Speciale » Alia
Lutfi Alia: Tetë medaljone me portretin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut të Shek. XV
E hene, 08.06.2020, 06:34 PM
TETË MEDALJONE ME PORTRETIN E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT TË SHEKULLIT XV
Nga Lutfi
ALIA, Siena – Itali
Në shekujt e mesjetës,
populli ynë përjetoi qytetërimin perëndimor, respiroi kultu-rën europiane dhe
ishte e mbetet pjesë integrale e Europës. Eqerem Çabej shkruan: “Dalmacia dhe Albania e
më pas Ishujt Jonikë, janë vendet, që u hapën direkt e më tepër ndaj
influencës kulturore të perëndimit”. Aleks Buda thekson: “Në
mesjetë, Albania ishte e zhvilluar
në nivelet e vendeve më të përparuara të europës”.Krahas
rolit të fisnikëve arbëror, në lidhjen e Albanisë me perëndimin, luajti rol
kisha katolike, si thotë M. Šufflai: “Me ndihmën e Selisë së Shenjtë, Tivari
dhe më pas e gjitha Albania, u shndërruan në bazat operative të
perëndimit, kundër ortodoksisë dhe kundër sllavizimit”; ndërsa
L. Thallòczy shkruante: “Françeskanët
ishin e vetmja rezervë e perëndimit, që qëndroi në Albania dhe kur interesat e
Europës për këto vise u shterën krejtësisht”.
Si rezulton në
dokumentat e shekullit XV, Gjergj Kastrioti, Princi i Matit, Zoti i Dibrës dhe
i Krujës, nga viti 1443 Dominus Albaniae – Zoti i Albanisë, ashtu si gjithë
fisnikët e asaj kohe, kishte stemën heraldike me shqiponjën dykrenore, sipër
yllin me gjashtë cepa; kishte flamurin me sfond të artë dhe shqiponjën e kuqe,
kishte vulën zyrtare dhe atë sekrete, që i përdorte në letrat dërguar miqëve,
Papëve, në letrat kredenciale me mbretërit, princat, me fisnikët europianë dhe
në letrat dërguar sulltan Mehmetit II.(1)
Stemat heraldike të
dinastive fisnike dhe të shteteve arbërore, u shfaqen në fillimet e shekullit
XII me princat Progoni të Shtetit të Arbërit, në shekullin XIII me Mbretërinë e
Albanisë të Karlit I Anzhu dhe më pas në vazhdimësi në të gjitha familjet
patronomike arbërore: Arianiti, Balsha, Topia, Kastrioti, Dukagjini, Muzaka,
Engjëlli, Gazuli, Golemi, Gropa, Jonima, Manesi, Martaseos, Matranga, Shpata,
Skura, Spani, Vrana, Zaharia, Zenebishti etj. Heraldika albanese ishte
origjinale, përbërëse e heraldikës evropiane, me të gjitha
karakteristikat.Krahas stemave heraldike dhe flamujve, fisnikëria europiane
përdorte medaljone, të prodhuara për të prezantuar origjinën fisnike,
pozicionet sociale, poltike, ekonomike dhe ushtarake, dhe për qëllime perkujtimore,
murale, honorifike.Medaljone kishin dhe fisnikët arbëror, disa ende ruhen, por
shumica kanë humbur. Këto medaljone ishin shprehje artistike e binomit
personazh – imazh, ishin vepra arti plastike, të cilat pasqyronin aspektet
sociale dhe historike të personazhit të realizuar në ikonografi. Fillimisht,
medaljonet ishin private, personale. Në vitet e më vonëshme, për vlerat
artistike dhe historike që morën, përfunduan në muzeume dhe në koleksione
private, kësisoj u bënë pjesë e historisë zyrtare të shteteve.Historianët,
studiuesit e medaljonistikës dhe numimastikës, kanë botuar vepra të shumta,
duke evidencuar vlerat e këtyre medaljoneve.Një ndër punimet me vlera historike
dhe artistike për medaljonet, është vepra e studiuesit venecian Piero Voltolina:
“Storia della Repubblica di Venezia
attraverso le medaglie”, botuar ne vitin 1988 në Milano.(2)
Në vëllimin e parë të
kësaj vepre (shekujt XIV – XVI), autori prezanton një koleksion të pasur, me
840 medaljone mbretërish, princash, papësh, klerikësh, fisnikësh, ushtarakësh
dhe të institucioneve të shquara të asaj kohe, duke filluar nga Venecia,Roma,
Vatikani dhe të shumëqyteteve italiane, duke vazhduar meRaguzën, Albaninë, Ishujt
Jonikë e deri ne Qipro; nga kufiri me Austrinë, në Dalmaci e deri në Kretë, ku
shtriheshin zotërimet e Venedikut, madje dhe personazhe të Perandorisë Osmane.
Piero Voltolina, me këtë
koleksion medaljonesh, ka paqyruar historinë e Venecias, me prestigjin,
kulturën, artin, potencën politike, ekonomike, tregëtare dhe ushtarake të
Serenissimës, ka ekspozuar një histori në këndvështrim specifik, nëpërmjet
prezantimit të medaljoneve me imazhe të protagonistëve të kohës, të plotësuara
me informacione sintetike, duke dhënë dëshmi interesante të shumë figurave të
shquara jo vetëm të Venecies, por dhe të vendeve të tjera fqinje dhe të
aleatëve të largët.Kjo vepër i dhuron lexuesve njohuri kulturore, artistike dhe
historike, por dhe emocione e krenari, sepse njihen me figura historike të
vendit dhe trevave të tyre, si ndodh me ne shqiptarët, kur në këtë vepër gjejmë
dhe medaljonet me portretin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeudhe
të finikëve të tjerë shqiptarë si tëAntonio Alfonso Kastrioti Granai, të Nicolò
Leonik Tomeo dhe të Kostandin Arianit Komnenit.Përfshirja e medaljoneve tëGjergj
Kastriotit në këtë vepër madhore, nuk lidhet vetëm me rrethanën se janë
prodhuar në Itali, por dhe me faktin historik, se familja Kastrioti bënte pjesë
në klasën e fisnikëve venedikas.Princi Gjon Kastrioti, ishte miku besnik dhe
aleati i Venecias dhe bashkë me djemtë,kishte nënshkruar marrëveshje miqësie
dhe bashkpunimi me Serenissimën.Në vitin 1413, Senati i Republikës së Venecias
i dha princit Gjon Kastrioti titullin e trashëgueshëm “Qytetar Nderi i Veneto”, titull që e gëzonin dhe djemtë e tij.
Dorit Raines (3)thekson se në vitin 1416, familja
Kastrioti ishte në listën e patricëve të Venecias.Më 28 maj 1438,
Senati i Venedikut i rinjeh Gjon Kastriotit të drejtat dhe privilegjet e
patricit. [3, 4, 5]
Princi Gjon Kastrioti vdiq
më 1442, Principata e Arbërit ra nën pushtimin ottoman.
Në vitin 1443, Gjergj
Kastrioti u kthye në Krujë dhe rimori zotrimet e principatës të Arbërit, ndërsatre
djemtë e tjerë të Gjonit, vdiqën në moshë të re. Reposhi, murg në manastirin
Hilanderit në Malin të Shenjtë pranë Selanikut, kishte vdekur në vitin 1431;Stanisha
vdiq në vitin 1446 dhe u varros në Manastirin e Shën Marisë Hyjlindëse në
Martanesh (6); Kostandini e humbi jetën në rrethana të panjohura dhe
para vitit 1443.[1]
Në 2 mars 1444, në
qytetin e Lezhës, që aso kohe ishte në zotërim të Venedikut, u mblodh kuvendi i
prijsave të Albanisë, të cilët krijuan aleancën politike - ushtarake për t’u
mbrojtur atdheun ndaj sulmeve të hordhive otomane. Në krye të Lidhjes, princat zgjodhën
Gjergj Kastriotin Zoti i Albanisë dhe kryekomandant i ushtrisë arbërore.Për
kontributet e shquara në rezistencën dhe luftimet kundër pushtuesve otomanë, në
vitin 1445 Senati i Serenisima, e shpalli Gjergj Kastriotin “Qytetar Nderi i Veneto”.Në librin e Artë të patricëve të
Serenissimatë vitit 1463 “Le famiglie ammesse al Maggior Consiglio a titolo
onorifico”, rezulton e regjistruar familja Castriotto-Kastrioti.Më 25
shtator 1463, Senati i Venedikut e shpalli qytetar nderi dhe anëtar të
Këshillit të Lartë të Bujarëve Venedikas, Gjon II Kastriotin 8 vjeçar me diplomë
të dhënë nga Dozha Kristoforo Moro, si e tregon MarinSanudo, në veprën “Vitae dei
Dogi 1423 – 1474” (Jetët e Dozheve): “A dì 25 settembrio 1463 fo preso parte in Gran
Conseio che il magnifico e potente Juan Scandarbeg, fiol del signor Zorzi
signore in l’Albania et sui eredi siano fatti del Mazor Conseio” “Ditën e 25 shtatorit 1463, mori pjesë në Këshillin
e Madh, i madhërishmi dhe i fuqishmi Gjon Kastrioti, i biri i Gjergj
Kastriotit, Zoti i Albanisë, si trashegimtar i tij, u bë pjesë i Këshillit të
Madh”. [4]Më 13 dhjetor
1463, ambasadori i Albanisë në Venecia Pal Gaxulli, firmosi marrëveshjen me Këshillin
e të Mençurve të Senatit Venecian, sipas të cilës, në rast se Albania pushtohej
nga turqit dhe Gjergj me familjen e tij, detyroheshin të braktisnin atdheun,
Serenissima i garantonte pension vjetor prej 500 dukate, mbrojtjen dhe jetesën e lirë në trojet e
Venedikut: “Scanderbeg, cum uxore, liberi set famiglia honorifice vivere
poterit”, me të drejtë të zgjidhte banimin në një nga ishujt, ose në vendin që
deshironte.(1, 5, 6)
E prezantova këtë
aspekt të jetës të princit Gjergj Kastriotit, për të konfirmuar se nuk është
rastësi, që medaljonet me portretin e tij u përfshinë në katalogun e Piero Voltolina,
sepse Gjergj Kastrioti është pjesë e historisë së Italisë dhe e historisë të
Serenissima, i
renditur, në grupin e personaliteteve të Venecias në shekullin XV.
Në shekullin XV, në
Itali janë prodhuar 8 medaljone me portretin e Gjergj Kastriotit.
Prodhimi i medaljoneve
kërkonte aftësi të larta teknike dhe mjeshtëri në artin plastik, pra
metalpunuesiduhej të ishte dhe artist.Mungojnë informacionet për këta mjeshtra
mesjetarë, nuk njihen emërat e piktorëve, që i vizatuan portretet dhe as emërat
e artistave që i prodhuan medaljonet e Gjergj Kastriotit.
Medaljonet me portretin e Gjergj
Kastriotit janë
renditur me numërat rendor 65, 66, 67 (faqe 85 - 87), me fotografi të
origjinaleve dhe janë shoqëruar me skedën teknike dhe me një skedë historike,
ku në mënyrë sintetike janë prezantuar të dhëna të shkurtëra bibliografike mbi
jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.Të dhënat për Gjergj Kastriotin, autori Voltolina
i ka marrë nga Enciklopedia Italiana Treccani (viti 1929) dhe nga vepra e Fan
S. Noli: Scanderbeg, Lecce 1993.Vlen
të preçizoj një pasaktësi të autorit Piero Voltolina, i cili shkruan Fan Sotir
Noli, por në fakt emëri i të atit të Nolit është Stilian.
Kur u prodhua medaljoni i parë i Gjergj Kastriotit
?
Në periudhën e Rilindjes
italiane, veprat e artit, sidomos portretet, gravurat, tabllotë, afresket,
akuarelet, skicat, medaljonet apo
miniaturat e kodikëve, realizoheshin nga artistë me porosi të veçantë dhe me
pagesë.
Në shekullin e XV, mori
zhvillim arti i prodhimit të medaljoneve, të destinuar për të nderuar
personalitetet e kohës dhe figurat historike. Këto vepra artistike i dedikoheshin
mbretërve e mbrtereshave, princave, dozhëve, ushtarakëve, funksionarëve,
fisnikëve dhe perdoreshin si element heraldik dhe si dhurata dhe nderime të
protagonisteve. Medaljonet iu dorëzoheshin personave me ceremoni, ose i
dërgoheshin të shoqëruar me letër-kredenciale, ose me diploma, ose me ndihmat
materiale e financiare.Në kronikat dhe në dokumentat e asaj kohe, nuk është
gjetur informacion i saktë dhe i plotë për medaljonet me portretin e kryetrimit
Gjergj Kastrioti, nuk dimë kush e skicoi portretin dhe kush i prodhoi.
Medaljoni i parë me
portretin e Gjergj Kastriotit daton në vitin 1449.Pas Beselidhjes së Lezhës,
emëri i Skënderbeut ishte bërë i njohur në Europë për fitoret e korrura kundër
osmanëve. Olivier de la Marche(6) në kronikën “Notice historique sur la Maison de Saint-Mauris”, tregon se në
vitin 1448, një nga kështjellat në Savojë të Francës quhej “Fort de Scanderberg- Fortesa e
Skënderbeut” ndersa mbreti Filipi i Mirë i Francës, i dërgonte Skënderbeut
ambasadorët me përgëzimepër fitoren kundër hordhive osmane.
Aleatia natyrale,
historike dhe besnikee arbërve, aso kohe ishte mbretëria e Napolit e Alfonsit V
Aragona. Gjatë rrethimit të parë të Krujës nga hordhitë otomane tëSulltan
Muratit II, mbreti Alfonsi V Aragona, i dërgoi Gjergjit ndihma me forca
ushtarake dhe artileri. Raportet e miqësisë dhe të bashkpunimit në planin
politik dhe ushtarak, shprehen qartë në letërkembimet e Alfonsit V me Gjergj
Kastriotin, sidomos me aktin e 26 marsit të vitit 1451, kur u nënshkrua në
Gaeta, traktati i miqësisë dhe i bashkë-punimit të Albanisë me Mbreterinë
Aragoneze të Napolit.Alfonsi V, duke e ndjerë rrezikun turk në portat e
mbretërisë së tij, u angazhua t’i dërgoi ndihma ushtarake dhe financiar Skënderbeut
dhe në rastet në se rrezikohej froni i Alfonsit V, priste ndihmat ushtarake
arbërore, ashtu si veproi Gjergj Kastrioti në vitin 1461, kur erdhi me 3000
kalorës në ndihmë të Ferdinandit II.(1, 7, 8)
Për të nderuar bashkëpunimin
dhe miqësinë me Gjergj Kastriotin, Alfonsi V, në vitin 1449 i dhuroi medaljonin
e fisnikërisë. Duke iu referuar ngjarjeve tëviteve 1448 - 1451, Leonardo de
Martino (OFM) sugjeron se autori i medaljonit me portretin më të hershëm të
Gjergj Kastriotit është Pisanello (Antonio
di Puccio Pisano, 1390 - 1455).Si thekson Giorgio Vasari(9), Pisanello,
piktor i famshëm, eksponent i stilit gotik italian, medaljon-punues dhe
miniaturist kodikësh, është i pari që shpiku llojin e medaljoneve me portretin
në faqen e parë dhe tekstin simbolik në faqen e pasme. Në rastin konkret,
medaljoni me portretin e Skënderbeut, mund të jenë porositur nga Alfonsi V Aragon,
i cili ia kërkoi t’i prodhonte Pisanello.Kur ishte në Napoli, Pisanello
kishte realizuar 4 medaljone me portretin e mbretit Alfonsi V Aragon, çka na
nxit të hamendësojmë, se nga raportet që kishte krijuar me artistin
toskan,Alfonsi V i kërkoi të prodhonte dhe medaljonet për Gjergj Kastriotin,
mikun e tij të shquar.Ky opinion është bindës, por problemi shtrohet: Kush
është piktori që vizatoi portretin e Gjergj Kastriotit?Pisanello nuk e kishte
takuar Gjergjin, sepse asi kohe GjergjKastrioti nuk e kishte vizituar
Mbretërinë e Napolit, as Vatikanin dhe as Venecian.Atëhere shtrohet pyetja:Kush
ishte piktori që skicoi portretin e Skenderbeut?
Pa abuzuar në interpretimet, duke arsyetuar, mund të them se nuk përjashtohet mundësia, që skica e parë e portretit të Gjergj Kastriotit të jetë bërë në Arbëri, ndofta vepër e ndonjë kleriku piktor, i cili gjatë udhëtimeve në Napoli, ose ne takimet me Pal Kuka, ambasadorin e Albanisë në oborrin e Aragonezëve, në vitet 1448 - 1449, i kishin dorëzuar përfaqësuesve të Alfonsit V, skicën e portretit të Gjergjit, që Pisanello e përdori për prodhimin e dy medaljoneve. Ky mendim është sugjestionues, sepse kjo skicë ka shërbyer për modelimin dhe plastifikimin e imazhit të Gjergj Kastriotit për medaljonin e pare dhe për dy të tjerë, që kanë të njejtin portret.Nuk duhet të mohojmë faktet, se asikohe kishte dhe piktor arbëror të talentuar, si autori i tabllos së famëshme “Zonja e Këshillës së Mirë e Shkodrës”, të cilën dy murgj shkodranë e sollën në Itali në vitin 1467, për ta shpëtuar nga barbarët turqë, që i digjnin ikonat dhe shkatërronin kishat. Nga rrethanat historike, mund të hamendësojmë se Alfonsi V Aragon, medaljonet e vitit 1449ia dërgoi dhuratë mikut të tij Gjergj Kastriotit, për ta nderuar si Princi dhe Zoti i Albanisë (Dominus Albaniae), në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin dhe miqësinë, ndërsa të dytën ia dërgoinë nderim për marrëveshjen nënshkruar në Gaeta ne vitin 1451.Këto medaljone dhe të tjerët, padyshim ishin në pronësi të Gjergj Kastriotit dhe pas vdekjes së tij, ishin në pronësitë familjarëve, por gjatë shekullit XVII, pasardhësit e tij, të detyruar nga vështirësitë ekonomike filluan t’ua shesin koleksionistëve, muzeologëve të medaljonistikës dhe të numizmatikës medaljonet, armët, kodikët dhe objekte të tjera.Për kohë të gjatë, medaljonet e Gjergj Kastriotit, ishin pjesë e koleksionit të medaljonistikës në Muzeun e Paolo Xhiovio.(10)
Në vitin 1613, muzeu i Paolo Xhiovio u
shpërbë, u mbyll. Shumë piktura, artefaktet, armët, monedhat dhe medaljonet u
shitën privatëve, një pjesë u morën nga muzeumet e vendeve të ndryshme
europiane, një pjesë u vodhën.Ne muzeun e Xhiovio ndodhej dhe portereti i
Gjergj Kastriotit si e tregon vete Xhiovio ne librin III: “Gli
elogi degli uomini d’arme illustri”, faqe 636 ku shkruan: Sotto il ritratto di Giorgio Castriota
Scanderbeg, principe d’Albania - nën portretin e Gjergj Kastriotit Princit të
Albanisë.(10)
Në dizaventurën e këtij muzeu të famshëm që
mbijetoi rreth100 vite, u përfshinë portretet, kodiket, armëtdhe medaljonet e
Gjergj Kastriotit, kësisoj një nga medaljonet përfundoi në Muzeun historik të
Zagrebit, tjetri në Muzeun Numismatik të Berlinit,tre në Romë dhe Venecia
(koleksioni i Piero Voltolina) dhe tre të tjerë në British Museum në Londër. Ndë
tetë medaljoneve të prodhuara në vitet 1449 - 1466, tre prej tyre jane
identike, kanë të njëjtin portret të Gjergj Kastriotit, kanë përmasa të
barabarta, të njëjtën grafikë, por shprehin disa diferenca në plastikë dhe në teknikën
e prodhimit.
1. Medaljoni i Gjergj Kastriotit i vitit 1449 (?),në
muzeun historiktë Zagrebit.
Medaljoni ka formë
rrumbullake, me diametër 98 mm.Portreti i Gjergj Kastriotit është punuar me
profil nga e majta, i vendosur në qendër, brenda një kronize rrethore. Si
portrerti, korniza dhe sfondi i medaljonit, janë realizuar me plastikë dhe
rifiniturë të dobët. Tiparet fizionomike të fytyres nuk janë të spikatura,
kësisoj sytë nuk evidencohen qartë, ndersa profili hundashkabë është i
shprehur, mollëzat e faqeve janë pak të dala, berreta alla-Karamagnola është e
lartë, mustaqet dhe mjekra e gjatë ondulante. Autori ka realizuar veshje me
mantel me supiera, pa jakën e lartë, që ekspozon qafën e lirë. Portreti qarkohet
me kornizë me riliev, ku është gdhendur GEORGIVS CASTRIOTT me mungesë të
prapashtesës “US”, pasi në gjuhën latine shkruhet CASTRIOTTUS.
Teksti është realizuar
me germa të sfumuara në buzët dhe të ngjeshura në emrin GEORGIVS dhe në fjalën
përfundimtare INVICTISS, që sipas rregullave të drejtshkrimit latinisht, duhej
shkruar INVICTISSIMVS. Gjithashtu, sfondi i kornizës rrethuese, emri në
brendësi dhe sfondi i medaljonit, janë me riliev të ashpër, çka tregojnë për
punim jo cilësor. Retro - faqia e pasme është e sheshtë, lisho.
Në kornizën rrethore
është gdhendur emri:
GEORGIVS CASTRIOTT: DE
SCANDERBEG · INVICTISS
GJERGJ KASTRIOTI :
SKENDERBEU · I PATHYESHMI.
Vendi i prodhimit:
Napoli
Autori: Pisanello (?)
Viti i prodhimit: 1449
(?)
Diametri: 98 mm
Forma e rrumbullakët.
Prodhuar me derdhje.
Metali: Aliazh metalesh
(bronx dhe argjend).
Në vitin 1968,
komuniteti i arbëreshëve të Palermos, e huazoi këtë medaljon nga Muzeu historik
i
Zagrebit dhe për një
javë e ekspozoi publikut gjatë aktiviteve të organizuara në përkujtim të 500
vjetorit të vdekjes të Gjergj Kastriotit.
2. Medaljoni i Gjergj Kastriotit i vitit 1451 (?),
në Muzeun e Berlinit.
Medaljoni në Muzeun
Numizmatik të Berlinit
Vendi i prodhimit:
Napoli
Autori: Pisanello
Viti i prodhimit: 1451(?)
Diametër 98 mm.
Forma e rrumbullakët, me
kufirin skajor të jashtëm jo
të rregullt.
Prodhuar me derdhje.
Metali: Bakër.
Në kornizën rrethore
është gdhendur emëri:
GEORGIVS CASTRIOTT : DE
SCANDERBEG · INVICTISS·
GJERGJ KASTRIOTI :
SKENDERBEU · I PATHYESHMI ·
Portreti është realizuar
me profil nga e majta, i vendosur në qendër të kronizës rrethore, ku është
emri: GEORGIVS CASTRIOTT : DE
SCANDERBEG · INVICTISS·
Forma, plastifikimi i
portretit, korniza rrethuese, teksti dhe sfondi i medaljonit, janë njëlloj si në
medaljonin e Zagrebit, por ndryshojnë nga përbërja metalit, pasi ky i Berlinit
është prej bakëri dhe i realizuar teknikisht me cilësi më të mirë.Tiparet e
fytyrës janë prezantuar të spikatura, sytë të qartë, mollëzat e faqeve
preominente, mustaqet dhe mjekra e gjatë ondulante. Në kokë mbanë berretë
alla-Karamagnola, me tre pjesë të niveluara; veshur me mantel me supiera, pa
jakën e lartë, çka e ekspozon qafën e lirë, paraqitje jo e zakonëshme për një fisnik.Karakteristike
dallues e këtij medaljoni, është se portreti i Gjergjit prezantohet me hundën
të modifikuar, pasi nga hundëshkabë në medaljonin e Zagrebit, në këtë të
Berlinit, hunda është me majë, e formës me çip (kurriz shtypur). Nuk mund te
thuhet në se ky është difekt i modelit, ose i krijuar gjatë derdhjes në formë,
apogabim gjatë plastifikimit dhe rifiniturës të imazhit.
Portreti qarkohet me
kornizë me riliev, ku është gdhendur GEORGIVS CASTRIOTT. Teksti është me germa
në riliev dhei realizuar teknikisht mirë, por fjala përfundimtare INVICTISS,
sipas drejtshkrimit ne gjuhëlatine, duhej shkruar INVICTISSIMVS.Në pjesën e
sipërme qendrore të kornizës rrethuese, në vendin ku është shenja me dy pika,
që ndanë mbiemrin CASTRIOTT me nyjen “DE”, është hapur një vrimë, çka dëshmon
se kush e ka pasur nëpronësi e ka përdorur medaljonin të varur në qafë.
Te gjitha gjasat sugjerojnë se këtë
medaljon, mbreti Alfonsi V, ia dërgoi dhuratë mikut të tij Gjergj Kastriotit,
në shenjë mirënjohje dhe miqësie, për marrëveshjen e nënshkruar në Gaeta ne
vitin 1451.
3. Medaljoni i Gjergj Kastriotit, me Nr. 65 në
koleksionin e Piero Voltolina.
Medalja e parë në
rradhën e katalogut, në koleksionin personal të autorit Piero Voltolina, është
prezantuar me numër rendor 65 dhe rezulton i prodhuar në Venecia.
Medaljoni i Venecias është
identik me medaljonet e Zagrebit dhe të Berlinit, madje duket sikur i ka punuar
i njejti mjeshtër artizan, me të njëjtën formë dhe me të njejtën teknikë
derdhje dhe plastifikimi. Me gjithë ngjashmëritë, medaljoni i Venecias ka disa
diferenca artistike dhe teknike si në prezantimin plastik të portretit të
Gjergj Kastriotit, ashtu dhe në teknikën e derdhjes dhe të perpunimit.
Në skedën historike, Voltolina
shkruan:
GIORGIO CASTRIOTA
SCANDERBEG (1403 – 1468)
CONDOTTIERO (prijës,
udhëheqës, komandant, kapedan, kryetrim).
EROE NAZIONALE
ALBANESE(Hero kombëtar albanez).
Vitin 1403 të lindjes të
Gjergj Kastriotit, autori Voltolina, e ka marrë në Enciklopedinë Treccani
(Trekani),
botim i vitit 1929,
ndërsa shumica e historianëve shkruajnë se ishte lindur në vitin 1405. Mendoj
se ky aspekt, nuk ka rëndësi të veçantë, përderisa nuk është gjetur një
dokument, që të dëshmoi vitin e saktë të lindjes dhe të pagëzimit të Gjergj
Kastriotit.
Skeda e medaljonit N. 65
GEORGIVS CASTRIOTT (VS):
DE SCANDERBEG·
INVICTISS (IMUS) ·
GJERGJ KASTRIOTI
SKENDERBEU I PATHYESHMI ·
Autori: Anonim
Vendi i prodhimit:
Venecia.
Armand, III, p 165. E
Diemtri: 98 mm
Prodhuar me derdhje.
Metali: AE (Argjendi)
Bibliografia e
medaljonit. Koleksioni i Piero Voltolina.
Bibliografia e
subjektit: Enciklopedia Trekani, f. 1001
Fan S. Noli, Scanderbeg,
Lecce 1993.
Mungon emëri i
mjeshtërit që e prodhoi medaljonin.
Pjesa e pasme e medaljes
është lisho.
Medaljoni ka formë
rrumbullake, me diametër 98 mm, me portretin në qendër, me profil nga e majta,
metipare fizionomike të spikatura, mustaqe dhe mjekër të gjatë, me berretë
rrumbullake alla Karamagnola me buzë të palosura në pjesën e sipërme dhe të
poshtëme, veshur me mantel me supiera, por pa jakën.Portreti qarkohet me
kornizë me riliev, ku është gdhendur emëri GEORGIVS dhe mbiemëri në formë të
shkurtuar CASTRIOTT, si praktikohej nga autorët e mesjetës, ndërsa në skedën e
katalogut, Voltolina e plotëson, duke i shtuar germën A në kllapa:
CASTRIOTT(A), si dhe plotëson cilësiminINVICTISS, në INVICTISS(IMUS).
Për emrin e Gjergj
Kastriotit në kornizën e medaljes, artisti nuk e ka shfrytëzuar tërë hapsirën e
rrethit qarkues, por e ka lënë bosh në pjesën bazale të bustit, njëlloj se në
medaljen e Zagrebit dhe të Berlinit.Medalja është e argjendët, e derdhur në formën
e riprodhuar sipas portretit të një pikture ekzistuese.
Ndonëse Voltolina thotë
se autori është anonim, ky medaljon është impresionisht i ngjashëm me
medaljonet e Zagrebit dhe të Berlinit, që konsiderohen vepra të Pisanello.
Ndryshimi mes tyre është se dy të parët janë prodhuar nga artizanët napolitanë,
që kanë përdorur aliazh argjendi me bronx dhe i dyti derdhje me bakër, ndersa
mjeshtri venecian ka përdor metal argjendi, si dhe e ka punuar dhe plastifikuar
teknikisht më mirë.Tekstin, mjeshtëri e ka gdhendur në reliev, me germa të
mëdha në gjuhën latine. Autori i medaljes, mbiemërin Kastrioti e shkruan me dy
T, por në fakt ky nuk është gabim, pasi sipas rregullave të gjuhës latine, që
të shqiptohej saktë duhen dy germa T, pasi Kastrioti me një T para germës I, në latinisht
shqiptohet Kastrioci. Ndofta mjeshtëri metalpunues e dinte se mbiemëri i
Gjergjit ishte Kastrioti, andaj për të mos krijuar konfuzion në shqiptim, e gdhendi
me dy T. Voltolina, në përshkrimin e tij, ka ndjekur rrugën e autorëve italianë,
që e shkruajnë Castriota - Kastriota.
Këto të dhëna sugjerojnë
se medaljoni nr. 65 i koleksionit Voltolina është prodhuar ne vitin 1461 sipas
modelit të Napolit të Pisanello, çka e dëshmon ngjashmëria me dy medaljonet
preçedente. Ky medaljon duket se ishte i porositur nga Vatikani, pikërisht në vitin
1461, kur Gjergj Kastrioti shkoi në Romë dhe takoi Papën Pio II, i cili e
mbeshteti me ndihma, madje u impenjua per organizimin e kryqezates kunder
perandorise Otomane, por vdiq ne Ankona, para se te nisehsin anijet me
kryqetaret.
Kontributi i Gjergj Kastriotit në luftën kundër hordhive turke, është
vlerësuar nga të pesë Papët, me të cilët bashkëpunoi dhe e mbështetën në luftë
kundër hordhive turke. Papa Calixtus III në vitin 1457 e quan Gjergj Kastriotin Difensor della Fede dhe e shpalli Kapiteni Gjeneral i Kuria dhe Kapiteni Gjeneral i
Selisë së Shenjtë dhe i
dha titullin Athleta
Christi. Papa Eugenio IV i dha titullin: “Difensore impavido della civiltà occidentale.
Papa Pio II, në vitin
1461 theksoi disa herë: “Të marrim
shembull nga vepra e Zotit të Albanisë (dalla
gesta del Signore dell’Albania), ushtarit trim të Krishtit (Christi Miles Intrepidus). Papa
Pali II e shpalli “Gentium Armorum
Capitaneus”.(1, 5, 7, 8)
Në vitet 1521 - 1613, ky
medaljon ndodhej në sektorin e medaljonistikës të muzeut të Paolo Xhiovio-s. [9]Pas shpërbërjes të muzeut, medaljoni
përfundoi në Venecia, çka e nxiti Voltolino-n ta konsideroi prodhim venecian.
Pse dhe si ka përfunduar medaljoni në Venecia, askush nuk jep informacion.
4. Medaljoni i Gjergj Kastriotit, me Nr. 66 në
koleksionin e Piero Voltolina.
Medaljoni i dytë i Gjergj Kastriotit, me numër 66 në veprën e Piero
Voltolina, është e prodhuar në Romë.Në skedën historike Nr. 66 autori Piero
Voltolina shkruan:
D/GIORGIO CASTRIOTA
SCANDERBERGVS
(1403 – 1468)
CONDOTTIERO.
EROE NAZIONALE ALBANESE.
Medalja është rrumbullake, me diametër 46, 3 cm, me portretin në qendër
në profil nga e majta.
Për medaljonin Nr. 66, Voltolina bën këtë pershkrim: “Busti në profil
nga e djathta, me mjekër të gjatë, me berretën të ulur përpara mbi ballë, veshur
me mantel i prodhuar me stofë të shtrenjtë”.Portreti i Gjergj Kastriotit është
punuar pa delikatesë, evidencohet profili i fytyrës hundashkabë, lehtësisht
spikasin buzët, veshi dhe sytë, ndërsa mustaqet dhe mjekra janë punuar ne bllok
kompakt, pa rifinitura ondulante, ndryshe nga tre medaljonet e mëparshëm. Në
periferi, portreti qarkohet nga korniza në riliev, me emrin dhe mbiemërin:
GEORGIVS CASTRIOTA
SCANDEBEGVS.
Në skedën historike per
medalionin Nr. 66 autori Piero Voltolina shkruan:
Autori: Anonim
Vendi i prodhimit: Roma.
Armand, III, p 165. E
Diametri: 46, 3 mm
Prodhuar me derdhje.
Metali: AE – C. R. N
Milano: përzierje argjendi, kallaj dhe bakri.
Bibliografia e
medaljonit: Koleksion i Piero Voltolina.
Bibliografia e
subjektit: Enciklopedia Trekani, f. 1001
Fan Sotir Noli,
Scanderbeg, Lecce 1993.
Në faqen e pasme të medaljonit është mbishkrimi i shkruar në tetë rradhë
dhe i kufizuar me kurorë rrethore me gjethe dafine:FI DEI DEFEN-NSOR INDOMITVS
ET T-HRACVM DO-MI (NA) TOR INDO-MABILI-S.Metali i prodhimit të medaljonit është
marrë në Milano dhe përbëhet nga përzierje argjendi, kallaj dhe bakri, me
mbizotërim argjendi. Teknika e prodhimit është me shkrirje dhe derdhjen e
metalit, në formën sipas modelit të parapergatitur.
Në skedë Voltolina
shkruan: GIORGIO CASTRIOTA SCANDERBERGVS,ndërsa në fakt në medaljon është
gdhendur saktësisht Scanderbegus. Kjo mospërputhje e emrit të gdhendur në
medaljon me shkrimin në skedën, është krijuar nga Voltolina, i cili e “deformoi”
emrin Skenderbeu, duke e shkruar me prapashtesë Berg - Bergus, njëlloj si
shkruhen emrat e fisnikëve flamingë dhe gjermanë. Ky aspekt, iu ka shpëtuar
shumë studiuesve të medaljonit, të cilët i kanë përqëndruar komentet në skedën
e Voltolina, pa e verifikuar mbishkrimin e gdhendur në medaljon, ku është i
saktë: Scandebegus. Studiuesi pasionant,
mitikuloz dhe me kompetence te admirueshme Fotaq Andrea, është i pari që e konstatoi
këtë mospërputhje, madje sqaron se autorët perëndimorë shpesh, emrin e
Skenderbeut e shkruanin me dashje Skanderberg, për ta fisnikëruar më shumë si
hero perëndimor.[11, 12]
Ndërmjet kornizës rrethuese dhe buzës periferike të sfondit të medaljes,
mjeshtëri ka realizuar një qark me granula të imëta dekorative.Ky medaljon
ndryshon nga i mëparëshmi i prodhuar në Venecia, sepse ka përmasa dy herë më të
vogla, metali është më pak i çmueshëm, pasi është përzierje me disa metale dhe
teknika e punimit është me pak cilësore.Ky medaljon në ndryshim nga katër të
parët, në faqen e pasme ka ekstin në tetë rradhë në gjuhë latine:
FI DEI DEFENNSOR INDOMITVS ET THRACVM DOMINATOR INDOMABILIS:
(MBROJTËSI I PANËNSHTRUESHËM I FESË, TRIUMFUESI I PAMPOSHTUR I THRAKËVE)
Teksti është i rrethuar me kurorë gjethesh dafine, pra autori ka
përdorur “Corona triumphalis –
kurorën e triumfit”,për të shprehur fitoret me nder dhe lavdi të Gjergj
Kastriotit, kundër invazorëve turqë.Ky teksti shpreh vlerësime për kontributin e
Gjergjit si mbrojtës i krishtërimit dhe për rolin e tij si strateg dhe
komandant i shquar në luftimet kundër hordhive barbare turke.Teksti në faqen e
pasme të medaljes shpreh dy aspekte thelbësore të kontributit të Skenderbeut simbrojtesii rrënjeve kristiane të Europës
- Europei, aut qui domine cristiano consenturdhe fitoret e Gjergj
Kastriotit dhe popullit shqiptar në luften kunder sulmeve barbare turke.
Nuk duhet të çuditemi
pse autori i medaljes ka shkruar “triumfuesi
i pamposhtur i thrakëve”. Në kronikat e kohës dhe në shumë vepra të mesjetës,
Gjergj Kastrioti njihej Dominus Albaniae - Zot i Albanisë, princi i Albania,
princi i Epirit, princi i Maqedonisë, andaj në medalje shkruhet “Triumfuesi i pamposhtur i thrakëve”, i
banorëve të Maqedo-nisë të Aleksandrit të Madh, si shkruan Volterrano: “Skenderbeu ishte një burrë, pa pikë dyshimi
pasardhës i denjë i Pirros dhe mbante me të drejtë emërin Aleksander”.(8)
Ndonëse, medalja nuk ka
vitin e prodhimit, të dhënat teknike, rrethanat historike, sugjerojnë se është prodhuar
në vitin 1463, i prodhuar me kërkesën Dozhës të Venedikut - Dei Gratia Dux
Venetiarum, për të nderuar Gjergj Kastriotin, sepse atë vit i ishte akorduar
titullin “Qytetar Nderi” djalit te tij Gjoni II Kastrioti. të
shoqëruar me diplomën e firmousr nga Dozha Kristoforo Moro. Megjithë
vakumin e informacionit, portreti i Gjergj Kastriotit në medaljonin me Nr 66, duhet
të jetë skicuar sipas portretit te realizuar ngaXh. Bellini, të cilin 90 vjet
më vonë e riprodhoi Kristoforo Altissimo.
5. Medaljoni i Gjergj Kastriotit, me Nr. 67 në
koleksionin e Piero Voltolina.
GIORGIO CASTRIOTA
SCANDERBEGVS
(1403 – 1468)
CONDOTTIERO.
