Speciale » Alia
Lutfi Alia: Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali
E diele, 11.04.2021, 07:35 PM
PASARDHËSIT E VRANA KONTIT NË ITALI
Nga
Lutfi ALIA - Siena, Itali
Dinastia
e Kastriotëve ka dhënë kontribute të shquara jo vetëm në historinë e
Shqipërisë, por dhe të Italisë e më gjërë në vendet e tjera europiane. Në
Itali, pasardhësit e dinastisë Kastrioti, janë me prejardhje nga dy degë, e
para nga pjestarët e familjes të Gjergj Kastriotit me Andronika Ariantiti
Komnena Kastrioti dhe djalin Gjon Kastrioti, ndersa linja e dytë janë
pasardhësit e Vrana Konti - Kont Urani, kushëriri i Gjergj Kastriotit.
Pasardhësit e Vrana Kontit kanë mbiemër të përbërë Granai i familjes të Kont
Uranit dhe Kastrioti qe shppreh qartë se ishin kushërinj të njejtës dinasti. Në
Itali pjestarët e kësaj familje përdorin dhe mbiemerin Branai, nga emri i
djalit të madh të Kont Uranit, Brana i italianizuar në Bernardo, i përdorur si
mbiemër i dytë si rezulton në dokumentat dhe kronikat e kohës, i prezantuar
Bernard Granai Kastrioti dhe Bernard Branai Kastrioti. Mbiemërin Granai
Kastrioti e mbajtën fëmijët, nipat, biznipat dhe stërnipat e Vrana Kontit.
Pas
vdekjes të Gjergj Kastriotit, Brana (Bernardi) dhe gruaja e tij Maria Zardari
(e bija e Pal Zardari dhe Teodora Muzaka dhe kushërira e dytë e Andronika
Kastrioti), erdhën në Itali, së bashku me Andronika Kastriotin dhe të birin
Gjoni II Kastrioti. [1, 2]
Mbreti
Ferrante I, aleati dhe miku i ngushtë i Gjergj Kastriotit, i ftoi dhe e
sistemoi të dy familjet në mjediset e oborrit aragonez. Raportet e miqësisë me
familjen mbretërore u forcuan më shumë pas shtatorit 1477, me martesën e
mbretit Ferrante me Xhiovana III e Spanjës. Mbretëresha krijoi lidhje miqësore
të forta dhe konfidenciale me Andronika Kastriotin, të cilën e kishte damën e
parë të shoqërimit dhe këshilltare. Besimi dhe respekti për princeshën
Andronika, mbretëresha Xhiovana III e shprehu duke i besuar kujdesin dhe
edukimin e të bijës Xhiovana IV. Në vitin 1496, kur u rindërtua apartamenti i
Xhiovana III në Kastell Nuovo, "madama" Andronika kishte apartamentin
e saj në katin e dytë mbi atë të mbretëreshës. [2, 3, 4, 5] Se bashku me
Andonikën, në grupin e damave shoqeruese ishte dhe Maria Zardari, gruaja e
Bernard Granai Kastrioti, të cilën e thërrisnin
dhe "madama Porfida - kuqaloshja". Mbretëresha Xhiovana III
dhe e bija Xhiovana IV, preferonin me kortezi shoqërinë galante të Andronikës
dhe Maries. [2, 3]
Familja
Bernard Granai Kastrioti, u mirëprit dhe kishte një pozicion të privilegjuar në
rrethin e personelit të mbretereshës Xhiovana III e Napolit, bashkëshortja e
mbretit Ferrante I. [2] Sipas Gjon Muzakës, ky trajtim i familjes Granai –
Kastrioti, i dedikohet ndikimit të Andronika Kastriotit , e cila gëzonte
respekte dhe nderim të veçantë nga familja mbretërore e Napolit. Sipas Gjon
Muzakës, Andronika kishte organizuar martesën dhe dasmën e Brana Granai
Kastriotit me kushërirën e saj Maria Zardari. Keto lidhjet fisnore të dyfishta,
ndikuan që të udhëtonin në të njejtën anije për në Bari - Itali. [2, 5]
Së
bashku me Kontin Bernard Granai Kastrioti, erdhën ne Itali dhe dy vellezerit.
Vëllai i dytë Giovanni - Gjoni shërbeu komandant i reparteve stradiote të
mbretërisë së Napolit. Ne vitin 1480, Gjoni mbeti i vrarë në betejën e Otrantos
kundër hordhive turke. Vëllai i vogel Stanisha, ishte i martuar me Despina, e
bija e Mojsi Golemit dhe Zanfina Muzaka dhe shërbeu në oborrin e mbretit
Ferrante I. [4]
Konti
Bernard Granai Kastrioti mori pjesë në çlirimin e Otrantos, përkrah Xhiulio
Antonio Akuaviva, madje në gusht të vitit 1481, mbreti Ferrante I i Napolit, e
dërgoi në Vlorë për të biseduar me gjeneralin turk Gedik Ahmet Pasha për të
nënshkruar traktatin e paqes me Perandorinë Osmane, por bisedimet përfunduan pa
sukses. [2,4,6] Bernard Granai Kastrioti, në vitet 1485 – 1486 u pozicionua në
mbrojtje të dinastisë aragoneze, gjatë komplotit të dytë të baronëve.
Familja
e Bernardit jetonte në mjediset e oborrit mbretëror. Ne vitin 1468, ne Napoli
lindi djali i parë Giovanni - Gjon Granai Kastrioti, nipi i Vrana Kontit.
[2] Fëmijet, Gjoni, Alfonsi, Ferdinandi
dhe motrat Isabella, Xhiovana e Kamilla,
u shkolluan në Napoli. Djalin e madh Gjonin e orientuan në karrierën
ekleziastike. [2] Kardinali dhe historiani Paolo Xhiovio i kishte njohur dhe
kishte krijuar raporte miqësie me pjestarët e familjes të Kastriotëve dhe me
familjen Vrana - Granai, si i përshkruan në veprën: “Dialogo sugli uomini e le
donne illustri del nostro tempo”, ku rrëfen admirim për Marien, dama shoqëruese
e mbretëreshës së Napolit Xhiovana III Aragona, përshkruan krenarinë e të
bukurave Jovana dhe Isabella Kastrioti, ashtu si përshkruan karizmën dhe
trimëritë e fisnikëve Alfonso dhe Ferrante Kastrioti, djemtë e dukës Gjoni II
Kastrioti. [3] Si kuptohet Paolo Xhiovio e njihte mirë prejardhjen e te dy familjes andaj pa rezerva përdor mbiemërin
Kastrioti, për vajzat e Bernardit dhe Maries.
