Speciale » Alia
Lutfi Alia: Nderim dhe respekte për kolegët mjekë që humbën jetën nga Covid-19
E merkure, 27.10.2021, 08:33 PM
NDERIM DHE RESPEKTE PËR KOLEGËT MJEKË, QË HUMBËN JETËN NGA Cov2- SARS/Covid-19
Nga
Lutfi ALIA
Urgjenca
sanitare e krijuar nga pandemia e Covid-19 në vitet 2020 – 2021, e ndryshoi
jetën tonë të përditëshme dhe shërbimin shëndetësor, i cili u riorganizua dhe u
fuqizua, për t’i bërë ballë vëllimit të madh të punës dhe problemtikës
mjekësore, që krioji ky virus i egër dhe tinzar. Gjatë kësaj pandemie, mjekët,
infermjerët dhe operatorët shëndetësorë u përballën me këtë situatë dramatike,
përjetuan me dhimbje humbjet e një pjese të sëmurësh dhe kontribuan fuqishëm
për të shpëtuar jetën e të sëmurëve të tjerë. Që në fillimet e pandemisë mjekët
u ndodhën në vijën e parë, duke kryer aktivitete intensive, me vlera
profesionale, shkencore dhe shoqërore në asistencën dhe kurimin e të sëmurëve,
duke u ballafaquar me pasojat e rënda që krijoi ky virus agresiv. Mjekët u
përkushtuan me guxim, me devotshmëri dhe humanizëm shembullor në luftimin e
sëmundjeve dhe ndërlikimeve që shkakton Covid-19, duke shpëtuar me
dhjetramijëra jetë njerëzish. Për këtë kontribut të madh, me të drejtë populli
i cilësoi “heronjë me bluza të bardha”. Gjatë pandemisë, mjekët punuan me
përkushtim të rrallë, askush nuk u tërhoq para vështirësive, nuk u tremb ndaj
rrezikut që fshihte ky virus tinzar, përkundrazi punuan me zell dhe tej sensit
të detyrës, qëndruan në punë me impenjim heroik 12 deri 24 orë pa pushim, një
sakrificë sublime që shprehu ndjenjat e larta të përgjegjësisë profesionale, të
fisnikërisë dhe të shpirtit humanitar të mjekëve, në misionin e shenjtë të
mbrojtjes dhe shpëtimit të jetëve të sëmurëve të kërcënuara nga covid-19. Ishte
një betejë e ashpër, ku mjekët u impenjuan intensivisht dhe u shquan duke
kuruar të sëmurët, por fatkeqësisht, në këtë betejë, disa prej tyre e humbën
jetën, ikën në amshim në heshtje, me dhimbjen të ndryme në shpirtin e tyre
humanitar, por lanë pas zërin e fuqishëm të ndjenjës të detyrës, nderimin dhe
respektin për kontributin heroik, duke e konsakruar praninë e tyre në
përjetësi, në memorialet e historisë të mjekësisë shqiptare.
E
ndjej detyrim moral, t’i nderoj dhe t’i rikujotoj kolegët:
01.
Adhon POLENA (1944
- 2021) Obtetër-gjinekolog – Korçë.
02.
Agron MENZELXHIU (1949 – 2020) Kirurg –
Tiranë.
03.
Aleksandër HOXHA (1955 – 2021)
Reanimator – Tiranë.
04.
Ali KUQO (1937
– 2021) Neurolog – Tiranë.
05.
Anibal BYBERI (1967 – 2020)
Mjek i Përgjithshëm-Bajram Curri.
06.
Arben SULOLLARI (1971 – 2020) Mjek
Familje – Korçë.
07.
Arjan FURXHI (1962 – 2021)
Mjek fizioterapsit
08.
Arjan PUSHI (1962 – 2020)
Hematolog – Tiranë.
09.
Astrit HAZIRI (1967 – 2020)
Mjek i Përgjithshëm – Kukës.
10.
Azem BRASHA (1942 – 2021)
Mjek Patolog – Kukës.
11.
Bajram CENA (1943 – 2021)
Mjek i Përgjithshëm – Kukës.
12.
Bardhyl BEQO (1946 – 2021)
Mikrobiolog – Tiranë.
13.
Bledi NINI (1972
– 2020) Otorinolaringolog – Tiranë.
14.
Brahush KADILLARI (1951 – 2020)
Higjienist – Tiranë.
15.
Dilaver AJAZI (1947 –
2021) Radiolog – Berat.
16.
Drini DOBI (1969 –
2020) Neurolog – Tiranë.
17.
Eduard DHAMO (1964
– 2020) Mjek i Përgjithshëm – Lushnje.
18.
Elmaz ELTARI (1935 – 2020)
Infeksionist – Tiranë.
19.
Esat PASHAJ (1948 – 2020)
Mjek i Përgjithshëm – Skrapar.
20.
Fatmir KARAPICI (1946
– 2021) Reumatolog – Tiranë.
21.
Fatos ZAÇE (1954 –
2021) Anatomopatolog – Durrës.
22.
Feçor AGAÇE (1945 – 2020)
Endokrinolog – Tiranë.
23.
Federik KEKEZI (1947
– 2020) Anatomopatolog – Gjirokastrër.
24.
Ferdinand SHKREPA (1952 - 2 020) Okulist
– Elbasan.
25.
Fejzi ALUSHI (1945 – 2021)
Nefrolog – Vlorë.
26.
Flutura HASHORVA (1947 – 2020)
Pneumologe – Tiranë.
27.
Gerond HUSI (1971 – 2021)
Endokrinolog – Tiranë.
28.
Gëzim LAMAJ (1958 – 2021)
Imazheri – Berat.
29.
Hidajet DEDA (1953 – 2020)
Pediatër – Kavajë.
30.
Hyqmet MUSTA (1947
– 2020) Imazheri – Kavajë.
31.
Hyqmet SHQERRA (1939 – 2021)
Neuropsikiatër – Elbasan.
32.
Hysni SHKJAU (1951 – 2020)
Mjek Familje – Pukë.
33.
Ibrahim KAZIU (1952 – 2020)
Pneumolog – Dibër.
34.
Ilirjan DRAÇI (1960 –
2020) Gastrohepatolog – Tiranë.
35.
Irakli THOMA (1949 – 2021)
Kardiolog – Sarandë.
36.
Josif DENA (1949 – 2021) Endokrinolog – Berat.
37.
Leonard KAMBERI (1968 – 2020)
Gjinekolog – Vlorë.
38.
Llambi GRABOCKA (1943 – 2021) Mjek i
Përgjithshëm – Maliq.
39.
Llambro BALA (1937 – 2021)
Dermatolog – Vlorë.
40.
Mehmet DEMROZI (1947 – 2021) Neurolog
– Kavajë.
41.
Memo BOÇI (1939 – 2020)
Epidemiolog – Tiranë
42.
Merqez REXHO (1945
– 2021) Okulist – Fier.
43.
Mihal KËRÇI (1948 – 2020)
Anestezist – Tiranë.
44.
Muharrem NONAJ (1944 –
2021) Otorinolaringolog – Skrapar.
45.
Muharrem XHEPEXHIU (1956 – 2020)
Mjek Familje – Lushnje.
46.
Myftar ZEMANI (1942
– 2020) Mjek Familje – Fier.
47.
Sali BACA (1947
– 2020) Neuropsikiatër – Elbasan.
48.
Raimonda LËNGU (1955 –
2020) Mjek Familje – Tiranë.
49.
Resmie Xhafa RAMA (19 2021) Mjeke patologe – Elbasan.
50.
Rustem KEKO (1947 – 2021)
Endokrinolog – Përmet.
51.
Sefer DERVISHI (1959
– 2020) Mjek Familje – Kavajë.
52.
Suela MUÇA (1973 – 2020)
Obstetër-gjinekologe – Tiranë.
53.
Shaqir SHEHU (1952 – 2020)
Kirurg – Kukës.
54.
Petro SHAMO (1943 – 2021)
Infeksionist – Tiranë.
55.
Përparim PENGILI (1953 –
2021) Mjek i Përgjithshëm – Krujë.
56.
Spiro DEROLLI (1946 – 2021)
Reumatolog – Vlorë.
57.
Valentina LILE (1953 – 2021)
Endokrinologe – Tiranë.
58.
Vilson TOPULLI (1947
– 2020) Epidemiolog – Tiranë.
59.
Violeta KOKA (1949 – 2020)
Mjek Laboratori – Tiranë.
60.
Zyliha KRAJA (1940 – 2020)
Kirurge – Shkodër.