Speciale » Alia
Lutfi Alia: Dante Alighieri në botën shqiptare
E diele, 12.09.2021, 08:05 PM
DANTE ALIGHIERI NË BOTËN SHQIPTARE
(MEDITIME NË 700 VJETORIN E VDEKJES)
Nga Lutfi
ALIA
Dante Alighieri, poeti,
prozatori, teoricieni i letërsisë, mendimtari politik dhe babai i gjuhës
italiane, u lind në Firence në maj të vitit 1265 në një familje fisnikeme
gjendje ekonomike modestedhevdiq në Ravenna më 14 shtator 1321. Në 700 vjetorin
e vdekjes të madhit dhe të paharruarit Dante, në veçanti në Itali dhe në shumë
vende të tjera të botës, janë aktivizuar institucionet kulturore, letrare dhe
arësimore, për të nderuar jetën e tij të tronditur nga padrejtësitë e kohës dhe
sidomos përveprat e shquara të princit të poezisë, të letërsisë dhe të gjuhës
italiane.Në këtë përvjetor është e pranishme dhe bota shqiptare, me kontribute
në krijimtarinë danteske, me nderime të veprave të shquara që prej shumë
shekujsh e kanë pushtuar kulturën dhe letërsinë gjithëbotërore.
Ndonëse për fëmijërinë,
adoleshencën dhe vitet e para të rinisë nuk ka shumë informacione për formimin
arsimor, rezulton se që herët frekuentonte mjediset kulturore të Firences, duke
krijuar raporte miqësie me poetë dhe shkrimtar të kohës, madje ishte i
influencuar shumë nga veprat e politikanit dhe eruditit Brunetto Latini. Në
vitin 1286 shkoi në Bolonjë, ku kompletoi formimin e tij kulturor pranë Bartolomeo
da Bologna, ku dhe perfeksioni njohuritë në interpretimet teologjike. Shpejt
përvehtësoi artin e “thurjes të vargjeve me rimë” dhe së bashku me miqtë e tij
Guido Kavalkanti dhe Lapo Xhiani, kontribuan në lindjen e një mënyre të re të
shkruari poezi, e bazuar në elegancën e shprehjes dhe në ekuilibrin e vargjeve,
që u quajt “Stili i ri i ëmbël”. Në vitet 1283 – 1293 shkroi poezi dhe proza,
që i mblodhi në lirikën “VitaNova”, e konsideruar një kryevepër e stilit të ri.
Dante shkruante në latinisht traktate për gjuhën, shkruante dhe komentonte
argumentat filozofike dhe politike, por nuk reshte të shkruante poezi e në këtë
kohë janë dhe shkrimet në lirikën vulgare në veprën “De vulgari eloquentia”, në
gjuhën italishte, që shpejt do të përqafohej nga tërë popullata e gadishullit
dhe do të bëhej gjuha letrare, me vepra dhe kryevepra të shquara botërore.
H. Holliday (1883).
Takimi i Dantes me Beatriçen, në urën Shen Triniteti në Firence.
Një ndër ngjarjet e
rëndësishme në jetën e Dante ishte takimi me të bukurën BeatriçePortinari, e
cila vdiq në vitin 1290, ende pa mbushur 24 vjeçe. Ndjenjat e thella të
dashurisë së dlirtë për Beatriçen ndikuan te Dantia ta shndërronte në një
simbol të ndjenjave delikate të dashurisë dhe të hijëshisë hyjnore.
Me insistimin e të atit,
në vitin 1285 Dante u martua me Xhema Donati, me të cilën lindën tre fëmijë
(Jakopo, Pietro, Antonia e cila u shugërua murgeshë me emrin motra Beatriçe dhe
shërbeu në Ravena).
Në vitet e fundit të
shekullit XIII, Firence dhe shumë komuna italiane ishin përfshirë në konflikte
violente të brendëshme, të nxitura nga ndryshimet politike, ekonomike dhe
sociale. Në vitin 1295 Dante u impenjua në jetën politike të komunës. Në vitin 1300
zgjidhet Prior, funksioni më i lartë publik i asaj kohe. Një vit më pas ngjarjet
precipitojnë dhe ndërkohë që ndodhej në Romë si ambasador pranë Papës Bonifaci
VIII, kundërshtarët(guelfi neri) e morën pushtetin në Firence, madje në vitin
1302 e akuzuan Danten për disa krime dhe e dënuan me vdekje, me djegie në flakët
e turrës së druve. I persekutuar dhe i përndjekur nga guelfinët, u detyrua të
mërgoi dhe për rreth 20 vite u end ikanak nëpër treva të ndryshme italiane,
duke bujtur ndër miq, duke krijuar miqësi të reja dhe kontakte me realitete të
reja miqësie, politike, sociale dhe kulturore, që ndikuan në zgjerimin e
horizonteve të formimit letrar dhe kulturor. Fillimisht u mirëprit nga Skalieri
në Verona, shkoi në Bologna (1305), Padova (1306), më pas vazhdoi në Marka Trevixhiana
dhe Lunixhiana, ne Luka (1308) dhe së fundi, në vitin 1318 u stabilizua në
Ravena. në rezidencën e fisnikut Guidi Novello da Polenta.
Dante Alighieri vdiq në
Ravena më 14 shtator 1321, në moshën 56 vjeç.
Në vitin 1307, Dante
Alighieri filloi të shkruaj kryeveprën e tij, poemën madhështore “Commedia” e
shumënjohura La Divina Commedia – Komedia hyjnore, një vepër voluminoze, e
konsideruar vepra më e madhe e shkruar në gjuhën italiane dhe kryevepër e
letërsisë italiane dhe botërore. Komedinë hyjnore e shkroi në vargje, menjë
mjeshtëri të rrallë, ku përfshiu personazhe reale të kohës, me difektet dhe
virtytet, duke i trajtuara me një stil alegorik. Komedia hyjnore përbëhetnga
tre pjesë: “Ferri – me dramën e të mallkuarve dhe të ndëshkuarve; Purgatori – memundimet pa fund dhe Parajsa –
melavdinë qiellore”, një krijimtari lapidare morale dhe etike, që e ka bërë
Daanten të famshëm në të gjithë botën.
Dante Alighieri ka
shkruar dhe shumë vepra të tjera, ndër të cilat rendisim:
- Il fiore e detto amore
(lulja dhe e thëna dashuria)
- Le rime (Rimat)
- Vita Nova (Jeta e re)
- Convivio (Gostia)
- De vulgari eloquentia
(Gojtaria në gjuhë vulgare)
- De Monarchia
(Monarkia)
- Commedia (kryevepra e
letërsisë botërore: Komedia Hyjnore, vepra e parë e shkruar në italishte).
- Le epistole e
l’Epistola XIII a Cangrande della Scala (Letrat dhe letra XIII për Kangrande
della Skala)
- Egloghe (thurje
poezishë me karakteristikat e poezisë pastorale)
- La Quaestio de acqu et
terra (?ështjet e ujit dhe e tokës)
Veprat e Dante
Alighierit dhe në mënyrë të veçantë “Komedia Hyjnore”, janë studiuar dhe
analizuar nga shumë studiues, kritikë arti, poetë, shkrimtar, teologë,
historianë, analistë, etnografë dhe të gjithë kanë evidencuar kulturën e gjërë
erudite, njohuritë e thella të ngjarjeve historike dhe mjeshtërinë e rrallë, që
arrijti t’i përfshijë, t’i përshtasi, t’i pasqyroi dhe t’i konkretizoi
realitetet e kohës që jetoi. Veçoria e kësaj vepre është se Dante është
personazhi i parë rrëfimtar në udhëtimet nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë, çka
e prezanton autor modern, krahas aspekteve që e bënë të pavdekshëm si vendimi
për t’i thurur vargjet në gjuhën vulgare, e përd-orur me thjeshtësi, ndryshe
nga latinishtja e “ngurtë”, që përdorej në tekstet e asaj kohe. Dante autor,
Dante personazh dhe Dante tregimtar, janë tre aspekte të unifikuara në një, për
të kuptuar kompleksitetin e kësaj vepre, në udhëtimin e gjatë e të ndërlikuar
në tre pjesët e botës së përtejshme.
Në ato vite mesjete, shumë
autorë inspiroheshin nga veprat e autorëve antikë dhe në këtë aspekt dhe Dante
Alighieri mjeshtërisht mori ngjarje nga autorë të vjetër, po ashtu dhe plot
personazhe nga mitologjia klasike, të cilët i integroi në Komedinë Hyjnore.
Krahas Virgjilit, mentorit të tij, profetit të poezisë si e quan dhe
inspiruesit në krijimtarinë poetike të Dantes, ai zgjodhiudhërrëfyes dhe poetin
ilir Publio Papini Staci i riu, në udhëtimet nëpër Ferr dhe Purgator.
1. Dante Alighieri dhe
poeti ilir Publio Papini Staci.
Studiuesi P. L.
Cormiliolle, në parathënien e botimit në frengjisht të veprës të Publio Papinus
Statius“Thebaide”: ”Oeuvres de Stace, Société Libre des Sciences,
Lettres et Arts de Paris. Tome 1, 1783,ribotuar në vitin 2009)shkruan: “Në
shekullin I pas Krishtit, u shquan dy poetët ilirë Publius Papinus Statius –
Plaku, mjeshtër i retorikës, gramatik dhe poet dhe i biri Publius Papinus
Statius i Riu dhe ai poet i shquar, eksponent i poezisë epike në periudhën
flavia”.[1]
Poema epike “Thebaide”,
vepra më e mirë e Publio Papini Staci, u botua në vitin 92 pas K. Në këtë
poemëtregon historinë e luftës të shtatëve kundër Tebës dhe konfiktin mes vëllezërve
Eteokle dhe Poliniçe, për të hypur në fronin e të atit Edipit. Në pjesë të
veçantë tëlibrave, Publio Staci përmend ilirët dhe Ilirinë. Stili
tregimtar i Stacit dhe metrika përkojnë me leksionet e Ovidit, ndërsapërshkrimet
janëtë ndikuar nga Seneka. Krijimtaria epike e Stacit, qëndron ndërmjet stilit
të traditës Virgjiljane dhe krijimtarisë moderne, duke imituar pak sa dhe
Lukanin, andaj veprat e tij u mirëpritën dhe mbijetuan gjatë.[4, 6, 7]
Veprat e
Publio Papini Staci, kanë inspiruar krijuesit për shumë shekuj, mbi të gjitha
dy veprat Tebaide dhe Akileide kanë inspiruar shumë shkrimtar mesjetarë në
krijimtarinë e epikës allegorike dhe mes tyre frymëzuan dhe Dante Alighierin.
Natyrisht ishte e vështirë në ato vite të gjendeshin veprat antike dhe në se në
këtë kohë Dante do të kishte lexuar veprën “Silviae” të Publio Papini Staci, do
të kishte njohur dhe aspekte të veçanta të personalitetit të Stacit, që do ti
kishte përshtatur mjeshtërisht në ndjenjat që shprehte për Beatriçen.
Dante Alighieri, në Ferrin
dhe Purgatorin, krahas Virgjilit ka përfshirë dhe Publio Papini Staci si
personazh dhe si udhërrëfyes.
Shfaqia e papritur e
Publio Papini Staci në vargjet 1 – 39 në Ferri.
Ndërsa Dante ecte i
turbulluar dhe me dyshime për tërmetin dhe për këngën Gloria (Lavdia), si i
përshkruan ne këngën XX dhe ndërsa nxitonte pas Virgjilit, shfaqet një
personazh që i ndjek nga pas pa u ndjerë, deri sa më së fundi afrohet dhe iu foli
të dyve, duke i përshëndetur me urime paqe. Virgjili pasi iu përgjigj po me të
njejtën kortezi, kthehet nga Dante dhe pasi i bën shenjën “P” në ballin e tij,
i tregon se dhe ai është guida – udhërrëfyes, që do t’i shoqëronte gjatë
udhëtimit në Ferr dhe nëpër Purgator.
Valerio Raffaele, në studimin kritiko – estetik të Divina Commedia, konstaton se Dante Alighieri jo vetëm ka udhërrëfyes dhe personazh Publio Papini Staci, por ka huazuar episodin mizor të Tideo dhe Melanipo, të përshkruar nga Ai në veprën “Tebaide”, në librin VIII, vargu 733 duke ia përshtatur këtëngjarje Kont Ugolinit, si e përshkruar në mënyrë dramatike në këngën XXXII të Ferrit. [3]Gjithashtu Dante Alighieri, përshkrimin e dy flakëve të shpirtave të Odiseas dhe të Diomede në këngën XXVI të Ferrit, e ka huazuar nga libri XII i Tebaide, ku Publio Papini Stacirrëfen fundin e dy vëllezërve Eteokle dhe Poliniçe, djemtë e mbretit Edip, që bashkëndajnë të njejtin zjarr funebër, duke u djegur në dy gjuhë flakësh të ndara, larg njeri nga tjetri, si shprehet Staci “dhe të vdekur shpirtrat e tyre nuk gjetën paqe në luftën mes tyre pa fund për pushtet”.[2]
Publio
Papino Staci, në vargjet 40 – 75 i spjegon Dantes natyrën metafizike të
Purgatorit.
Dante Alighieri, gjatë
udhëtimit në Purgator, ka dy shoqërues Virgjilin dhe Publio Papini Staci, si e
përshkruan në këngën XXI, strofa 93. Në këngën XXI të Purgatorit, ndërmjet të penduarve të ndëshkuar në
rrethin V për mëkatin “dorëçpuar – për shpenzime pa kritere”, ndodhej Publio
Papini Stasi, i cili kur ishtenë përfundim të masës të dënimit, ndjeu një
lëkundje e fortë termeti,që e tundi malin dhe shpirtërat e penduar kënduan
njëzëri këngën Gloria. Në pjesën e fillimit të këngës XXI, Virgjili ia
prezanton Dantes pikërisht Publio Papini Stacin, por p aia treguar emrin, duke
i thënë se ai do t’i spjegoi arsyet e tërmetit, që ishte dhe shenja që
shpirtërat e kishin përfunduar purufikimin dhe se mund të ngjiteshin në
Parajsëën Tokësore.
Publio Papini Staci si
udhërrëfyes, i tregon Dantes se mali i Purgatorit, me pak përjashtime, ka
shpate shumë të pjerrët dhe nuk ka asnjë lloj agjenti atmosferik si ato
tokësoret, madje nuk ekzistojnë dhe ato që provokojnë tërmete, të cilat Dante i
quan “avujt e thatë” dhe avujt e dendur”. Lëkundjet e tërmetit që Dante ndjeu
në përfundim të këngës Gloria, që këndoi kori i shpirtrave, në fakt ishte
shkaktuar nga kalimi i shpirtërave në Parajsën Tokësore, madje këto lëkundje do
të shoqërohen nga kori, sa herëqë do të ndihet kalimi i shpirtërave. Më tej,
Publio Papino Staci i spjegon Dantes, se nuk është ndërhyrja e jashtëme që
dikton kalimin në rrugën tonë në vazhdim dhe se janëpikërisht vetë këto
shpirtëra, që vendosin purifikimin tonë (pastërtinë shpirtërore).
Gjithashtu Staci i
tregon se ka qëndruar në rrethin e pestë pesëqind vite dhe se e kishte provuar
herë pas here lirinë të ngjitej nëpër shpatet e Purgatorit, i shoqëruar me
këngën Gloria, të kënduar nga kori i shpirtërave. Kur Staci e përfundoi
rrëfimin, Virgili e pyeti shpirtin e Stacit: përse kishte qëndruar për kaq
shumë kohë i mbyllur në këtë rreth? Në
këngën XXII të Purgatorit, Staci tregon se ka bërë mëkat në shpenzimet e
tepruara, pra ishte dorëçpuar dhe se ishte çliruar nga ky mëkat pasi kishte
lexuar librin Eneide të Virgjilit, saktësisht ku Virgjili dënon dhe mallkon
“urinë për floririn”. Në këtë pasazh, Dante e interpreton si ndëshkim “lakminë
e shenjtë për arin”. Publio Papini Staci i përgjigjet dyshimeve të Virgjilit, i
cili mendonte se ishte pagan dhe befasohet kur i tregon se ishte konvertuar në
të krishterë, si e shpreh Virgjili në vargjet e Egloga IV. Pra Staci ishte i
krishterë por nuk shprehej nga frika e persekutimit nga Diokleciani, andaj po e
kryente ndëshkimin në rrethin IV, ndërmjet të plogëtëve – dembelëve. Publio
Papini Stacii shoqëroi të dy udhëtarët në rrethin VI ku ishin grykësit (të
pangopurit) si e përshkruan Dante në këngët XXIII – XXIV, ku takuan Bonagiunta
da Luka, para se të ngjiteshin në rrethin VII, ku ndo-dheshin luksuriozët
(epshorët). Gjatë këtij udhëtimi Staci i spjegoi Dantes teorinë e gjenerimit të
shpirterave (kënga XXV).
Publio Papini Stacit dhe
Virgjilit (vargjet 76 – 136)në Purgator.
Gjatë bashkëbisedimittë
Dantes me shpirtërat e Virgjilit dhe Stacit, këta të dy nuk e shihnin njeri
tjetrin, ndërsa Danti i shihte dhe i dëgjonte të dy. Stacio tregon si ishte i
famshëm për poezitë e tij gjatë kohës të Vespasianit, në kohën e shtypjes të
revoltës të hebrejve nga Tito, që përfundoi me shkatërrimin e Jerusalemit dhe
shpërndarjen e hebrejve. Në këto rrëfime, Stacci përmend dhe dy veprat e tij
kryesore, të njohura në kohën e Dantes, pikërisht Teabaide dhe Achilleide, duke
deklaruar se për hartimin e tyre ishte inspiruar nga veprat e Virgjilit, poeti
i tij inspirues dhe i admiruar. Ndër të tjera i thotë Dantes se Eneida e Virgjilit
ishte frymëzuesja e të gjitha poezive të tij dhe duke shprehur mirënjohjen për
Virgjilin, i thotë se do të kishte pranuar ta zgjaste praninë në Purgator, në
se do të kishte pasur fatin të jetonte ne kohën e Virgjilit. Pas këtij rrëfimi,
Dante dhe Virgjili shkëmbenin shikime mimikekënaqësie dhe buzëqeshje, nga fakti
se Staci e lavdëronte Virgjilin, por nuk e shihte shiprtin e tij, që i
qëndronte përballë. Duke parë fytyrën e Dantes që ndriste nga buzëqeshja, Staci
e pyeti përse ky gëzim i veçantë dhe Dante i tregoi se Virgjili ndodhej
përballë tij dhe në çast Staci u ul në gjunjë në këmbët e Virgjilit me një
gëzim entusiazmues, duke harruar paqëndrushmërinë e shpirtërave të dyve, si i
përshkruan Dante në këngën II të Purgatorit dhe episodin e Kazellës (Casella).
Dante Virgjili dhe Staci
në Parajsë.
Të tre poetët Dante,
Virgjili dhe Staci së bashku u ngjiten në Parajsë (kënga XXVII), ku Dante fillimisht
u takua me Matelda (kënga XXVIII), e cila iu spjegoi tre udhëtarëve se poetët
antikë, e kishin vizituar parajsën kur këndonin në epokën e artë, fjalë këto që
i bën të qeshnin Virgjilin dhe Stacin. Në vazhdim shfaqet Beatriçia dhe nga
këtu largohen nga skena Virgjili dhe Publio Papini Staci. Danten e shoqëroi e
adhuruara e tij Beatriçia, udhërrëfyesja në proçesionet simbolike (kënga
XXXII), e cila e shoqëroi Danten në ujrat e Eunoè (lumi i shpikur nga Dante,
kënga XXXIV, me kuptimin “kujtesa e mirë”), ku kryen ritet, që e paraprinë
ngjitjen në Parajsë së bashku me Beatriçen.
Dante, Virgjili dhe
Staci.
Dante zgjodhi Virgjilin
si udhërrëfyes sepse e njihte mjeshtëritë e tij në prezantimin e alegorisë të
arsyes njerëzore, që udhëhiqte në rrugën e shpëtimit të njerëzve nga mekatet.
Në vargjet 79 – 80 të Purgatorit, Dante prezanton roline Virgjilit në
krijimtarinë danteske: “Or se’ tu quel Virgilio e quella fonte che
spandi di parlar sì largo
fiume?”. Dante e admiron Virgjilin, sidomos veprën “Eneide”, e cila i
shërbeu si model inspirimi si për personazhet dhe për krijimin e udhëtimit në
zbulimin e botës së përtejshme, që Virgjili i kishte trajtuar në udhëtimin e
Odises në botën e përtejshme, duke theksuar “O de li altri poeti onore e lume,
vagliami ‘l lungo studio e ‘l grande amore che m’ha fatto cercar lo tuo
volume.” (Kënga I, vargjet 82-84).
Dante zgjodhi si
personazh dhe si udhërrëfyes dhe poetin ilir Publio Papini Staci, nga i cili
mori epikën alegorike dhe ngjarje nga mitologjia antike, të cilat i përshtati
mjeshtërisht në hartimin e Komedisë Hyjnore. Dante e vlerëson me admirim Publio
Papini Staci, madje i përkushton dhe lëvdata, si shprehet në fillim
të vepres:” Stazio la gente ancor di là ti noma: cantai di Tebe, e poi del
grande Achille – Stacio njerëzit atje ende të përmendin ty, si i këndove Tebës
dhe pastaj të madhit Akil”.
2. Dante Alighieri dhe Pashko Gjeçi, që i dha shpirtin shqiptar Komedisë Hyjnore.
Dante
Alighieri është njohur kaherë nga bota shiptare, si e ka prezantuar piktori Kol
Idromeno (1860 – 1939) ne tabllonë unikale “Dy rrugët – ferrparajsa shkodrane”,
e realizuar në vitet 1890 - 1909, ashtu dhe me shkrime e komente në shtypin e
kohës nga Pashko Gjeçi dhe Lazër Radi. Që herët veprat e Dantes u studiuan në
gjimnazet shqiptare, sidomos të Shkodrës. Një ndër personalitetet e kulturëa
shqiptare, që përktheu në gjuhë shqip Dante Aligierin, është përkthyesi i
talentuar, latinisti shquar Pashko Gjeçi.
Pashko
Gjeçikreu studimet e larta në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku u laureua
“Doktor në letërsi dhe filozofi”. Ndonëse e propozuan asistent – pedagog në
Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, Pashko Gjeçi, i nxitur dhe nga miku i
tij Ernest Koliqi, në vjeshtën e viti 1942 u kthye në Atdhe. E emëruan pedagog
i letërsisë dhe i latinishtes në Gjimnazin Femëror të Shkodrës e gjatë kësaj
kohe filloi të përkthejë dhe Dante Alighierin.
Më 4 shtator 1947 dënohet me burgim me akuzën absurde “pjesëmarrje në
grup kundër pushtetit”. Pas lirimit nga burgu, regjimi komunist e
transferoi në Fushë Krujë, ku u impenjua intensivishtnë përkthimin e krye-veprës
“Komedia Hyjnore”, një përshkrim i udhëtimit fantastik të Dantes nëpër
tri mbretëritë e përtejshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsës. Në një bisedë me
At Zef Pëllumbin, Pashko Gjeçi i tha: “A din Zef, m’bahet sikur Alighieri e
ka shkrue nj’at Ferr për ne t’ndrymunit këtu, n’ket terr!”
Në
vitin 1960 u botua Ferri, pjesë e parë e Komedisë Hyjnore. Veprës nuk i u bë
ndonjë jehonë atë kohë, por Nasho Jorgaqi theksonte se një vepër të tillë
madhore mund ta realizonte vetëm Pashko Gjeçi.“Komedia Hyjnore”e përkthyer
mjeshtërisht në dialektin e ambël gegënisht nga i madhi dhe i paharruari Pashk
Gjeçi u botua e plotënëvitin 1962, si e ka theksuar Ismail Kadare: “Princi i
madh erdhi në Shqipëri si një paradoks, kur mendojmë se përkthyesi i madh
Pashko Gjeçi, e prezantoi këtë vepër gjigande para lexuesve shqiptar”. Edhe
unë, si shumë breza të tjerë kam pas fatin ta lexoj e të magjepsem me vargjet e
thuruna harmonishëm dhe aq ambëlsisht në Komedinë Hyjnore të Pashko Gjeçit. Në
orët e letërsisë, në klasën tonë të gjithë përfshiheshim në magjinë e atmosferës
danteske, kur pedagogia e jonë Nexhmie Bordi ikëndonte vargjet e përkthyera
prej Pashko Gjeçit dhe në mbyllje theksonte: “Vlerat e Komedisë Hyjnore,
shprehin afësitë poetike dhe kulturën erudite të Dantes, por atyre iu shtohen
dhe vlerat e përkthimit të përkryer, me art letrare gjuhësor të rrallë të
mjeshtrit Pashko Gjeçi”. Me shqipërimin e kryeveprës të Dante Alighierit,
Pashko Gjeçi i dha shpirtin shqiptar Komedisë Hyjnore. Sa dëshirë kam të
prezantoj vargje nga përkthimi mjeshtëror i Pashko Gjeçit,por në këtë shkrim po
kufizohem duke përsëritur si shprehet bukur dhe plot ndjenja Ledia Shamku: “Shqipërimet e tua më kanë magjepsë e
më kanë kënaqë, Pashk, deri në galdim. Ato të trandin. Sa i kobshëm duket
n’shqipen tënde dhe në shqipen tonë, Kont Ugolini – banor i Ferrit – kur “gojën
fill e çoi nga e zeza gjellë / tuj e mshi me flokt e kresë, që mbrapa ja kish
grrye shpellë”!
Për vlerat letrare dhe meritat në shqipërimin e Komedisë Hyjnore nga Pashko Gjeçi, Shoqata italiane "Dante Alighieri" në vitet '70 e vlerësoi shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të Komedisë Hyjnore. Në vitin 2004,Pashko Gjeçi u dekorua nga Presidenti i Republikës Italiane Azelio Çampi me "Ordine della stella, della solidarietà italiana", pikërisht për përkthimin e Komedisë Hyjnore të Dante Alighierit. E për këtë eveniment, Ledia Shamku shprehet: “Ky fakt aherë mjaftonte me e zhdavaritë legjendën urbane (që sot ka nisë sërish të ndërmlytet posht-e-lart), se shqipja nuk paskësh fuqi të matet me lisat e letërsisë botnore; me e zhdavaritë posikur dielli mjegullën në agshand. E sa për sot, nuk është shqipja në vetvete e pafuqishme, por është flashkë pa-hiri dija e shqipfolësve mbi gjuhën amtare. Prandaj kishim me t’u lutë tash me na marrë gjithsecilin përdore e me na udhëheqë si Virgjili drejt fuqisë së gjuhës që ti njohe”.
Pashko
Gjeçi është nderuar dhe me disa çmimeve
të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Për 90-vjetorin e lindjes,Ministria e
Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë i akordoi
Çmimin Kombëtar të përkthimit "Fan Noli", për përkthimin e veprës
"Fausti" (Pjesa 1.) të Gëtes.
3. Dante Alighieri dhe
Isamil Kadare, princi i letërsisë mbarëshqiptare.
Viti 2005, shënoi një
evenimet të rëndësishëm në veprimtarinë letrare të Ismail Kadaresë .Pas një
pritje të gjatë, mëdyshjesh dhe paragjykimesh të padrejta ideologjike dhe i
renditur në garë përkrah me më të mëdhenjtë e letërsisë botërore si Gabriel
Garcia Marquez, Milan Kundera, Margaret Atwood, Philip Roth, John Updike e me
shumë të tjerëve, më së fundi dhe për merita, Grande Giuria i akordoi Ismail
Kadares çmimin prestigjoz “Man Booker International”. Pas nderimit me këtë çmim
të shumë pritur dhe të merituar, Ismail Kadare iu prezantua lexuesve me disa
vepra të reja e ndër ato, po në vitin 2005 botoi “Dantja i pashmangshëm ose Histori
e shkurtër e Shqipërisë me Dante Aligerin”, e përkthyer në italisht “Dante l’inevitabile” nga Françeska
Spinelli.
Atë kohë, shqipërimit të
mrekullueshëm të Pashko Gjeçit, i mungonte një esse, një vepër dedikuar Dantes
dhe këtë boshllek e mbushi denjësisht Ismail Kadare. Kjo vepër e Kadares u
mirëprit me entusiazëm jo vetëm nga lexuesit shqiptarë, por dhe nga të hujat e
sidomos nga lexuesit e shumtë italianë.
Në atmosferën e suksesit të ri, Ambasada Italiane në Tiranë, organzoi
promovimin e librit të Ismail Kadare dhe në këtë aktivitet mori pjesë dhe
ambasadori i Italisë në Tiranë, Dr. Attilio Massimo Ianucci, i cili në
diskutimin e tij e vlerësoi këtë sprovë të Ismail Kadares me komplimenta dhe lëvdata
të merituara, nga ato që i mungojnë fjalorit të kritikës shqiptare. Kjo vepër e
re e Ismail Kadare nuk erdhi rastësisht, përkundrazi pritej prej kohësh, sepse
mungonte një vepër që të trajtonte raportet e bashkëpunimit historik dhe
kulturor të popullit shqiptar me Danten dhe me popullin italian. Në shtator të
vitit 1997, në Certaldo (Toskana - Itali), Ismail Kadares i akorduan çmimin
ndërkombëtar “Giovanni Boccaccio” dhe në diskutimin e tij, Kadare e përkufizoi fisnikun
toskan Dante Alighierin “Princi i letërsisë dhe babai i gjuhës italiane, princi
i unitetit të Italisë, një shembull për të gjithë ne”. Prej shumë kohe, Kadare kishte
menduar dhe kishte hedhur shënime për Danten dhe ishte vetë Dante që e kishte
inspiruar t’i dedikohej në një sprovë, e cila më së fundi arrijti natyrshëm, si
çdo libër i krijimtarisë Kadareiane.
Shumë lexues, të nxitur
nga kurjoziteti mund të pyesin: kush janë të rejat që na sjell Kadare me këtë
libër me 70 faqe? Përgjigjiet janë të shumta, së pari është fakti, që në çdo
botim të ri, Kadare është plot me risi, por përgjigjien më të plotë e ka dhënë
vetë autori: “Kam filluar të shkruaj i inspiruar nga dashuria Danteske, sipas
Dante Alighieri dashuria është forma ideale e inteligjencës humane, gjithë të
tjerat vijnë pas dashurisë”. Më tej Kadare shton: “Në historinë e popujve
ekzistojnë paradokse shenjtërimi, Dante është një ndër ato të pashmangëshmit”.
Dante Alighieri ka
shkruar shumë vepra, por mbi të gjitha shquhet kryevepra e tij “Komedia Hyjnore”
dhe veprimtarisë së tij krijuese i janë dedikuar me dhjetramijëra shkrime,
komente dhe vepra të shumta, por në se shkohet në bibliotekën e Santa Croce
(Kryqi i Shenjtë) në Bologna, që ndodhet në një mjedis të madh mesjetar të
shekullit XI, do të gjendeni të rrethuar me rafte të mbushura me libra të
Dantes dhe të shkruara për Danten, por nuk është e nevojshme të shkohet aq larg
e për më tepër në këto kohë të tronditura nga koronavirusi (Covid-19), por
mjafton të shkohet në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar dhe aty do të gjeni
pesë kilometra dokumenta të Dantes dhe për Danten.
Një përgjigjie tjetër
autori e jep me nëntitullin e kësaj sprove, që shpreh atë që mungonte: një Histori e shkurtër e Shqipërisë me Dante Aligerin dhe
më tej “kjo është një përpjekje për të prezantuar marrëdhëniet e fqinjës më të
afërt të Italisë dhe të Dante Alighierit me Shqipërinë e vogël (faqe 14) dhe në
vazhdim shton: “... është pasioni i Shqipërisë së vogël të shprehi historinë e
saj me Dante Alighierin”. (f. 71)
Në
prezantimin e veprës të Kadares “Dantja i pashmangshëm”, kritiku i artit Aurel
Plasari theksoi: “Në leximin e parë të kësaj sprove, të lidhjeve të Shqipërisë
me Dante Alighierin, të krijohet përshtypja se jemi mbledhur në nje festë
poezie, ku ndodhen Dante Alighieri në një anë dhe Ismail Kadare në anën tjetër,
por në fakt më lejoni të theksoj se më shumë se një festë për poezinë dhe për
poetët, kjo është një ceremoni dedikuar dy mentorëve (saggisti), njeri italian
– Dante Alighieri dhe tjetri shqiptar – Ismail Kadare”.
Me botimin
e “Dantja i pashmangshëm”, Ismail Kadare prezantohet përsëri si esseist, ku
shpreh në mënyrë sintetike dhe fuqishëm mendimet e tij me një alegori të
sofistikuar Kadareiane. Dihet se Dante studiohet jo vetëm në lëndët e
letërsisë, por studiohet dhe për mendimet folizofike dhe në historinë e
mendimit italian. Kështu si veprohet me Danten, nuk ndodh me Kadaren, kritika
dhe letërsia shqiptare ende nuk është ulur të studioi dhe të përgjithësoi
mendimet Kadareiane, që janë një pasuri e madhe letrare dhe kulturore.
Me
botimin e sprovës “Dantja i pashmangëshmi”, Ismail Kadare i rikthehet përsëri
raporteve të kulturës shqiptare me kulturat europiane dhe botërore, ashtu si
kishte vepruar me esset për Eskilin, Dosjen H, Servantes etj, duke shprehur sa
aktual është ky motiv i vjetër, në mënyrë të veçantë kur na kujton si Shqipëria
e kishte humbur përkohësisht Europën. Këtë rrethanë, Kadare e përshkruan si
paralele me humbjen e Dantes, duke e trajtuar fatin e Shqipërisë me vdekjen e
poetit të madh. Dialogu i Kadares me kulturat europiane, prezantohet si një
provë e re, duke bashkuar historinë dhe kulturën shqiptare, me atë europiane.
Këto aspekte, Kadare i përshkruan me stil lakonik dhe elokuent, me pasuri
admiruese gjuhësore, me stil dantesk, duke shprehur dhe shqetësimet e brendshëme,
duke prekur vuajtje dhe pengjet, i trajton ngjarjet shqiptare me preokupim
patriotik, pra me të njëjtën mënyrë si Dante Alighieri trajtonte Italinë e
kohës së tij. Ky trazim shpirtëror i Kadares është i lidhur me fatin e
Shqipërisë, me afërsinë dhe largësinë me Europën. Për të shprehur këtë
realitet, Kadare zgjodhi Dante Alighierin, frymëzuesin e tij. Historia e
Shqipërisë është e mbushur me plot ngjarje dantekse, me të mira dhe të këqia,
me suksese dhe dështime, me lufta dhe paqë hyjnore, me konflikte dhe harmoni,
ku emocionet dhe pasionet herë pas here janë shndërruar në materie eksplozive,
për të krijuar frikën dhe nënshtrimin, ku pushtet janë ushqyer nga hakmarrjet
primitive, çka jo rrallë dëshirat për progresjanë penguar nga mediokrit dhe
karieristët. Këto realitete Kadare nuk i fsheh, përkundrazi, ashtu si në shumë
vepra të tij dhe në këtë sprovë, i shpreh hapur gjatë bashkëbisedimeve me Dante
Alighierin, duke e prezantuar Shqipërinë si një realitet dantesk “në krizë
morale”, por dhe duke treguar rrugët për daljen nga këto situata. Në Komedinë
Hyjnore Dante kishte udhërrëfyes Virgjilin, Stacin dhe Beatriçen, ndërsa Ismail
Kadare në sprovën e tij, ka udhërrfyes Dante Alighierin.
Bibliografia:
01. Cormiliolle P. L.
”Oeuvres de Stace - Veprat e Stasit”, botim i Société Libre des Sciences,
02. Lutfi Alia. Poeti Ilir Publius Papinius Statius. Zemrashqiptare.net 02.
04. 2020.
03. Valerio
Raffaele. Stazio nella Divina Commedia. Studio critico-estetico. Arezzo.
Tipografia del XX sec.
1901.
04. Erasmo di
Valvasone. La Thebaide di Statio. In Venetia. 1570, 18 - 47
Appresso Francesco de
Franceschi Senese.
05. Bonino
Mombrisio. Della Tebaide. Milano 1478. F. 12 - 18
06. Giulio
Lisati. Saggio di traduzione in ottava rima del libro VII della Tebaide di
Stazio.
Ediz. 1923.Ribotim ne anglisht
2002 dhe Editore Nabu Press 2012, f. 16 - 20
07. Cornelio
Bentivoglio. La Tebaide di Stazio. Edizione UTET, Torini 1928, vol 2, 268
- 280
08. Marti B. M, “La
structure de La Pharsale”, in Entretiens sur l’Antiquité classique,
tom XV, Lucain,
Genève, 1968, f 21 - 40.
09. Publio Ovidio
Nasone.Metamorphoses: 1471. Editio princeps Bologna IV, 562 – 603
10. Radi
J., Skeda Biografike e Pashko Gjeçit, radiandradi.com, 2 gusht 2013.
11. Lutfi Alia. “Dante
l’inevitabile” di Isamil Kadarè. Rivista Passags, Nr. 3, 2006, pp. 275 - 278