Gjoni
frekuentoi shkollimin ekleziastik dhe në moshën 18 vjeç, me propozimin e
admirueses së tij,
mbretëreshës
Xhiovana III, zonja e Mazara del Vallo në Siçili, Papa Inoçenti III, me bulën e
15 marsit 1486, e emëroi At Gjon Granai Kastrioti, Ipeshkëvi i Mazara del
Vallo. Gjatë mbretërimit të Ferrante I i Napolit, At Gjon Granai Kastrioti
shërbeu kryekapelani i kapelës mbretërore, madje e kishin ngarkuar të ushtronte
dhe kompetenca juridike. Emërimi ipeshkev i Mazara del Vallo, ishte vleresim
dhe nderim për meritat e familjes të Vrana Kontit, por At Gjon Granai
Kastrioti, nuk ishte i prirur për karrierën ekleziastike, andaj shkonte shumë
rrallë në Dioqezë, madje funksionet dhe detyrat ipeshkëvale ia delegonte
klerikëve të tjerëve. Si kuptohet Gjoni i ri nuk kishte dëshirë, të vazhdonte
karrierën ekleziastike, andaj në vitin 1503 dha dorëheqien dhe vazhdoi
karrieren ushtarake me detyrën e Gran Capitano. [2, 4]
Ne
vitin 1496 mbreti Fredrerik I i Napolit, me një letër dërguar princeshës
Andronika Kastrioti dhe kontit Bernard Granai Kastrioti, i falenderoi për
kontributin, që kishin dhënë duke e bindur mbretëreshën vejushe Xhiovana III,
nëna e Frederikut, të abandononte postin, ta linte Napolin e të kthehej në
Valencia-Spanjë.[4] Per meritat në shërbim të mbretërisë aragoneze, mbreti
Frederiku I i Napolit i akordoi Bernard Kastriot Granai, titullin e fisnikërisë
Baron i parë i Galatone dhe Konti parë i Kopertino, ku përfshiheshin trojet e
Leverano dhe Veglie, terrene që i ishin konfiskuar baronit komplotist Pirro del
Balzo. [4]
Më
1 prill 1498, mbreti Frederiku I, i dha feudin e Gagliano në pronësi të
Andronikës dhe djalit Gjoni II
Kastrioti. [1, 2]
Më
7 shtator 1499, nëna mbretëreshë Xhiovana III e la Napolin dhe shkoi në Spanjë,
pranë të vëllait Ferdinando, e shoqëruar nga Andronika Kastrioti dhe Maria
Zardari, ndërsa e bija Xhiovana IV qëndroi në Napoli nën kujdesin e Bernard
Kastrioti Granai, “burri i denjë – homo degno”, si e quan amabasadori i
Venedikut Françesko Morosini, në relacionin dërguar Doxhës më janar 1501. [4,
5, 7] Një vit me pas Xhiovana IV, e shoqëruar nga Bernard Granai Kastrioti,
shkoi në Spanjë pranë nënës. Ambasadori anglez Thomas Bradley, pas vizitës dy
mbretëreshave në rezidencën Reyalls në Valencia, në relacionin dërguar në
Londër më 23 qershorit 1505, përshkruan privilegjet që gëzonin princesha
Andronika Kastrioti, e cila qëndronte krah mbretëreshës dhe duka Beranard
Granai Kastrioti, të cilit më 4 prill 1505 iu akordua titulli duka i
Ferrandina. Bradlley e përshkruan Bernardin “un anziano duca, con la barba
lunga – një dukë i moshuar me mjekër të gjate” [8], i cili e asistonte gjatë
audiencave duke qëndruar në krah të djathte të nënës-mbretëreshë e krah tij
gruaja Maria me fëmijët. Në relacionin
tij, ambasadori Bradlley tregon se në krahun e majtë të nënës
–mbretëreshë, si gjithmonë ndodhej dama shoqëruese dhe këshilltaria Andronika
Arianiti Kastrioti. Duka Bernard Kastrioti Granai, çdo ditë ishte i pranishem
ne pritjet e mbretereshes, me funksionet e keshilltarit dhe kamerlengo
(administratori). [4] Djali i madh Gjon Granai Kastrioti nuk kishte shkuar në
Valencia, sepse atë kohe ndodhej në Palermo, ku mbretëria e Napolit ishte
impenjuar në luften e spanjollëve kundër francezëve dhe Gjoni ishte emëruar
Gran Kapitano i forcave ushtarake te mbreterise se Napolit. [4]
Humanisti
Antonio Galateo rrëfen për rolin e Gjon Granai Kastrioti në fitoret kundër
francezeve, si i përshkruan në letrën dërguar vellezërve Alfonso dhe Xhiovani
dhe djalit Pirro Granai Katrioti. Pasi mori Taranton, forcat mbretërore të
komanduara nga Gjon Granai Kastrioti marshuan drejt Gallipolit dhe pse shumica
e këshilloi të mos shkonte, sepse rrezikohej të binte në duart e francezëve.
Çlirimi i Gallipolit dhe i rrethinave sheënoi një faqe të lavdishme në
histrorinë salentine, fitore me protagonist Gjon Granai Kastrioti, i cili
ndërhyri në momentin më kritik dhe arrijti të çliroi të gjithë Salenton. Pas
sfidës të Barletës dhe me fitoren në betejën e Cerinjola më 28 prill 1503, ku
mbeti i vrarë komandanti i ushtrisë franceze Luigji Armanjak, duka i Nemours, forcat
mbretërore te komanduara nga Gjon Granai Kastrioti, çliriuan Galatone, ku u
shpartalluan forcat e komanduara nga konti Del Balzo di Nardo dhe Parabita. [4,
9, 11, 12, 13]
Ne
vitin 1505 Gran Capitano Gjon Granai Kastrioti ishte "luogotenenti i përgjithshëm
i të përndriturave nënës mbretëreshë Xhiovana III dhe e të bijës Xhiovana IV.
[4, 8]
Në
vitin 1508 vdiq i ati Bernard Granai Kastrioti dhe Gjon Kastrioti Granai
trashëgoi titujt e fisnikërisë të atit, kështu u bë duka i dytë i Kopertno,
baroni i dytë i Galatone (1508), duka i dytë i Ferrandina (1505) dhe mëkëmbës i
mbretëreshës në Pulia dhe Basilikata. [1, 2]
Në Galatone, Gjon Granai Kastrioti, ndërtoi për urdhërin domenikan,
kishën e Shen Sebastiani dhe Shen Roko, ndërsa manastirin e Shen Maria di
Kasole në Kopertino , ia dhuroi urdhërit françeskan, që në këto zona ishte
tepër akktiv kundër ritit bizantin, [4. 9, 10]
Ne
vitin 1510, nëna mbretëreshe Xhiovana III vizitoi Mesagne, e shoqëruar nga
guvernatori Gjon Granai Kastrioti dhe i vëllai Alfonso Granai Kastrioti. [1, 9,
11, 13]
Gjon
Kastrioti Granai u martua me nje grua fisnike të familjes Mele. Nga kjo lidhje
martesore lindi djali i vetëm Pirro. Gjon Granai Kastrioti vdiq më 2 gusht 1514
në Mesagne, por kronistë të tjerë thone se në fakt mbeti i vrarë gjatë një
dueli në vitin 1516 në Mesagna. [14]
Pas
vdekjes të Gjonit, i biri Pirro Granai Kastrioti u rrit nga xhaxhai Alfonsi.
Pirro studioi letërsi latine dhe greke, por u shqua dhe si udhëheqës ushtarak.
Pirro trashegoi nga i ati titullin baron i Parabita dhe governator i Trojeve të
Otrantos. [2, 4, 12]
Dy
djemt e tjere te Bernard Granai Kastrioti janë Ferrante dhe Alfonso.
Ferrante
Granai Kastriota, governatori i'Abruco, markez i qytetit Sant’Angelo dhe kont i
Spoltoreu, u shqua në karrierën ushtarake. Në vitet 1524 dhe 1525 ishte
kapiteni i përgjithshëm i kavalerisë së lehtë dhe komandant i pararojës të
ushtrisë perandorake. Konti Ferrante Granai Kastrioti, mori pjesë dhe doli
fitimtar në beteja të shumta, por mbeti i vrarë nga francezet në betejën e
Pavia në vitin 1525. [4, 9, 11]
Djali
i tretë, Alfonso Kastrioti Granai, fillimisht shërbeu komandant i repartit të
stratiotëve të mbretërisë
së
Napolit. Më 23 shtator 1512, mbreti i akordoi titullin konti i Atripalda; më
1515 markezi 1° i Atripalda, guvernator i Trojeve të Barit dhe i Otrantos dhe
governator në Kapitanata dhe në Kalabri.
[2, 4, 13, 14]
Mbretëresha
Isabella, gruaja e mbretit Ferdinandi I Aragon, i dhuroi Alfonsos kështjellën e
Kopertino, e cila nuk ishte në gjendje të mirë, andaj ngarkoi arbëreshin
Evangjelista Menga, konstruktor i shquar i strukturave ushtarake, i cili e
rikonstruktoi këtë fortesë të rëndësishme. Pas vdekjes të birit Antonio Granai
Kastrioti në vitin 1549, kështjella iu rikthye në pronësi familjes mbretërore.
[14]
Pas
vdekjes të dy vellezërve Gjonit dhe Ferrante, Alfonso mori drejtimin e dukatit,
duke i bashkuar të gjitha feudet e familjes Granai - Kastrioti. Për të shmangur
ndarjet e pronave, Alfonso organizoi martesa të fëmijëve të tij me nipat dhe
mbesat. Djalin Antonio, konte i Kopertino e martoi me mbesën Marie, e cila
ishte trashëgimtare e feudeve të xhaxhait Gjonit; djalin tjetër Xhiovani e
martoi me mbesën Xhiovana, trashegimtare e feudeve të Ferrante. Mbesën
Hipolita, vajzën e Ferrante e martoi me kontin Becci. Vajzat e veta i martoi me
familjet më të rëndesishme napolitane.
Alfonso
Granai Kastrioti në shtator 1518 u martua me dukeshën Kamilla Gonzaga e
Mantova, martesë e pasqyruar ne lapiden qe ndodhet ne porten e keshtjelles te
Kopertino: "D. Alphonsus Castriota
Atripaldae dux praefectusque Caesaris illustrium D. Antonini Granai Castriotae
et Mariae Castriotae coniugum ducum Ferrandinae et comitum Cupertini pater
patruus et socer..." Në këtë mbishkriim shprehet qartë se Don Alfonso
ishte xhaxhai dhe vjehrri i Marie Granai Kastrioti. [2, 4, 6, 14]
Më
13 korrik 1528, në kështjellën e Gallipolit, Alfonso Granai Kastrioti, markezi
i Atripalda dhe nipi i tij Pirro Granai Kastrioti, në betejën e Pergolaçi,
përjetuan thyerjen e ushtrisë franceze në Keshtjellën Parabita, kësisoj Alfonso
mori hakun e të vellait Ferrante, i cili ishte vrarë nga francezët ne betejen e
Pavia më 1525. Antonio de Ferraris (Galateo) e përshkruan figurën e Alfonso
Granai Kastriotit “burre mitik dhe me sjellje galante”, në epistolarin"Ad
Pyrrum Castriotam". Per aftesite dhe talentin ne impenjimet politike, ne
vitin 1532, mbreti e emeroi Alfonso Granai Kastrioti këshilltar mbretëror,
pranë zëvendës mbrettit Pietro di Toledo. [14]
Në
vitet 1525 dhe 1535, Pirro i biri i Gjonit, së bashku me xhaxhanë Alfonsin dhe
kushërirën Maria, në
kishën
Shen Sebastiani e Shen Roko, i dedikuan Gjon Granai Kastriotit, një bazoriliev
me korteo triumfues për fitoren kundër francezeve, një ceremoni solemne e
frymëzuar nga Triumfi i Çezarit i A. Mantegna.
Alfonsi
vdiq ne vitin 1544, ndersa Pirro me 1561.
Djali
i madh i Alfonso, markezi Antonio nuk kishte fëmijë. Në vitin 1569, pas një
vizite në Gjermani, u ndal në Venecia, ku u prit me nderime dhe respekte, madje
e ftuan në një festë në Murano, ku gjatë një grindje me një fisnik venecian, u
plagos rëndë në kokë dhe vdiq. Pirro kishte tre djemë Giovanni Fabio, Alfonso
dhe Gaspare. Për tre vajzat e Bernardit dhe Maries, ka pak informacione.