EROE NAZIONALE ALBANESE.
Skeda e medaljes Nr 67
D/GEORGIVS CASTRIOTA
SCANDERBEGVS
GJERGJ KASTRIOTA
SKENDERBEGUS.
Për medaljonin Nr. 67, Voltolina bën këtë pershkrim: Busti me mjekër të
gjatë, me berretën të ulur përpara, i veshur me mantel të prodhuar me stofë të
shtrenjtë.
Autori: Anonim
Vendi i prodhimit: Roma.
Diamtri: 37, 4 mm
Prodhuar me derdhje.
Metali: AE – MC Venecia
Faqia e pasme: lishio
Bibliografia e medaljes.
Koleksion i Piero Voltolina.
Bibliografia e
subjektit: Enciklopedia Trekani, f. 1001
Fan Sotir Noli,
Scanderbeg, Lecce 1993.
Medaljoni është prodhuar në një punishte argjendarie në Romë. Metali i
prodhimit është marrë në Venecia dhe përbëhet nga përzierje metalesh, me
mbizotërim të argjendit. Teknika e prodhimit është me shkrirje dhe derdhje, në
formën sipas modelit të parapërgatitur.Medaljoni është rrumbullak, me diametër
37, 4 mm, me bustin në qendër në profil nga e djathta, me mjekër të gjatë, me
berretën të ulur përpara (mbi sy) dhe i veshur me mantel. Konturet periferike
të medaljonit, janë zbukuruar me granula të imëta, ne formën e një kurore
elegante kufizuese.Portreti është punuar me plastikë të spikatur, me shprehje
të tipareve të fizionomisë të Gjergjit.Busti shtrihet deri në buzën e poshtëme
te medaljonit, i qarkuar me shkrimin kontinua në latinisht:GEORGVSCASTRIOTASCANDERBEGVS
i vendosur brenda buzes rrethore, ndryshe nga medaljonet e tjere, me tekstin në
kornizën rrethuese.
Medalja Nr 67, sugjeron se artisti i punimit të skicës të portretit te
Gjergj Kastriotit, është i njëjti, që ka prodhuar dhe medaljen Nr 66. Megjithë
ngjashmeritë, medaljoni Nr 67 ka disa veçori dalluese: metali i përdorur është
më cilësor, pasi ka përmbajtje të lartë argjendi, ka diametër rreth 1 cm më të
vogël se ai me numër 66, por teknikisht është më cilësore në evidencimin e
tipareve fizionomike të portretit të Skenderbeut. Kurora me granula dekorative
është në periferi të kornizës, ndryshe nga medaljonin e më parëshme, që e ka në
brendësi të mbishkrimit. Busti i Gjergjit është pak më i madh dhe shtrihet deri
ne buzën e poshtëme te medaljonit, në ndryshim nga i mëparëshmi, që e ka me
vendosje qendrore, të kufizuar me kornizën rrethore.Faqia e pasme e medaljonit
është e lirë, pa tekst.Nga prezantimi i këtyre karakteristikave teknike dhe
artistike, mendoj se forma e medaljes është punuar nga i njëjti artist dhe
është derdhur në të njëjtën punishte argjendarie të Romës, ndofta është
riprodhim, për të korigjuar difektet e medaljes Nr 66, për ta prodhuar me
cilësi më të lartë.Portreti i Gjergjit në medaljen Nr 67, ka ngjashmëri të
dukëshme me miniaturën e dorëshkrimit të Fioccho.(11, 12, 13)
Kodiku “De
Magistratibus Sacerdotiisque Romanorum”, i Andrea Domeniko Fioko
(Lucius Fenestellae), u kopjua nga një prift domenikan, i
cili në faqen 32, shtoi portretin me ngjyra të Gjergj Kastriotit dhe datën 5
nëntor 1465, kur e përfundoi dorëshkrimin.
Medaljoni Nr 67 duhet të jetë prodhuar në vitet 1465 - 1466, me porosi të Vatikanit. Sipas “Le cronache Romane, 32”, në fillim të dhjetorit 1466, Gjergj Kastrioti, me veshje ushtari, i shoqëruar nga një grup kalorësish, u nis nga Durrësi me anije dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Raguzë, lundroi dhe zbarkoi në Ankona.[31, 32]Në Romë mbërriti në javën e dytë të dhjetorit, si vërtetohet nga një letër e 15 dhjetor 1466 e kardinalit Gonzaga (ruhet në Archivio Gonzaga, in App. Nr. 83) dhe në letrën e I. P. Arrivabenus, që ka qenë i pranishëm, kur Gjergji mbërriti në Romë.Në letrën e 14 dhjetorit 1466, Arrivabenus shkruan [1]: “El S. Scanderbeg gionse qui venerdi 12 dicembre et incontra li forono mandate le famiglie de cardinali. È homo molto de tempo, è venuto e da povere homo. Sento vorrà subsidio”. [Zoti Skenderbeg arrijti të premten më 12 dhjetor dhe për ta pritur kishte dalë familja e kardinalëve. Është burrë i moshuar, ka ardhur si një i varfër. Dëgjova se do të kërkoi mbeshtetje financiare.] (14)
Papa Pali II, e ftoi të
rrinte në kuvendin domenikan të Bazilikës së San Marko, por Gjergji preferoi të
banonte në shtëpinë e një miku albanez, që banonte në “Trejo”, pranë “Collis Quirinalis”. Miku i tij albanez merrej
me importe venash dhe velierash. Sheshi dhe rruga ku banoi Gjergji, sot kanë
emrat “Vicolo Scanderbeg” dhe “Piazza Scanderbeg”, ndërsa mbi arkitraun
e portës kryesore të ndërtesës ku bujti, ruhet ende afresku me portretin e
Gjergjit dhe mbishkrimi “GEOR. CASTRIOTA SCANDERBEG, PRINCEPS EPIRI. AD FIDEM
ICONIS REST. ANN. DOM. MDCCCXLIII”. Mbishkrimi thekson se portreti u restaurua
në vitin 1843, duke respektuar besnikërisht portretin e vjetër: “Ad Fidem iconis Restauratum”. [14]
Më 24 dhjetor, Gjergji u prit në Vatikan nga Papa Pali II dhe së bashku festuan krishtlindjen.
Papa Pali II, u mrekullua me pamjen madhështore, me karizmën dhe dinjitetin e
Gjergj Kastriotit. Gjatë pritjes në Vatikan, Papa Pali II e nderoi me titullin
honorifik “Gentium Armorum Capitaneus”, i
dhuroi “Pilus et ensis”
(perkrenare dhe shpatën), si dhe medaljonin. Shpata ishte prodhuar dhe
zbukuruar nga argjendari personal i Papës.[11, 14]Kjo shpatë, e llojit “Ensis”
(gladius, telum), u dhurohej princave dhe kapedanëve, të shquar në luftërat për
mbrojtjen e krishtërimit. [14]
Një tjetër dhuratë e Papa Pali II për Gjergj Kastriotin ishte përkrenaria “Pilus” me kokën e dhisë mitike Amalthea në pjesën e sipërme. Koka e dhisë ka kuptim të qartë simbolik. Sipas mitologjisë helene, dhia Amalthea e mori Zeusin foshnje në malin e Idas (Kretë), e ushqeu me qumështin e vet, e rriti, e mbrojti, duke ia fshehur të atit Krono, i cili e kërkonte ta gëlltiste, si kishte vepruar me fëmijët e tjerë. Në shiritin e artë rrethor të përkrenares, ndërmjet 6 rozetave, sejcila me gurë të çmuar në qendër, janë gdhendur inicialet: IN. PE. RE. TO. RE. BT. Këto iniciale janë interpretuar me kuptimin: Jhezus Nazarenus · Princeps Emathie · Rex Albaniae · Terrore Osmanorum · Rex Epirotarum · Benedictat Te. [Jezu Krishti të Bekon Ty, Princi i Matit, Mbreti Albanisë, Tmerri i Osmanllijëve, Mbreti i Epiriotëve]. [7, 35]Shume autorë te huaj dhe shqiptarë, e shkruajnë Regis, por kjo nuk është e saktë, sepse në latinisht Regis do të thotë mbretëri,rezidencë mbretërore, ndërsa shkrimi në perkrenare i dedikohet Gjergj Kastriotit, i cilësuar Mbret i Albanisë - Rex Albaniae dhe Mbret i Epiroteve - Rex Epirotarum. Këtë perkrenare, Gjergji e përdori rralle here në ceremoni zyrtare, në pritje dhe festime, sepse nuk ishte helmetë lufte, andaj nuk e ka përdorur në dy betejat e fundit të jetës së tij.
Po ashtu, janë të
njohura faktet, se gjatë takimeve me Papën Pali II dhe me kardinalët, Gjergji
iu kërkoi ndihma financiare, mbështetje
me forca dhe armë, për të përballuar turqit, që mësynin parreshtur mbi trojet
arbërore, sulme që ishin kërcënim real për vetë Italinë dhe vendet e tjera
europiane. [4, 19]Kastrioti qëndroi në Romë dy muaj,
kohë që e shfrytëzoi për takime me kardinalët dhe fisnikët italianë, si dhe per
vizita në zona të tjera. Nga dokumentat në Arkivin e Vatikanit dhe në
Bibliotekën Arkixhinazi të Bolonjës, rezulton se në fund të dhjetorit 1466,
Papa Pali II e dërgoi Gjergj Kastriotin të vizitonte Peruxhien e Vjetër dhe
Assizin. Nga Roma, Gjergji, i shoqëruar nga kalorësit arbërorë, udhëtoi nëpër
luginën e lumit Tevere dhe kur mbërriti në Kastello di Kastelleone, ndaloi në
fortesën antike të Deruta. Në takimin me banorët, që ishin mbledhur për të
përshendetur miqtë albanezë, Gjergj Kastrioti nga kulla Longobarda, u bëri
thirrje të bashkoheshin në kryqezatën kundër Perandorisë Osmane.[19, 31]Në nderim
të kesaj vizite historike, ne sheshin qendror tëfortesës Deruta ështëmonumenti
i Skenderbeut me helmetë lufte, i hipur në kal. Gjatë kësaj vizite, Kastrioti u
takua me Piero de Medici, Grandukën e Toskanes, i cili, kur dëgjoi rrëfimet për
masakrat që kishte kryer ushtria turke, i përlotur i dha një ndihmë financiare
bujare. [14, 18]
Rreth takimit të Gjergj Kastriotit me Papën Pali II dhe me kardinalet,Ludwig Pastori, duke iu referuar
relacionit të kardinal Gonzaga shkruan: “Gjatë
koncistorit sekret të 7 janarit 1467, Papa Pali II vendosi t’i japi Gjergj
Kastriotit një ndihmë financiare prej 5000 dukate, si dhe i akordoi tituj
honorifikë, i dhuroi një medaljon dhe një relike të shenjtë .“ [31]Këto të
dhena përputhen me “Libri dei conti di Papa Paolo II”, pra me librin e
llogarive të Papës, që ndodhet në Achivio di Stato di Roma.Sipas kardinalit
Gonzaga: Il cardinale Orsini, ostile al
Papa Paolo II, si permisse di osservare, che il capo della chiesa, non aveva a
temere da alcuna parte”.[14] Kardinali Orsini, kundërshtari i Papa Pali II,
pati guximin të theksonte, se kryetari i kishës, nuk kishte arsye të trembej
nga askush.”Kardinali Orsini i bëri
apel Papës t’i jipte ndihmat Gjergjit, pasi Vatikani nuk rrezikohej nga askush,
pra nuk qëndronte justifikimi i Papes, ndërkohë që me Hungarinë dhe Bosjen
ishte treguar dorëlëshuar, duke iu dhene ndihma te medha financiare,ashtu si
kishte shpenzuar dhjetramijera dukate ari per te zbukuruar pallatin dukal te
Venecias. [7, 27, 31]
Ludwig Pastori thotë se
medaljoni iu dhurua Gjergj Kastriotit nga vetë Papa Pali II, por nuk shprehet,
në se ia dorëzoi gjatë festimit të Krishtlindjes, çka është më bindëse, apo në
janar të vitit 1467, gjatë konçistorit nëpërmjet kardinalit Gonzaga.Gjithashtu
mbetet një enigëm për t’u verifikuar, çfarë ishte kjo relike e shenjtë që Papa
Pali II ia dhuroi Gjergj Kastriotit dhe cilit shenjëtori i përkiste ?!
6. Medaljoni i Gjergj Kastriotit ne British Museum
– Londër.
Njëmedaljoni veçantëme portretine Gjergj Kastriotit në kameo me varëse të
artë, i prodhuar në vitet 1451 - 1455, prej rreth tre shekuj ndodhet e
ekspozuar ne pavionin e medaljonistikes në British Museum në Londër. Kameo (varëse
medaljon), për herë të parë u bë publik nga Dritan Muka (2007), në vitin 2013
Ilir Seçi i kushtoi një shkrim në portalin “Illyria Albanian
American Newspaper”, ndërsa studiuesi Fotaq Andrea e përshkroi dhe e vendosi në
kopertinën e librit:“Skënderbeu,
Heroi Kombëtar shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës. Album – Antologji. Botuar në Tiranë, në
vitin 2017.[12]
Kameo me portretin e Gjergj Kastriotit, ka formë vezake, eshte i lartë
1, 62 inches (4. 11 cm) dhe i gjërë 1 inche (2,54 cm).Në faqen e pasme të
mbështetëses së artë është numëri i serisë: “SLB 176”, i shënuar dy herë, njeri
direkt mbi kapakun e artë (shkruar me bojë kine ne shekullin XVIII) dhe tjetri
në etiketë letre, me numër serie 373, si objekt i ekspozuar dhe i shënuar me
bojë të kuqe.(12, 16, 17)
Portreti i Gjergj Kastriotit është i gdhendur me mjeshtëri në gurë të bardhë të llojit onyx. Busti është ngjitur mbi pllakë të lëmuar guri të zi llave vullkanike, i montuar në brendësi të kornizës tëbazamentittë artë. Në buzën e sipërme është vegja unazore për zinxhirin, e salduar me dy këmbëza me formën e zambakut me tre petale (Fleur de Lise).
Artisti e ka gdhendur me finesë portretin e Gjergjit, të prezantuar me
profil në të majtë, me tipare të qarta fizionomike, hundën shkabë, mjekrën e
gjatë ondulante, veshur me mantel aristrokratik, me këmishë me jakë të lartë,
të zbukuruar me nëntë rradhë palash dhe qëndisje me motive lineare dhe
floreale, njëlloj si këmishat e malësorëve shqiptarë.Mbi krye, autori ka
gdhendur kurorën, me tre zambakë (Fleur de Lise), simbol mbretëror europian i
kahershëm, i pranishëm në ditët e sotme në te gjitha familjet mbretërore. Kjo varëse
me portretin e Gjergj Katriotit është prodhuar në Venecia. Historianët dhe studiuesit
e jetës artistike veneciane në shekujt XV-XVI, si Bertrand Jestaz, G.Vasari,
P.G. Moro Lin dhe Emeric David, kanë vënë në dukje se Veneciae shekullit XV
lulëzonte në të gjitha fushat e prodhimit, në të gjitha artet e veçanërisht në
artin e gliptikës, në gravurimin e objekteve dhe sidomos në punimet e gurëve të
çmuar (kameo).
Kameo me portretin e Skenderbeut, ishte pronësitë Sir Hans Sloan i cili e
kishte blerë në Itali në gjysmën e parë të shekullit XVIII, por nuk e tregon as
qytetin dhe as emrin e personit që ia shiti, ndersa në shënimet e tij, thekson
se kameo ishte prodhuar në mesin e shekullit XV. [16, 17]Sir
Hans Sloane,mjek, akademik dhe koleksionist i famshëm, në vitin 1753, ia dhuroi muzeut
Britanik të gjithë koleksionin familjar, me artefakte, libra, armë, veshje,
dokumenta, mbi 32 000 monedha, medaljone dhe kameo, mes tyre dhe kameon me
portretin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. [17]
* * *
Në medaljonete prodhuara në vitete 1449 – 1466, si tre të herëshmit (i
Zagrebit, i Berlinit, i Venecias), ashtu dhe në kameon e Londrës, në miniaturën
e kodikut të Fiocco-s, portreti i Gjergj Kastriotit prezantohet me profil nga e
majta dhe kjo nuk është rastësi: është pozicioni tradicional i dozhëve të
Venedikut, i portreteve të mbretërve, princërve dhe i fisnikëve etj. Në ato
vite ekzistonin disa portrete të Gjergj Kastriotit, sidëshmon Frederick Kenner, i cili thekson: “Portreti i parë ka humbur, ndërsa i dyti
është kopje, riprodhim i portretit origjinal të mëparshëm dhe kjo kopje është
pikërisht portreti, që ndodhet në Firence”. [15]Në fakt dhe
portretet e tjerë të realizuar në shekullin XVI, siportreti i Skënderbeut në
vaj në galerinë Ufizzi të Firences(riprodhuar nga Kritoforo Altissimo në
vitet1552-1556),portreti Skenderbeut nëpërkatësi të familjes Currani në Shkoder,
portreti i Skënderbeut në veprën “Historia e Skënderbeut” e Barletit në (1510),
portreti i realizuar nga Tobias Stimmer Schaffhausen etj, etj., të gjithë eprezantojnë me
profil nga e majta.
Në keto gjashtë medaljone, autorët e prezantojnë Gjergj Kastriotin në tre
mosha të ndryshme: në moshë të hijshme 50 vjeçare (nëkameo); në moshë mbi 50
vjeçare (figurë legjendare nëmedaljonet1, 2, 3); në moshë mbi 60 vjeç (miniatura
në kodikun e Fioccodhe medaljonet nr 4 dhe nr 5). Kuptohet se nga viti 1449
deri më 1467, Skënderbeu do të ndyshonte fizionominë dhe s’kish si të shfaqej
statik. Është kjo arsyeja që kemi larmi portretesh të Skënderbeut, në mosha të
ndryshme, në stile të ndryshme, sipas epokave dhe individualiteteve artistike,
që kanë trajtuar portretin e Skënderbeut.
7, 8. Dy medaljonet e përshkruara nga George Francis Hill.
Nuk kam mundur t’i gjej fotografitë e këtyre dy medaljoneve me portretin e
Gjergj Kastriotit, të cilat i përshkruan George F. Hill, në veprën “A Corpus of Italian Medals of the
Renaissence before Cellini. Firenze
1984, Vol 2, f. 840. [19, 20] sepse në këte katalog nuk
jane prezantuar fotot e ketyre dy medaljoneve, por vetëm përshkrimet.
Autori G. F Hill ka prazantuar dy skeda, respektivisht për sejcilin
medaljon, por nuk jep të dhëna për vitin e prodhimit, as për autorin, por
thekson se janë në Londër:
Medaljoni Nr. 1311 prezanton Gjergj
Kastriotin me bust, i hipur në kalë dhe me shpatë (scimitar - jatagan).
Medaljoni Nr. 1312, ka diametër
37, 5 mm dhe ngjan me të parin, por i modifikuar, sepse ka vetëm bustin e
Gjergj Kastriotit, pikerisht eshte imazhi i përdorur si ilustrim në veprën e
Marin Barlecit “Historia de Vitae et
Gestis Scanderbeg”, në ribotimet e viteve 1520, 1575, 1576, 1577. Hill
thekson se, portreti i Gjergj Kastriotit në këtë medaljon, ngjanë me portretin
në Muzeun Xhiovio, (Paolo Giovio. Elogia Virorum. III, 1596, pp. 95). [6]por nuk specifikon në se ështe sipas portretit të
realizuar nga Xhentile Bellini, apo sipas atij të Tobias Stimmer Schafhausen, që u perdor më pas në botimet
gjermane.
Nga këto të dhëna dhe pse nuk janë të kompletuara, Hill konfirmon
ekzistencën në Londer të dy medaljoneve të tjerë, njeri me portretin e Gjergj
Kastrioti në bust, me shpatë dhe hipur në kalë dhe tjetri i ngjashëm me të
parin, por me përmasa më të vogla, me diametër 37, 5 mm, vetëm me portretin në
bust të Gjergj Kastriotit, të realizuar sipas pikturës, që ndodhej në muzeumin
e Paolo Xhiovio, si e thekson autori George Francis Hill.
Literatura
01. Marin Barleti: Historia de Vita et Gestis Scanderbegi. Epirotum
Principis. Bernardino Vitali. Roma. 1510
02. Voltolina Piero: La Storia di Venezia attraverso le Medaglie. Volum
I. Milano 1988. F. 85
03. Dorit Raines.
“Storia di Venezia Cooptazione, aggregazione e presenza al Maggior
Consiglio: le case del
patriziato veneziano, 1297 – 1797. In Storia di Venezia, I, 2003
04. Marin Sanudo il Giovane. Vitae dei Dogi 1423 – 1473. Venezia 1999,
Tom. 1. 183
05. Giuseppe Bettinelli: Dizionario storico – portatile di tutte le
venette patrizie famiglie. Venezia, 1780, f. 48
06. Petkoviç P. Arbanashki
Pirg. faqe 196-197
07. Enciclopedia
Italiana – Treccani: Roma 1929.
08. Olivier de la Marche.Notice historique sur la Maison de
Saint-Mauris. Paris 1474
09. Giovannni
Musachi: La storia e l‘eredità da generazione a generazione della famiglia dei Muzaka. Napoli, 1510.
10. Tommaso Indelli. Gli Aragonesi nel Mezzogiorno d’Italia. Università
degli Studi di Salerno. 20. 07. 2016
11.Giorgio Vasari, Adolfo Venturi, Gentile
da Fabriano e il Pisanello, Firenze 1896.
12. Paolo Giovio. Elogia Virorum. III, 1596, pp. 95
13. Andrea Fotaq.
Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar, Atlet i Krishtit, Mbrojtës i Europës. Album – Antologji. Zenit Editions, Tiranë
2017.
14. Andrea Fotaq Kodiku i katërt në bibliotekën kastriotase me
portretin origjinal të Skënderbeut
Shqiptaria.com. 24 qershor 2018
15. Ilia S. Karanxha. Skenderbeu autentik dhe modeli i Romes (De
Romanorum Magistratibus)
Zemrashqiptare.net: Nentor 2014.
16. Alia Lutfi. Gjergj
Kastrioti ne artet figurative te shekullit XV.
Zemrashqiptare.net.
pjesa II. Maj 2015.
17. Frederick Kenner: Vjetari i koleksionit te arkidukes Ferdinand i
Tirolit. Viena:
vellimi XIX. viti 1898,
18. Dalton
M. O., Catalogue
of the engraved gems of the post-classical periods in the
Department
of British and mediaeval antiquities and ethnography in the British
Museum.
Publication London, Printed by order of the Trustees, 1915”.
19. Hind Arthur Mayger., British Museum, Catalogue
of Early Italian Engravings,
Section A.1; and
Stowen MS. 697. fol. 180, 1940
20. Petta P: Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi in
Italia del
Rinascimento.Lecce, Ediz. Argo, 2000
21. George F. Hill. A Corpus of Italian Medals of the Renaissence before
Cellini.
Firenze 1984, Vol 2, f. 840
Rizzoli L.: L’opera di G. H. Hill sulle medaglie italiane del
Rinascimento e l’origine
Padovana della medaglia”. Istituto Italiano di Numismatica. Vol VII. 1932, faqe 128