E marte, 10.12.2024, 04:58 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Palca e gurit dhe hijezimet e trurit

E enjte, 09.12.2021, 06:53 PM


Palca e gurit dhe hijezimet e trurit

Nga Nue Oroshi

Pranë palcës së gurit gjithmonë janë shfaqur hijëzimet e trurit.Këto hijezime duke ecur në një rrugë pa shtegdalje i afrohen biografisë së hijezuar të përsonave që kanë problem me vetvetën.Të pasurit problem me vetvetën paraqitët vetëm tek ata përsona që kërkojnë më shumë se sa e kanë të shtrirë hapin pa i parë fare vijëzimet e trurit që ju kanë mbushur me shenjat e hijezuara.Në këtë prizëm mund të shikohen edhe veprimet politike të cilat shpeshherë i kalojnë mundësitë intelektuale të politikanit.

Ky hijezim intelektual i politikanëve e bën ndaljen e ecjakjëve që të ecë në rrugën e duhur vendi.Kur poret e trurit e luftojnë vendimin pa e ditur fare së vendimi që merr një politikan shkakton paknaqësi dhe shpeshherë e dëmton vendin me vendimin e tij.Ky dëm që i shkakton politikani vendit të tij ka të bëj me vetëdijën e ulët kombëtare dhe me grykësinë e tij prej një gllabëruesi të papërmbajtur i cili ka vetëm një qëllim si të vjen deri të pasurimi.

Pasuria shpirtërore apo lëndore dhe ajo ekonomike apo financiare dallojnë me njëra-tjetrën.Dallojnë për faktin sepse çdo njeri mund të bëhet i pasur gjatë rrugëtimit të tij me një punë që mund ta kryen gjatë jetës se tij.Por pasuria intelektuale është pasuri që e krijojnë vetëm pak njerëz.Ajo është e vështirë të krijohet sepse dëshiron sakrificë jetësore dhe aktvizim të trurit për çdo ditë.Por palca e gurit dhe hijezimit të trurit e luftojnë njëra-tjetrën në mes të punës që bëjnë intelektualët si dhe vendimit që marrin politikanët.

Politikanët mund ta marrin një vendim të mirë apo të keq pa i analizuar fare pasojat e vendimit.A thua sot politika jonë shqiptare konsultohet me intelektualët apo pozita i bën aq të mënqur saqë ju mbështjell trurin e vogël me një hijezim si dhe ju errëson sytë e nuk shohin asgjë para vetës dhe nuk kanë nevojë ta konsultojnë askënd për vendimet e tyre.

Politikanët kanë shumë gjëra në dorë nëse ecnin në të mbarë.Por nëse e lënë rrugën e Zotit dhe e përqafojnë atë të djallit i shkaktojnë dëme te pariparueshme shoqërisë shqiptare.Ajo që vlen të theksohët është për të ardhur keq neglizhimi i shkencës dhe kulturës shqiptare që i ka bërë politika e papërgjegjshme tash e tri dekada në Shqipëri e tash e dy dekada në Kosovë.

Politikanët së bashku me studiuesit dhe shkenctarët nëper institucione shkencore në Shqipëri dhe Kosovë kanë dështuar plotësisht.Për tri dekada në Shqipëri dhe për dy dekada në Kosovë është dashur në mënyrë institucionale të ndriçohet historia shqiptare.Të vëndosin në vendin e duhur figurat tona historike qoftë ato atdhetare qoftë ato figura që u morën me pasurimin e shkencës dhe kulturës shqiptare.Uroj që politikanëve tanë në të ardhmën mos t´iu vijëzohet truri dhe mos të shohin asgjë para vetës por të punojnë që shkenca dhe kultura shqiptare të ec përpara.Duhet hequr iluzioni se nuk e përkrah këtë apo atë projekt me moton se projekti është i shkëlqyeshëm por ata që e paraqesin janë kritikuesit tanë.

Pa kritikë nuk ecët përpara.Kritika me vend e qon para shoqërinë.Dallimi në mes të vijëzimeve  dhe hijezimëve të trurit ku edhe mbyllën sytë dhe nuk shihet asgjë nga projektët që vijnë jashtë vijës insitucionale apo klanore e lënë mbrapa shoqërinë shqiptare.Palca e gurit dhe hijëzimet e trurit sot po e luftojnë njëra-tjetrën dhe dikund në një largësi paraqitët mendimi se pa aktivizimin e mendjës intelektuale nuk ecë përpara çështja shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora