Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kodikët e Shek. XV me emblemat dhe portretin e Gjergj Kastriotit
E diele, 26.07.2020, 03:49 PM
KODIKËT E SHEKULLIT XV ME EMBLEMAT DHE PORTRETIN E GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT
Nga Lutfi
ALIA
Trashëgimia historike mbi
gjashtë shekullore e jetës dhe e veprës legjendare të Gjergj Kastriotit Skender-beut,
Zotit të Albanisë, strategut ushtarak dhe diplomatittë shquar, ka arrijt nëditët
tona me tërë kompleksin e aktiviteteve dhe ndodhive, që gjithnjë e më shumë e
pasurojnë figurënlegjendare të kryetrimit tonë.
Pas Besëlidhjes të
princave arbërorë në Lezhë (2 mars 1444), Gjergj Kastrioti, tashmë Zot i
Albanisë dhe krye-komandant i ushtrisë, iu përkushtua organizmit të shtetit dhe
të ushtrisë arbërore, për të përballuar sulmet e egra dhe të vazhdueshme të
ushtrisë së Perandorisë Osmane.
Një ndër strukturat
aktive të administratës Kastriotiane ishte kancelaria, e cila hartonte letra,kredenciale,
dokumenta dhe akt-marreveshje në gjuhët latinisht, italisht, osmanisht,
greqishte e vjeter dhe serbisht. Letrat, kredencialet dhe mesazhet
dërguarmiqëve, Papëve, kardinalëve, mbretërve, princave, fisnikëve europianë
dhe Sulltanëve të Perandorisë Osmane, si dhe ambasdorëve të Arbëerisë në
shtetet europiane, janëfirmosur nga Gjergj Kastrioti dhe kanëvulën zyrtareme
shqiponjën dykrenoreme inicialet D. Al(Dominus
Albaniae - Zoti i Albanisë), ose vulën-unazë sekrete, me simbolin mitik të Ledës
dhe të Zeusit - mjelmë. Shteti i Gjergj Kastriotit kishte ambasadorët e tij në
shtetet e asaj kohe si në Mbreterinë e Napolit, në Venedik, në Raguzë, në
Dukatin e Milanos etj.
Gjergj Kastrioti kishte titujt e fisnikërisë arbërore, por mbante dhetitujte
dhënë nga Selia e Shenjtë, ngaRepublika e Venedikut dhe Republika e Raguzës, kishte
simbolet heraldike të dinastisë Kastrioti (emblemat dhe flamurin) dhe ashtu si
familjet fisnike europiane, kishtebibliotekën personaleme dorëshkrimet dhe
librat ekohëse natyrisht si i krishterëpraktikant kishte biblën, përmbledhjen e
liturgjisë dhe mesharin.
Studiuesi Fotaq Andrea, thekson se së paku, vertetohet se në biblioteken
Kastriotiane, ishin katër kodikë te shekullit XV, tre prej të cilëve kanë
emblemat heraldike të Kastrioteve dhe i katërti, ivitit 1465, ka portretin me ngjyra
dhe më të hershëmin e Gjergj Kastriotit.
Në periudhën e Rilindjes italiane, veprat e artit si pikturat, gravurat,xilografitë,
medaljonet, kodikët e ilus-truara me miniatura me ngjyra, dorëshkrimet
historike dhe fetare etj, realizoheshin nga artistët me porosi dhe iu dërgoheshin
dhurata mbretërve, princave, dozheve, Papëve, kardinaleve dhe fisnikeve.
Zakonisht keto vepra dorëzoheshin me ceremoni në pritjet zyrtare, osegjatë
festave fetare, ose dërgoheshin me kredencialet, apo me ndihmat materiale dhe
financiare. Këto kritere, janë ndjekur dhe për katër kodikët,që i ishin dhuruar
Gjergjit.
Kodiku “Benedectina”
Në shekullin XV, kodikunë latinisht “Benedictina
- Libri i uratave, i bekimeve”, perdorej si manual lutjesh dhe iu dhurohej
fisnikëve nga Selia e Shenjtë, ose nga kardinalët, ose nga ipeshkëvët, ose nga
famulltarët. Historianët Fotaq
Andrea dhe Dritan Muka, në monografinë: “Tre
libra të bibliotekës Kastriotase në përqasje me heraldikën shqiptare”, botuar
nërevisten “Studia Albanica” në vitin
2007, theksojnë se kodiku-dorëshkrim “Benedectina” i realizuar nëvitet 1450 –
1454, i ishte dhuruar dhe bënte pjesë në bibliotekën personale të Gjergj
Kastriotit. [1, 2]
Kodikun “Benedectina”, skriba
roman e ka realizuar me një kaligrafi elegante të admirueshme. Në faqen e parë,
me lavdet në nder të Virgjereshës Maria, nis shërbesa me lutjen për Zonjën me
Krishtin Fëmijë, qëështë prezantuar në miniaturën në krye të faqes.Lutja vazhdon
me “Gloria patri et filio et spiritum
sancto – Lavdi atit dhe birit dhe
shiprtit të shenjtë” dhe perfundon me “Benedictio
armorum et Pacem in terris – Bekimi i
armëve dhe i Paqes në tokë”, uratë per Gjergjin dhe luftetarët e tij, që po
përballonin me guxim sulmet turke.
Kodikun “Benedictina”, ndofta i ishte dhuruar Gjergj Kastriotit nga Papa
Nikolla V, ose nga Dozha i Vene-dikut, ashtu si nuk përjashtohet mundësia t’ia
ketë dhuruar dhe mbreti Alfonsi V Aragon i Napolit.[11]
Dihet se në traditën e Rilindjes italiane, dorëshkrimet personalizoheshin duke vënë portretin, ose emblemën heraldike të personit të cilit i dedikohej, ose qëi dhurohej. Kësisoj u veprua me “Librin e uratave”, që iu dhurua Gjergj Kastriotit, si dëshmohet në faqen e parë,ku është pikturuar emblema e Kastriotëve. Në qendër të buzës së poshtëme të kornizes floreale, është pikturuar emblema heraldike e Kastriotit, e mbajtur anash nga dy engjëj. Në gjysmën e djathtë tëskudit të emblemës,është shqiponjadykrenore e vendosurnësfond të artë, siper kayllin me gjashtë cepa në sfond blu me formë trekëndëshi; ndërsa në gjysmen tjetër me sfond blu, është luani në pozicion vertikal, me shpatënnë putrën e djathtëdhe sipër zambakun mbreteror (Fiorde Lise).
Skriba - piktori e ka vendosur emblemën e Kastrioteve brenda një kornize dekorative rrethore, me dy rozeta në pjesën e sipërme dhe e mbajtur anash nga katër engjëj.
Kodiku “Benedictina” ishte pjese e bibliotekes Kastriotase.Koha e
realizimit të doreshkrimit, më shumë na sugjeron se mund t’i ishte dhuruar
Skenderbeut nga mbreti Alfonsi V Aragon, pas firmosjes në Gaeta më 26 mars
1451, të Paktit të aleancës dhe bashkëpunimit të Mbretërisë së Napolit me
Albaninë. [12]
Kodiku “Trionfo – Triumfi”,
i Françesko Petrarka.
Gjergj Kastrioti u formua si ushtarak në shkollat e Perandorisë Osmane, por
njihte dhe historinë, kulturëndhe mitologjinëhelene, ashtu sinjihte mirë
historinë dhe letërsinë europiane. Gjergjilexonte veprat e rilindasve italianë,
si vertetohet me praninë ne bibliotekën e tij tëdorëshkrimittëvitit 1450,“Trionfo – Triumfi” me këngëdhe soneta tëFrançesko
Petrarkës.Në krye të dy faqeve të para tëdorëshkrimit në pergamenë, brenda
kornizës floreale, është shkruar titulli i veprës dhe emri i autorit: “Trionfo, del clarissimo poeta mesere
Francescho Petrarcha,fiorentino - Triumfi, i poetit të përndritur, i zotit
Françesko Petrarka, fiorentinasi”.
Kodiku përmban 140 vargje me soneta dhe këngë të Petrarkës, por ajo çka e bën
më interesantekëtë vepër,ështëfakti se nëtëdy faqe e para, janëemblemat
heraldike të familjes Kastrioti, çka dëshmojne se ky dorë-shkrim ishtebërë
enkas për Gjergj Kastriotin. Në faqet A
dhe B të kodikut, në qendër të buzës së poshtëme të kornizës floreale shumëngjyrëshe,
janëemblemat heraldike të Kastriotit, të pikturuara me ngjyra dhe të rrethuarame
kurorë dafine dhe me katër rozeta të integruara në pikat kardinale. Kurorat me
emblemen e Kastrioteve, mbahen nga katër engjej mbrojtës. Vepra e Françesko
Petrarkës “Triumfi” përmban soneta dhe këngë për triumfin e dashurisë, triumfin
mbi turpin, triumfin mbi vdekjen, triumfin mbi urinë, triumfin mbi kohën dhe fitimine
perjetësisë.[3]
Kodiku i vitit 1450 “Triumfi” i Françesko Petrarkes, në pronësi të Gjergj Kastriotit, u gjet në Firence në vitin 1910, bashkë me kodikun “De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum”, dorëshkrim i vitit 1465, me autor humanistin fiorentin Andrea Fioko. Të dy kodikët bënin pjesë ne koleksionin e librave dhe dorëshkrimeve antike tëmbledhura në Firence nga Irving Davis dhe Giuseppe Orioli. [4]
Kodiku III – Codex Scanderbeg
KodikuIII i shekullit XV, është studiuar nga eruditi Moikom Zeqo, i cili ebotoi në vitin 2005në librin “Codex Scanderbeg”, me nëntitull “Libri i Skënderbeut”.[5]
Ky kodik përmbanë të dhena mbi artin e luftës, si dhe
ilustrime të shumta per llojet e armëve dhe taktikat e
luftimit, që si kuptohet i kanë sherbyer Gjergj
Kastriotit si manual instruktiv, për të aplikuar arritjet dhe arma-
timet e kohës, në taktikat e luftimit kundër ushtrisë
otomane. Ky kodik është quajtur dhe “Libri i mrekullive”. Origjinali gjendet në
Bibliotekën e Waimar-it.[1]
Kodiku IV - “De
magistratibus, sacerdotiisque Romanorum”.
Kodiku IVi Gjergj Kastriotitështënjë dorëshkrim i vitit 1465, me titull:
“De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum-
Gjyqtarët dhe priftërinjtë romakë”, me autor humanistin Andrea Domenico
Fioccho, i njohur me pseudonimin Lucius Fenestella, emëri i gramatikut antik dhe historianit të
periudhës të Tiberit. [7]
Kush ishte Andrea Domeniko Fioko?
Andrea Fioko i biri i Domeniko, ulind në Firence në vitin 1400 dhe vdiq
në Romë në gusht të vitit 1452,"extra Romanam Curiam". U shkollua në
Firence, ku u formua si jurist, historian, humanist dhe shkrimtar.Në
vitet 1420 – 1427 ishte mësuesi privat i Françesko De Medici.Në gusht 1430
ishte këshilltari i Kardinalit të Sienës Kondulmer (nipi i Papës Eugjeni IV). Në
një letër te Fiokos, rezulton se në vitin 1430, i kishte dedi-kuar kardinalit
Kondulmer dorëshkrimin “De magistratibus sacerdotiisque Romanorum” (Roma, Biblioteca NazionaleSessoriano 286). Në letër, Fioko
deklaron se e kishte hartuar veprën, rreth 10 vjet të shkuara, kur ishte ende adoleshent,
"admodurn adolescens -kur ishte shumë
i ri”. [7]
Në vitin 1432 Fioko ishte
sekretar apostolik i Papa Eugjeni IV, ndërsa ne 13 nentor 1435 e emëruan noter,
sekretar dhe shkrimtar pranë Papës, detyrë që e mbajti deri në fund tëjetës.[7]
A. Fioko i shkruanteveprat
me pseudonimin Lucius Fenestella, ndër ato dhe kodikun “De magistratibus sacerdotiisque Romanorum”, tëhartuar
në vitin 1420. Nga letra e tij rezulton se në vitin 1430, një ekzemplar(kopje) ia
dhuroi mededikim kardinalit Klemente Françesko Kondulmer.
Andrea Fioko vdiq në vitin 1452, por dorëshkrimi i tij, u rikopjua nga
skriba të tjerë në vitet e më pasme, por per shume vite u konsiderua veper e
Lucius Fenestellæ.Ne
vitin 1545, Xhilio Gregorio Geraldi zbuloi trukun dhe tregoi se veprat dhe një
kod i vjetër me emrin LuciusFenestellae,
nuk i përkisnin atij, por humanistit fiorentin Andrea Domeniko Fioko (Andrea Dominici Fiocchi, Florentini, quos
hactenus Lucius Fenestellae falso ad scriptos fuisse constat ….). [8]
Edhe pasi u identifiku
si autori i vërtetë i kodikut “De magistratibus sacerdotiisque Romanorum”, botimete para(incunabola) nëVenedik më 1475 dhe në
Milano më 1477, u shtypën me emrin Fenestella, madje dhe dhjetra botime të
tjera me pas,vazhduanpo me emrin Fenestella, ndërsa në vitin 1561, Aegidio Wijths,
për herëtë parë e botoi në Anversa me emrin e Andrea Domenico Fioccho. [8, 9, 10]
Vepra e Fiokos kishte hapsirë të gjerë formimi historik dhe kulturor për
kohën, andaj ishte e preferuar nga fisnikët dhe klerikët, si për perdorim
personal, ashtu dhe për t’ua dhuruar miqëve. Për këto motive gjatë shekujve XV –
XVII, ky doreshkrim u kopjua, madje u botua një numër i madh në gjuhën latine,
ndërsa në vitet 1544 dhe 1547, u perkthye dheu botuanë italisht.[7]
Kodiku “De magistratibus sacerdotiisque Romanorum” i
Andrea Domeniko Fioko (Lucius Fenestellae) i vitit 1465, u kopjua
nga nje skriba roman – prift domenikan, i cili në fund të faqes 32,
vendosiportretin me ngjyra të Gjergj Kastriotit si dhe shkroi datën 5 nëntor
1465, kur e përfundoi dorëshkrimin.
Nuk dihet kush e
porositi dhe kush ia dhuroi Gjergj Kastriotit këtë dorëshkrim të famshëm.
Shumërrethana historike
të kësaj periudhe sugjerojnë se mund t’ia kishte dhururar Papa Pali II, gjatë
vizitës të Gjergjit në Vatikan, në dhjetor 1466, ndofta kodikuështëndër dhurata,
që i permend Ludwig Von Pastor: “Papa Pali
II i akordoi Skenderbeut tituj honorifikë dhe e nderoi me disa dhurata”.
Çfarë përfaqëson dorëshkrimi “De magistratibus
sacerdotiisque Romanorum”?
Dorëshkrimi i humanistit Andrea D. Fioko, i shkruar ne pergamene nga
skriba roman ne vitin 1465,eshte me kopertine te forte, me përmasa 30, 2 x 21,6
cm. Kodiku permban 32 fletë, plus dy fletë të bardha në fund të tekstit, pra
gjithesej 34 flete. Faqia e pare me 26 rrjeshta të shkruara në brendësi të një
kornize floreale, në qendër të buzës së poshtëme ka një miniaturë te vogël në
tempera, ku paraqitet skriba - një prift domenikan, që i dorëzon kodikun një fisniku.Ne
vazhdim teksti është shkruar në 32 rrjeshta për faqe.Në fund të tekstit në
faqen 32 me 14 rrjeshta dhe tëfjales “Finis”, skriba ka shënuar datën 5 nëntor
1465 dhe ka vendosur portretin me ngjyra tëSkënderbeut. Shkrimi është elegant,
i stilit të kancelerisë humaniste të kohës.
Nga stili i shkrimit kuptohet se është i njejti skriba, që kopjoi sidorëshkrimin “Saturnalia” të Ambrogio Teodosio Macrobio,tëpërfunduar me 14 gusht1465dhe kodiku “De magistratibus, sacerdotiisque Romano-rum” i Andrea Fioccho - Luccius Fenestella, si shkruhet në faqen e fundit, ështëpërfunduar më 5 nëntor 1465.
Rowan Waston(Kuratori i Muzeumit Victoria&Albert në Londër) shkruansekodiku
i Macrobio dhe ai i Fioko, ishin bërë publike para viti 1952 nga antikuari
J&J Leighton dhe po atë vit, “Saturnalia”
u ble nga
Victoria & Albert Museum, ku ndodhet i kataloguar me skedën: Mss, L.
1796 – 1952.[13]
Dorëshkrimi antik Saturnalia, vepër me karakter
enciklopedik ne 7 vellime, është inspiruar
nga festat
Saturnale romake. Nëlibrin I,Makrobiodiskuton rreth kulteve antike italike; në librin II ekspozon thënie dhe sentenca të personave të famshëm; në librat III - VI bashkëbisedon me Publio Virgilio Marone, ndërsa në librin VII, shtjellonEneidën e Virgjilit ne raport me poezinë arkaike latine dhe e mbyll debatin pa pergjigjie me dilemën: “Ka lindur më parë veza, apo pula? - Ovumne prius fuerit an gallina?”
Kodiku Saturnalia i
Makrobio ka emblemën e familjes fisnike Mafei, pra ishte në pronësitë tyre. Me
qëky doreshkrim është i njekohshëm me kodin e A. Fioko, nuk përjashtohet mundësia,
qënjë kopje e Saturnalia t’i ishte dhuruar dhe Gjergj Kastriotit. Ky hamendësim
bazohet në miqësinëe Gjergj Kastriotit me Gerardo Mafei, i cili kishte qenë
sekretar për katër papët:Papa Nikolla V, Papa Kalisti III, Papa Piu II dhe Papa
Pali II. Gjergj Kastrioti kishte raporte miqësie me Gerardo Mafein, çka
sugjeron se këto kodikë mund t’i ishin dhuruar nga Papët, nëpërmjet sekretarit
besnik, ose dhe nga vetëGherardo Maffei, si kuptohet nga vlerësimet që i bënë
Skenderbeut, i biri Rafaele Maffei, në veprën e tij “Comentari”.
Kodiku “De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum - Gjyqtarët dhe priftërinjtë romanë” i vitit 1465, me autorAndrea D. Fioko,është një vepër erudite, ku prezantohen rendet fetare dhe gjyqësore të Romës antike, lindja dhe funksionimi i tyre, detyrat dhe raportet e ndërsjellta mes funksionarve të ndryshëm të antikitetit. Fioko shkruan për mbretërit, senatorët,tribunët, pretorët, prefektet, kuestorët, prokuratorët, dikatorët, konsujt, legatët, gjykatësit, shkruan për centurionët, per ushtarakët e shquar, për hyjnitëe Romës pagane, për prifterinjt paganë,per priftërinjt e krishtere dhe për Pontifikatin etj. Në pjesën e fundit “De literis antiqui”,dedikuar filologut dhe gramatikut romak Marko Valerio Probo, jep të dhëna mbi epigrafinë, për autorët dhe veprat e artit lapidaresk romak. [7]
Kuptohet se Andrea Fioko
ishte i inspiruar ngagramatiku Valerio Probo i cili shkruante histori antike, me
synim të mos harrohej nga romanët pasardhës, andaj kodiku “De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum”i pasur me histori të
zgjedhuratë lashtësisë, preferohej dhe kerkohej nga fisnikët e kohës. Ishteperiudha
e lulëzimit të rilindjes europiane, e ripërteritjes të traditave dhe zakoneve
parakristiane. Në ato vite evokohej lavdia e antikitetit, e idealizuar dhe e përhapur
nga humanistëte mesjetës eurpiane, ku bënin pjese e u shquan dhe humanistët arbëror
si Leonik Tomeo, Marin Barleci, Marin Beçikemi, Mikel Marulo Tarkiniota etj.
Vështrim i shkurtër historik idorëshkrimit të Andrea D. Fioko.
Kodiku i Andrea Fioko dhe
të tjerët pjesë e invetarit të bibliotekës Kastriotase, pas vdekjes të
Skenderbeut, Andronika Arianiti
Kastrioti i mblodhi dhe i solli në Itali, bashkë me shumë objekte te tjera si
perkrenaren,shpatat, medaljonet, parzëmoret dhe veshjet, i moriqë te mos përdhoseshin
nga turqit, por dhe si kujtime për të birin dhe pasuesit dhe mbi të gjitha si
dëshmi historike të çmuara për bëmat e Kryetrimit të Arbërisë.
Në shekujt XVI – XVIII, me
sa kuptohet, pasardhësit e familjes Kastrioti, këto objekte me vlera,filluan t’ia
shesin muzeumeve dhe koleksionistëve private.
Një pjesë e këtyre objekteve, si portreti i hershëm dhe medaljonet e
Gjergj Kastriotit përfunduan në muzeun e famshëm të Paolo Xhiovio.Duka i
Urbinos bleu përkrenaren dhe shpatat e Skenderbeut dhe më pas ia shiti Dukës
Ferdinand i Austrisë. Koleksionistët e antikuarit Galletti i Firences blenëkodikët
dhe librat, që dikur ishin në pronësi të Gjergj Kastriotit etj. [17]
Kodiku i A. D. Fioko “De
magistratibus, sacerdotiisque Romanorum”, u bë i njohur në vitin 1910, si
pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve dhe librave antike të mbledhura ngaIrving Davis
dhe Xhiusepe Orioli. [4]
Ilia Karanxha shkruanse kodiku i Andrea Fioko “De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum”, në vitin 1952u përfshi
në katalogun Nr 9 - New Series; London Nr 789, i Shtepisë të Antikuareve
J&J Leighton.[13]
Më 11 dhjetor 1961, I.
Davis, kodikun e Fioko “De magistratibus,
sacerdotiisque Romanorum”, e depozitoipër shitje,në Shtëpinë e Ankandit“Sotheby's auctions”, me seli historike në New Bond
Street, Londër.
John Irving Davis (1885
– 1967) koleksionist dhe tregëtar librash, në vitet 1910 – 1911 shkoi në
Firence, ku në bashkpunimin me botuesin fiorentin Giuseppe “Pino” Orioli (1884
– 1942), blenë dhe krijuan nje kolek-sion të pasur me libra te rrallë dhe me
dorëshkrime antike. Në gjurmim të veprave antike nëdyqanin “Galletti”
(ex-Galletti collection, Florence), gjetën dhe blenë dy dorëshkrime të
shekullit XV, kodikun e Andrea D. Fioko“De romanorum
magistratibus” dhe dorëshkrimin me “Sonetti
e canzoni” të Françesko Petrarkës. [4]
Në vitin 1913 Davis dhe
Orioli u kthyen në Londër, ku hapën një librari të vogël në Museum Street Nr
24, ku shisnin libra dhe dorëshkrime antike. Pas disa vitesh hapen një shtëpi
botuese, që u bë e famëshme në Angli.
Pas luftës I botërore,
Orioli u kthye në Itali, ku vazhdoi aktivitetin si botues, ndërsa Davis iu
dedikua sis-
temimit të katalogeve me
librat dhe dorëshkrimet e blera në Itali, të cilat i botoi periodikisht me
emrin e përbashkët Davis & Orioli, madje dhe pasi vdiq Oriolo.Katalogu i
fundit me numer 170, u botua ne vitin 1965, ndërsa pas vdekjes dhe të Davis,
koleksioni u administrua nga i biri Davis Junior dhe Hellmut Feisenberger
(1909-1999), të cilët i
dërguan nështyp dhe katalogët e tjerë, që kishin mbetur pa u botuar.[16]
Në vepren e Davis &
Orioli: “Rare Books and Early MSS”,i botuar në Londër në vitin 1962, në të njejtën
skedë përfshinë tëdy kodikët:“De
romanorum magistratibus” i Andrea Domeniko Fioko – Lucius Fenestellæ dhe “Sonetti e canzoni” i Françesko Petrarkës.
Të dy kodikët se bashku
kishin 56 faqe, ishin shkruarnë pergamene dheme ilustrime me ngjyra. Vëllimi me
dorëshkrime ishte 21. 5 cm i gjërë, i kataloguar ngaShtëpia e Ankandit - “Sotheby's auctions”, nëartikullin me numër 183 dheme
çmim fiks 750 £ (2250 $).[4]Skeda e dy kodikëve prezantohet me këto
të dhëna: [4]
London, Davis & Orioli, [1962]
(21.5 cm), 56 (2) pp., illustrations. 183 items; priced. Self-wrappers.
- Includes (item 43, £ 750) a
15th century Italian manuscript of Andrea Domenico Fiocco, “De romanorum magistratibus”
(ex-Sotheby’s, 11 December 1961, lot 170; sold to
Curt H. Reisinger, 1962.
Presented by Reisinger to Harvard, now Houghton
Library, MS Typ 0496.
Item 79 is a large illuminated manuscript on vellum
of Petrarch’s “Sonetti e canzoni”
(ex-Galletti collection, Florence).
Në skedë shkruhet se kodiku
i shekullit XV “De Romanorum
magistratibus...”, veper e italianit Andrea Domeniko Fioko,me numër rendor
43 dhe me 34 faqe, ishte vënë në shitje më 11 dhjetor 1961nga Shtëpia e
Ankandit “Sotheby's auctions”, me numërserie 170, me
çmim fiks, i blerë në vitin 1962 nga Kurt H. Reisinger, i cili e dorëzoi në
Harvard University - Houghton Library, ku nodhet i kataloguar me skedën MS Typ
0496.
Davis shkruan sebashkë
me kodikun e Fioko ishte dhe kodiku numër 79, dorëshkrimime 22 faqe pergamene
dhe me ilustrime i Françesko Petrarkës “Sonetti
e canzoni”. [4]
Këto dy kodikeu shitën në vitin 1962 por nuk ka informacion në se u blenë të dy se bashku, ndërsa dihet se Reisnger bleu kodikun e Fioko “De Romanorum magistratibus ...”
Skeda e shitjes në ankand e kodikut “De Romanorum magistratibus”, e
humanistit Andrea Fioko.
Në maj të vitit 2007, antikuari Dritan Muka, e bëri publike skedën dhe
historikun e shitjes në ankand të
kodikut të Andrea Fioko, të shoqeruar me përshkrimin sipas katalogut.[1]Skeda e kodikut të Fioko përmban
te dhenat teknike të dorëshkrimit dhe një shkurtimore historike për Gjergj
Kastriotin Skenderbeun, të formuluar nga kuratorët e ankandit. Skeda e kodikut
të Fioko me Nr 43 për ankandin, ishte shtypur ne Angli nga Robert SOCKWELL L.TD,
5 – 13 Baden Place, London dhe e botuar nga Davis & Orioli, 20 New End
London, N.W.3. [17]Kodiku i
Fioko iu prezantua publikut me titullin parësor:
Portrait of Scanderbeg in a Humanistic
Manuscript
43. Fiocchi (A. D) De Magistratibus Romanorum 750 £
Kodiku theksonnë plan të parë:“Portreti i Skenderbeut në një dorëshkrim
humanistik”, me nëntitullin 43 Fiocchi (A. D), autorii dorëshkrimit“De Magistratibus Romanorum”. Si kuptohet,kjo
mënyrëprezantimi u bë për faktin, sepse kodiku numër 43, me portretin e Gjergj Kastriotit
ishte i veçantë dhe ndryshe nga shumë kodikë të tjerë tëAndrea Fioko–Luccio Fenestella,
që ndodhen në biblioteka dhe në koleksione të shumta private italiane dhe të
huaja.[10, 18]
Në fillim të skedës shkruhet: “Dorëshkrimi
me 32 fletë në pergamenë 300 x 200 mm, me dy fletë të bardha në fund, i shkruar
nga nje skriba roman, i cili ka shkruar dhe ‘Saturnalia Macrobius’, që ndodhet
nëVictoria & Albert Museum. Ky dorëshkrim ishte përfunduar më 14 gusht
1465, ndërsa doreshkrimi i jonëështë i datës
5 nëntor 1465. Shkrimi është
elegant humanistik”.
Në paragrafin “Decoration – ilustrime” theksohet: “Faqia e parëështë e rrethuar me një kornizë
dekora-tive me ornamente degëzimesh ngjyrë të bardhe dhe me gjethe pjergulle,
ndërsa në qendër të buzës së poshtëme të kornizës floreale,është miniaturae një
prift domenikan, që i dorëzon kodikun një fisniku me moshë të re. Në fund te
tekstit, në një kurorë rrethore, është portreti i hershem i Skenderbeut,
patrioiti albanez, i cili vdiq në vitin 1467”.
Në paragrafin “Text – teksti” shkruhet:
“Teksti i këtij dorëshkrimi, për herë të
parë u bë i njohur në një katalog të Leighton. Kodiku ështe shkruar para vitit
1443 nga humanisti Domenico Fiocchi, benimaini i Chrysoloras.Këtë veper ia
dedikoi kardinalit Branda Castiglioni (Kastlioni), i cili vdiq në fillim të njejtit
vit. Fioko e ka shkruar këtë vepër nën emrin Fenestella. Për herë të parë u
shtyp në Milano në vitin 1477”.
Në paragrafin “The miniatures –
miniaturat”shkruhet: “Miniatura e parë,
e ndriçuar lehtësisht, prezanton një skriba duke i dhuruar dorëshkrimin padroni
të tij, i cili ka shumë mundësi të jetë Skenderbeu. Në fund të ketij
doreshkrimi, ështëminiatura me portretine Gjergj Kastriotit, i njohuri
Skenderbeu, i cili në vitin 1465 shkoi në Rome, t’i kërkoi Papës ndihma për të
luftuar turqit. Inicialet E. V mund të jenë Epirota Victor, por mund të jenë
dhe inicialet e artistit që e realizoi miniaturën. Miniatura mund të jetë kopje
e një portreti kontemporan, pra kur Gjergji ishte gjallë. Praktikisht, portreti në miniaturë është
identik me ksilografine e mirenjohur të protretit të Skenderbeut në veprën e
Marin Barletit “Historia de vita et Gestis Scanderbegi...”, botuar rreth vititi
1510. Ështërealizuar në pergamenë të vjetër. Shih riprodhimin në kopertinën e
pasme”.
Komente rreth disa të dhenave tëpasakta nëskedën
e ankandit të vitit 1962.
Prezantimi në ankand me titullin intrigues:“Portreti i Skenderbeut në një
dorëshkrim humanistik”, i kodikut të Andrea Fioko “De Magistratibus Romanorum...”, sigurisht ështe qëllimisht per te
nxitur interesin e historianëve dhe koleksionistëve, pasi Skenderbeu ishte
figurë e shquar historike e njohur dhe e vlerësuar, andaj dhe Kurt Resinger nuk
hezitoi ta blejë dorëshkrimin e shekullit XV. Duke e vënë në krye emrin e
Skenderbeut, kuratorët e ankandit ia rritën rëndësinë dhe vlerat kodikut “De
Magistratibus Romanorum...”
Në skedëështë shkruar: ”Gjergj
Kastrioti vdiq ne vitin 1467”. Hartuesi i skedës ka vënëvitin 1467, bazuar
në literaturën historike të konsultuar, por si shkruan Ludwig von Pastori, në
fund të shekullit XV ishin dy grupe kronistësh, një pjesëe vogël shkruanin se
Gjergj Kastrioti vdiq në dhjetor të vitit 1467, ndërsa shumica saktësonin 17
janarin e vitit 1468, duke preçizuar se e varrosën në katedralen e Shen Nikollës
në Lezhë, qytet, që asi kohe ishte nëzotërim të Venedikut.
Ne paragrafin e dyte theksohet se kjo veper e humanistit Domenico
Fiocchi, ishte shkruar para vitit 1443
dhe dedikuar kardinalit Branda Kastlioni, çka dëshmon se ekzistonin disa
ekzemplare riprodhimi të kodikut,
pasi dihet se Fioko, dorëshkrimin e parë ia kishte dhuruar kardinalit te Sienës Kondulmer që në vitin 1430. Nga këto të dhena, kuptohet se skriba – prifti domenikan, kishte kopjuar kodikun që posedonte kardinali Kastilione, të cilin e “personalizoi” duke i shtuar portretin e Gjergj Kastriotit në faqen e fundit, çka konfirmon faktin se ky kodik u shkrua posaçërisht për Skenderbeun.
Në skedë shkruhet se dorëshkrimi i Andrea Fioko u shtyp libër për herë të
parë në Milano në vitin 1477, ndërsa botimi i parë (incunabola) u realizua në
Venecia në vitin 1475.
Nëskede shkruhet “Miniatura e parë
... prezanton një skriba duke i dhuruar dorëshkrimin padronit të tij,
i cili ka shumë mundesi
të jetë Skenderbeu”.Nga verifikimi ivemendshëm miniaturës, kuptohet
se skriba - prifti domenikan, ia dorëzon kodikun një fisniku me moshë të re, që
nuk ka ngjashmëri me Skenderbeun. Nëse do të ishte e vertetë se ia dorëzonte
Skenderbeut, sigurisht skriba do ta kishte pikturuar portretine tij, ashtu si e
kishte pikturuar nëfaqen e fundit të kodikut.
Hartuesi i skedes thotë:“Skenderbeu
shkoi ne Romë në vitin 1465...” Kjo është një tjetër pasaktësi e tekstit të
skedës, pasi Gjergj Kastrioti ate vit nuk dolijasht Arberisë. Gjergj
Kastriotishkoi në Napoli më14 prille 1464, ku beri betimin para mbretit
Ferdinandi I i Napolit, për të marrë të drejtën e feudatarit tëtrojeve të Monte
Sant Angelo dhe San Giovani Rotondo, që u banuan nga arbëroret, ish ushtarët e
Skenderbeut[11], ndërsa në
dhjetor të vitit 1466 shkoi në Rome, ku takoi dhe Papa Palin II, pra një viti
pasi u shkrua kodiku.
Në skedë shkruhet: “Portreti në miniaturë
është identik me ksilografinë e njohur të protretit të Skenderbeut në veprën e
Marin Barletit “Historia de vita et Gestis Scanderbegi... botuar rreth vititi
1510”. Në fakt është e kundërta, portreti në ksilografi në veprën e
Barlecit, është 45 vjet mëi vonshëm dhe pa dyshimështëripro-dhuar sipas
portretit në miniaturën e kodikut të Fiokos, i vitit 1465.
Portreti i Gjergj Kastriotit në kodikun e vititi 1465: “De magistratibus, sacerdotiisque Romanorum” i Andrea Domenico Fioccho - Luccius Fenestella.
Portreti i Gjergj Kastriotit në miniaturën e dorëshkrimit të Fiokos, i përket
viteve kur Gjergji ishte ende në jetëdhe luftonte heroikisht kundër hordhive osmane.
Piktori e prezanton Gjergj Kastriotin në profil majtas (si prezantoheshin mbretërit), hundëshkabë, me vështrim të përqëndruar, me mustaqet dhe mjekrën të thinjur të gjatë, me berretën alla-Karamanjola me ngjyrë skarlat, e ulur mbi sy, ndërsa poshtë nën berretë, shihet buza e kapuçit të bardhë. Gjergji mban veshur mantel ngjyrë të kuqe të purpurtë, me zbukurime floreale ngjyrë të verdhë (të artë), mes të cileve shihen dhe zambakët mbreteror (Fior de Lise).
Kurt H. Reisinger, gjatë prezantimit të kodit të A. D. Fioccho në
bibliotekën e Universitetit të Harvardit, krahas evidencimit të cilësisë të
doreshkrimit, komentoi dhe portretin e Gjergj Kastriotit, të cilin e
konsideroi: “Punim artistik i hollë,
elegant me gusto të veçantë”. [1]
Sfondi i miniaturës është ngjyrë blu. Portretit është i rrethuar me
kurorë gjethe dafine, njëlloj si medaljoni Nr. 66 i prodhuar në Romë para vitit
1465. Pjesa anësore e miniaturës është e zbukuruar me një kornizë me vizatime
floreale shumëngjyrëshe me degëzime elegante dhe gjethe pjergulle ngjyrë të
bardhe, të vendosura
në sfond blu. Në brendësi të kornizës floreale, eshte vizatuar dhe
ndonjë zambaki bardhë me tre petale.
Në sfondin blu të miniaturës, janë dy monograma E dhe V, që sipas
Reisinger janë inicialet Epirota Victor
(Epiroti fitimtar), madje ai thotë, ndofta janë inicialet e emrit dhe mbiemrit
të autorit te miniatures, [15]ndërsa
Ilia S. Karanxha sugjeron se inicialet E dhe V janë Epirotarum Vicecomes
(Konti i Epirotëve). [13]
Rreth dorëshkrimit “De Romanorum
Magistratibus” te Fiokos dhe per portretin e Gjergj Kastriotit, ka pak
studime dhe ato kryesisht janë pëqëndruar rreth aspekteve bibliografike, përshkrimit
fizik, historikut të kodit
dheanalizave në kontekstin e përgjithshëm të ikonografisë dhe
historiografisë skënderbeiane.
Historiografia shqiptare, qe mbeshteste mendimin se portreti origjinal i
Skenderbeut ishte ksilografia ne veprën e Marin Barlecit,[19]u befasua
nga zbulimi iportretit me të hershëm i Skënderbeuttë vitit 1465dhe ndonëse me vonesë,
filloi gradualisht të familjarizohet dhe ta analizoi këtë portret.
Për lexuesin shqiptar, njoftimin e parë të pranisë të portretit të Gjergj
Kastriotit në kodikun e Fiokos, e dha
prof. Shaban Sinani, në veprën “Beratinus”, botuar në vitin 2004.[21]
Më 2005, Prof. Kaliopi Naska në “Revista
Ushtarake” botoi shkrimin “Si u gjet thesari i Drishtit?”, ku vinte në
dukje praninë e kodikut “De Romanorum
Magistratibus” dhe dy ilustrimet e këtij kodiku, njëri prej të cilëve,
theksonte ajo me të drejtë,është “portreti
më i hershëm i njohur gjer më sot i Gjergj Kastriotit”.[22]
Në maj 2007, antikuari Dritan Muka në Kanada,publikoi historikun e shitjes
së këtij kodiku, të shoqëruarme njëpërshkrim tëhollësishëm sipas katalogut tëDavies&Orioli
“Rare books and early Mss”, London
1962, duke theksuar praninë e miniaturës me portretin e Gjergj Kastriotit të
vitit 1465. [1]
Disa vite më pas, studiuesi i apasionuar Ilia Karanxha,e dha të plotë
tablonë sinoptike të portretit origjinal të Gjergj Kastriotit, si dhe përqasjen
e tij me portretet e tjera më të herëshme, të njohur deri më sot. [14, 15]
Studiuesi Ilia Karanxha ka meritat se me studimin për portretin e Gjergj
Kastriotit në dorëshkrimin eFioko, theksoi se piknisja e ikonografisë
Skenderbeiane nuk është viti 1510 me veprën e Marin Barlecit “De Vita et Gestis
Scanderbei...”, por viti 1465, me portretin në miniaturë te Gjergj Kastriotit në
kodikun e A. Fioko. [14]
Portretin në ksilografi të Gjergj Kastriotit në vepren e Barlecit, Ilia Karanxha e analizon me përparësi në veprën “Barleti apo Beçikemi – një pështjellim në shkencën shqiptare”, Tiranë 2010. [14]Karanxha shkruan se portreti i Skenderbeut në vepren e Barlecit, me autor ksilografistin fiorentin Lukantonio Degli Uberti, mori karakterin e portretit zyrtar, madje u konsiderua portret autentik enë shekujt XVI – XVII,shërbeu si gjenerues i ikonografisë kastriotiane për shumëpiktorë, grafistë dhe ksilografistë të asaj periudhe, por dhe nëshekujt e më vonshëm. Ndonëse shumë historiane, mes tyre shumë shqiptarë e kanë konsideruar portretorigjinal[13], në fakt ishte riprodhim i portretit në miniaturën e kodikut të Fioko, i realizuar 45 vjet mëherët.Krahas faktorit kohë, sepse është 45 vjet me i vonshem, ka shumë argumentaqëvertetojnë se portreti i Skenderbeut në veprën e Barlecit, është riprodhim i portretit në miniaturën e vitit 1465. Krahas ngjashmërisëtë tipareve fizionomike, tëformës së njejtë tëberretës alla-Karamanjola, mjekrës së gjatë të derdhur etj, autori i ksilografisë ka kopjuar besnikërisht dekoracionet floreale të mantelit të Gjergjit në miniaturë. Vizatimet e spikatura te ksilografisë jane identike me tëmantelit të purpurtë te miniatures me ngjyra të kodikut të Fiokos.
Portreti i Skenderbeut në kodikun e Fioko te vitit 1465, e detyroi
historiografinë shqiptare dhe atë botërore ta ndryshojnë opinionin dhe ta
konsiderojne origjinal portretin e miniaturëstë vitit 1465
Ne vitin 2018, studiuesi kompetent, historiani Fotaq Andrea avancon në
vleresimet për portretin në miniaturën e Fiokos, duke theksuar:“Dorëshkrimi i A. Fioko i vitit 1465, përmban
dy ilustrime domethënëse me tematikë arbërore, sepse fillon me miniaturën e një
prifti dominikan, që i dorëzon kodikun një fisniku arbëror dhe mbyllet me më të
famshmin dhe më të parin portret të Skënderbeut.”[2]
Kush ishte piktori i portretit të Gjergj Kastriotitnë
miniaturën e kodikut të vitit 1465 ?
Dorërshkrimi i kodikut “De
Romanorum Magistratibus...”i Andrea Fioko i vitit 1465, pa
dyshim përmban një portret të hershëm të Skënderbeut, por mbeten pa u zgjidhur dilemat:
kush ishte autori, në ç’vit e realizoi
portretin, a është kyportretiautentik i Gjergj Kastriotit, apo kopje e
ndonjë protreti të më hershëm?
Mendoj se portreti i Gjergj Kastriotit në miniaturën e kodikuttë Andrea
Fioko, nuk është i pari, por kopjee një
portreti të më hershëm, te cilin skriba i kodikut - prifti domenikan
(ndofta arbër), e njihte atë portret dhe e riprodhoi me mjeshtëri, cilësi dhe
elegancë në dorëshkrimin e tij të përfunduar me 5 nëntor 1465.
Që kanë ekzistuar portrete të më herëshme të Gjergj Kastriotit, nuk ka
dyshime, pasi vertetohet me faktet e prodhimit të disa medaljoneve me portretin
e Gjergjit, si medaljonet e viteve 1449, 1451, 1461, të konsideruar vepra te
Pisanllo-s,si dhe dy medaljonete prodhuar në Veneciadhe në Romë në vitet 1461 –
1466.
Dihet se për prodhimin e medaljoneve ishte e domozdoshme skica e
portretit tëGjergj Kastriotit, por ende nuk i njohim autorët, kush ishin piktorët,
qe realizuan skicat e portretit të tij në vitet 1449, 1451, 1461, 1464 ?
Është fakt, se në medaljonet nr 66 dhe nr 67 (prodhime të viteve 1464 -
1466),portreti i Gjergj Kastriotit ështëshumëi ngjashëm me portretin në
miniaturën e dorëshkrimitte Fioko-s te vitit 1465, çka dëshmonse portreti ne
miniature, eshte kopje e një portreti mëtë hershëm dhe autentik të Gjergj
Kastriotit, mbi bazën e të cilit ishin prodhuar medaljonet. Krahas portretit në
medaljone, ne shekullin XV kishte dhe portrete tërealizuar nga piktorë të
shquar të rilindjes italiane si Xhiani Bellini, apo Alesso Baldovinetti, ndërsa
në shekujt XVI – XVIII vërshuan me qindra portrete të Gjergj Kastriotit.
Studiuesi Fotaq Andrea dëshmon se një portret më i hershëm i Skënderbeut ishte
i kataloguar nga “The Athenaeum - a
journal of literature, NR 3066, 31 july 1886, f. 130”, ku vihet në dukje: “Portret i Skënderbeut nga Alesso
Baldovinetti” (1425-1499), piktor i rilindjes italiane, bashkëkohës i Xh.
Bellini dhe A. Pisano[21]. Portreti i humbur i Baldovinetit, ashtu si dhe
shumë të tjerë, që kanë mbetur “të inventarizuara në kartë”, porende të pa zbuluar,
portrete të tjerë që kanë mbetur “fshehur” nëarkivat e koleksionistëve privatë,
përbëjnë një potencial artistik të pa
eksploruar, qësugjeron të zgjerohen dhe të intensifikohen kërkimet, që të dalin
në dritëdhe portrete të tjerë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.Këtë
opinion e shpreh dhe Kurt Reisinger, i cili thekson: “Miniatura e Skënderbeut, mund të jetë kopje e një portreti kontemporan,
kur Gjergji ishte gjallë”.
Një nga enigmat me intriguese, që ka nxitur kuriozitetin dhe interesimin e
historianëve dhe të kritikëve të artit, është hamendësimi i ekzistencëssë herëshme
e portretit të Gjergj Kastriotit me autor piktorin e famshëm Giani Bellini.
Krahas të dhënave orientuese indirekte të Giorgio Vasari [23] edhe Paolo
Xhiovio, në veprën “Commentarii
delle cose de Turchi, con gli fatti et la vita di Scanderbeg”, botim i
vitit 1539 shkruan: “Kam parë se princat e
familjes të Gjergj Kastriotit, që janë transferuar në Pulje, kanë të njëjtin
tip bukurie, si shihej qartë, kur i
ballafaqoja me portretin, që kam në muzee në mënyrë të veçantë tek Ferrando
stërnipi i tij, Markezi i Sant Anxhelos, kur ai komandonte pararojën e ushtrisë,
i cili vdiq në ditët e betejës të Pavisë ”.
Xhiovo tregon se e
posedonte portretin e Gjergj Kastriotit, rreth 25 vjet para se ta riprodhonin
Kristofano Altissimo (1562) dhe Tobias Stimmer (1563), rreth 30 vjet para dy
piktorëve austriakë (1579 - 1580).[26]
Nga këto dëshmi të Paolo
Xhiovio, rezulton se në koleksionin e tij ishte dhe portreti i Gjergj
Kastriotit, por nuk thotë cili ishte
autori i portretit, ndërkohë që shumica e kritikëvetë artit theksojnë se ishte
vepër e Bellinit.Gjithashtu dhe Frederick Kenner thekson se, portreti i
parë i Gjergj Kastriotit është vepër e piktorit italian Xh. Bellini (1429 –
1507), i cili e kishte realizuar në vitin 1463, me kërkesën e autoriteteve
venedikase, me rastin ceremonisë të shpalljes Qytetar Nderi të djalit të tij Gjoni
II Kastrioti. [27]
Në shekullin XV, jeta dhe vepra e Princit Gjergj Kastriotit – Zoti i
Albanisë, ishte e pasqyruar në artin e rilindjes europiane me medaljonet, me
portretet, me skicat, me grafikat, me ksilografitë, me kodikëdhe me
doreshkrime, që në veçantidhe në tërësinë e tyre, janë vlera të çmuara të
historisë dhe kulturës së kombit tonë.