Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kontributi i mjekeve shqiptare në Itali në luftën kundër pandemisë
E diele, 11.10.2020, 02:15 PM
KONTRIBUTI I MJEKEVE SHQIPTARE NË ITALI, NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË TË COVID-19
Nga
Lutfi ALIA – Siena, Itali
Urgjenca sanitare e krijuar nga
pandemia e Covid-19, e ka ndryshuar në mënyrë radikale jetën e qytetare në
Itali, por në veçanti modifikoi shërbimin shëndetësor, i cili u riorganizua dhe
u fuqizua per t’i bërë ballë vëllimit të madh të punës dhe problemtikës
mjekësore që krioji ky virus. Në këto dhjetë muaj mjeket, infermjeret dhe
operatorët shëndetësorë u përballën, përjetuan, vazhdojnë të përballen, por dhe
në të ardhmen pasi të jetë shuar pandemia, do të përjetojnë efektet në
popullatë të provokuara nga Covid-19.
Personeli shëndetësor, që në fillimet
e epidemisë u ndodh në vijën e parë, duke kryer aktivitete intensive e me vlera
profesionale dhe shoqërore në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve, duke u
ballafaquar me pasojat e rënda që krijon ky virus agresiv. Në veçanti mjekët u
përkushtuan me devotshmëri dhe humanizëm shembullor në luftimin e sëmundjeve
dhe ndërlikimeve që krijoi ky virus, duke shpëtuar me dhjetra mijëra jetë
njerëzish të kërcënuara nga Covid-19. Për këtë kontribut të madh, personeli shëndetësor
dhe mjekësor, me të drejtë cilësohen “heronjtë me bluza të bardha”.
Që në fillimet e epidemisë, shërbimi
shëndetësor Italian u modifikua në të gjitha aspektet dhe format, nga vizita e
thjeshtë deri në ndërhyrjet kirurgjikale më komplekse. Ky impenjim vazhdon dhe
në fazën e dytë, e cila filloi më 4 maj, periudhë gjatë së cilës personeli
mjekësor po i intensifikon aktivitetet për administrimin dhe mbajtjen nën
kontroll të situatës shëndetësore në popullatën e prekur dhe atë të rrezikuar
nga Covid-19. Urgjenca kombëtare nga koronavirusi vuri para provave të forta
spitalet, personelin mjekë, infermjere dhe operatorët shëndetësore në shërbimin
ambulator dhe sidomos mjekët e familjes, që ishin në vijën e parë të luftës
kundër koronavirusit, duke zhvilluar aktivitete të larta profesional në
diagnozën, në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve që vuanin nga pasojat e
krijuara nga Covid-19, por dhe duke dhënë keshilla të vlefëshme për masat
parandaluese, për të bllokuar ekspansionin e më tejshëm të panepidemisë së
dytë, që shpërtheu gjatë muajit shtator. Ne do të bashkëjtojmë me koronavirusin
për kohë të gjate, andaj në fazën 2, krahas forcimit të kompetencave mjekësore
në të gjitha nivelet, si nga mjekët e familjes, pediatrit, infermjeret dhe
operatorët shëndetesor, duhen forcuar dhe intensifikuar masat parandaluese, të
domozdoshme për të fituar luftën kundër këtij virusi agresiv dhe rezistent ndaj
medikamenteve që disponojmë dhe kur ende nuk është prodhuar një vaksinë e
efekteshme.
Gjatë këtyre dhjetë muajve të këtij
viti të mbrapshtë, kemi parë punonjësit e shëndetësisë duke punuar me një
humanizëm të rrallë. Askush nuk u tërhoq para vështirësive, përkundrazi punuan
me zell tej sensit të detyrës, qëndruan në punë me përkushtim heroik 12 deri 24
orë pa pushim, një sakrificë sublime që shpreh ndjenjën e lartë të
përgjegjësisë profesionale, shpirtin humanitar të punonjësve të shëndetësisë në
misionin e shenjtë të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetëve të sëmurëve të
kërcënuara nga covid-19.
Në ndihmë të kolegëve italianë në
luftën kundër Covid-19, kontribuan dhe 30 mjekë, infermjere dhe operator
shëndetësor të ardhur nga Shqipëria e vogël, e cila megjithë hallet e veta,
gjeti forca të ndihmoi Italinë mike. Në armatën e madhe të personelit në
shërbimin shëndetesor italian janë shquar dhe shumë mjeke shqiptare, të cilat
prej shumë dekada jetojnë e punojnë ne institucionet shëndetësore të Italisë
dhe ndër ato theksoj në veçanti për kontribut të lartë profesional dhe
humanitar në periudhën e pandemisë: Dr Lili KRISTULI në qendrën e dializës
“Diaverum” në Fondi (LT); Dr. Lida MULO mjeke familje në Monteleone – Spoleto;
Dr Evelina Sulaj SKENDERAJ në spitalin “Villa Maria” në Rimini; Dr. Aferdita
TAFA në spitalin e Grossetto; Dr. Esmeralda KACERJA në klinikën e pneumologjisë
në spitalin e Mattera; Dr Manjola DOKLE në repartin e reanimacionit të klinikës
Villaerbosa – Bologna. Ka dhe shumë mjeke të tjera, por në këtë shkrim do të
ndalem në këtë grup të vogël, andaj koleget e tjera nuk duhet mendojnë si i kam
harruar, sidomos Dr Ana Lito.
Ndjehem krenar që koleget dhe ish
studentet, bashkatdhetaret tona të urta, të afta dhe të zellëshme, punojnë në
spitale, në klinika dhe qendra shëndetësor të Italise, ku janë shquar për
kontributet profesionale dhe përkushtim humanitar në shërbim të popullit dhe
sidomos te dalluara me aftësitë dhe dedikimin profesional shembullor në
përballimin e pandemisë të Covid-19.
Populli gjithmonë e nderon
kontributin e personelit mjekësor, jo vetëm në plan personal, por dhe
institucional,
çka shpreh seriozitet dhe kulturë në
vlerësimin e misionit humanitar në mbrotje të shëndetit dhe të jetës të
sëmurëve. Të gjithë vleresojmë dhe nderojmë impenjimin e mjekëve, përkushtimin
e tyre për të shpëtuar jetën e kërcënuar nga sëmundjet, ndërhyrjet e tyre dhe
ne masë që e kapercen sensin e detyrës, si e treguan në situatën e vështirë, që
krijoi kjo pandemi pa preçedenta.
Pikërisht, për vlerësimin dhe
nderimin e punës të personelit mjekësor në këto muaj të vështirë të tronditur
nga pandemia e Covid-19 në Itali, Fondacioni ONDA (Osservatorio Nazionale sulla
Salute della Donna), promovoi nismën “Donna e Covid-19 – Gruaja dhe Covid-19”,
të konkretizuar me një çmim që celebron kontributin e çmuar të grave në
shërbimet shëndetësore dhe mjekësore, gjatë urgjencës të pandemisë nga
koronavirusi. Si kuptohet është vleresim special për gratë e dalluara në
veçanti me përkushtimin në administrimin e urgjencës mjekësore që krijoi
pandemia në Itali. Ishte parashikuar që çmimi “Donne e Covid-19” t’iu dorëzohej
mjekeve, infermjereve dhe operatoreve shëndetësore gjatë punimeve të Kongresit
IV Kombëtar të Fondacionit ONDA, që do të mblidhej më 29 – 30 shtator në
Milano, por për rrethanat e përshkallëzimit të epidemisë, me shtimin e rasteve
pozitive gjate javëve të para të muajit shtator, u detyruan që ky aktivitet të
zhvillohet në version virtual dhe rezidencial. Ndërmjet mjekeve të nderuara me
këtë çmim prestigjioz është dhe mjekja shqiptare Dr. Aferdita TAFA, në spitalin
e Grossetto – Toskana, e vlerësuar për merita në impenjimin profesional për të
përballuar pasojat e pandemisë në Provincat Grossetto dhe Siena. Është shumë
sinjifikativ çertifikata me dedikim citatin e Aldo De Martino: “Gjithmonë i kam
konsideruar legjendar, heronjtë dhe heroinat që veprojnë tej të përgjithëshmes,
personat të cilët pa bujë dhe në heshtje, punojnë me dashuri dhe pasion të
veçantë”.
Nga një herë mjaftojnë pak fjalë, të
shprehura me një mesazh të thjeshtë, për të vlerësuar meritat profesionale të
mjekeve. Keshtu ndodhi me Dr Aferdita TAFA, e cila krahas kontributit të shquar
në urgjencën e Spitalit të Grossetto, për çka u nderua me çmimin kombëtar
“Donne e Covid-19”, gjatë ditëve të vështira të pandemisë kur punoi në Spitalin
e Nottola në Montepulciano – Valdichiana - Siena, drejtori Dr Luciano
Franceschoni i dërgoi mesazh falenderimi drejtorit të spitalit të Grossetto,
duke theksuar: “Buongiorno Dr Mauro, volevo ringraziarti, ringraziare Simone e
soprattutto la Dott-ssa Aferdita Tafa per la disponibilità fattiva dimostrate
nell’averci dato un grosso aiuto in questo momento così critico, senza timore
di smentite, per tutti i PS della nostra Azienda: e questo aumenta i valori del
gesto. Tenevo, personalmente, a fare i complimenti alla dott-ssa Aferdita per
la capacità razionali e profesionali dimostrate, ma soprattutto riconosciute
dai colleghi, infermieri ed operatori sanitari. Veramente brava. Grazie di
nuovo ed a presto. Dr Luciano Direttore UOC Pronto Soccorso Nottola. Area
Funzionale Dipartimentale PS (Territorio Provinciale Senese. Sede Opeerativa
Provinciale Senese. AUSL Toscana Sud - Est). [Miredita Dr Mauro, dua të
falenderoj ty, të falenderoj Simone dhe në veçanti Dr Aferdita për gadishmerinë
që tregoi duke na dhënë ndihmë të madhe në këtë moment kritik. Personalisht i
shpreh komplimentat Dr Aferdita për aftesitë racionale dhe profesionale, në
veçanti të vlerësu-ara dhe nga kolegët, infermjeret dhe operatorët shëndetesor
të spitalit tonë. Me të vërtetë shumë e aftë etj.]
Kështu si Dr Aferdita punojnë dhe
shumë mjeke të tjera shqiptare, njera me mirë se tjetra, sa nuk mund të bëjsh
diferencime, nuk mund të bëjsh klasifikime, apo mbivlerësime. Ashtu si thekson
Shen Nënë Tereza e jonë, këto mjeke bëjnë “punë të vogla me dashuri të madhe”,
për të mbrojtur jetën e të sëmurëve. Punojnë me përkushtim, me aftësi profesionale,
me vetmohim shembullor, shquhen për shpirtin e sakrificës, si Dr Manjola DOKLE
në repartin e reanimacionit, sa drejtori i klinikës ku ajo punon, duke parë
përkushtimin e saj thotë: “Nuk e kuptoj ku e gjen këtë forcë Dr Dokle, që punon
24 orë pa pushim dhe e impenjuar vazhdimisht pranë të sëmurëve”. Për mua është
e qartë, është përkushtimi humanitar në ndihmë të atyre që vuajnë, është
shpirti i dhëmbshurisë për ata që kërkojnë ndihmë, është impenjimi për ta
çliruar pacientin nga sëmundja munduese dhe e rrezikëshme, që po kërcënon
dhunshëm jetën e të sëmurëve, sidomos të moshuarve.
Mjeket tona punojnë me përkushtim të
admirueshem por dhe me ankth, kanë ngarkesë emotive, punojnë me frikën se mund
të infektohen dhe t’ia transmetojnë virusin fëmijëve dhe familjarëve, andaj
bëjnë shumë kujdes duke respektuar rigorozisht masat mbrojtëse e për këtë
aspekt janë bërë shembull, respektojnë me rigorozitet rregullat vetëmbrojtëse,
madje të sëmurët i quajnë “kozmonautet shpetimtare të jetës”.
Mjeku nuk është vetëm diagnostikues
dhe kurues i sëmundjeve, por është dhe psikolog si me të sëmurët me Covid-19
dhe me të afërmit e tyre, që përjetojnë një situatë dhimbjeje të thellë ankthi
dhe frike, por pasi u bën tamponin dhe merr rezultatin negativ, Dr. Lida MULO iu
jep sqarimet e hollësishme dhe me shumë durim e me ëmbëlsi, i çliron familjarët
nga frika dhe terrori i kësaj sëmundje tinzare dhe kërcënuese për shëndetin dhe
jetën. Pikërisht ky rol, shpreh qartësisht misionin humanitar të Dr. Lida si
mjeke e familjes, sidomos për ato raste, që janë të detyruar të qëndrojnë në
quarantene. Pavrësisht se nuk kanë shenja klinike të sëmundjes, ata shprehin ankth dhe
frikë nga Covid-19. T’i çlirosh personat nga vuajtje psikologjike nuk është e
lehtë, kërkon aftësi profesionale, kulturë, durim dhe impenjim të veçantë,
cilësi këto që karakterizojnë punën e Dr Lida.
