E shtune, 12.10.2024, 07:11 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Shteti me aftësi të kufizuara, qytetarët e getoizuar!

E enjte, 09.12.2021, 08:16 PM


Shteti me aftësi të kufizuara, qytetarët e getoizuar!

Shkruan: Florim Zeqa

Ditë më patë në Ditën ndërkombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, drejtuesit e shtetit të Kosovës, vitin 2022 e shpallën Vit i personave me aftësi të kufizuara! Ndonëse është ky një premtim publik i tyre për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara, gjegjësisht për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, në vete e ngërthen një realitet të hidhur të shtetit të Kosovës.

Ndryshimi ende nuk vërehet nga qytetarët

Ngase, shteti i Kosovës, jo vetëm që nuk është i barabartë dhe i çasshëm për të gjithë, është largë të qënurit shtet që ofron kushte të njëjta për të gjithë qytetarët pa dallime partiake. Edhe përkundur “ndryshimit” të shumëpritur, përseri qeverisja e vendit po vazhdon me avazin e vjetër të keq-qeverisjes, nepotizmit dhe formave të diskriminimit të qytetarëve.

Emërimi apo caktimi i personave në poste të larta shtetërore ende bëhet sikurse më parë, përmes lidhjeve nepotike, partiake apo patriarkale, duke harruar se Kosova nuk është mbretëri por republikë parlamentare.

E keqja kur pushtetarët bëjnë emërime patriarkale bëhet më e madhe kur mbështetet nga qytetarët, duke e kthyer kështu Kosovën në kohën mesjetare të fiseve dhe bajraqeve. Kur fare nuk i kushtohet rëndësi përgatitjes së individit e më shumë prejardhjes së tij, atëherë vetëvetiu kthemi në një shoqëri patriarkale, për shkak të dhënjes prioritet të birit apo bijes së “filanit” më shumë sesa përgatitjes profesionale të individit.

Një çasje e tillë e emërimit të individëve në poste të larta shtetërore, përveqse nuk është produktive, është e dëmshme dhe më pasoja zinxhirore për shtetin e Kosovës. Liderët shtetërorë dhe partiakë për interesa personale të fuqizimit të pozicionit politik më qëllim harrojmë se ne nuk jemi në shekullin e 18-19, por jemi në dekadën e tretë të shekullit 21, kur bota e lirë dhe demokratike ka bërë hapa të mëdhenjë në emancipimin e dhe zhvillimin e shoqërive të tyre.

Ndërsa ne ende bëjmë garë se cili familjarë i yni do të vendoset në krye të një bordi apo agjensioni, komune apo shteti pa përgatitje paraprake profesionale.

Pasojat e emërimeve me aftësi të kufizuara intelektuale

Pasojat e emërimit të individëve me aftësi të kufizuara intelektuale në krye të institucioneve publike, e kthen institucionin në çerdhe të injorantëve, ndërsa shtetin e kthen në shtet me aftësi të kufizuara dhe të parespektuar në arenën ndërkombëtare.

Nëse niveli intelektual i një doktori të shkencave apo i një gjenerali nuk është i barasvlershëm së paku me homologët e shteteve të rajonit, atëherë ballafaqimi ynë si shtet me homologët e shteteve të zhvilluara do të jetë sa i mundimshëm, po aq edhe i turpshëm.

Numri i titujve shkencorë dhe gradave ushtarake e nivelizon Kosovën me të gjitha shtetet e zhvilluara dhe demokratike, por kur është në pyetje cilësia dhe shkathtësia profesionale, ne mbetemi në margjina dhe shumë prapa të tjerëve!

Në Kosovën e kapur nga mafia kriminale, qytetarët ikin prej saj

Politikanët kosovarë pa dallim, pushtetarë dhe opozitarë, përveç humbjes së besimit tek qytetarët, më nuk janë të besueshëm as për ndërkombëtarët dhe çdo gjë që bëjnë po u kthehet bumerang Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Me këtë çaqsje të gabuar dhe pa vizion për të ardhmen nuk do të ketë asnjë përparim sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL, e as liberalizim të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

Sikurse veprimet e pushtetarëve, ashtu edhe të opozitarëve, nuk bëhen për të mirën e shtetit dhe qytetarëve, por vetëm për poenë politikë, çdo veprim të tyre e ndërlidhin me karrigen e tyre! Kësisoji, edhe kryeministri dhe presidentja veprimet e 'mëdha' i bëjnë për t'i rritur reitingun vetes e jo përmirësimin e jetës së qytetarëve".

Aspak më mirë apo në të njëjtën mënyrë po vepron edhe opozita, pa e bërë asnjë veprim të mençur e pragmatik, sikurse 'shiu pas të vjelave' iniciojnë debate “shterpe” parlamentare të cilat nuk e kanë asnjë vlerë sa i përket përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Për shkak se opozita debatet i bën vetëm për poenë elektorale, ngase po këto parti politike parlamentare asnjëherë nuk debatuan në Kuvend për drejtësinë e dështuar dhe të kapur nga politika, për të pamundësuar realizimin e kriterit kyç për vizat që është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Kosova është e kapur dhe ne duar të mafisë kriminale dhe e tërë klasa politike është në shërbim të mafisë kërcënuese për qytetarët dhe rrënuese për vendin, ndërkaq që qytetarët po kërkojnë shpëtim duke gjetur rrugë për të ikur sa më parë dhe sa më larg Kosovës.

Pres nga drejtuesit shtetërorë që vitin 2022 ta shpallin Vit të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytetare, pa i harruar asnjëherë personat me aftësi të kufizuara. Rritjen reale ekonomike kurdo që ndodhë e ndjejnë qytetarët, kurse nga rritja virtuale përfitojnë vetëm pushtetarët dhe oligarkët ekonomik.

03.12.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora