E enjte, 12.12.2024, 11:09 PM (GMT)

Speciale » Alia

Lutfi Alia: Ipeshkëvët e Dioqezës Shufragane të Kunavisë (1)

E merkure, 22.05.2019, 07:00 PM


IPESHKËVËT E DIOQEZËS SHUFRAGANE TË KUNAVISË.

(DIOECESIS CHUNAVIENSIS - ECCLESIAE CHUNAVIENSE)

1

Nga Lutfi ALIA

Në “Illyrici sacri”,vepra madhore e prelateve jezuitë Daniele Farlato (Daniel Farlato) dhe Jacobus Coletus (Jakopo Koleti), Kunavia prezantohet si trevë, “qytet” i lashtë, dioqezë shufragane me katedralen dhe shumë kisha e manastire, ku kanë shërbyer priftërinjë dhe murgjër të huaj dhe vendas.

Farlato, Eubel, Maku?ev, Gams, Darrouzès, Praga, Meksi, Xhufi, Shtylla, Janin etj, theksojnë se në fund të shekullit IV, banorët e Kunavisë në Epirin e Ri, e kishin përqafuar krishtërimin. Në shekullin V, kishat dhe manastiret e kësaj treve u organizuan në Dioqezën shufragane të Kunavisë, nëArkipeshkëvinëe Durrësit, në varësi nga Roma. Kisha e parë e Kunavisë, në antikitet mbante titullin e Shen Dhimitrit, e cila në shekullin V u bë katedrale e dioqezës së Kunavisë (Dioecesis Chuanviensis).

Në periudhën kur Kunavia bënte pjesë në Perandorinë Bizantine, dioqeza e Kunavisë kaloi në varësi të Kostantinopojës, si rezulton nërelacionin e vitit519, i të deleguarittë Papes Hormisdas, i cili shkruan se krye-peshkopi i Durrësit dhe ipeshkëvët e dioqezave të Stefaniakes, Kunavisë dhe Krujës, vareshin nga Kostantino-poja.Gjatë shizmës të Akacit, dioqezat e Skampës, Stefaniakës, Kunavisë dhe Krujës të Metropolisë së Durrësit ishin varësi tëkishës bizantine, çka çoi në perplasje të hapura mes Romës dhe Kostantinopojës, kush ta fitonte kishën Ilirike.

Në vititn 535, Perandori Justinian themeloi në Shkup Patriarkanën Prima Justiniana, qëushtroi ndikim të fuqishem,qëdioqeza shufragane e Kunavisë,të ruante lidhjen me Kostantinopojën.

Në regjistrat e Synodittë Kostantinopojës të vitit 787, rezulton se Metropolia e Durrësit kishte 14 dioqeza shufaragane, mes tyre dhe e Kunavisë (Chunabia). Në Synodin e Kostantinopojës merrte pjesë dhe ipeshkëvi ortodoks i Kunavisë, i cili ishte i emëruar nga Patriarkana e Kostantinopojës.

Në regjistrat kishtare të viteve 905 - 907, të hartuara nga perandori bizantin Leo VI Sapiens, EcclesiaChonubiensem,rezultonipeshkëvi shufragane e Metropolisë së Durresit, në varësi nga kisha bizantine, për rrjedhojë dhe ipeshkëvët ishin të emëruar nga Patriarku i Kostantinopojës. [16]

Vartësinë e dioqezës së Kunavisë nga patriarkana e Kostandinopojës në vitet 901-907, e tregon patriarku Nicolas I Mystikos (Mistiku), i cili thekson se Metropolia e Durrësit kishte në varësi dioqezat e Stefaniakës, Krujës, Kunavisë, dhe Lezhës, [Darrouzès, 55, 286].

Nga shekulli IX deri në fund te shekullit XII, Ecclesia Chonubiensem (kishat e Kunavise) në provincën Epirus Novus, nën zoterimet e Perandorisë Bizantine, përshkruhet nëNotitiae Episcopatuum (Notitiae7746, 9519, 10609, 13664), ku Kunavia (????????) prezantohet si dioqezë shufragane e Metropolisë se Durrësit, së bashku me tre dioqezat e tjera, por nuk ka të dhëna për emrat e ipeshkëve “grekë”, thekson Darrouzès.[2]

Nëshekullin XI me pushtimin nga normanët, me pasngaVenediku, si dhe gjatekalimit nëpër trojet arbërore tëkryqëtarëve (ushtria e murgjërve dhe priftërinjeve templarëtë kryqezatës së parë), ndikuan në ndryshimin e raporteve te kishave arbërore, duke u shprehur me shtimin e kishave katolike të lidhura me Romën.

Pas shizmëstë kishave në vitin 1054, albanezët u ndanë në katolikë dhe ortodoksë, të parët ruajtën lidhjen me Romën dhe praktikuan ritin latin, të dytët ruajtën varësinë nga Konstantinopoja,me ritin bizantin.

Këtë periudhë historike, Šufflay e ka quajtur riorganizimi i kishës arbërore. Megjithë kthesën, shumëtroje arbërorevazhduan të mbeten dy kishtare. Sipas arkimandritit Nil Dhoksopatri, në vitin 1143, Metropolia e Durrësit, kishte vetëm 4 dioqeza: Lezha, Kruja, Stefaniaka, Kunavia, këto tre të fundit ishin dykishtare.

Në shekujt XII - XIV gjendja ndryshoi. Katolicizmi filloi të zgjerohet e të fuqizohet, sidomos me Shtetin e Arbërit (1190 – 1255), ku bënte pjesë dhe treva e Kunavisë. Dinastia e princërve të Arbërit ishte e ndikuar nga kultura feudale dhe nga kisha perëndimore. Princi Dhimitër Progoni u lidh me kishën katolike të Romës, madje i premtoi Papës Inoçenti III, konvertimin në katolikë të familjes, të fisnikëve dhe të popullit të principatës. Princat e dinastisë Progoni krijuan një komunitet arbëror të fortë politikisht, administrativisht dhe fetar. Me Shtetin e Arbërit, shumica e ipeshkëvive kaloi në varësi të Romës.

Kisha katolike u forcua nëdioqezën e Kunavisë. Nga fundi i shekullit XIII e ndërroi titullin e katedrales, e cila u quajt Shen Gjon Pagëzori. Megjithë zgjerimin e katolicizmit, banorët e kësaj treve ishin dy kishtarë, si rezulton në letrën e 20 qershorit 1210, të Dhespotitte Artës Mihal Engjell Komneni,i cili përmend Simonin (Symeonem Cunalis)ipeshkëvi ortodoks iKunavise dhe Theodhorum Cernicensem,ipeshkevi i Cernikes (Çermenikës). (Dok. 35, Acta Diplom. 140. vol. I.)

Rritjen e rolit të kishës katolike nëKunavia e përshkruan Papa Inoçenti IV, në letrën e8 gushtit të viti 1250,  dërguar Urdhërit të Predikatorëve në Hungari, të cilëve u bën thirrje: “Kujdesuni në veçanti për Kunavinë, seatje, disa peshkopë dhe shumë klerikë, jetojnë ende nën dominimin e grekëve, por duan sinqerisht ritin e kishës tonë të shenjtë Romane". (Šufflay, Acta diplomatica A, I, faqe 199).

Në vitet e Regnum Albaniae - Mbretëria Albaneze (1267 – 1373), me mbretin Karli I Anzhù, katolicizmi u zgjerua dhe u konsolidua ndër banorët e mbretërisë albaneze, duke filluar në veri me Pultin, Pukën, Mireditën, duke vazhduar me Matin, Dibrën, Kunavinë e deri në Ohër, Himarë e Kostur.

