Speciale » Alia
Lutfi Alia: Vittorio Sgarbi dhe Mikele Greçi nga Vlora
E enjte, 22.08.2019, 07:18 PM
VITTORIO SGARBI DHE MIKELE GREÇI NGA VLORA
Nga Lutfi
ALIA
Pas
vdekjes të kryetrimit Gjergj Kastrioti dhe pasi ranë Kruja e Shkodra, dy
bastionet e fundit të rezistencës heroike të popullit tonë kundër hordhive
turko-bogomile, në vitin 1479, Dozha i Venedikut dhe Sulltani, firmosën aktin e
pushtimit nga Perandoria Osmane të gjitha trojeve albaneze.
Kjo
dramë e historike e popullit tone, u pasua me një dhimbje tjetër, emigrimin e
shumë albanezëve drejt brigjeve të Italisë. Disa eksode njeri pas tjetrit, me
largimin në grupe të shumta të banorëve, për të shpëtuar jetën dhe fenë. Një
kalvar pa fund, ikje pa kthim dhe vendosja e përherëshme ne dhè të huaj.
Albanezët
emigruan në masë. Vetëm në vitet 1468 – 1550, nga trojet tona u larguan mbi 250
000 banorë.
Ishte
emigrim i imponuar, për t’i shpëtuar reprazaljeve dhe hakmarrjes primitive të
barbarëve otomanë.
Ikanakët braktisën trojet
e tyre, por morën me vehte gjithëçka albaneze. Edhe ne dhè të
huaj e shprehën shpirtin, artin, letersinë dhe kulturën arbërore, si dëshmohet
me veprat e disa nga figurat e shquara, ndër të cilët rendis humanistët Marinus
Barletius (Shkoder 1450 – 1513 Roma), Marinus Becichemus Scodrensis (Shkoder
1468 – 1526 Padova), filozofi Nikolò Leonik Tomeo (1456 – 1531), poeti Mikele
Marullo Tarkaniota (1458 – 1500), profesori i latinishtes dhe greqishtes Gjergj
Merula, piktorët Vittorio Karpaci (1465 – 1520), Mark Bazaiti (1470 – 1530),
Mikele Greçi nga Vlora, arkitekta dhe skulptore si Andrea Aleksi, Aleks Tarketa
etj etj.
(Mos më kritikoni
që nuk i kam përmendur të gjithë arbërorët se janë shumë).
Një nder figurat e
shquara arbërore e gjysmës së dytë të shekullit XV dhe fillimit të shekulllit
XVI është piktori Mikele Greçi nga Vlora. Në fund të shekullit XV, familja e Mikelit fillimisht u vendos në Abruco. Nuk ka të
dhëna për fëmijërinë dhe moshën e adoleshenciale që kaloi në Vlorë, por sipas
studiuesve Mimma Pasqulli, Lucia Arbace, Daniele Ferrara, Dora Cattalano etj,
familja e tij ai erdhi në Abruco rreth vitit 1481,kur Mikele ishte ende i ri.
Njohuritë e para si piktor i ka marrë në vendlindje, ndërsa ne Itali i thelloi
dhe u formua si piktor dhe resturues i pikturave kishtare në rajonet e Abrucos,
Molises dhe Leçes. Emëri i qytetit të origjines Valona, u bë identifikues, duke
e specifikuar në mënyrë dalluese ndërmjet piktorëve të tjerë italianë e kësisoj
në ditët e sotme njihet: Maestro albanese Michele Greci da Valona, -
mjeshtri albanez Mikele Greçi nga Vlora - piktor i shquar i “rilindjes
adriatike të shekullit XVI”.
Nga
Abruzzo, duke ndjekur shtegëtimin sezonal të dhenëve të babait të tij, Mikele
lëvizi ne drejtimet Akuila (Aquila), Foxhia (Foggia) dhe më pas u ngjit në
Molise.
Në
historinë e artit kishtar italian, figura e artistit albanez Mikele nga Vlora,
prezantohet emblematike, që shpreh përzjerjen e kulturave bizantine, me
Rilindjen italiane. Mikele është vazhdues i veprës të mjeshtrave të shquar
italianë të shekujve XIV-XV, sidomos të Iacobello Del Fiore përfaqësuesi i gotikut
të vonshëm dhe piktorëve rilindas Karlo Krivelli, Pietro Alamanno dhe i
Vittorio Karpaçi, përfaqësuesi më i shquar i “Shkollës së albanezëve” në
Venecia. Këta piktorë, gjate levizjeve nga veriu në jug të bregut të
Adriatikut, me pikturat e tyre kishtare, bëhen zëdhënës të traditës së kulturës
albanese - venedikase.
Në
fundin e shekullit XV dhe fillimin e shekullit XVI, në trevat italiane buzë
adriatikut, gjalluan lirshëm dhe të ndërthura të dy kulturat e pikturës
kishtare, ajo katolike dhe ortodokse bizantine, ku sipas shumë studiuesve të
artit, Mikele nga Vlora u shqua si “piktor interesant albanez, i cili zbulon
një liri të veçantë shprehjeje, që është frut i eksperincës si pikto i pjekur
nga bregu tjetër dhe nga kjo anë e Adriatikut - un interessante pittore
albanese il quale rivela una particolare libertà espressiva, frutto delle
esperienze maturate al di là e al di qua dell'Adriatico”.
Mikele
Greçi nga Vlora i përket grupit të piktorëve, që përfaqësojnë “rilindjen
adriatike”. Kritika e konsideron mjeshtër autentik i dy brigjeve, mjeshtër i
pikturave të kultit ne kishat në Abruco dhe Molise, ku ruhen piktura
shenjetoreëh, disa me shumë vlera. Mikele nga Vlora eshte dhe autor skulpturash
fetare.
Fernanda
Pugliese, studiuese e historisë dhe kulturës arbereshe, shkruan: “Ikonat e
Mikele nga Vlora, kanë ngjyrat dhe bukurinë e dritës dhe përbëjnë një dëshmi
unikale, të pranisë të kulturës arbëreshe në Molise në vitet 1500”. Ndër
punimet me te mira të Mikele Geçi nga Vlora janë triptiku i Shën Marisë me
Jezusin foshnje, ndërmjet Shën Pjetrit dhe Shën Palit (viti 1505), e
konsideruar kryevepra e tij, e cila mban dhe firmën e autorit Michele Greci.
Këtë triptik mjeshtri ynë e kishte pikturuar për Kishën e Shën Pietrit, ku
arbëreshët celebronin me ritin bizantin, por kur kisha u shemb dhe arbëreshët u
shperngulën në Montecilfone, e morën me vehte dhe triptikun. Ne vitin 1959 ky
triptik u vendos ne Muzeun e Abrucos. Aktualisht, ky triptik i famshëm ndodhet
në Kishen Santa Maria Maggiore në Gulionezi (Guglionesi) Komunë e Provincës
Kampobasso - Molise, ku jeton një komunitet arbëreshësh. Ne dialektin
arbëreshe, komuna Guglionesi quhet Ujunishe.
Një vepër tjeter e
Mikele Greçi nga Vlora, është triptiku i vitit 1505, Shën Maria me Krishtin
fëmijë, e ulur ndërmjet Shën Adamit dhe Shën Gjon Pagëzorit.
Këto
vepra dhe shtatoren e Shën Pardo, Kuria e Peshkopatës të Termolit i ekspozoi
publikut gjatë muajit nëntor të viti 2011. Mass media i bëri jehonë këtij
aktiviteti, duke e informuar publikun: “Veprat e Mikele nga Vlora u kthyen
ne shtepi, por jo në Albania ku lindi piktori yne i viteve ‘500, por në bregun
përballë, në Abruco dhe në Molise”.
Në vitet 2011 – 2018, në Itali janë hapur disa ekspozita me punimet e piktorit tonë arbëror, janë zhvilluar workshope e konferenca shkencore, ku kane refruar studiuesit me kompetenta italianë e të huaj, mes tyre dhe shqiptari Ilir Shahollari, historian, studiues dhe restaurues i artit kishtar.
Në vazhdim të
veprimtarive tradicionale kulturore në nderim të veprave të piktorit albanez Mikele
Greçi nga Vlora, në gusht të ketij viti, në Ujunishe – Guglionesi, u organizua
një takim me kritikun e artit Vittorio Sgarbi.
