Mendime
Florim Zeqa: Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!
E diele, 19.12.2021, 04:18 PM
Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës dhe instrument i përfitimit
personal, thënja e së vërtetës është pak më tepër se akt heroik. Kur disave ua
thua të vërtetën me fakte dhe argumente bëhesh armik i tyre, ndërsa kur i
mashtron me gënjeshtra pa asnjë argument të besojnë bindshëm dhe bëhesh hero i
tyre!
E vërteta dhe
gënjeshtra, dy pole të kundërta
E
vërteta dhe gënjeshtra edhe pse janë dy anë të kundërta, i përfaqësojnë dy anët
e së njëjtës medalje! Ana e kundërt e së vërtetës është gënjeshtra, e cila
përcaktohet si thënia me qëllim e të pavërtetës.
Ngatërrimi
i së vërtetës me gënjeshtrën dhe i dijes me forcën, e ka fuqizuar injorancën!
Njerëzit
me dinjitet janë njerëz të guximshëm dhe të drejtë, e thonë të vërtetën
lakuriqe ashtu siq është dhe si duhet të jetë.
E
vërteta është gjëja më e bukur që del nga goja e njeriut, shpërfaqë
sinqeritetin dhe pastërtinë e shpirtit të njeriut, realitetin dhe lumturinë e
njeriut të lirë.Gënjeshtra shpërfaqë hipokrizinë e njeriut dhe është gjëja më e
shëmtuar që mund të del nga goja e një qenje njerëzore.
Gënjeshtrat
janë të llojeve të ndryshme; dikush gënjen prej frikës, dikush për të shpëtuar
dikë, por më e keqja është gënjeshtra për të mashtruar dikë!
Gënjeshtra
është veti e njerëzve pa dinjitet, të cilët e ndërrojnë maskën e fytyrës ashtu
siq ju shkon për shtati interesit të tyre personal.
Dallimi
mes gënjeshtrës dhe të vërtetës qëndron në kohë. Gënjeshtra i ka këmbët e
shkurta, kurse e vërta e ka jetëgjatësinë në kujtesën njerëzore.
E vërteta udhërrefyese
për njerëzit e drejtë dhe të sinqertë
Sa
herë që e themë të vërtetën dhe e godas mirë cakun, militantët partiak qohen
pesh, më sulmojnë me sharje e fyerje, ofendime dhe kërcënime thuajse ua kam
zënë diellin, ngushtuar frymëmarrjen apo ngulfatur shpirtin për së gjalli!
Disave
mjafton t’ua kritikosh liderin partiak, pa ua a bërë asnjë të keqe bëhesh armik
i tyre!
Pse?
Sepse
tek lideri e shohin zotin e tyre, e shohin të ardhmen e tyre, e shohin
interesin dhe realizimin e aspiratave personale dhe biznesore familjare.
Disa
duke mos i lexuar deri në fund apo duke mos e kuptuar përmbajtjen e shkrimeve
të mia, gjykojnë me paragjykime, më hedhin nga një subjekt tek tjetri, duke
pretenduar se unë bëjë shkrime me porosi, për hatër të këtij apo atij subjekti
politik!
Këtë
e bëjnë karkalecat dhe matrapazët që janë mësuar të kalojnë nga njëri subjekt
politik në tjetrin për të lëpirë ndonjë “asht” të fëlliqur dhe ata që janë
mësuar t’u shërbejnë liderëve partiakë dhe grupeve të interesit për një lëmoshë
të vogël.
Por
këtë assesi nuk e bëjnë atdhetarët dhe ata që i kanë idealet e formësuara në
trurin e tyre!
Pasi
ideologët dhe atdhetarët nuk mashtrohen lehtë dhe nuk blihen me para si vezët
në treg, por i qëndrojnë besnik idealit të tyre deri në frymën e fundit. Tek idealistët
dhe njërëzit e formësuar me edukatë të shëndoshë dhe parime të forta, mashtrimi
dhe gënjeshtra nuk kanë vend.
Kjo
është arsyeja pse liderët mashtrues qëndrojnë largë tyre!
Por
mashtruesit e gjejnë gjithnjë derën hapur tek lakmitarët dhe servilët e mësuar
të ju shërbejnë të gjitha pushteteve pa dallim uniformave të pushtetarëve dhe
ngjyrave të “ylberit politik”.
Unë
i përkas atij grupi të njërëzve që e duan të vërtetën më shumë se çdo pasuri
dhe luftojnë për të pa ndalur, që e thonë të vërtetën pa asnjë hezitim dhe pa
frikë nga ndëshkimi dhe pasojat e atij ndëshkimi.
Përjetësisht në shërbim
të qytetarëve të vendit tim
Jam
nga ata që vazhdimisht e kërkojë ndryshimin i cili ende nuk shihet në horizont.
Arsyeja
pse i kritikojë pa dallim klasën aktuale politike, pozitë dhe opozitë është
fakti se pushtetin e kanë vijë ndarëse e jo çasjen ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Pra,
klasa politike e pasluftës dallon vetëm nga ngjyrat partiake, për arsye se
çasjen e qeverisjes e kanë të njëjtë.
Përgjatë
rrugëtimit tim 12 vjeçar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës kam pasur
mbështetje të vazhdueshme të qytetarëve në kërkesat e mia për ndryshime
politike, por njëkohësiht kam hasur edhe në shumë pengesa.
Kam
përjetuar sharje dhe fyerje, ofendime dhe kërcënime të llojeve të ndryshme,
por, për asnjë moment nuk jam dëshpruar dhe as nuk jam ndalur nga qëllimi im
fisnik për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin tim.
Nuk
jam ndalur sepse i besoj idelait tim dhe jo vetëm, u besojë njerëzve të
sinqertë dhe atdhedashës të vendit tim.
Andaj,
sikurse deri më tani edhe në të ardhmen, me tërë qenjen time do të angazhohem
për për ndryshimin substancial dhe përmbajtësorë përmes një Alternative të Re
politike, me gjakë të pastër kombëtar, me njerëz të guximshëm dhe atdhetarë që
janë të gatshëm të punojnë për shtet dhe komb, qoftë nevoja edhe pa asnjë
kompensim material nga shteti, derisa ta bëjmë Republikën e Kosovës shtet
demokratik dhe ligjor në kuptimin e plotë të fjalës, ku qytetari ndëshkon pushtetin
kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin pa
privilegje dhe diskriminime personale, ku qytetari e ndjenë veten të lirë dhe
barabartë në shoqëri, ku politikanët në majat e shtetit do të ndjehen zyrtarë
të thjesht në shërbim të qytetarëve.
Në
fund u mbetët lexuesve ta gjejnë përgjigjen e ngritur në titullin e shkrimit;
Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!