Në një kronikë të vitit 1295, Galvano di Levante, tregon kthimin në katolikë të shumë familjeve fisnike arbërore Skura, Matranga, Blinishti, Topia, Vrana, Martaseos (princi i Kunavise), Dukagjini, Zakaria etj.

Edhe zv-mbreti i Albanisë, mareshalli francez Guillaume Bernard, (me seli në Durrës), ndikoi në fuqizimin e kishës katolike arbërore, madje ftoi shumë klerikë italianë të kryenin shërbimet në kishat tona katolike.

Mbreti Karli IAnzhù, i preu lidhjet me Konstantinopojën dhe e konsolidoi lidhjen e kishave arbërore me Romën, por pa e ndryshuar ritin kishtar tradicional bizantin. Si kuptohet kthesa u krye edhe nën trysninë e faktorit politik të anzhuinëve katolikë, të cilët me përhapjen e katolicizmit, synonin te rikrijonin Perandorinë Latine të Lindjes, atë që ishte shembur në vitin 1260.

Pas kësaj kthese të rëndësishme, Metropolia Ortodokse e Durrësit dhe dioqezat e saj, përmenden për herë të fundit në vitin 1282, në veprën e Mihal Paleologut Taktikon dhe me pas u fshinë përfundimisht nga gjeografia kishtare ortodokse, sepse u kthyen në katolike si p. sh ipeshkëvitë e Tivarit, Drishtit, Pultit, Shkodrës, Ulqinit; ndërsa të tjerat ruajtën karakterin dy kishtar si ipeshkëvitë e Krujës, Kunavisë, Cernikës, Stefaniakës, Bendës, Dibrës, Skampës, Ohrit, Himarës.

Anonimi i Gorkes, në vitin 1308, shkruan se ipeshkëvitë e Arbërisë së mesme Kunavia, Stefaniaka dhe të

Arbërise veriore (Pulti dhe Dibra), “nuk janë as katolike dhe as shizmatike, por po të ishte dikush që t’i u pro-pozonte fjalën e zotit, ata do të bëhen katolikë të pastër, sepse i duan latinët”. [21].

Ne vitin 1332, kryepeshkopi i Tivarit Gulielmo Adae, me informacionin për mbretin e Francës Filipi VI në Avinjon, shkruan se banorët e Albanisë janë katolikë, si kuptohet dhe të Kunavisë, që ishte pjesë integrale e Mbreterisë se Albanisë. Pavaresisht se është dëshmi e ekzagjerur, Adae shpreh prirjet masive për konvertimin e popullatës arbërore në ritin katolik. [22]

Në vitin 1374, Princi Karl Topia, i premtoi Papës, se ai dhe populli i Arbërisë, do të përqafonin katolicizmin.

Gjatë sundimit të Karl Topisë, kisha katolike e dioqezës së Kunavisë u fuqizua dhe në katedralen e Shën Gjon Pagëzorit në Kunavi, shërbyen peshkopë katolikë, megjithatë kishat ortodokse e ruajtën autonominë.

Struktura dy kishtare në Kunavia, nuk mori formë të prerë, që të krijonte ndarje dhe kundërpozicione fetare. E njejta situatë ishte në të gjithë Albaninë, pasi ortodoksët nuk arrijtën të krijojnë një komunitet politiko – fetar të veçantë, që t’i kundërviheshin komunitetit katolik. Bashkëjetesa e katolikëve me ortodoksët në principatën eKunavisë, i dedikohet kulturës së tolerancës fetare, një virtyt fisnik i popullit tonë, i shprehur me dinjitet dhe në vitet, kur një pjesë e popullatës u konvertua në myslimanë. Këtë fakt historik e ka evidencuar M. Šufflay, i cili shkruan: “Në Kohën e Mesjetës, nuk gjejmë gjurmë të fanatizmit fetar ndërmjet albanezëve”.

Albanezët nuk shprehnin dallime mes katolikëve dhe ortodoksëve,kjo veçori ndikoi në unifikimin e popullit dhe formimin etno-kulturor, që çoj në konsolidimin e kombit shqiptarë, pavarësisht nga përkatësia fetare.

Një kontribut të veçantënë kulturën e tolerancës fetare ndër malësorët e Kunavisë kanë dhënë priftërinjtë dhe murgjit françeskanë. Vlen të rikujtohet se tradita e festave fetare, sidomos Martinida – festa e Shën Martinit e organizuar nga franceskanët nëmesjetë, u ruajt dhe kremtohej edhe kur malësorët e Martaneshit u konvertuan në msylimanë e bektashi, madje Martinida është festuarderi në fund të viteve ’50 të shekullit XX. Gjate kësaj feste, çdo familjeiu dhuronte burrave gunat e reja, kësisoj evokonin legjendën mistiketë Shen Martinit, që e ndau mantelin dhe gjysmën ia dhuroi të varfërit.

Në dokumentat e Propogandes Fide dhenë “Illirici sacrii” tëAt Farlato dhe At Koleti, rezulton se në shekujt

XIII – XV, dioqeza e Kunavise kishte 23 famulli: “Da esso dipendevano 23 parrocchie, fra cui da notare una

chiamata da Santa Maria “de Numenalta”, dove un tempo fu un celebre Monastero dell'Ordine Benedettino”.

Kishat dhe manastiret e Kunavisëjanë: Shën Gjon Pagezori (katedralia), Shën Maria Hyjlindese, Shën Premte, Shën Martini, Shën Trifoni, Shën Gjoni, Shën Mehilli, Shën Gjergji, Shën Kiara, Shën Nikolla, Shën Helena, Shën Aleksandri, Shën Mihali i Valit, Shën Andrea, Kisha Kotodona, ShënBarbara, Shën Anastasi, Kisha e Dedes (Shën Domeniko), Shën Stefani, Shën Nikolla (Kostenje), Kisha e Hidrait etj. (janëtë paidentifikuaraemrat dhe vendet ku ngriheshin dy kisha të tjera).

Në qendër të trevës të Kunavisë, ndodhej katedralia fillimisht e Shën Dhimitrit dhe nga shekulli XIII deri në shekullin XVIII me titullin Shën Gjon Pagëzori, e ngrijtur në sheshin Babrrik, të fshatit qendror të trevës, që asi kohe quhej Martis, ndërsa aktualisht Peshku, formë e shkurtuar e emrit Peshkopata, njëlloj si Peshkopia në Dibër, Peshkëpia në Vlorë dhe Peshkëpia në Sarandë.

Katedralen e Kunavisë e përshkruan Koleti në veprën “Ilirët e Shenjtë” botuar në vitin 1817, i cili shkruan: “Dalle tavole della Sacra Cogregationem, kam gjetur këto që po i theksoj: La Chiesa Canoviense è intitolata a S. Giovanni Battista, verso il quale gli abitanti sono affetti da grande venerazione; il tempio della cattedrale è ancora integro, costruito di blocchi tagliati di bel marmo - Kisha e Kunavisë mban titullin e Shën Gjon Pagëzorit, ndaj të cilit, banorët shprehin admirim dhe nderim të madh; ndërtesa e katedrales është ende e ruajtur, e ndërtuar me blloqe të bukur mermeri të latuar”.

Në shekullin XV, ishte shtuar numëri i famullive të ritit katolik, si dëshmon Princi Gjon Kastrioti, në një letër të vitit 1407, dërguar Senatit të Venedikut, për të mbrojtur të drejtat e një kishe katolike. Gjon Kastrioti shkruan: “Kisha e Shën Merisë,prej 800 vjetësh ndodhet në trojet e mia”, kuptohet ishte kishë e shekullit V.

Krahas kishave katolike ishin aktive dhe kishat e ritit ortodoks, të cilat mbizotëronin në Kunavinë lindore. Bashkekzistenca e kishave i shërbeu Princit Gjon Kastrioti, të ruante marrëdhëniet me kishën ortodokse, si rezulton në një dokument të vitit 1422, me të cilin Gjoni, me të bijt Stanishi, Reposhi, Kostandini dhe Gjergji, i dhuruan Manastirit të Hilandrit në Malin Athos në Greqi, dy katundet Radostusha dhe Trebishti, që atë kohë ishin troje të prinicpatës së Kunavisë, me kisha të ritit ortodoksnë varësi të dioqezës së Kunavisë.

Në mars të vitit 1467, Martanas (emri i trevës, adminsitrata osmane e ndryshoi në Martanesh), u pushtua nga turqit, të cilët dogjën disa kishadhe vranë disa klerikë. Dioqeza e Kunavisë pësoi një tronditje të fortë. Pushtuesit bënë regjistrimin e popullatës dhe të pronave, si rezulton në defterin që ruhet në arkivin e Stambollit dhe botuar nga historiani Selami Pulaha.Në regjistër rezulton se timarliu i Martanas ishte Mirmirai - feudal ushtarak turk, i cili zotëronte hasset e kësaj treve malore. Në  defterin turkështe perfshirë vendimi për faljen e haraçit të disa familjeve malësore, që ishin rrënuar ekonomikisht, sa nuk mund të shlyenin taksat. Në vazhdim po prezantoj të dhenat e defterit te marsit te vitit 1467:

Defteri emror i këtyre vilajeteve dhe i të tjerave, [u shkrua] në muajin Shaban-ul-muazam, Zoti qoftë i lavdëruar nga të gjithë, të vitit 871 te hixhrit (mars 1467) dhe urdheron:Fshati Martanas [i përket] hasseve të sipërpermendura [banorët] kanë në duart e tyre vendimin e Pashait të Madherisë së tij Sulltanit, i cili iu fal Haraçin këtyre banoreve:Pal Rusi, Gjon Liti, Martin Dajxhi, Peter Mirneli, Pelegrin Zaboli, Todor Rusi, Benk Titko, Andrija Cukali, Peter Rusi, Gjon Zaboli, Ariza Kuqi, Peter Kurpendi, Pelegrin Kurpendi, Gjon Skani, Gjergj Stepani, Andrija Pisha, Gjon Stepani, Lala Pisha, Ilia Manesi, Todor Palimani, Dom Lishi, Dom Todori, Gjon Todori, Todor Inboliti, Tanush Ilanizi, Gjon Skulja, Nikolla Rusi, Lazar...etj.”

Ky dokument dhe pse nuk është botuar me listën e plotë të familjeve, është me rëndësi historike, jo pse i  falen haraçet malësoreve, por sepse prezanton kryefamiljarët e28 të familjeve që ishin rrënuar ekonomikisht, sa nuk arrinin te paguanin taksat.Shumica e këtyre mbiemrave të familjeve te krishtera që banonin në Martanas 550 vite më parë, janë ruajtur dhe familjet e sotme kanë të drejtë të krenohen për lashtësinë dhe vazhdimësinë historike në këto troje të thella malore.

Historianët e krishtërimit kanë botuar lista të ipeshkëve të dioqezës së Kunavisë, por asnjeri nuk ka mundur t’i japi të kompletuar. Farlato dhe Koleti, kanë prezantuar një liste me 10 ipeshkëv, por dhe ata kanë mangësi, kanë hapsira të gjëra kohore të pa mbuluar me ipeshkëv. Në plotësim të emrave të ipeshkëve të Kunavisë kanë kontribuar C. Eubel me veprën “Hierarchia Cattolica”; Pius Bonifacius Gams me vepren”Series episcoporum ecclesiae catholicae”;Giuseppe Praga me veprën“Il vescovado Albanense al principio di secolo XVI”etj.

Edhe studiues të historisë të kishës lindore kanë dhënë informacione të rëndësishme për organizimin fetar dhe peër patriarket si:Michaelis le Quien, me vepren “Oriens Christianus, inquator patriarchatus digestus..”; Jean Darrouzès, me vepren: Gèographie ecclésiastique de l’Empire Byzantin.Notitiae Episcopatum Ecclésieae Costantinopolitanae;Raymond Janin, me vepren “Dictionnaire d'Histoire et de Géographie ecclésiastiques - Chunavia, vol. XII” etj, etj, por dhe në studimet e tyre mungojnë emrat e ipeshkëve ortodoksetë Kunavisë.

Gjate konfrontimit te listave te botuara nga autore te ndryshem dhe te shumte, me se fundi po prezantoj listen e kompletuar te ipeshkeve te dioqezes se Kunavise.

Ipeshkevët e Dioqezës Shufragane të Kunavisë

Dioecesis Chunaviensis.

(Latinisht: Cunavia - Cunaviae, Dioecesis Chunaviensis: Canoviense, Connoviense, Chunabiense, Chonubiensem, Cumaniae; greqisht ???????? - Kunavia)

Për Shekujt V – VIPropoganda Fide nuk ka dokumenta me emrat e ipeshkëve të Dioqezës së Kunavisë.

Shek. VI – XII. Ipeshkëvët e dioqezës së Kunavise emroheshin nga Kostantinopoja, por si thekson historiani

Darrouzès,nuk ka të dhëna për emërat e ipeshkëve “grekë”, që drejtuan këtë dioqezë.

787                  Ipeshkëvi i Kunavisë merr pjesë në Synodin e Kostantinopojës, por nuk dihet emri.

1210               Symmeone, ipeshkëvi ortodoks.   ADA, I, 140: KF 102.

Ipeshkëvët katolikë:

1250              Papa Inocenti IV, në letrën dërguar Urdhërit të Predikatorëve në Hungari, përmend peshkopët

e Kunavisë, por nuk jep emrat e tyre.

1311-18          Guglielmo Montegrano                 T 54; E,I,218: ADA,I,596,633,636.641; Fed,II,110;

1319 - 1320               Bartolomeo Boloniensi O. P          T 54; E,I,218; Fed,II, 110; ADA, I, dok 199

1320               Bartolomeo II, O. P.            FC. VII. 408

1320 - 1323   Andrea Croensi                    T 54; E,I,218; Fed,II, 110;

1324 - 1325    Johannes de Hojo                ADA, I, dok 199

1326 - 1333    Pietrus                                               FC. VII. 408

1340- 1362   Tomaso                                 FC. VII. 408; T 55; F 409; Fed,II,110; LeQ,II,958; 1334,

1363                Petrus                                   E,I,218; ADA,II,dok.306 ; Fed,II,110; F. VII. 408

1372 - 1398    Francisco Januari di Genova         T 55; ADA dok.306; E,I,218; Fed,II,110;

1399-1406    Benignus                              T 55; F 408; ADA,II 792; E,I,218; Fed,II,111; FC. VII. 408

1410 - 1419    Martinus                                          T 55; E,I,218; Fed,II,111; R. L. 133, f. 164; LeQ III, 955;

1420              Proculo de Lippay               T 55; FC. VII. 408

1421 - 1432    Progano                                T 55; Fed,II,111;

1432- 1442     Peregrinus Blasii                 T 55; E, II, 141, F VII, 410; G 408; R. L.320, 296r-297r;

LeQ III, 955-956;

1443 - 1467    Guismata                                          Fed,II,111; E, II, 141,

1469               Radinus                                Fed,II, 111; E, II, 141,

1492               Ioanes Hermani                  Fed, II,111; E, II, 141, F. VII. 408

Ipeshkëvët titullar:

1492 - 1494    Pietro Masio                                    T 55; F 410; E, II, 141, FC. VII. 411

1494 - 1502   Sebastiano Nascimbene     T 55; F 410; E, II, 141, FC. VII. 408 - 411