Gjatë një bisede me personelin e
repartit ku punon, pneumologia Dr. Esmeralda KACERJA, iu fliste për një
rrethanë të veçantë e me shumë rëndësi, që përjetojnë mjeket në këtë situatë të
tensionuar: “Jemi ende në nje fazë, kur mjeket dhe infermjeret ende nuk janë
ndërgjegjësuar për tensionin dhe traumën psikologjike që kanë në punë, pasi
gjithëçka e zhvillojnë shpejt, me pasion profesional dhe të mbushur me aktivitete
dhe manipulime mjekësore, sa e harrojnë veten, harrojnë lodhjen, andaj duhet
t’i ndihmojmë të racionalizojmë dhe të lehtësojmë punën e tyre, të shmangim
mbingarkesën në klinikë. Situata e urgjencës përballohet kur te gjithe se
bashku e me kolegjialitet, bashkpunojmë për të koordinuar forcat”. Natyrisht
këshilla të tilla dhe veprime konkrete të këtij karakteri janë të vlefshëme më
shumë se leksionet për përgjegjësinë në ushtrimin e profesionit.
Pandemia e Covid-19 u shpreh me të
papritura të shumta e komplekse, ndryshe nga të gjitha epidemitë e tjera virale
dhe bakteriale. Infektimi me koronavirus në pjesën më të madhe të rasteve dhe
në subjektet me forca imunoreaktive të ruajtura, nuk shpreh shenja klinike, por
këta subjekte bartës të virusit, janë burim infektimi, andaj duhet të mbajnë
maskat për të mos infektuar familjaret dhe të tjerët. Në një pjesë të
popullatës infeksioni me Covid-19 shprehet me shenja klinike të lehta ose të
moderuara, andaj janë të detyruar të qendrojnë të izoluar në quarantene; kurse
ato me pneumoni shtrohen dhe trajtohen në spital. Në rreth 25 % të rasteve
sëmundja ka ecuri të rëndë, andaj trajtohen në repartet e terapisë intensive
dhe në reanimacion, në mënyrë të veçantë këto gjendje rastisen në të moshuarit
dhe në subjekte me humbje të forcave imunoreaktive të organizmit. Ky është dhe
kontigjenti i të semurëve me vdekshmëri të lartë. Për këto raste në gjendje të
rëndë mjeket vuajnë shumë shpirtërisht,
perjetojnë “paaftësinë” për t’i mjekuar dhe për t’i shpëtuar jetën
këtyre të sëmurëve në gjendje të rëndë, madje shumica pashpresa të mbijetojnë.
Natyrisht jo gjithë të moshuarit e infektuar me Covid-19 vdesin nga ndërlikimet
e rënda, plot prej tyre mbijetojnë e dalin nga spitali të shëruar.
Në një bisedë me Dr Lili KRISTULI, me
tregoi për një të sëmurë 83 vjeçar me Covid-19, i trajtuar në qendrën e
dializës ku punon: “Na vështronte i përhumbur brenda respiratorit, në sytë e
tij shprehej dhimbje, ishte vështrim që kërkonte ndihmë për ta nxjerrë nga
kthetrat e virusit, kërkonte nga ne ta shpëtonim. Sytë e tij ishin të qeshur
kur na shihte që i vendosnim serumet dhe kur largoheshim për një çast, i
rridhnin lotët në vetminë munduese. I përkushtuam kujdesin e duhur dhe ia
shpëtuam jetën. Pas një muaj trajtimi intensiv doli nga spitali, por ne nuk na
ka harruar, vjen shpesh e na falenderon. Nuk njeh asnjerën nga ne, por i di
emrat tona, që i kishim shkruar me germa të mëdha në bluzat, na njeh nga sytë,
sepse vetëm ato shihte pas syzave, pasi fytyrën e kishim të mbuluar me maska
dhe kokën me kapuç, ishim shndërruar në kozmonaute”.
