Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kongresi i parë Gjuhësuer Shqiptar i vitit 1895 në Koriliano
E shtune, 16.05.2020, 04:38 PM
KONGRESI GJUHËSUER SHQIPTAR I VITIT 1895 NË KORILIANO- KALABRO, ITALI
Nga
Lutfi ALIA
Nga më i
vjetri shkrim shqip i vitit 1167, i zbuluar nga historiani Nicolae Jorga në
doreshkrimet e Bibliotekës ”Laurentiana” në Firence (Ashburnham 1167 Laurentiana)
(Hasan Aliaj “Rrenjet” Nr. 17. 2019) dhe deri në Kongresin e Manastirit 1908,
patriotët shqiptar kanë bërë përpiekie titanike për të ruajtur pastërinë e gjuhës
tonë amëtare. Ka shumë veprimtari të organizuara për këto qëllime të larta, janë
hartuar shumë alfabete, janë lënë dorëshkrime të shkurtëra e të gjata dhe plot
vepra. Ndërmjet veprimtarive te shumta e të rendesishmejanë dhe kongresete
patriotëve arbereshë, që miratuan alfabetin shqip me germa latine dhe kontributi
i patriotëve shqiptare, qe organizuan kongresin e Manastirit, që miratoi
alfabetin që kemi aktualisht.
Më 1 – 3 tetor 1895, pra 125 vjet më
parë, zhvilloi punimet Kongresi i parë gjuhësuer shqiptar në Koriliano Kalabro të Provincës së Kozencës, një
ngjarje e rëndësishme e pasquruar gjërësisht në shtypin italian dhe europian të
kohës. Tema e këtij kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikale, leksikore
dhe fonetike të gjuhës shqipe, të asaj gjuhe të lashtë, tëëmbël e melodioze, që
arbereshët e ruanin dhe e kultivonin me dashuri dhe patriotizëm shembullor.
Kongresi i zhvilloi punimet ne mjediset e gjimnazit Garopoli te
Korilian-Kalabro dhe moren pjese 25 kongresista gjuhetar, shkrimtar, poete,
gazetar dhe klerike te shquar te kishes arbereshe. Ky aktivitet shkencor
gjuhesor dhe patriotik u ndoq nga afer nga 500 pjesmaarres te ardhur nga komuna
te ndryshme te Kalabrise, Kampanjes, Pulias dhe Siçilise.
Si kuptohet,
aktiviteti i parë tekniko-gjuhesor dhe patriotik, në krijimin e alfabetit, për
shkrimin e gjuhës shqipe dhe para Kongresit të Manastirit (më 14 – 22 nëntor
1908), ishte kongresi i Koriliano - Kalabro, me pjesmarrjen e 25 arbëreshëve
shqipfolës, të cilët hartuan dhe miratuan alfabetin e gjuhës shqipe me grafema
latine.
Me 2 tetor 1895,
pjesmarresit ne Kongresin e Koriliano miratuan themelimin e Shoqërisë Kombëtare
Shqiptare, statutin dhe këshillin drejtues:
Kryetar nderi Jeronim De Rada,
Nënkryetar Pietro Kamodeka, Anselmo Lorekio, Akile Toçi.
Në artikullin 1 të Satutit
theksohet:
Asht themelue nji Shoqni Kombëtare Shqiptare, e cila do të përkujdeset:
a) Për njisimin e nji alfabeti të vetëm
b) Për përpilimin e një fjalori
c) Per perpilimin e
abetares ne gjuhen shqipe
d) Për botimin e një reviste italo – shqiptare
e) Për të fillue marrëdhëniet me Mamën – Atdhè.
Kongresi përshtati
alfabetin e gjuhes shqipe që kishte përdorur Jeronim De Rada në vitin 1848 në
gazetën “L’albanese d’Italia – shqiptari i Italisë”, në vitin 1888 në gazetën
“Fiamuri i arbërit” që botohej në Kozenca, si dhe në shtypjen e “Rivista italo
–albanese” me nëntitullin “Illi i arbresvet – Ylli i arbëreshëve” me drejtor
Anotnio Argonizza.
Alfabeti i Koriliano
përmbante 7 zanore dhe 29 bashtingëllore, që i perkonin tingujve të gjuhës së
folur në dialektin arbëresh:
Zanoret: a, e, i o, u, è, ë
Bashtingëlloret: b, c, d, f, g, j, l, m, n, p, q, s, t, v, x (si në
italisht) dhe
gj, gh (e egher – e egër), h (herë), ? (një), r, rh – rr, ? (sh), k – q,
dh – ? , th – ?, z – ? (Zot), sg – zh.
Si kuptohet nga struktura e alfabetit, gjuhëtarët arbëreshë ishin të ndikuar
nga italishtia, si gjuhë e të folurës së përditshëme në mjedisin shoqëror ku
jetonin, andaj huazuan germa nga italishtia, kësisoj ne vend të germës “k”
përdorën “q”, për “nj” morën “?” nga spanjishtja etj.
Për tingujt e gjuhës së folur arbëreshe, kongresistët huazuan dhe germa të
veçanta, p.sh shtuan germën è me theks si gjuha frënge, përdorën germen “ë”,
për tingullin Z huazuan germën greke?, për bashtingëlloret dyshe “dh”
përdorën grafemën greke ?; ndersa për tingullin “th”, grafemën
greke ?.
Alfabeti i Koriliano, ishte përshtatur dialektit arbëresh të gjuhës shqipe,
andaj u përdor nga autorët arbëreshë në shumë vepra letrare, ne tekstet
mesimore per kolegjin e Shen Adriano, ne shtypin areresh te kohes dhe ne shume
vepra të botuara pas kongresit.
Ne vitin 1896 u
mblodh kongresi i dyte i gjuhes shqipe ne Lungro, ku u miratuan aktivitetet e
kryera gjatë një viti dhe njekohesisht u miratua statuti i Shoqnisë Kombëtare
Shqiptare (Associazione Nazionale degli
Albanesi)
Alfabeti i miratuar
ne Kongresin e Koriliano, mbijetoi 13 vjet, deri sa u miratua alfabeti i
unifikuar dhe i standartizuar në Kongresin e Manastirit, në viti 1908.
Pjesmarreët ne
Kongresin e Koriliano Kalabro, hartuan dhe miratuan abetaren e gjuhës shqipe.
Në vitin 1896,
Anselmo Lorekio (avokat, poet, gazetar dhe shkrimtar arbëresh), në zbatim të
detyrave të kongresit të parë të gjuhës shqipe, botoi abetaren shqipe, ndërsa
në vitin 1897 botoi gazetën në gjuhën shqipe “La nazione albanese”.
Në vitin 1899, në
Kolegjin e Shën Adriano filloi rregullisht mësimi i gjuhës shqipe, ku Jeronim
De Rada shkonte tre ditë në javë për të dhënë’mësime në gjuhën shqipe. Edhe pse
i moshuar, De Rada udhetonte në këmbë nga San Demetrio deri ne Shen Adriano per
t’iu mesuar djelmërisë arbëreshe gjuhen e bukur shqipe.
Kongresi i Manastirit
(1908), e unifikoi dhe e standartizoi alfabetin, kësisoj, u shtua zanorja Y,
u hoq zanoria è– e theksuar dhe u
strukturuan bashtingëlloret dyshe gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh.
Kjo histori
përpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, për të ruajtur
gjuhën tonë të lashtë, duhet të frymezoi brezat e rinj, sidomos ato në emigrim,
që t’i u mësojnë fëmijëve të flasin, të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e
bukur shqipe, pra të hapen shkolla shqipe kudo ku banojnë shqiptarët në
emigracion, sidomos në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, Austri, Spanjë, Suedi,
USA, Kanada, Francë, Gjermani e deri në Australi dhe Zelandën e Re.
E theksoj këtë këshillë, pasi po ndodh një dukuri e pakëndëshme, sepse disa
fëmijë shqiptarë, kryesisht ata të lindur në dekadat e fundit në vendet e tjera
ku kanë emigruar familjet shqiptare, nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, madje
disa as nuk dinë të flasin, të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën tonë.
Në maj te vitit 1997, në Certaldo të Italisë, shkrimtari ynë i shquar Ismail
Kadare, kur konstatoi se disa femijë shqiptarë, nuk dinin të flisnin shqip, u
revoltua dhe i u drejtua me kritika të rrepta prindërve të tyre, të cilëve iu
tha: “Fëmijët tuaj mund të mësojnë disa gjuhë të huaja, por kurrë nuk do të
jenë shqiptarë të mirë, në se nuk dinë gjuhën amëtare. Mësojuni fëmijeve gjuhën
e bukur shqipe, gjuhën tonë të pasur dhe të mrekullueshme”.
Një ngjarje e njëjtë i kishte ndodhur mendjendriturit Faik Konica në vitin 1900
dhe Ai i revoltuar shkruajti: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar
gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim dhe
të përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre amëtare?”