Një veprimtari e
mirëpritur nga banorët dhe mass media, si për praninë e kritikut karizmatik, të
famshëm dhe të zjarrtë Vittorio Sgarbi, por dhe për tematikën e dedikuar
veprave të piktorit bashkëqytetar Mikele Greçi nga Vlora. Pjesmarrja ishte
masive, madje disa banorë u prezantuan me veshjet tradicionale kombëtare
shqiptare.
“Asnjëherë nuk ka
ndodhur të mblidhen kaq shumë njerëz në Kishën Shën Maria Maggiore në
Giuglionesi, madje as në meshën e Krishtlindjes”, theksonin me krenari banoret,
që ishin mbledhur për të dëgjuar “Lectio magistralis” (Leksionin mjeshtrorë) të
Vittorio Sgarbit.
Kronikat u mbushen
me njoftime rreth vizitës të Sgarbit dhe tubimit ku do të ligjeronte.
Në një nga lajmet
e ditës theksohet se pasi vizitoi Vasto, ku admiroi një prej shume pikturave të
Mikele Greçi nga Vlora, në oren 18. 00 kritiku Vittori Sgarbi arrijti në
Ujunishe – Guglionese, por para se të vizitonte Kishën Shën Maria Maggiore, ku
do te mbahej tubimi, vizitoi kishat e Shën Antonio dhe Shën Nikolla.
Kritiku Vittorio
Sgarbi vendosi fillimisht të admironte pikturat e ekspozuara në këto kisha,
duke e lënë në pritje të gjatë publikun, qe e toleroi me durim këtë “kapriçio”
të tij proverbiale. “Është i mençur e i zjarrtë si e shohim në televizion”,
theksonin pjesmarrësit në këtë takim kulturor.
Që në fillim të
diskutimit, Vittorio Sgarbi u shpreh me humor të hollë e të pëlqyeshëm. Dhe pse
fliste për artin, për vlerat e piktori Mikele Greçi nga Vlora, e gjeti shtegun
e duhur per t’i drejtuar kritika Matteo Salvinit: “Duke parë veprat e tij
bukura, Salvini nuk do të kishte mundur ta përzinte albanezin”.
Kritiku i artit
Vittorio SGARBI gjatë Lecctio magistralis (leksioni mjeshtëror) në Kishën Shën
Maria Maggiore të Giuglionesi – Ujunishe.
Ndër të tjera
Sgarbi theksoi se vepra e Mikele Greçi është me rëndësi për traditen historike
dhe kulturore xhiulionezane. Për vlerat artistike, historike dhe kulturore,
Vittorio Sgarbi insistoi dhe arrijti ta realizoi, që triptiku i kishës Shen
Maria Maggiore, vepër e Mikele Greçi nga Vlora, të prezantohet në Expo - Milano
2015. Rreth këtij vendimi Sgarbi tregoi: “Është një pikturë që ka lindur nga
dialogu ndërmjet botëve të largëta, që sot ndodhen ne konfliktet salviniano,
por që kishin filluar që atë kohë, kur ndodhi zbarkimi i parë i albanezëve në
trojet italiane. Keshtu arrijti te ne ajo barka, pruri dhe një piktor nga
Vlora, i quajturi Mikele Greçi, i cili na ka lënë vepra të rëndësishme, që janë
pjesë e një kulture të lidhur me botën bizantine, por qe shpreh dhe një piktor
të Rilindjes italiane. Për mua ky ishte një veprim i bukur, qe mundesoi
dokumentimin e Molises me një vepër të Mikele Greçi nga Vlora”.
Sgarbi theksoi dhe
një zgjedhje ad hoc, rastin ku Mikele Greçi nga Vlora u përfshi dhe në
publikimin VII: Ricordando Corrado Gizzi. Për këtë vendim, Sgarbi theksoi:
“Kuptova që Gizzi është ai i shtëpisë të Dantes dhe ky ishte rasti më i mirë
për të rikujtuar Gizzi dhe për të vlerësuar Mikele Greçi nga Vlora”.
Në vazhdim, Sgarbi
i mençur dhe i zjarrtë theksoi: “Mikele Greçi është një artist i veçantë i
kulturës veneciane dhe bizantine, që na i ka sjell veprat e tij nga Albania. Ky
është një rast emblematik, për të cilin ne italianët duhet t’i falenderojmë
albanezët, për ato që kanë bërë për ne”.