxhi mund ta
përdori si sistem autovlerësimi për të njohur sa e ka shkallën e dipendencës
nga nikotina.Parametrat e testit Fragestrom janë:
1. Sa minuta pas zgjimit
tymos cigaren e parë?
- pas 5 minuta 3 pikë
- brenda 6 – 30 minuta 2 pikë
- brenda 31 – 60 minuta 1 pikë
- pas 1 ore 0 pikë
2. A ndjen vështirësi të
mos tymosish në mjediset ku ndalohet duhani?
Po 1 pikë
Jo 0 pikë
3. Cilën cigare mund të
mos e tymosish?
- cigaren e parë në
mëngjes 1 pikë
- çdo cigare gjatë ditës
0 pikë
4. Sa cigare tymos gjatë
ditës?
më pak se 10 cigare 0
pikë
11 – 20 cigare 1 pikë
21 – 30 cigare 2 pikë
mbi 31 cigare 3 pikë
5. Tymos më shpesh
cigare pas zgjimit dhe paradite, se sa në pjesën e dytë të ditës?
Po 1 pikë
Jo 0 pikë
6. Tymos dhe kur je i
sëmurë me ndonjë sëmundje ?
Po 1 pikë
Jo 0 pikë
7. Sa nikotinë përmban
cigaria që tymos ?
- më pak se 0, 8 mg 0 pikë
- nga 0, 8 – 1, 5 mg 1 pikë
- mbi 1, 5 mg 2 pikë
8. Tymin e duhanit e
akoni në mushkëri?
Jo 0 pikë
Gjithmonë 2 pikë
Pas këtij anketimi,
mblidhen pikët përfundimtare dhe në bazë të vlerave të tyre përcaktohet niveli
i
dipendencës nga
nikotina:
0 – 2 pikë gradë e lehtë e dipendencës.
3 – 4 pikë gradë e ulët e dipendencës.
5 – 6 pikë gradë e mezatare dipendence.
7 – 8 pikë gradë shumë e fortë dipendence.
Mbi 9 pikë gradë shumë e fortë dipendence.
Edhe kur dipendenca
është e lehtë, nuk duhet të nënvlehtësohet, sepse është dhe më e vështirë të
eleminohet, ndërsa kur dipendenca është e fortë, duhanxhiu duhet të kërkoi
ndihmën e mjekëve pneumologë.