Speciale » Alia
Lutfi Alia: 250 vjet më parë
E shtune, 11.04.2020, 04:56 PM
250 vjet më parë
Nga
Lutfi ALIA
250
vjet më parë, Leopold Mozart dhe djali i tij Wolfgang, ishin në Roma. Ditën e
merkurës së shenjtë të 11 prillit 1770, asistuan në Meshën që zhvillohej ne
Kapelen Sistine, ku dëgjuan të famëshmen Miserer (Meshirë) opera e Gregorio Alegri, kompozuar
rreth vitit 1630, me frymezim nga sallma 50 e Biblës. Kjo pjese ekzekutohej në
Kapelen Sestini me drita te fikura, në mëngjes, si pjesa zyrtare e Javes se
Shenjte. Miserer ekzekutohej vetem dy here në vit dhe ishte kaq e çmuar, sa i
ishte ndaluar muzikantëve të orkestrës te shpërndanin partiturat, ishte një
pjesë muzikore e “ndaluar për të tjeret”, madje ndëshkoheshin, ata që i u
dorëzonin të tjerëve partiturat.
Leopold
Mozart dhe Wlfang Amadeus Mozart kishin shkuar ne Rome pikërisht për të
aisituar në Meshën dhe për të dëgjuar këtë pjese të famëshme muzikore. Mozarti
katërmbedhjete vjeçar, i përqëndruar në degjimin e kantos dhe te muzikës, në
perfundim e kishte memorizuar tërësisht dhe e kishte hedhur në pentagram note
pas note, sikur dikush t’ia kishte diktuar me kujdes të veçantë.
Një
mrekulli e vërtetë e trurit gjenial Mozartian.
Tre
ditë me pas, i ati Leopoldi i shkruante bashkëshortes: “Ndoqem Meshen, dëgjuam
dhe Messer të Alegrit. Ne tashme e kemi te plote, Wolfangu e memorizoi dhe e
transkriptoi teresisht”
Nje
vit me pas, Mozarti takoi historianin e muzikes Charles Burrney, te cilit ia
dhuroi partiturat qe kishte riprodhuar, dhe qe u bene publike ne Londer per
here te pare ne vitin 1771.
Nje
episod inteligjence te rralle, nje legjende e magjise se muzikes, nje fenomen i
trurit te Mozartit, qe ka nxitur interesin dhe kurjozitetin e studiuesve te
muzikes, te neurologeve dhe psikologeve, nje ngjarje qe i ka mrekulluar
shkenctaret e te gjithe botes per te spjeguar kete fenomen te gjenialitetit
Mozartian. Jane perdorur te gjitha strategjite e mendimit per te analizuar dhe
per te kuptuar si arriti Mozarti te konsolidoi keto aftesi muzikore, aftesite
per te pervehteuar dhe memorizuar nje veper te nivelit te Messere.
Wolfang
Amadeus Mozart perdori strategjite e mendimit te perqendruara ne menyra dhe
permasa te jashtzakoneshme ne performansen muzikore. Ky eshte truri i Mozartit.
Natyrisht ne trurin e njeriut ekzistojne qendrat e inteligjences muzikore, pra
jane qendra te specializuara per degjimin, pervehtesimin, interpretimin,
riprodhimin e muzikes. Sa me shume te nxiten dhe te aktivizohen keto qendra, aq
me shume perfeksionohen dhe specializohen per muziken, sa me shume te
aktivizohen keto qarqe trunore, aq me shume hyne ne veprim inteligjenca
muzikore. Si kuptohet ne tru jane “neuronet e muzikes”, sa me shume te
aktivizohen keto neurone, aq me shume shprehen aftesite specifike muzikore, pra
perdorimi i neuroneve te muzikes ishte perdorimi i pare pratiktik dhe operativ
i inteligjences engrammatike, qe eshte zhvilluar dhe perfeksionuar gjate
zhvillimit filo dhe ontogenetik te njeriut. Per sviluppare Inteligjenca
Engrammatica ka nevoj te aktivizohet nje sistem neurologjik sensitiv specifik i
trurit, te ndizen disopzitivat e lindur
dhe te fituar te gjuhes muzikore (Music Acquisition Device, MAD). Ne se memoria funksionon per te rikujtuar dhe
per te riprodhuar, inteligjenca engramatika, ose e kujteses eshte arti dhe
shkenca per te mesuar te rikujtosh. Inteligjenca muzikore eshte pjese integrale
e kompleksit te inteligjencave te njeriut. Inteligjenca engrammatika, eshte
çelesi qe ndez te gjithe sistemet multiple te inteligjences, eshte vektori qe
hyne ne brendesi te mistereve te inteligjences.
Studime
te shumta te neuroshkencave, kane evidencuar se degjimi i muzikes, ashtu dhe
praktimi i muzikes (kompozimi, interpretimi ne instrumenta, kengetimi etj),
kane efekte pozitive ne aftesite konjitive, duke aktivizuar nje numer te madhe
çerdhe neuronesh ne koren e trurit dhe ne subkoshience.
Inteligjenca
muzikore nuk eshte dhunti vetem e muzikanteve, por ne se zhillohet nepermjet
nje trainingu konjitiv, shprehet dhe ne persona te tjere. Pra, perderisa nuk
ekzistojne njerez pa inteligjencen, nuk mund te kete njerez te privuar nga
inteligjenca muzikore. Neuroshkencat kane treguar se kapaciteti muzikor
zhvillohet se bashku me aftesite konjitive te trurit te njeriut.
Ne
motet e shkuara, muzika konsiderohej disiplina me e larte, si shprehej Platoni
tej 2000 viteve me pare: “Deshiroj t’u mesoj njerezve muziken, fiziken,
filozofine, por mbi te gjitha muziken, sepse ne modelin e muzikes jane perfshire
çelsat e te mesuarit, te pervehtesimit te njohurive”.
Inteligjenca
muzikore perbene nga racionaliteti dhe ndjeshmeria, nga arsyeja dhe emozionet,
nga mendja, shpirti dhe zemra. Ne inteligjencen muzikore eshte llogjika,
arsyetimi, matematika, rregulli dhe kaosi, por dhe inteligjenca emotive,
aftesia per te degjuar, transmetuar dhe komunikuar me emozionet te forta.
Inteligjenca
muzikore ka permasa te gjera ku bashkejetojne ekuilibri i mendimeve dhe
emozionet, harmonia dhe bukuria e jetes, si theksonte gjeniu Mozart: “Tre gjera
jane te domozdoshme per nje pianist, koka, zemra dhe gishtat”
Muzika
eshte shkence, eshte art, eshte mision, eshte jete.