Dihet se mjekët, gjatë jetës
profesionale janë ndeshur me sëmundje mortale, ose janë ndodhur para sëmundjesh
per te cilat nuk ka medikamente kuruese, por deri në fund kanë bërë përpjekje
të jashtazakonëshme për të përmirësuar gjendjen dhe për të shpëtuar jetën e
tyre. Kështu po ndodh me të sëmurët rëndë me Covid-19. Edhe pse ende nuk ka
medikamente specifike kundër këtij virusi të mallkuar, mjekët i përkushtohen të
sëmurëve duke bërë gjithëçka të mundëshme, duke iu qëndruar pranë që të mos
ndjehen të vetmuar në “kafazin” e respiratorit, të mos ndjehen të braktisur.
Bisedat me të semuret i ndihmon për t’iu lehtësuar dhimbjen, si ka thënë
sociologu dhe filozofi Jean Baudrillard: “Ne jemi të aftë të ushtojmë
forcën e simbolikës, për kompensuar atë që na mungon”.
Të sëmurët me Covid-19 gjatë
trajtimit në reanimacion dhe në terapinë intensive, krahas terrorit nga virusi
dhe gjendjen e rëndë shendetësore, vuajnë vetminë, izolimin nga mjedisi
familjar, pamundësinë për të komunikuar me të afërmit, sidomos me nipat dhe
mbesat, tregon Dr Evelina Sulaj SKENDERI. Kur i jepja cellularin një të sëmuri
për të folur me mbesat dhe nipat, i ndrisnin sytë nga gëzimi, mallëngjeheshin
me bisedat dhe urimet që merrnin nga nipat dhe mbesat. Dr. Evelina tregon se
gjatë kësaj periudhe urgjence, jam ndeshur me vështirësi të pa imagjinushme,
sidomos me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Rimini, me të cilët më është
dashur të zhvilloi biseda të gjata dhe insistuese, por të kujdesëshme, t’i bindja
për t’u shtruar dhe kuruar në spital. Pasi u sheruan dhe u kthyen në shtëpitë e
tyre, nuk harronin të vinin të më falenderonin dhe ky eshte nje sodisfaksion i
veçante i profesionit tonë, eshte mirenjohje për punën tonë.
Kjo epidemi na detyroi të kryhen dhe
veprime të pazakonta dhe johumane, si ndodhi me ato familje, që nuk mundën të
asistonin në funeralet e të afërmeve. Kështu ndodhi në Bergamo, ku qindra
arkivole u transportuan me kamiona ushtrie në krematoriumet e komunave fqinje.
Kjo skenë tronditëse u transmetua nga të gjitha stacionet televizive të botës
dhe shkaktoi dhimbje të thelle e të pashlyehsme. Kjo pandemi, vdekjet i
shndërroi në numëra, jo në persona me historitë e jetëve të tyre, me
kontributet familjare dhe shoqërore. Edhe familjarët e viktimave të Covid-19
nuk mundën të merrnin pjesë në varrimin e të afërmëve, për më tepër, që shumica
ishin të detyruar të izoloheshin në quarantene, pasi kishin qënë në kontakt më
të afërmit e tyre të shtruar.
Në këto 10 muaj, Covid-19 ka mbjell
vuajtje, ankth, frikë, terror izolim dhe shumë vdekje. Numëri i të sëmurëve dhe
i të vdekurve nga pandemia e Covid-19, janë më të lartat ndër te gjitha
epidemitë që kanë prekur njerëzimin në 100 vitet e fundit dhe e keqia është, se
ende nuk është shuar dhe në këto muaj vjeshte virusi u rikthye përsëri me
epideminë e dytë, me shtimin e numërit të rasteve pozitiv me Covid-19, me shumë
të sëmurë të shtruar për kurim në terapitë intensive dhe me vdekje. Kjo situatë
është akuzë ndaj negacionisteve, të cilët çmendurisht thonë se nuk ekziston
virusi Covid-19, nuk ekziston pandemia. Kësaj kategorie njerëzish të
papërgjegjshëm deri në marrëzi, i kujtoj se nga Sofokliu me “Antigone” dhe
Ciceroni me “La vecchiaia – pleqëria”, nga Kanuni i Maleve Shqiptare, deri te
sugjerimet e mençura të Sigmund Freud e të Gustav Jung, theksohet se njerëzimi
gjithmonë ka vlerësuar domozdoshmërinë e trajtimit me respekt të vdekjes me
rite fizike dhe psiqik, që shprehin vuajtjen njerëzore për ndarjen e dhimbëshme
të afërmeve, të prindërve dhe të gjyshave fisnikë.