Speciale » Alia
Lutfi Alia: Papa Klementi XI (Gjon Françesk Albani)
E premte, 17.12.2021, 10:00 PM
PAPA KLEMENTI XI (GJON FRANÇESK ALBANI)
Nga Lutfi
ALIA
Më 8 dhjetor 1700, n?
krye t? Selis? s? Shenjt? u zgjodh Papa Klementi XI (Giovanni Francesco
Albani). I ati, Karl Albani (1623 – 1684), ishte pasardh?s i familjes s? vjet?r
fisnike e Mikel Laçit, kapidanit t? Kurbinit, i cili kishte sh?rbyer n? radh?t
ushtris? t? Gjergj Kastriotit dhe pas vdekjes të kryetrimit, emigroi n? Urbino,
ku u mirëprit nga kontit
Federiku III i Montefeltro. Dy djemtë e Mikelit,Gjergji dhe Filipi kaluan në shërbim të Françesko
Della Rovere, duka i Urbino, që mori drejtimin e dukatit pas vdekjes të kontit
Montefeltro (1508), i cili nuk la trashëgimtar. Në vitin 1508, Françesko Della
Rovere ua ndryshoi mbiemërin nga Laçi në Albani, për të shprehur origjinën e
tyre albaneze. (Pompeo Litta: Della Rovere di Savona, in Famiglie celebri italiane, vol. 12, Milano, 1834). (Gianluca Montinaro. Fra Urbino e Firenze. Politica e
diplomazia nel tramonto dei Della Rovere 1574-1631, EdizioneLeo S. Olschki,
Firenze 2009).
Me Gjergjin dhe Filipin, në fillimet e shekullit XVI, vazhdoi historia e
dinastisë të familjes Albani, e përfaqësuar me shumëpasardhës, që u shquan në
historinë e Italisë, ndër të cilët rradhiten Papa Klementi XI (1649 – 1721);
tetë kardinalë (1570 – 1801), një senator i periudhës monokratike (1624) dhe
nga viti 1721 e në vazhdim katër princa Albani, deri në shuarjen e linjës
mashkullore në vitin 1852.
Karl Albani, në vitin 1647 u martua me Elena Moska,
e bija e markezit Moska i Pezaros. Më 23 korrik 1649, në Urbino lindi Giovanni
Françesko Albani – Gjon Françesk Albani – Papa Klementi XI. Ende pa mbushur
moshën një vjeç, i vdes e ëma Elena.Për rritjen dhe edukimin Gjon Françesk
Albani u impenjua halla e tij, Giulia Albani (1630 – 1718) motra e Karlit, grua
autoritare, e shquar për formimin e lartë kulturor, e martuar me
Giovanni Andrea Degli Abati Olivieri. (Ludwig von Pastor, Storia dei Papi, XV, Roma,
1933). (Alfredo Reumont Source: Archivio
Storico Italiano, Nuova Serie, Vol. 1, No. 1 (1) 1855), pp. 196- 216 Published
by: Casa Editrice Leo S. Olschki).
Pas mësimeve të para në Pesaro dhe edukimin nga halla e tij, në moshën 11 vjeç, Gjon Françesk Albanin e dërguan në Romë në kolegjin e Jezuitëve, ku kompletoi formimin e tij arsimor dhe fetar. Në drejtimin e të famëshmit Pierre Possines, përvehtësoi greqishten e vjetër, ku kultivoi talentin për gjuhët klasike dhe u aftësua për përkthimin në italisht të shkrimeve në latinisht dhe në greqishten e vjetër. Gjatë frekuentimit të studimeve në kolegj pëktheu nga greqishtja në latinishtnjë omeli të Sofronit të Jeruzalemit dedikuar shenjëtorëve Pietro dhe Paolo dhe njëlëvdatë për Shen Markun Evangjelist të shkruar nga dhiakoni Prokopi, madje ky përkthim u përfshi në Acta Santorum, Aprilis, Tomus III.Në të njëjtin vit e dërguan në Manastirin e Grottaferrata, për të përkthyer në latinisht pjesën e dytë te Menologio të Bazilit II. Pas përfundimit të kolegjit u regjistrua në Universitetin e Romës ku u laureua “in utroque iure – në të drejtën civile dhe kanonike”. Në moshën 19 vjeç (më 1668), në Urbino fitoi titullin doktor. Aftesitë e tij u bën të njohura në kohë të shkurtër, mbretëresha Kristina e Suedisë, e ftoi në Akademinë e Suedisë. Aty Gjon Françesku u miqësua me shkrimtarë, poetë, piktorë, filozofë dhe kompozitorët më të famëshmit e asaj kohe. Në vitin 1673, me kompetencat si jurist, hartoi statutin e sinodit të Farfa dhe Subiako, shkroi tekstin me kritikat për neoptizmin, që u aprovua dhe u shpall nga Papa Inoçenci XII me bulën Romanum decet pontificem. Në saj të kulturës dhe të kompetencave juridike dhe të aftësive në drejtimin e Kishës, ishte këshilltar i Papa Aleksandri VIII dhe i Papa Inoçenti XII. Kuria Romane e vlerësonte për aftësitë, kulturën, ndershmërinë, si klerik i pakorruptueshëm dhe konseguent në qëndrimet kundër nepotizmit.
Në vitin 1670 u emërua kanonik i Bazilikës të Shën Lorenco. Në vitin 1677
ishte prelat nderi i Papës dhe njëkohësisht kryente detyrën e addminsitratorit
të dioqezës të Orvieto, Rieti dhe Sabina. Gjatë viteve 1676-1689 ishte referues
i Gjykatës Supreme Apostolike me liçencën e avokatit të konçistorit. Më 22 maj
1683 ishtë vikari i Bazilikës të Shen Pjetrit në Vatikan, por vazhdonte dhe
kanonik i Shen Lorenco. Nga 5 tetori 1687 deri më 23 nëntor 1700 ishte Sekretar
i Shtetit të Vatikanit. Më 29 tetor 1688 e emëruan kanonik i Bazilikës të
Vatikanit, më 1690 abat-komendador i Abacisë Kazamari, po atë vit, Papa
Aleksandri VIII i dha titullin kardinal dhiakon i Shen Adriano në Foro; më 30
mars 1700 e bëri kardinal i Shën Silvestrit. Në shtator 1700 u shugërua prift
dhe më 6 tetor celebroi meshën e parë në Bazilikën e Shen Maria e Engjëjve në
Romë.
Më 23 nëntor 1700, në
pallatin Apostolik, këshilli i kardinalëve e zgjodhi Papë Gjon Francesk
Albanin, i cili preferoi emrin Klementi XI. Gjon Françesk Albani, nuk pranoi
menjëherë vendimin e konklavit, por kërkoi tre ditë të reflektoi. Më 30 nëntor,
Papën e porsazgjedhur e shpallën Ipeshkëv dhe më 8 dhjetor 1700 u kurorzua i
243° Papë në fronin e Shën Pjetrit. Shërbeu në krye të kishës katolike deri më 19 mars 1721, ditën që u ngjit në amëshim.
Në aktet e para të shpallura insistoi në
forcimin e kishës katolike, kundërshtoi të gjitha përpjekjet e miqëve dhe
familjarëve për të përfituar në emërin e tij, për të marrë poste politike,
fetare, tituj fisnikërie dhe tituj publikë. Ka merita në çrrënjosjen e
Jansenizmit, madje në bashkëpunim me Luigjin XIV të Francës, Papa Klementi XI
shpalli Kushtetutën Apostolike “Vineam Domini Sabaoth” (17 korrik 1705) dhe
ndëshkimin e jansenistëve si heretikë (Bula Unigenitus Dei Filius del
1713). Në vazhdim të përpjekjeve të pararendësit të tij Papa Inoçenti XII, Papa
Klementi XI, riktheu në rendin e vet kishën katolike Kopte, si dhe kishën
maronite.
Papa Klementi XI, i
ripërtriu mardhëniet me atdheun e origjinës të familjes, u impenjua shumë për
rilindjen
politike dhe fetare të Arbërisë. N? vitin 1701 deklaroi: “Rim?k?mbia e Arbëris?
dhe rizgjimii nd?rgjegjes komb?tare, do t? vijin? duke e ruajtur gjuh?n, fen?
dhe historin? e t? par?ve, q? p?rfaqesojn? simbole t? unitetit komb?tar”.
Më
1702, me vendim të Papa Klementit XI, u themelua kolegji për arbëreshët e
Italisë në Shen Miter Korone, ku u përgatitën shumë klerikë, që me pas shkuan
me misione apostolike në trojet e atdheut. Klerikët e shkolluar në këtë kolegj,
kryesisht shërbyen në kishat arbëreshe, ku mesha, ritet dhe ceremonitë
fetare, katekizma e krezma zhvillohen në dialektin arbëresh, pra në gjuhën
albaneze, që flitej në trojet tona në shekullin e XV. Në këtë kolegj, kanë
studiuar shumë albanezë, që pasi u shugruan priftërinj, u kthyen në atdhe, ku
shërbyen me devotshmëri në ruajtjen dhe forcimin e besimit katolik dhe njëkohësisht
realizuan shkrime në gjuhën albaneze. Me porosi direkt të Papa
Klementit XI, frati Fraçesko Maria Da Lecce në vitin 1702 hartoi fjalorin Italisht
– Shqip “Dittionario
italiano-albanese” dhe në vitin 1716 gramatikën e gjuhës shqipe “Osservazioni
gramaticali nella lingua albanese”. Ky libër ka shërbyer për kohë të gjatë për
mësimin e gramatikës të gjuhës albaneze, si për klerikët që shërbenin në kishat
arbërore dhe për nxënësit, që frekuentonin shkollat e katekizmës dhe shkollat e
shkrim – këndimit në gjuhën shqipe.
Me vendim dhe n?n
kujdesin e Papa Klementi XI, u mbajt Kuvendi i Arb?rit (K?shilli i par? fetar i
kombit albanez), q?
u mblodh në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit, në Mërkinjë afër Lezhës, të
dielën e dytë të Epifanisë (Dita e Ujit të Bekuem), më 14 - 15 janar 1703.Ky
kuvend i r?nd?sish?m, shënoi ndryshime rrënjësore në linjën e veprimit të
klerit, për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore në trevat
arbërore, si dhe përcaktoi detyra p?r hapjen e shkollave n? gjuh?n
shqipe. Në aktin e Kuvendit të Arbërit, masave për mbarëvajtjen e
shkollave n? gjuhë albaneze, iu kushtua kreu V, i pjesës së IV, ku
theksohej: “Mësuesit të mos lënë pas dore mësimin e shkrimit dhe të
leximit n? gjuh?n albaneze ...”.
Në këtë kuvend kryeipeshkëvi imzot Zmajeviçi, mbajti fjalën e hapjes të
këtij Koncili vendor kishtar. Në të bie në sy gëzimi dhe shpresa që, pas kaq
shekujsh të tiranisë turke, u bë e mundur një mbledhje e tillë. Imzot Zmajeviçi
u kujtoi të gjithë ipeshkëve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbërit, porositë e
Papa Klementit XI, me detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për
ringjalljen e jetës fetare të popullit, e të punojnë për përtëritjen e klerit,
për lirinë e e besimit fetar katolik dhe lirinë e popullit nga zgjedha shumë
shekullore e Perandorisë Osmane. Në Kuvendin e Abërit, pjesmarrësit analizuan
aspektet e brendshme kishtare: administrimin e Sakramenteve, kremtimin e riteve
liturgjike, lirinë fetaredhe në anën tjetër gjendjen e popullsisë në realitetin
shoqëror, nën sundimin otoman, me të gjitha problemet e rënda që përjetonte çdo
ditë, e sidomos me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe.
Në përfundim, vendimet e Koncilit të Arbërit, të shkruara në shqip dhe
latinisht nga vetë Imzot Zmajeviçi, iu paraqitën për shqyrtim Papës
dhe, pas miratimit nga Papa, më 28 janar 1704, u botuan nga Propaganda
Fide nën titullin "Kuvendi i Arbënit o Koncili Provincial i mbledhun
Vjetit mijë shtaqind e tre ndenë arbërorin Klementin XI Papë Pretëmadhin".