Isabella
Granai Kastrioti vdiq në vitin 1545 në kështjellën e Mignano Monte Lungo.
Johanna
(Xhiovana) ishte nga më të preferuarat ne shoqerinë e nënës mbretëreshë
Xhiovana III, andaj më 9 janar 1515, i dhuroi Johannes feudin e Kastellaneta
dhe me dekretin e 11 janarit 1517, i akordoi titullin dukesha. Johana Kastrioti
Granai vdiq në vitin 1519.
Kamilla
Kastrioti Granai, ishte e martuar me Ferdinando Giambatista Karaçiolo. Vdiq në
vitin 1557.
Trashegimtarët
e këtyre brezave të hershëm të familjes Granai – Kastrioti jetojnë kryesisht në
provincën e Leçes dhe të Kampanja, por dhe shumë janë të shperndarë dhe në
treva të tjerë të Italisë.
Literatura
1. Zacchino Vittorio.
Primordio Luigi Galatone da Malacarne a oggi (1407-2007) Edit Santoro Galatina (Lecce) 2006.
2. Giovannni Musachi: La
storia e l‘eredità da generazione a generazione della famiglia dei Muzaka.
Napoli, 1510.
3. Paolo Giovio. Dialogo
sugli uomini e le donne illustri del nostro tempo. Vol. 1. Ribotim 2016
4. Paolo Petta, Despoti
d'Epiro e principi di macedonia, Lecce, Argo, 2000, p. 61- 67
5. Biografia Andronica
Arianiti Commeno, su castriotascanderbeg.it. URL consultato il 15 settembre
2019.
6. Salvatore Panareo,
Trattative coi turchi durante la guerra d'Otranto (1480-81), Bari, S.E.T, 1931,
p. 177.
7. Marino Sanuto, I
Diarii, Tomo III, Venezia, Marco Visentini, 1880, p. 301.
8. James Gairdner,
Historia Regis Henrici Septimi, a Bernardo Andrea Tholosate Conscripta: Necnon
Alia Quaedam ad Eundem Regem Spectantia, London, Longman, Brown, Green,
Longmans, and Roberts, 1858, p. 223.
9. Filangieri R. Castel
Nuovo Reggia angioina e aragonese di Napoli. Napoli, 1934
10. Vittorio Zacchino.
Francesco Bellotto scultore di Nardò e il cinquecentesco corteo trionfale della
chiesa di S. Sebastiano a Galatone. Fondazione Terra di Otranto. 20. 12. 2012.
11. Papas Francesco
Chetta-Schirò, I Castriota Principi D'Albania nell'Ordine Sovrano Militare di
Malta, Malta, Valletta, 1929, p. 38.
12. Erasmo Ricca. La
Nobiltà del Regno delle due Sicilie, vol. 1, Napoli, Agostino de Pasquale,
1859, p 64.
13. Giovanni Antonio
Summonte, Historia della cittá e regno di Napoli , Tomo V, Napoli, R. Gessari,
1749, pp. 102.
14. Floristán, J. M.
Sociedad, economía y religión en las comunidades griega y albanesa de Nápoles y
Sicilia: nuevos documentos inéditos in: Erytheia, Revista de Estudios
Bizantinos y Neogriegos, vol. 37, 2013, p. 133.
15. Giancarlo
Vallone. Pirro Granai Castriota educato
a Copertino. Intervento di (IL BARDO ANNO I ,
Nr. 1, Settembre 1991.
16. Tommaso Indelli. Gli
Aragonesi nel Mezzogiorno d’Italia. Università degli Studi di Salerno. 20. 07.
2016
17. Gennaro Bacile di
Castiglione. Il castello di Copertino. Rivista: Napoli Nobilissimo. Vol XIII.
1904, f 68