E marte, 08.10.2024, 06:48 PM (GMT+1)

Mendime

Hasan Hasanramaj: Kur do të largohem nga të këqijat të cilat kanë marrë përpjesëtime të mëdha?!...

E marte, 14.12.2021, 07:29 PM


Kur do të largohem nga të këqijat të cilat kanë marrë përpjesëtime të mëdha?!...

Nga Hasan Hasanramaj

Duke lexuar me përkushtim këtë shkrim do të del në dritë dëshira e madhe e një populli të vogël, por me një fuqi Titanike të luftës dhe sakrificës, të qëndresës, të vizionit të tij për krijimin e një shoqërie demokratike, civilizuese e njerëzore në një bashkësi të organizuar në shkallën më të lartë të shtetit ligjor, të së drejtës njerëzore dhe hyjnore të ekzistencës. Mbi këtë univers së pari u krijuan kushtet elementare të ekzistencës metafizike dhe më vonë edhe fizike të kësaj bote që e njohim në sot. Bota fizike materiale e prekshme, u krijua njëherë dhe është në proces deri në amshim. Kjo na bën të ditur se njeriu mund t’i caktojë fatin vetvetes në shkallë aq sa lufton dhe bën sakrificë për vet jetën e tij. Nëpër shtigjet historike dhe të zhvillimit njerëzor edhe populli shqiptar, më shumë se kushdo bëri çmos që të jetë element stabilizues në tërë këtë lëvizje historike e njerëzore.

Kjo ilustrohet me faktin se populli shqiptar në Kosovë, asnjëherë në historinë e tij nuk u përpoq të ndërtoje fatin e tij në fatkeqësinë e tjetrit. Asnjëherë nuk zhvilloi luftë grabitqare, dhunuese, shoviniste e çnjerëzore. Ai luftoi në mbrojtjen e identitetit të vet kombëtar dhe të tokave stërgjyshore. Duke qenë të rrethuar dhe kërcënuar nga shovinistët ballkanas, evropian e aziatik, të cilët u  ndihmuar nga fuqitë e mëdha - kuptohet për interesat e tyre, populli shqiptar u detyrua që gjithmonë të luftojë për ekzistencën e tij të thjeshtë, në grupe, në fise e në regjione deri te formimi i një shoqërie të organizuar shtetërore, demokratike e njerëzore e humane. Deri në dekadën e fundit historia nuk punoi në favor të popullit shqiptarë.

Kësaj radhe historia ndryshoi shtegtimin në të mirë të popullit shqiptarë në Kosovë. Grabitqarët e moçëm këtë janë duke e kuptuar shumë mirë. Sakrifica e fundit e popullit tonë dhe lufta e pabarabartë e bijve dhe bijave më të zgjedhur të popullit shqiptar të unifikuar në forcën madhe të Amerikës , NATO-së dolën që binarët e historisë t’i orientojë më njerëzishëm në vallen e fuqive demokratike botërore, duke e mposhtur në pa kthim të shovinizmit serbo-sllav, në favor të një vendi të ri demokratik e njerëzor të Ballkanit, Evropës e më gjerë. Popullit shqiptar ju kthye ajo që i mungoi me shekuj: Liria, Demokracia, Vetëvendosja dhe Pavarësia. Kjo u bë me sakrificën tonë dhe ndihmën e fuqisë më të madhe botërore – SHBA-të. historia tani na obligon që të ndërtojmë me tërë fuqinë që kemi: ideore dhe krijuese, inteligjence dhe punëtore, shoqëri civilizuese te demokracisë njerëzore dhe shtetin ligjor. Duke marrë parasysh këtë përgjegjësi historike, duhet vepruar pa kompromis që të eliminohen faktorët që po veprojnë mbi interesin shtetëror dhe kombëtar, qofshin ato në partitë politike, në shoqata, tubime qytetare të asociacioneve, institucioneve qeveritare e joqeveritare e deri te individi, historia nuk do të na e falë, për momentin ajo po punon me ne. Duke e lexuar dhe përpunuar përmbajtjen e këtij shkrimi, del në pah punë voluminoze e një shoqërie me tjera vizione tjera në dallim me këta që tani janë në pushtet- me vizion të qarta krijues dhe ndërtues. Kërkohet shtytje dhe hapa konkret dhe të guximshëm të veprimit.

Kosova pa platformë dhe pa strategji?!...

Kjo nënkupton angazhimin e tërë potencialit intelektual dhe punëtor të popullit tonë të cilët në punët e mëdha të cilat i kanë përpara për fat të keq në asnjë mjedis nuk kanë plane, platforma dhe strategji. Në këtë nuk ka vend për ndasi sa të jetë e mundur, posaçërisht në ekspertë dhe punëtorë pa marrë parasysh përcaktimin politik fetar e tjera.

Veprimi praktik në realizimin e këtij programi kërkon decentralizim demokratik në qasje, nëpër komuna dhe bashkësi më të vogla. Duhet masivizuar  interesin njerëzor dhe kombëtar, të ekonomisë së lirë dhe veprimit në kulturë art dhe shkencë. Pavarësi do të thotë: Jetë e lirë, siguri personale njerëzore dhe e të mirave materiale. Punësim për individin dhe familjen – si celulë të shëndoshë të shtetit demokratik dhe të sigurt.

Papunësia në Kosovë lind krimin, ka demoralizua individin, familjen, qytetarinë dhe po e rrezikon për çdo ditë lirin e tyre ...

Puna e ka krijuar njeriun, shtetin dhe demokracinë. Papunësia lind krimin, demoralizon individin, familjen. Ndanë shoqërinë, shkatërron shtetin dhe rrezikon lirinë. Pa punë jeta s’ka kuptim. Natyra krijoi ndasi? Nuk krijoi të gjithë njerëzit e fuqisë së njëjtë, të dijes së njëjtë e as të gjinisë së njëjtë. Kjo është një sprovë natyrore e drejtësisë. Atëherë njeriu duhet të krijojë aq sa mundet dhe din dhe të fitojë aq sa i takojë. Për këtë është përgjegjëse e individit, shoqërisë së organizuar – shteti demokratik dhe ligjor i cili për fat të keq nuk ekziston. E drejta e njeriut për ekzistencë është edhe mbi shtetin, në kohën tonë edhe mbi sovranitetin. Kjo formulë e të drejtës së njeriut ngadhënjeu mbi sovranitetin e shtetit më pushtuesit, mbi popujt e vegjël të Ballkanit. E drejta e njeriut i  bashkoi të gjitha fuqitë e mëdha demokratike dhe tok me sakrificën tonë krijoi Liri dhe Demokraci për njeriun. Pavarësia është e drejtë e pamohueshme e popullit që ka historinë dhe gjuhën e vet. Këto as të okupuara as të falura, as të shitura, as të blera. Territor i natyrshëm dhe popull i një gjaku. E drejte e pamohueshme edhe e pakicave tjera që këtë tokë e konsiderojnë si të tyre, e jo si koloni, herë shite e herë blejë, herë plaçkite e herë digje. Pavarësia është njerëzore dhe hyjnore sa edhe vet njeriu. Për të punohet, për të vdiste, për të jetohet...

Baza materiale e përcakton vetëdijet shoqërore e njerëzore- thonë të tjerët. Njeriu krijon të mira materiale dhe i gëzon ato, por për fat të keq të gjitha ato që gjashtëmbëdhjetë vjet u vodhën, pra njeriu është individ, familje, shtet e pushtet. Individi i ndershëm, familja e ndershme, shtet i ndershëm ligjor, por edhe shteti i tillë në Kosovë mungon..Njeriu i pasur, familja e pasur. Për fat të keq në Kosovë vetëm qeveritaret janë  pasur dhe i fortë. Njeriu me punën e tij krijon ekonomi, drejtësi, humanizëm, shtet dhe pavarësi. Kosova ka energji rinore për punë e për arsim, për fat të keq ajo është e pa punë dhe pa perspektivë..

Në këtë shkrim janë të shtruara drejtë struktura të nevojshme të zhvillimit të një shoqërie të përparuar e demokratike të shtetit të përparuar dhe sovran të civilizimit bashkëkohor i integruar në bashkësinë demokratike botërore pa paragjykime, pa kthime mbas, veç pa harruar kurrë të kaluarën e dhimbshme, duke ndërtuar të ardhmen e ndritshme. Ndarja e punës është në atë intelektuale dhe fizike, punë këto që çmohen dhe vlerësohen. Njerëzia ka dy lloj ushqime: ushqimin fizik – ekzistenca dhe atë shpirtëror – artistik, fisnikërinë. Dritë në shtegtimin njerëzor është arsimimi. Njerëzimi pa arsimim është i dënuar deri në shkatërrim, po edhe familja edhe shteti gjithashtu. Arsimimi është e drejte gjithë njerëzore sikur edhe vet jeta. Të kalojmë tash në zbërthimin e strategjisë së këtij shkrimi. Qeveria vizionare e shumë politikave, ekonomike, sociale, të sigurimit, arsimit, shkencës dhe kulturës e marrëdhënieve ndër njerëzore dhe zbatuese e ligjit. Askush mbi ligjin, jo-keqpërdorime, jo- korrupsion. Korrektësi e drejtësi pa paragjykime, respektimi i të drejtave të njeriut. Por për fate të keq strukturat shtetërore në Kosovë janë me të korruptuarit në regjion dhe me larg.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora