Faleminderit
Sali Berisha: Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar
E merkure, 23.03.2022, 09:00 PM
Sali Berisha:
Nderim
dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!
Te
dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte
pergjithmone.
Zonja
Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here
Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te
diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e
fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances
se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo
mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.
Me
kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle
para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj
i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!