Imzot Zmajeviçi vendimet e kuvendit i shoqëroi me një letër drejtuar Papa
Klementit XI, përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar i qëndroi
pranë në gëzim e në vaj popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij
kombëtare. Letrën dërguar Papa Klementit XI, nga Imzot Zmajeeviçi, po e
prezantoj shkurtimisht: “Urdhnove, o i Lumtuni Atë, me të vizituem
Apostolik, të vërej mbi Kishat e Arbënisë së provinçës seme. Ju binda urdhënit;
ju solla dheut; kërkova rruzullimin; pashë plagët e tij. Pashë, - uh,
ç'dhimbje, - vu nën haraç atë që dikur kje despoti i Provincjave; pashë (Arbëninë)
Zonjën e gjindëve ndrydhë nën thember, me dhimbje të idhta; shqytin e trimave –
shembë; murin e forcës sonë – rrenue! Pashë gjindet, hy në vend shenjt; kishat,
të flligta; lterët përlye. Mezi pashë vend ku të mundej populli me u mbledhë në
kuvend! Pashë pleqtë tue ulurue; Meshtarët, shërbëtorët e Hyjit, tue gjimue;
çobantë, vra; dhentë tretë, tue u shpërnda dy udhëve; murtajën, që pa mëshirë i
çoroditëte të gjithë; e plasjen e mortaisun, që trimnohej për të gjanë e për të
gjatë.Këto pashë e gjimova! U përzien përmbrendcat e mia prej dhimbe për
popullin tem e m'u coptuen, tek shihshe mundimet e bijve që po mbyteshin. Tue
pamë këta, thashë, populli em u ba rob, përse s'pat dijen. Tue ankue kaq të
këqija e ngushtica të paudha, edhe mue më shtrëngoi ngushtica; por, për sa paçë
fuqi, nuk lashë ilaç pa përdorë. Nevoja e lypte me gjetë shtigje ma të mira se
vizita, as lente moti me e shtymë. Ndihma ma e madhe do të ishte mbledhja e
Konçilit. Këtu i përqëndrova fuqitë, këtu ngula mendtë, tue ia himë, pa rrenë,
një pune ma të randë se kishe fuqinë. Po Ai, që i ka ndihmue vëllazënt tanë, që
ishin përdamë nëpër rruzullim të Fesë, më ndihmoi edhe mue në këtë vend. As
detyra që kam, si çoban i shpirtnave, as kujdesi i fortë, që kam për të
krishtenët e as mendët e mia të pa afta, nuk do të mujshin me e krye një detyrë
kaq të randë. Po Hyji, i cili ndërron motnat e doket, që ep të rritunit e
mbaron gjithë punët, Ai bani që një detyrë kaq e vështirë të kryhej si pata
dëshirue.Nën hije Tande, o i Lumtun Atë, po gëzon dheu Arbënesh e mbas
ndërrimit të motit ngrihet, sikur të kishte kenë i mbuluem me njegull, tashti
nën Papën arbënesh, që latinisht don me thanë i bardhë – e del në dritë, e me
zemër të mirë shpejton me mërrijtë përsëri në lumni të shkueme. Mendja e Atit,
e cila asht ma e madhe se rrethi i shekullit, i uron me dashtëni të TinZot këtë
lumni dheut tonë; për t'iu falë nderës zemrës gazmuese, vijnë si për dhanti në
shatorre Apostolike, në katedër të dijes qiellore, Dekretet e Sinodit të
Proviçjes Arbëneshe, në mënyrë që, në paçin gabime, të qortohen me fjalë Tande... E ndërkaq unë, me vëllazën të mij të tjerë të Arbënisë… lusim Hyjin t'ju
ruejë Ju, Papën Arbënesh Pretmadhin, për shumë mot në Kishë edhe ne të na ruejë
shëndosh pa kurrnjë të keqe…”
Shkrue në Perastti,
ditën e dhetë të korrikut, në vjetë të Krishtit njimië e shtatqint e tre”..
Gjatë pontifikatit, Papa Kleementi XI shpalli organizimin e tre jubileve të
jashtzakonshëm me motivacionet: a. për inaugurimin e pontifikatit (në
krishlindjen e vitit 1701); b. për marrëdheniet paqësore ndërmje princave të
krishterë (1706); c. lutja Zotit të ndihmoi armët e venecianëve kundër turqëve
(31 maj 1715).
Me bulën Comissi nobis (më 6 dhjetor 1708), shpalli universale
festën e Zonjës të Papërlyeme; me 4 shkurt 1714 me dekret të posaçëm vendosi
festimet e Shën Xhiusepe, me meshë zyrtare etj, pra për merita të Papës tonë
festohen edhe në ditët e sotme në të gjitha vendet e botës katolike.
Në vitin 1701, Papa Klementi XI miratoi themelimin e Akademisë të Fisnikëve
Ekleziastikë (aktualisht Akademia Pontifike Ekleziastike), për edukimin me
kulturë diplomatike të klerikëve dhe të familjeve fisnike, akademi që
funskionon dhe në ditët e sotme, për formimin e priftërinjëve të ngarkuar në shërbimin
diplomatik të Selisë së Shenjtë.
Në Vatikan dhe gjërësisht në Romë, janë të shumta ndërtimet dhe veprat e
realizuara me porosi dhe nën kujdesin dhe me mbështetje financiare nga vetë
Papa Klementi XI, vepra që ruhen në ditët e sotme, ndër të cilat rendisim:
Projekti i portës se brendëshme të Pallatit të Konservatorëve (vepër e
Aleksandër Speki e realizuar në vitin 1705); riformim i fasadës të kishës Shën
Silvestri; në vitin 1702; urdhëroi rikonstruktimin e Portës në fasadën e
Bazilikës Shen Maria Transtrevere (projekti i Karlo Fontana); rikonstruktoi
kishën e Shen Teodorit në Palatino (aktualisht kishë ortodokse); u ndërtua
shatrivani përballë kishës Shen Pietro në Montorio (vepër e Karl Fontana); u
ndërtua kisha Shën Maria e Engjëjve (aktualisht njihet si Linea Klementina); u rikontruktua
fasada e kishës Shen XII Apostujt; në bazilikën Shën Sebastiani jasht mureve,
ndërtoi kapellën Albani (në nderim të familjes Albani); në vitin 1715 u ndërtua
shatërvani i Tritonëve në sheshin “Goja e të vërtetës”; në vitin 1711 ngrijti
obeliskun e Panteonit; ndërtoi ujsjellsin e Civitavechia etj, etj.
Gjatë 21 viteve të Pontifikatit, Papa Klementi XI dha një kontribut të shquar
për forcimin e kishës, por dhe për zhvillimin urban, eknomik e kulturor të
Romës dhe të Shtetit të Vatikanit.
Në javën e dytë të muajit mars 1721, nuk ndjehej mirë me shëndetin,
megjithatë vazhdonte aktivitetet plot dinamizëm, pa u ankuar. Më 18 mars, pasi
celebroi meshën e mëngjesit, pa pritur gjendja shëndetësore u keqësua me ethe, me
dhimbje kraharori, sidomos në anën e majtë, me kollë dhe dobësi trupor, që e
detyruan të shtrihej në shtrat. Më 19 marsgjendja u rëndua nga ethja dhe
vështirësitë në frymëmërrje nga pneumonia, që ia bllokoi frymëmërjen dhe rreth
mesditës Papa Klementi XI u ngjit lart në amshim pran Atit.
Trupi i Papa Klementit XI (Gjon Françesk Albani) është vendosur në
dyshemenë e Kaplës të Korit të Bazilikës të Shën Pjetrit, e mbuluar me një
pllakë mermeri porfid (ngjyrë të kuqërremtë). Kapitoli i Shën Pjetrit ka
aprovuar festimin çdo vit të 19 marsit, në nderim të veprës së shquar të Papa
Klementit XI.