Speciale » Alia
Lutfi Alia: Perikopea e Ungjillit të Shën Matteos shkruar në Gjuhën Shqipe, Shek. XIII – XIV
E enjte, 06.08.2020, 10:05 PM
PERIKOPEA E UNGJILLIT TE SHEN MATTEO SHKRUAR NE GJUHEN SHQIPE (SHEKULLI XIII – XIV)
Nga
Lutfi ALIA
Shkrimet më të herëshme në gjuhn shqipe nuk i përkasin krijimtarisë letrare, por përkthime të doreshkrimeve fetaare dhe te Ungjillit të përdorura nga kerikët në shërbimet liturgjike. Shkrimet e para janë realizuar nga klerikët me alfabetin latin në trojet veriore, ku ushtronin aktivitet kisha katolike, ndersa në jug të trojeve arbërore, nën ndikimin e kishës bizantine – ortodokse, shqipja shkruhej me alfabetin grek, si rezulton në Perikopea e shekullit XIV.
Shkrimi
i vjetër në shqip me alfabet latin (fragment i fromulës së pagëzimit i vitit
1462, i Imzot Pal Engjelli), është i përfshirë në kodin 1107 në fondin
Ashburnham, në Bibliotekën Medicea Laurentiana - Firenze, i zbuluar nga Nicolae
Jorga, i cili e publikoi ne “Notes et extraits pour servir à l’Histoire des
croisades au XV siècle - Shënime dhe ekstrakte të shekullit XV në shërbim të
Historisë së Kryqëzatave. Bucarest, 1915, f.195). Prof. Mario Roques,
historian i letërsisë mesjetare, thekson se fragmenti në gjuhën albaneze është
shkruar në Durrës. (Mario Roques. Romani de Paris, Nr. 205- 206, Janvier-Avril
1926, f. 162-164). (Fotaq Andrea, Pena të arta franceze për shqiptaret 1332-2007, Editions
Prind, Tiranë, 2007
Shkrimi
më i vjetër shqip me alfabetin grek është Perikopea e shekullit XIV, ku është
një fragment i marrë nga Ungjilli i Shen Matteo. Ky dorëshkrim ndodhet në
Bibliotekën Ambrosiana në Milano. (Latinisht Pericope, term me origjinë nga
greqishtja: ????????, nga ?????????: ???? – rreth dhe ????? – me prerë, pra perkufizon një
shkurtimore teksti).
Njoftimin e parë
për Pericopea në gjuhën shqipe e dha At Sofronio Gassisi, i cili e zbuloi ne
vitin 1912 ne kohën kur prefekt i Bibliotekës Ambroziane, ishte At Akile Ratti,
që më pas u zgjodh Papa Pio XI. At Gassisi kërkoi një riprodhim fotografik të
tekstit, të cilin ia dërguan me një shënim të At Ratti ku shkruan: Të dhënat janë në Katalogun T I, pagine 147. [Codex] 133
(B. 112 sup. olim T 360), madje i thekson se ky tekst është shtesë ne
doreshkrimin origjinal. Këtë zbulim At Gassisi ia tregoi Mitat Frashërit, i
cili e bëri lajm publik. At Gassisi vdiq ne vitin 1923 dhe studimi i tij humbi,
por u ruajt riprodhimi fotografik i tekstit. (Nilo Borgia. Pericope Evangelica
in lingua albanese del secolo XIV. Grottoferrata 1930).
Në
katalogun e Bibliotekes është shkruar: Chartac. cm 23,3 -15,3… secol. XIV:
f. 63 item frustum, continet verso, ex alio libro, fragmentum quod inscribitur
– ??????????
???????????? (sic) ??? ??????? ?????? (??) ?? ????? ????, etc; “recto” autem notas
musicas. Është
fragment teksti, ndërsa në faqen e pasme janë shënuar notat e muzikës.
Dorëshkrimi është në greqisht (Catalogus Codicus Grecorum Bibliothecae
Ambrosianae Mediolani
MCMVI. Volume 1. Digesserunt
Aemidius Martini Et Dominicus Bassi. Milano. Febbraio 1906), por asnjë studiues nuk e kish identifikuar se një
fragment shkrimi me germa greke ishte në gjuhën shqipe.
Zbulimi i Perokopesë në gjuhen shqipe i Ungjillit
të Shen Matteeo, i shkruar me germa greke, i dedikohet arbëreshit At Sofronio
Gassisi, i lindur në komunën Contessa Entellina, e njohur dhe me emrin Kudessi
- Kudhësi, pra vendbanim arbëresh me origjine nga Kudhësi i Provincës së
Himarës. At Gassisi ishte Këshilltar i Kongregacionit të Kishave të Lindjes dhe
nga viti 1920 priori i Abacisë të Grottaferrata, por kryente dhe detyrat e
bibliotekarit dhe të arkivistit. Ishte njohësi më kompetent i greqishtes së
vjeter, me kontribut të madh ne studimet e traditës manastiriale të Abacisë dhe
të dorëshkrimeve të lashta në greqishten e vjetër.
Pas dëshmisë në arkivën e Raguzës, i 14 korrikut të
vitit 1285 për gjuhën shqipe (Thallòczy, Jire?ek, Šufflay. Acta et Diplomata
Res Albaniae, mediae aetatis illustranti. Vol I Annos 344 - 1343. Vindebone
1913), ekzistenca e shkrimeve në gjuhën albaneze në shekullin XIV dëshmohet nga
Gullielmus Adae, Ipeshkëvi i Tivarit, i cili në “Directorium ad passagium
faciendum” në pseudo Brocardo thekson: “Licet Albanenses aliam omnino
linguam a latina habeant et diversam, tanem litteram latinam habent in uso et
in omnibus suis libris”. (lib. I, parte VIII, anno 1322). Nga kjo dëshmi e
viti 1322 qartësohet se albanezët flisnin gjuhën e tyre, që ishte e ndryshme
nga e të tjerëve dhe se kishin librat e tyre të shkruara në gjuhën albaneze me
germa latine.
Në
shekujt XV – XVIII, shkrimet në gjuhën arbërore u shtuan, me formulën e
pagëzimit, me përkthime të Ungjilleve, me meshare, me katekizma dhe me poezi
fetare te dedikuara shenjëtorëve, madje dhe me poezi origjinale të klerikëve
arbëror, kësisoj literaturës fetare në latinishte dhe në greqishte, iu shtuan
shkrimet në gjuhën amëtare, njëlloj si ndodhi me popujt e tjerë europianë. Duke
e krahasuar periudhën kohore të dy dorëshkrimeve të herëshme në gjuhë shqipe,
me shkrimet e vendeve të tjera europiane, gjejmë përafërsi kohore, çka tregojnë
se Albania ishte pjesë integrale e Europës perëndimore. Shkrimet e para në
gjuhën angleze janë të viteve 449 – 1100 (tekste agiografike, përkthime të
biblës, poema epike, kronika historike); në gjuhën vulgare italiane i perkasin
vitit 960, ndërsa pas vitit 1200, filluan shkrimet letrare në italishte, që
zëvendësoi latinishten; gjuha gjermane në vitet 750 dhe 1050; sllovenishtja në
fund të shekullit XI, gjuha portogeze në shekullin e XII, hungarishtja në
shekullin XI, gjuhët kroate dhe polake dokumentohen në shekullin XIV,
rumanishtja dokumentohet e shkruar në vitin 1521; letonishtia me një katekizëm
të vitit 1585; lituanishtja në vitin 1545 me përkthimin nga latinishtja të një
himni; finlandishtja e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; sllovakishtja
ne vitin 1636, etj.
Sipas
dorëshkrimeve antike, nga shekulli IX dhe në vazhdim, në meshën solemne të
Pashkës, Perikopea e Ungjillit të Shen Gjonit, këndohej në gjuhën greke nga
Patriarku, ndërsa arçidiakono e vzahdonte në gjuhen latine. (Dimitrewskij. A.
Opisanie Liturgjistseskij Rukopise. Tome I, TY?IKA. Kiev 1901). Në Konstanti-nopoj, në Antiokia, në
Aleksandri dhe në Romë, liturgjia kryhej në gjuhën greke, ndërsa ne Egjypt, ne
Siri, ne Mesopotami ritet liturgjike kryheshin në gjuhën e vendeve të tyre.
Shërbesat dhe litugjia dy gjyhësore, praktikoheshin dhe në kishën katolike,
pasi kishte klerikë madje dhe shenjtorë që nuk e njihnin gjuhën greke, kështu
Shen Antonio nuk e njihte greqishten dhe kur u takua me dy filozofë grekë
komunikoi me përkthyes, ashtu si Shen Prokopi Martir, e përktheu ungjillin në
gjuhën siriane, sepse gjuha greke nuk njihej nga bashkeqytetarët e tij. (Nilo
Borgia. Perikopea Evaangelica in lingua albanese. Grottaferrata 1930).
Në shekujt në
vazhdim nuk mungojne njoftimet, se në shumë vende, Perikopea e Ungjillit e Shen
Gjonit, në meshën e Pashkës këndohej ne gjuhën e popullit si thekson Nilles: Praedicationis
evangelicae consensum per totum orbem ab Apostoliss uniformiter factum, licet
diversis linguis et in remotis terrae partibus. (Nilles N. Kalendarium
Manuale ultriusques Ecclesiae. loc. Cit. tom II, faqe 314 – 315: Oeni – Ponte.
1897).
Nga këto kritere
ekleiastike nuk mund të bënin përjashtim të krishterët arbëror të dy kishave,
si katolike dhe ortodokse. Arbërit e trojeve jugore
kishin përqafuar kishën bizantine – ortodokse dhe si kuptohet ritet
zhvilloheshin në gjuhën greke, por dhe në gjuhën shqipe, pa çka se kemi shumë
pak dëshmi. Të mos harrojmë se kishte arbëror që shkruanin në gjuhën e tyre,
ashtu si shkruanin në gjuhën greke, si arvanitit Nikola Masarites në shekullin
XII, shkrimtar i shquar, që shkruajti në greqisht “Varri i Shenjtë në
Jerusalem” dhe “Apostujt e Shenjtë të Kostantinopolit” (August Heisenberg. Die
Grebeskirche und Apostelkirche zwei Basiliken Konstantins, Leipzig C.
Hinrichs 1908). Masarrites është autori i poemës
dedikuar Shen Pietrit dhe Shen Palit (Giuseppe Schirò Junior. Atti Istituto
Veneto 1957). Historiani Giovanni Cantacuzeno dëshmon se Nikola Masarites ishte
albanez. (Nicolae Jorga. Medaillons de histoire littéraire byzantine, I. Les
historiens, in «BYZ», II, 1925, f. 292).
Si
shprehet Giuseppe Schirò Junior në “Storia della litteratura albanese. Nuova
Accademia Editrice. 1959, f. 69 – 72”, shkrimi në gjuhën arbërore i Perikopea i
Shen Matteo, është burimi i një lumi, pasi kishte rrjedhur në errësirë prej
mijëra vitesh, doli në dritë në një pergamenë, e ruajtur në Kodin Ambrosian
133, f. 63.
Teksti
është me katërmbëdhjetë rrjeshta, i shkruar nga një klerik arbëror dhe është
përkthimi në gjuhën shqipe i një fragmenti nga Ungjilli i Shen Matteo (XXVII,
62 – 66), por i shkruar me grafema të alfabetit grek. Kleriku arbëror (prift, apo murg), duke
ndjekur kriteret e “Ty?ikòn”, pjesën e
tekstit të Ungjillit të Matteo e përktheu me qellim që kur ta këndonin në
kishë, ta shqiptonin në gjuhën shqipe dhe të kuptohej nga besimtarët.
Është tekst i
shkurtër, por me rëndësi të madhe në historinë e gjuhës dhe kulturës arbërore.
Nga analiza e
tekstit, Nilo Borgia thekson: “Ky dorëshkrimi i çmuar i përket fillimit të
shekullit XIV. Nuk e njohim prejardhjen, por me siguri duhet të jetë shkruar në
ndonjë qytet të Shqipërisë së mesme, ku gjuha greke nuk ishte aq e përdorur sa në
Epirin e poshtëm. Shkrimi ështe i realizuar në greqishten popullore, pa i dhënë
rëndësi thekseve, pra teksti në shqip është shkruar me grafemat greke, ashtu si
shqiptohet. Prifti apo murgu, ka përdorur alfabetin grek pa shenja diakritike,
ka përdorur shpesh germën “?”, andaj shqiptimi i përkon bukur gjuhës shqipe. Nga
riprodhimi grafik i tekstit, rezulton se është një kod muzikor, që mbështet
sugjerimin tonë, se gjatë meshës, kleriku do ta shqiptonte Perikopenë në gjuhën
albaneze dhe se muzika e Ungjillit nuk bazohet në numërin e rrokjeve dhe
fjalëve, por në shqiptimin e saktë të fjalëve. (Nilo
Borgia. Pericope Evangelica in lingua albanese del secolo XIV. Grottoferrata
1930).
Si
kuptohet, kodi ku eshte shkrimi ne greqisht i Perikopea ne gjuhen shqipe, e
kane sjelle ne Milano arberit qe emigruan, te detyruar nga reprazljet dhe
persekutimet e hordhive osmane. Kur erdhen ne Itali, arberit moren meshare,
kodike, ikona dhe çdo pasuri tjeter materiale dhe shpirterore, qe munden ta
ruanin nga asgjesimi prej barbareve turqe.
Teksti nuk i
perkon besnikërisht origjinalit të Ungjillit të Shen Matteo, madje ndonjë
fjalë, apo pjesë fraze nuk gjenden në tekstin origjnal grek. Ky tekst ka disa
veçori linguistike, që i shkojnë për shtat gjuhës shqipe të asaj kohe. Zbulimi
i këtij teksti nxiti interesin e shumë gjuhëtarëve, glotologëve, filologëve,
historianëve dhe paleografëve për të përcaktuar periudhën kohore kur ishte
shkruar. Bazuar në aspektet grafike, tipin e pergamenës dhe karakteristikat e
shprehjes, njohësit e gjuhës greke të vjetër - paleografët kanë konkluduar se
pjesa e tekstit në gjuhën shqipe është shkruar në gjysmën e parë të shekullit
XIV. Natyrisht kete konkluzion e dhne dhe At Gassisi dhe murgu Nilo Borxhia, dy
klerikë ndër më të shquarit njohës dhe përkthyes të greqishtes së vjetër. At
Justin Rrota, duke analizuar pjesë të “Pericopea Evangelica”, thekson:
“Ekziston një traditë shumë e vjetër - ad immemorabili (sa nuk mbahet mend), se
pas liturgjisë në gjuhën latine, mesha vazhdonte me leximin e ungjillit në
gjuhën vernikolare (gjuha e popullit - albaneze). Kjo traditë më pas u ruajt
vetëm në meshat e Pashkëve. (Justin Rrota. Shkrimtari me i vjeter
italo-arberesh, Luke Matrenga 1592. Botimi I 1932, botimi II me 1939)
Teksti me germa
greke dhe transkriptimi ne shqip nga Nilo Borxhia
Transkriptimi ne
shqip i tekstit i realizuar nga Giovanni Schirò Junior.
Murgu
arbëresh Nilo Borgia (Borshi), duke analizuar Pericopea Evangelica, thekson:
“Bazuar në analizën e kujdesshme dhe krahasuese të grafemave, ky shkrim në
gjuhën albaneze është i njëkohshëm me Pericopea dhe jo i shekullit XV – XVI, si
thonë disa studiues.” (Nilo Borgia. Pericope Evangelica in lingua albanese del
secolo XIV. Grottoferrata 1930). Nilo Borxhia (Borshi), murg i ritit ortodoks,
i urdhërit basilian, filolog, teolog, shkrimtar, historian ishte njohës dhe
përkthyes kompetent i dorëshkrimeve ne greqishten e vjetër, që ndodhen në
Bibliotekën e Abacisë të Grottaferrata - Roma, ku ka shërbyer deri në fund të
jetës.
Ky
shkrim verteton se gjuha albanese në shekullin XIV, shkruhej në të dy dialektet
kryesore dhe me dy alfabetet, klerikët katolikë shkruanin me grafema latine dhe
ata ortodoksë me grafema greke, pra dëshmohet se kultura albanese dhe jeta
shpirtërore konfensionale e popullit tonë në trojet veriore ishte nën ndikimin
e kulturës latine – katolike, ndërsa në trojet jugore nën ndikimin e kultures
bizantine – ortodokse.
Transkriptimi në
shqip i shkrimit, fillimisht u bë me nxitim dhe pa kujdes. Paleografët nuk i kushtuan
vemendje respektimit të normave filologjik, që sugjerojnë kujdes maksimal në
respektimin e interpretimit të dorëshkrimeve të tipit scripta continua
si është shkruar teksti i Perikopea, andaj dhe glotologët u keqinformuan për
përmbajtjen e tekstit. Për të shmangur gabimet dhe interpretimet jo të sakta të
më parëshme, Nilo Borxhia dhe pas tij Giuseppe Schirò Junior e rilexuan tekstin
dhe i ndanë fjalët njera nga tjetra, kësisoj çdo shprehje grafike në shkrimin
me germa greke, i dha kuptimin shqip, duke shtuar në kllapa germat shtesë të
alfabetit shqip, për të cilat mungonte tingulli përkatës në gjuhën greke dhe që
skriba arbëror nuk mund t’i shprehte në këtë dorëshkrim.
Nilo Borxhia dhe
Schirò konstatuan se prifti, apo murgu që e ka përkthyer këte paragraf, nuk i
ka qëndruar besnik versionit të Ungjillit të Matteo, por ka bërë përkthim të
lirë, madje në ndonjë pjesë i kapërcen disa fjalë, ose i modifikon, andaj
ndyshon me Ungjijt e tjerë. Kështu p.sh vizitën e priftërinjëve dhe të
Farisejve te Ponco Pilati, prefekti i Xhiudea, e vendos pak a shumë në të
njejtën orë, kur Xhiusepe Arimatea shkon te Pilati për të kërkuar lejen e
varrimit të Jezu Krishtit, pra në mbrëmjen e ditës së premte, duke shtuar një
epitet për Pilatin “Zotëri” (vargu 4), gjithashtu e kapërcen ditën e varrimit
të vendosur nga roja i varrezës “deri në ditën e tretë”, e ndryshon në përkthim
shprehjen e Ungjillit të Matteo “gabimi i fundit, është më i keq se i pari”
duke e shkruar shkurt “isht më i keq ai i prapmi se i pari”, e
shkurton frazën e fundit të shkruar nga Shen Matteo, duke e shprehur keq në
gjuhën emëtare “si e pat mbyll me gurin te gjithe rojet (kustodhie)”, andaj
frazën e vendos në kllapa, duke vepruar si në shkrimet e terminologjisë Helene.
Në anën e pasme të
njejtës faqe të Kodit Ambrosian ku ishte shkruar fragmenti i Perikopea
Ungjillore, është shkruar dhe përkthimi i dy vargjeve te një strofe celebrative
të Ringjalljes të Krishtit, e njohur si kënga e Ringjalljes shumë e përhapur në
kishën ortodokse arbërore, e kënduar në ditët e Pashkëve, deri në fund të
periudhës të Pentekoste.
Edhe kjo strofë i
përket të njejtës kohë kur është shkruar Perikopea Ungjillore, është shkrim me
të njejtën boje e me të njejten kaligrafi si i pari, pra është shkruar nga i
njejti klerik skriba, sigurisht e përkthyer në gjuhën shqipe po nga i njejti
klerik. Megjithatë, thekson Schirò, varjanti në shqip është me tradicional,
pasi kendohet masivisht në kishat arbërore. Ky aspekt shihet nga shkruesi i
dorëshkrimit, i cili duke e përkthyer nga greqishtja dhe duke e shkruar tekstin
shqip me germa greke, për ta përshtatur tekstin me melodinë, i ka shkruar
vargjet me tre rrokje më pak, kështu vargjet me tridhjetë rrokje që është në
greqishte, i ka shkruar me njëzet e tre rrokje në gjuhën shqipe.
Shkrimi ne greqishte dhe transkriptimi i strofës të këngës te Ringjalljes të Jezu Krishtit, në kodin Ambrosian sipas Nilo Borxhia (1930).
Transkriptimi i strofës të këngës të Ringjalljes të Jezu Krishtit ne kodin Ambrosian, sipas Giovanni Schirò Junior (1959).
Këngët
kishtare këndoheshin nga besimtarët në kishat tona, madje albanezët që emigruan
në Itali, kur u vendosen në trojet e reja, i ruajtën traditat, besimin katolik
dhe ortodoks, madje në shumë komuna, banorët flasin gjuhën e të parëve ne
dialektin arbërisht. Në vitin 1866, gjatë një vizite në komunën Roccaforzata në
Provincën e Taranto në Pulia, një historian takoi një arbëreshe të moshuar
ortodokse, e cila këndonte këngë në gjuhën shqipe, mes tyre dhe këngë kishtare.
Ajo i deklaroi hitorianit italian, se këto këngë i kemi sjellë nga vendlindja
dhe prej 400 vitesh i këndojmë në kishë, në festa dhe kremtime familjare ose
kolektive. Njera prej tyre ishte kënga e Shen Lazarit, të cilën pasi e dëgjoi
disa herë, historiani e transkriptoi dhe e botoi. (Primaldo Coco: Faggiano - Primo casale albanese nel Tarentino, Stab. Tipografico Pappacena, Taranto, 1929).
Teksti
në arberisht i këngës te Shen Lazarit:
“O
Zoti, madhe Zoti
Se ka deka Lazarini
E Zoti nenja gjender
Vemmi Eklishi
E shohu Lazarini
E thirti Lazarin ngridu
E Lazari ngridi uperbissi
neng pavi, neng favi neng keshi.
Transkriptimi
në shqipen e sotme:
O Zot, i madhi Zot
Ka vdekur Lazari
E Zot aty u gjende
Shkove në Kishë
Të shohish Lazarin
E thirre Lazar ngrihu
Dhe Lazari u ngrijt në gjunjë
Nuk shihte, nuk fliste, nuk qeshte.