1503 - 1509   Bernardinus Turchi             E,III,175; (1512); FC. VII. 408

1509 - 1512    Gabrieli                                  FC. VII. 408

1517              Dionysius de Regatiis                     T 55;F 410; E,III,175; FC. VII. 408 - 411

1518 - 1528    Opicinus de Gentilibus                  T 55; E,III,175; FC 410;

1528              Joannes Maria de Biglionibus      E,III, 175;

1529 - 1530   Gaspare                                T 55; E,III,175; FC 411;

1536               Joannis Baptista de S.Nazaro       E,III, 175;

1544                Petrus Francescus de Nobilibus    FC. VII. 408

15… - 1560     Hieronimus de Rubeis                   T 55; E,III.175;

1560 - 1564   Ippolito de’Rossi                 SN. I. 88

1576               Paolus Bisanzio                                E,VII.408; FC. VII. 411

1608 - 1611   Decio Carafa                         T 79; F 380; G 407; FC. VII. 402

1622                           Antonio Provana                             T 79; E,IV,179;F 380; LeQ,III,952; G 407;

1634                           Hieronimus                          T 79; E,IV,179; G 407;

Ipeshkëvët e Durrësit të emëruar nga Vatikani dhe administratorë apostolikë të dioqezës së Kunavisë.

1640 - 1643   Marco Scura (Mark Skura) T 79; E,IV,179; F 381; G 407; FC. VII. 411

1643                Simeone Summa OFM                   FC. VII. 411, MS

1657                           Nicolo Carpino                                T 79;E,IV,179; FC 381; G 407;

1670                           Gerardo da Galata                          T 79; E,IV,179; FC 382; G 407.

1703                Petrus III (Petrus Zumia)  FC 411.

(Pjeter Zumia, nga familja durrsake Zumia) - kryeipeshkëv i Durrësit dhe

Administratori Apostolik i Kunavisë.

Në shekullin XVI, dioqeza e Kunavisë humbi funksionet e ipeshkëvisëdhe në vazhdim aktiviteti i kishave dhe manastireve u drejtua me ipeshkëvët titullar, ose me ipeshkëv të dioqezave fqinje, qëishinadiministratorë apostolikë për Kunavinë, por atashpesh nuk ishin të pranishëm në katedrale dhe as në cermonitë fetare në këtë

trevë, ose kryenin misione me vizita të rastit, si ipeshkëvët e Durrësit, të Krujes dhe të Bendës.

Në vitin 1636, shumica e banorëve të Martanas (qendra e Kunavisë) ishin të besimit të krishterë, si rezulton në listën e 38 kryefamiljarëve, të quajturit “të pabesët”, qëdo të paguanin xhizien, taksën e familjes 45 akçe në vit, një taks mbi të tjerat, që ishin të detyruar ta paguanin vetëm familjet e krishtera (rajatë), ndërsa përjashtoheshin ato familje, që ishin konvertuar në myslymanë. Kryefamiljarët e 38 familje të krishtera janë: Dro Gjeçi, Gjergj Gjoni, Koço Base, Miha Gjoka, Martin Gjoka, Kol Gjoni, Gjergj Pepa, Stuhe Prifti, Andre Petri, Drish Gjergji, Gjergj Mile, Llesh Gjoni, Koli Miha, Koço Pepa, Gjon Gjika, Gjika Andri, Prifte Boshko, Bardhi Gjoka, Llesh Pepa, Martin Skura, Prifte Pepa, Toshe Gjoka, Kol Gjoka, Prifte Deda, Prifte Kali, Gjoka Toshe, Gjon Cani, Smani Gjoka, Lal Gjoka, Kara Gjergji, Petri Gjoka, Lalë Gjoka, Lalë Dre, Koli Dre, Koni Pepa, Talçe Koço, Lale Dushe, Tale Tulla, Martin Andri. (Studime historike. Viti 1966, XX (III), Nr. 3, f. 173)

Nga kjo listë ekatër shekujve më parë, rezulton se disa nga mbiemrat e dikurshëm,ruhen ende nga banorët e kësaj treve si mbiemërat Gjoni, Gjoka, Pepa, Cani, Ndreu (Dre), Skura (Zgura), Deda, Base (Bushi), Koçi.

Sipas Farlato dhe Koleti, në vitin 1641, në dioqezën e Kunavisë shërbenin 7 meshtarëdhe kishte mbi700 besimtarë katolikë, por kishte dhe më shumë shizmatikëtë ipeshkëvisë ortodokse. Të ardhurat vjetore tëipeshkëvisëishinmbi 250 monedha argjendi, të cilat i shfrytëzonin për meremetimin e çatisë të katedrales.

Nga ky vit, shkruan Koleti, Kunavia nuk ka ipeshkëvin e vet, por titullarë nga ipeshkevitë e tjera.

Ne vitin 1644, treva e Martaneshit kishte 1040 banorëkatolikë dhe ortodoksë. (Injac Zamputi. Relacion mbi gjendjen e Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme në shekullin XVII. Vell. II, f. 337)

Në një relacion të Imzot Mark Skura të vitit 1654, me informacione rreth vizitës nëpër dioqezat shufragane të Ipeshkëvisë së Durresit, dokument i ruajtur në arkivin e Propogandës Fide (S. R. C. G. anni 1652 – 1656, Vol. 206, f. 4 -13), rezulton se në Martanesh ishin 600 malësorë tëkrishterë.

Në relacionet e Dom Shtjefen Gaspari (Stefan Gaspari) të vitit 1671, rezulton se në Martanesh ishin 350 banorë katolikë, të cilëve u shërbente Dom Martini, prift i urdhërit Domenikan, por nuk jep të dhëna sa banorë ishin të ritit ortodoks. (Shqypnia katolike në vjetët 1671. Dokumenta të vizitatorit Shtjefën Gaspari.Revista Hylli i Dritës. Tetor 1932, Nr, 10; f. 536)

Në mesin e shekullit XVIII, katedralia e Shën Gjon Pagëzorit, u shndërrua në xhami.

Manastiri i Shën Martinit në Martanesh, vazhdoi aktivitetin deri në vitin 1870, ku shërbente fra Deda OFM, murg vendas, madje pjestarët e familjes së tij, kanë ruajtur mbiemrin Murga.

Në pranverën e vitit 1870, ky manastir u shndërrua në Teqe të Bektashijve.

Në fund të shekullit XIX, në Martanesh ishin 40 banorë të krishtere, shumica gra, madje si thekson Fulvio Cordignano, gratë e kësaj treve e ruajtën besimin e krishterë deri nëtre dekadat e para të shekullit XX. (Fulvio Cordignano. S. J. Geografia ecclesiastica dell’Albania. Orientalia christiana. Sett. 1934, vol XXXVI, 4, 99).Nëgjysmën e parë të shekullit XX, në Martanesh ishin 2 gra me emrin Maria, një meemrin Sofie dhe njëme emrin Lena (Helena).

Ndonëse Dioqeza e Kunavisëështë shuar, emri dhe fama e saj kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

Selia e Shenjtë i ka çmuar vlerat historike, kulturore dhe fetare të dioqezës tonë të vjetër dhe të famëshme, andaj për ta evidencuar historinë e lashtë, vlerat eklesiastike dhe shpirtërore të kësaj dioqeze dhe për të nderuar kontributin e ipeshkëve të shquar të krishtërimit arbëror, i a ka dhënë këtë titull dioqezës tëBirmingamit në Angli, e mirënjohuraDioecesis Chunaviensis Birmingam.

Që nga 25 tetori 2005, ipeshkëvi i kësaj dioqeze titullare, ështëDavid Christopher McGough.

Natyrisht është me rëndësi historike dhe kulturore të pershkruhen ipeshkëvët e dioqezës së Kunavisë, të cilëve do t’iu përkushtoj shkrimin e ardhshëm.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora