Mendime
Rexhep Shahu: Bashkia zhduk memorialin e kujteses ne nderim te 2400 kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe
E hene, 06.12.2021, 09:52 PM
GJITHMONE KA SUPE E
GJOKSE PER GRADA E DEKORATA TURPI
(Bashkia
e Kukesit zhduk memorialin e kujteses ne nderim te 2400 kuksianeve te masakruar
nga ushtria serbe ne nentor 1913)
NGA
REXHEP SHAHU
Tre
vjet me pare, ne 2018, Bashkia e Kukesit ndertoi nje memorial te vogel e modest
veshur me gure te zinj si pllanga gjaku ne nderim te mbi 2 mije kuksianeve te
masakruar nga ushtria serbe ne 1913. Si keshilltar i atehershem i kryetarit te
bashkise Kukes per art e kulture, jam propozuesi e ideuesi zyrtar i atij
memoriali qe e konsideroja dhe e konsideroj si nje gur varri per kuksianet e
masakruar prej serbeve. Me propozimin tim, me urdher zyrtar te kryetarit te
bashkise date 10 shtator 2018, drejtorite perkatese te bashkise e projektuan, e
zbatuan dhe punonjesit e bashkise e ndertuan memorialin prane Kulles se
mikpritjes, ne cep te lulishtes kryesore, buze shetitores qe ta shihnin
njerzit.
Tre
vjet me vone, ne nentor 2021, pasi ai memorial shqetesoi struktura te ndryshme
dhe kujtesen serbe, autoritetet aktuale te Bashkise Kukes e ka shkule dhe
zhduke memorialin.
Memoriali
i kujteses i ngritur ne 105 vjetorin e masakres serbe nga bashkia e atehershme,
u shkul e zhduk nga bashkia Kukes ne 108 vjetorin e masakres. Keshtu i nderoi
dhe kujtoi sivjet te masakruarit nga Serbia bashkia Kukes ne 108 vjetorin masakrimit
te tyre.
Ne
vend qe autoritetet te shkonin te vendosnin nje kurore te ai memorial, ata e
rrafshuan dhe zhduken. Nderim i bukur eshte me e zhduke gurin mbi varrin e
tyre.
Bashkia
Kukes e ka rrafshue vendin ku ka qene memoriali me zhduke çdo gjurmë dhe me
mire nuk do ta kishte bere kete punë as Serbia as zyrtarët e punonjësit serbe
po të vinin vete. Duhet lavdrue Bashkia e Kukesit për këtë skandal, turp e
poshtërim që i ka bere atij guri varri dhe gjithe te gjalleve te Kukesit e
Lumes.
Memoriali
i zhdukur ka qene nje memorial kujtese, nje gur varri, nuk ka qene lapidar, as
permendore, as bust as shtatore. Nuk ka qene memorial per qendresen e
kuksianeve apo lumjaneve, por ka qene nje shenje ne nderim te atyre 2 mije e sa
kuksianeve qe i masakroi ushtria serbe ne 1913. Lapidaret e qendreses e
trimerise jane per vitin 1912.
U
shemb, u zhduk memoriali – guri i varrit qe na kujtonte rreth 2400 te
masakruarit nga Serbia. Pune e madhe, asgje nuk eshte. Thjeshte nje skandal
banal. Jane vra e jane zhduke 2400 njerez 108 vjet me pare ne Lume nga Serbia e
nuk eshte bere nami, e po u beka nami se u zhduk guri i varrit te tyre. Kukesi
e Luma ka mbijetue edhe pse ia masakruan mbi 2 mije njerez, femije, gra, pleq,
burra e gra sic e pershkruan tmerrin Dimitrije Tuceviqi. Ka patur, ka e do te
kete gjithmone prishes e vjedhes varresh, edhe rrehes varresh…
Gjithmone
ka patur, ka e do te kete supe e gjokse per grada e dekorata turpi.
Vaso
Çubrilloviqi arkitekti i shfarosjes se shqiptareve shkruante ne platformen e
tij se ne Tirane Serbia i zgjidh punet me pare. Ne Kukes nuk e di se si i
zgjidh, por shkrimin e Tuceviqit ne anglisht e shkulen urgjent dhe heshten te
gjithe…
Veprat
e tilla si memoriali i zhdukur, nuk i gjykojne dot estetikisht lloj lloj
amatori, çobani e analfabeti qe ka nje telefon celular ne dore dhe shkruan ne
fb marrezite e veta, pohon injorancen e vet duke hyre ne terma se cfare ishte
ajo veper si e pse ishte, pa dite asgje. Te gjithe tregojne budallakine e tyre,
flasin per gjerat qe nuk i dine ose qe i dine me keq, ju vjen turp per cfare
jane por duan te hyjne ne fushen e dhenies se mendve, ne fushen e shkrimit e
dijes, nuk u mjafton me shite kokoshka a banane…
Grumbull
guresh, i paskan thene. Grumbull guresh jane gjithe ndertesat, pallatet jane
grumbull tullash, malet jane grumbull guresh. Po, edhe memoriali ishte grumbull
guresh.
Rrenuesit
e shkaterruesit e kane bere mrekullisht punen e tyre, mbase presin se mos ju
vjen ndonje dekorate apo ndonje pare nga Serbia. 900 kuksiane kane qene
xhandare te Serbise dhe kane marre xhixha e dukata nga Serbia. Dikush me shume
e dikush me pak, por ne themelet e shumekujt ka xhixha serbe.
Memoriali
jo kaba, jo kercites, jo bucites por i perunjur, i ulte 3 meter në kujtim të
mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne 1913 nuk ka qenë
lapidar si ata që ngriheshin dikur sa më të lartë ne kohen e diktatures, me ia
ba qejfin diktatures. Jo. Memoriali është konceptuar, menduar e ndërtuar si një
gur varri. Nuk është lapidar i menduar e ndërtuar keq, është grumbull gurësh të
zi të ngjitur mbi një masë betoni për me ndertue një gur varri.
Jam
ideuesi e propozuesi zyrtar i këtij memoriali sepse kam qenë 13 muaj këshilltar
i kryetarit të bashkisë Bashkim Shehu. Atëherë mendoja te ngjisim 2400 gurë të
zi te vegjel në atë memorial si pllanga gjaku të 2400 kuksianeve të masakruar.
Por edhe aq gurë të zi sa u vunë aty e jepnin efektin.
Ata
dijetare që diskutojnë per memorialin e vogel me peshe te madhe sepse u ngrit
pas 105 vitesh mungese, jo i keq, jo i mire, nuk i ka ndalur askush ta bënin
një memorial të tillë, nese ishte i zi, ta benin nje te bardhe apo te kuq, ta
benin nje qe mund ti pelqente edhe Serbise apo spiunave serbe apo ish zyrtareve
te diktatures qe udheheqin e duan ta udheheqin edhe sot jeten kulturore e politike
te vendit e te Kukesit, por këto pune me ngrite vepra te tilla, me lane akte
kujtese duan punë e jo fjalë, duan koqe e jo llogje.
Guri
i varrit në kujtim të mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nuk gjykohet a është i
bukur apo i shëmtuar, guri i varrit sido që të jetë është gur varri dhe nuk
gjykohet nga bukuria nje gur varri.
Marrja persiper nga analfabetet estetike te gjykojne shemtine ose bukurine
eshte vrasese. Liria ua ka rrite shume veshet disave. Edhe thundrat. Per inate
jashte memorialit pa lidhje me memorialin jane gati me ia vu dinamitin edhe
truallit ku ka qene memoriali. Nuk i bihet memorialit me fjale as nuk goditet
toka e memorialit me thuper pse kane inat ish kryetarin e bashkise apo mua, apo
pse i mundon ndonje histori e vjeter familjare me pseudonime, me xhixha serbe,
apo pse shkollimi i manget e sakat nuk u jep mundesine te gjykojne per
estetiken dhe te dine kush e cfare eshte e bukur dhe kush e cfare e shemtuar.
Ne kete rast vlen ajo thenia brilante e Dritero Agollit "sa di ti di bytha
ime"...
Ai
memorial ka qene i projektuar e ndertuar nga Bashkia me urdher ligjor te
kryetarit te bashkise. Projektimi e ndertimi i tij eshte bere nga punonjesit e
bashkise. Kryetari i bashkise nuk merr leje per objekte te bashkise, ai jep
leje, firmos leje dhe urdheri i tij per ndertimin e memorialit eshte leja dhe
cdo gje. Betonin per ate memorial e ka dhurue kompania Vega e zotit Zylfi Oruçi
3 metër kub beton. Pllakat e mermerit qe jane perdore per ate memorial dhe
deshmitarin e vogel ngjitur memorialit jane blere tek firma e Vesel Lacit me
rreth 75 mije leke te reja ose shtateqindepesedhjetemije leke te vjetra. Guret
e zinj nuk jane blere, jane mbledhur andej kendej edhe ne Kosove nga punonjesit
e bashkise. Pllaka e vogel e zeze ne memorial eshte dhurue nga Sef Bajraktari
ne Tirane. Shkrimi mbi ate pllake eshte pague prej meje reth 7 mije leke te
reja ose 70 mije leke te vjetra. Dy pllakat e verdha qe nuk jane metal por
plastike per keto gjera, me shkrimin e Dimitrije Tuceviqit, Masakrimi ne Lume,
ne shqip e anglisht jane prodhuar ne Tirane ne Kombinat dhe jane paguar prej
meje. Njera pllake, ajo qe ishte ne anglisht, u hoq, u zhduk, u shkul disa kohe
pasi u vune dhe e kam prodhue per se dyti pllaken ne anglisht dhe e kam pague
vete. Edhe pllaken e vockel ne fund te deshmitarit e kam shkrue ne Tirane. Tri
pllakat ne total me shkrimin e Tuceviqit dhe shkrimi ne pllaken e memorialit
bashke me pllaken e vockel kane kushtuar rreth 300 mije leke te vjetra te cilat
nuk i kam marre asnjehere nga Bashkia megjithese ia pata kerkue sekretarit te
pergjithshem Bujar Mucmates dhe shefit te llogarise, Safet Miftarit, por u
nderruan pushtetet dhe mbeta pa i marre.
Ata
qe mendojne se me ate memorial eshte vjedhe e eshte bere nami e kane mendjen
vete vetem te vjedhja dhe kujtojne se te gjithe bejne sic ata mendojne,
kujtojne se te gjithe vjedhin sic ata lakmojne. E nese jane zyrtare aktuale
mbase duan te fshehin vjedhjet e tyre.
Ata
që mburren se kanë ide, le ti zhvillojnë. Por shtrerpat e të sherrmit nuk
pjellin as ide as vepra te mira. Ata jane shkaterrimtare, rrenues. 28 vjet
demokraci askush nuk pengoi askend me nderue te masakruarit qe na i ka masakrue
Serbia ne 1913. Kur u nderuan, kur u ngrit nje memorial jo i persosur, jo i
perkryer, filluan shume veta te peshtyjne ne qiell.
Nese
ishte memorial i keq, ta benin nje me te mire, nese ishte i vogel, ta benin nje
me te madh, nese ishte i shemtuar, ta benin nje te bukur, nese ate memorial nuk
e donin ata, ta benit nje qe e donin ata, por me ate nuk kishin asnje pune,
pasi ka hapsira boshe e te shkreta qyteti i Kukesit me ngrite edhe mijera vepra
te vogla arti.
Asgje
nuk i pelqen gjithkujt, por te gjithe jemi te denuar ta pranojme edhe tjetrin,
edhe punet e tjetrit, edhe mendimet e tjetrit, edhe veprat e tjetrit. E kur nuk
e pranojme e durojme tjetrin, atehere bejme ate qe don Serbia, rrafshojme
kujtesen qe te mos shqetesohet Serbia, sic ka bere bashkia Kukes.
Memoriali
i të masakruarve nga ushtria serbe i shembur nga Bashkia Kukës është marre nga
une si model pothuaj i ngjashem me memorialin Trinity Site National Historic
Landmark që ka ngrite Amerika në vendin ku eshte provuar bomba e pare atomike
qe ka tha e shkretue vendin sic ushtaria serbe thau, shoi e masakroi Lumen e
rajonin e Kukesit ne nentor 1913 kur i masakroi 2400 njerez, femije, gra, pleq,
burra e gra. Pra memoriali qe rrafshoi bashkia Kukes është një memorial i
ngjashem me gure te zi, atje te nxire nga thirri i bombes atomike e ketu nga
dhimbja e gjaku i derdhur i 2400 kuksianeve qe i mohon bashkia Kukes per hater
te Serbise se mos zemerohet Serbia. Atje ne Amerike ky lloj memoriali
vleresohet shume, ne Kukes e gjykojnë çibante e çobante a vlen apo jo, a eshte
e mire apo jo. Ky model a jernek memoriali që për hir të së vërtetës e kam
marre ne linqet qe me dergoi Qazim Rudi, një intelektual i angazhuar e dashamir
ekselent i Kukesit qe eshte gjithmone i gatshem me nderue e ndihmue Kukesin,
nuk eshte jernek shkine sic e duan rrenuesit e Kukesit e ish zyrtaret vendas e
jabanxhij te diktatures ne Kukes qe kujtojne se kane mend e se kane qene te
rendesishem…
Pasi
mora pelqimin e kryetarit te Bashkise e kam diskutuar modelin qe zgjodha me
disa njerez te dijshem ne Tirane e me
asnje çoban ne Kukes. Jam pajtuar se pari me mikun tim Izet Durakun qe ben ky
memorial. Izeti njehere mendoi ta ndertonim ne formen e lapsit 6 kendesh, qe te
pohojme se eshte shkruar ajo tragjedi ne kujtesen e historise dhe vazhdon te shkruhet.
Ai bashke me Shefqet Hoxhën, dy njerzit me të ditur të fushës së letrave,
albanologjise e estetikes nga Kukesi që njoh unë e pranuan kete memorial.
Teksti i pllakes se memorialit qe e gjykojne sot çobane te ndryshem eshte bere
nga Izet Duraku dhe profesori i gjuhësisë Shefqet Hoxha. Nuk ka të gjalle në
Kukës që dinë më shumë e me mire se ata të dy se ku duhet me germe te madhe a
te vogel dhe kjo nuk eshte pune spurdhjakesh, magazinieresh a shitesish
kokoshkash. Deshmitari qe eshte ne krah te memorialit mbi te cilin eshte
vendosur ne shqip dhe anglisht shkrimi i Dimitrije Tuceviqit Masakrimi ne Lume
eshte ide e Izet Durakut dhe jam shume entuziast per kete gjetje te tij.
Kur
është inagurue ky memorial në 105 vjetorin e masakrimit të kuksianeve kanë
ligjerue Prof Shefqet Hoxha, Fejzulla Xhabri, Izet Duraku, Sulejman Dida etj.,
me te diturit e Kukesit per keto pune, ata qe kane studjue.
Para
memorialit qe u inagurue ate dite kam ligjerue unë, kam rrëfye historinë e tij
dhe kam falenderue gjithë politikanet kuksiane qe per turpin e tyre kane mungue
atë ditë ne kete ceremoni kujtese te 2400 te masakruarve nga Serbia.
Duke
shalue inate me kryetarin e bashkisë Bashkim Shehun dhe me mua ndoshta, ata
munguan ate dite ne inagurim ne ceremoni.
Kush
nuk eshte i zoti me ndreqe, prish. Edhe aftesia me prishe eshte e vleresuar. Te
pakten eshte nje menyre me hy e me mbete ne histori. Kush nuk hy ne histori si
ndertues hyn si shkaterrues, e rendesishme me hy ne histori edhe me turp e per
turp. Prishja e zhdukja e memorialit te kujteses ne Kukes eshte skandali me i
rende politik qe ka ndodhe, eshte atentati me i rende kunder kujteses.
Guri
i varrit eshte gur varri. Mund te jete gur i zakonshem, gur qe gjendet ne
rruge, mund te jete mermer, mund te jete granit, mund te jete gur i zi si gjak
i mpiksur i atyre njerzve qe masakroi Serbia.
Por
prishesit e gurit te varrit, prishesit e varreve i urrejne varret e atyre qe ka
masakruar Serbia. Sepse ne nuk duhet te kemi te masakruar, mendojne ata, ne
duhet te jemi masakrues te serbeve, ne duhet te rrejme veten se vetem kemi
masakruar serbe, ne kemi ba namin, e kemi farue Serbine, por vec 2400 te
masakruar i kemi qe na i ka masakrue Serbia ne Kukes si hakmarrje ne nentor
1913.
Ata
qe prishin guret e varreve e varret kane me vete edhe ata qe heshtin kur kryhet
ky krim. Heshtja eshte bashkefajesi. Kjo me ka trishtuar ne fakt, mungesa e
solidaritetit intelektual pasi turma dihet se eshte e verber. Ky eshte i vetmi
trishtim real qe kam.
Jane
knaqe duke e prishe memorialin se u eshte duke sikur jane te rrezue ish
kreyetarin e bashkise qe e ka miratue e ngrite ate veper, sikur jane te me
rrezue edhe mua, sikur jane te me rrafshue edhe mua qe kam propozue, negocue
dhe nxite ndertimin e saj.
Edhe
ata qe kane heshte jane knaqe qe po zhduket ai memorial kujtese sepse pervecse
ai memorial u kujton se Serbia na ka masakrue 2400 njerez e ne nuk duhet ti
harrojme jo per te ngjalle urrjetje por per te mos na u perserite, per te mos
harrue, jane knaqe edhe se po zhdukin kujtesen per mua e njerzit qe e ngriten
ate memorial kujtese. Ndryshe si eshte e mundur qe asnje shok, asnje mik, asnje
njeri nga ata qe me jane sjelle te afert e as nga ata qe me jane sjelle si
pordha neper breke nuk me tha asnjehere se nuk ben kjo veper, eshte e shemtuar
kjo veper. Si heshten dhe e duruan tre vjet ate veper. Ata qe lumturohen dhe
duartrokasin zhdukjen e memorialit kane inate jo me memorialin por me ish
kryetarin e bashkise. Kane inate se ndonjerin nuk e ka marre ne pune, ndonjerit
nuk ia ka marre ndonje te aferm ne pune, nuk ia ka marre nusen e vellait ne
pune, ndonjerit nuk i ka dhene leje ndertimi per lavazh, ndonjerit nuk i ka
dhene fonde, ndonjerit nuk i ka dhene leje taksie…. Pra lumturohen se u shemb
memoriali se kujtojne se po shembin ish kryetarin me duart e kryetarit aktual.
Te vegjel, bubrreca. minoritare te nje lloji te vecante qe kane me mbête te
huaj gjithmone ne Kukes.
Une
nuk zhdukem se une e shkruaj historine e tyre te turpit. Ata e bejne historine
e turpit une ua perjetesoj ne liber. Ai memorial, shume foto te tij, fjalet per
te, jane botuar ne librin tim ne njemije kopje dhe eshte shperndare ne gjithe
boten. Ai memorial eshte ne dhjetra e qindara foto, video, emisione, kenge.
Enderroj
qe kur te ikin çibanet ta ringre aty ku ka qene ate memorial ashtu sic ishte me
fondet e mia. Ai memorial nuk kushton me shume se 1200 euro per tu ngrite.
Endrra mbetet, endrrat nuk i shkul dot bashkia.
Serbia
ka bere dhe ben perpjekje kolosale qe te zhduke gjurmet e krimeve te veta. Ka
angazhuar gjithmone resurse njerzore e mjete te medha financiare qe te
paraqitet ne opinionin publik boteror e rajonal si viktime e jo si agresore e
xhelate. Sidomos ne raport me shqiptaret ajo ka synuar fort qe te mos shfaqet
pushtuese, dhunuese, agresore por viktime.
Per
kete ajo ka bere te pamunduren qe te mos permenden askund viktimat e saj,
viktimat qe ka shkaktuar ajo kunder shqiptareve e te tjereve ne rajonin e
Ballkanit.
Serbia
eshte e lumtur qe te degjoje shqiptaret e kenget e tyre se e kemi shkepe
Serbine, se e kemi munde Serbine, se i kemi vra 12 mije ushtare serbe ne Lume.
E bile shqiptaret qe jane tellalle te mire te Serbise e kane rrite shifren 12
mije ne 18 mije. Pra sikur lumjanet kane vrare 18 mije serbe ne 1912. Lexoni
librin e Sali Onuzit per betejen e Lumes te 1912 qe te beheni esell te gjithe
ju qe i skuqni telat e ciftelive me trimerite e rreme…
Serbet
nuk duan kurre te flitet per masakrat qe kane bere ndaj shqiptareve.
Shqiptaret, sidomos ata me patriotet, ose patriotet e hamamit, ashtu sic don
Serbia, nuk duan te flitet per masakrat serbe ne Lume e ne Kukes, nuk duan ti
pranojne masakrat serbe, nuk duan ta pranojne se serbet kane pre ne qafe ne
Topojan e Perbreg mbi nje mije vete e ne gjithe fshatrat e Kukesit mbi 2400
kuksiane i ka masakrue ne 1913 duke marre hak per 1912 ku ushtria serbe u
shpartallue ne Lume.
Te
huajt, por edhe vete serbet qe e kane pa dhe e kane shkrue ate masaker e kane
shpalle ate genocid serb ne Lume, kane alarmue boten per cfare po ndodhte.
Shkrimi
i Dimitrie Tuceviqit i atyre diteve te 1913 eshte akuza me e rende kunder
Serbise. Shqiptaret bij spiunash patriote te Serbise e urrejne dhe duan ta
zhdukin edhe shkrimin i Tuceviqit me titull Masakrimi ne Lume, shkrim qe eshte
shume i botuar e i perhapur ne shqip, anglisht e serbisht, shkrim qe i poshtron
serbet por edhe i ben me turp shqiptaret qe shiten trima dhe qe mendojne se
kane bere namin ne lufte.
Kush
e ndihmon Serbine qe te zhduken gjurmet e masakrave serbe, te zhduken e te mos
permenden te masakruarit prej saj, te mos mbetet askund asnje gjurme, te mos
ngrihet as te mos mbetet asnje gur varri per te masakruarit prej saj, i ben
Serbise nje sherbim te madh.
23 nentor 2021
-----------
Me
poshte vijon fjala ime diten e inagurimit te memorialit te kujteses qe sot e
kane zhduke.
REXHEP SHAHU
MONUMENTI
I MARTIRËVE TË LUMËS
(Kush
e mban kryet pas nga e kaluara iu qorroftë njëri sy, kush e harron të kaluarën
iu qorrofshin të dy sytë - thoshte shkrimtari i madh rus Aleksander
Solzhenicin.)
Faleminderit
të gjithëve që keni ardhë këtu.
Faleminderit
të gjithve që mungojnë. Deputetëve, politikanëve dhe të mëdhejve që mungojnë se
nuk e kanë konsideruar të madhe këtë ngjarje. Mungesa e politikanëve e
deputetëve dhe e gjithkujt që shitet njeri i angazhuar, në këtë ceremoni,
verteton se nuk janë politikanë as deputete dhe as njerëz të angazhuar edhe pse
marrin rroga e benefice si të tillë. Ngjarje të tilla si e sotmja, ndertime e
inaugurime veprash të tilla si ky memorial kujtese e nderimi për martirët, që
kanë të bëjnë me kujtesën kombëtare, me shpirtin tonë, janë para së gjithash
politike dhe shumë politike.
Ky
monoment me gurë të zij është i ndërtuar me pllanga gjaku të mbi dy mijë
lumjanëve të masakruar para 105 vjetëve prej ushtrisë së Mbretërisë Serbe.
Është
hera e parë që ne nuk na vjen turp me pohue se ne na kanë masakrue, na kanë
shkatërrue, na kanë djegë por kemi ngelë gjithmonë duke u mburrë se kemi lanë
nam.
Ky
memorial që është një antiserbizëm pa fjalë, flet më shumë se një mijë fjalë a
libra kundër Serbisë, si busti dhe shtëpia e Havzi Nelës flet sa një mijë fjalë
a pallavra nëpër kafe kundër komunizmit dhe enverizmit.
Këto
gurë të zinj, si pllanga gjaku të këtij Monumenti kujtese, janë mbledhë nga ana e anës për me ndërtue
një gur vorri te kryet e sejcilit shqiptar të masakruar prej ushtrisë serbe në
Lumë 105 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1913.
105
vjet ka munguar ky gur te kryet e rreth dy mijë martirëve të Lumës për fajin
tonë, për frikën tonë dhe kemi shaluar telat e çiftelisë e kemi luftuar në
këngë. Ka munguar ky nderim, ky memorial sepse shpesh litari serb i lënë jashtë
vende vende ka kërcënuar ndokënd dhe i ka kujtuar ndokujt ndonjë lugë çorbe të
prishur serbe ngrënë nga paraardhës të hershëm kohëve të pushtimeve serbe.
Ka
lapidarë që përkujton masakrat ndaj martirëve në Pobreg e në Topojan në dy
fshatrat që u faruan e shuan pothuaj komplet në vjeshtë 1913, por në qendër të
qytetit, në qendër të bashkisë u ndërtua sivjet në 105 vjetorin e masakrave
serbe ndaj martirëve.
Martirë
të masakruar ka në shumë zona e fshatra të Kukësit por jo si në Topojan e
Përbreg për hir të të cilëve ky monument vihet në qytetin e Kukësit.
Duke
besuar se gjithë shqiptarëve, përveç peshqve, u vjen mirë që u ngrit kjo vepër
e vogël modeste, si një njeri i përfshirë që në krye në ndërtimin e saj, ndjej
se duhet ta falenderoj kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu për vendimin e prerë
pa mëdyshje për ndërtimin e kesaj vepre që është e vogël në dukje por e madhe
në histori.
Duhen
falenderuar punonjësit e bashkisë të cilët e kanë ndërtuar këtë vepër,
arkitekti Edrion Laçi, drejtori i shërbimeve Sabajet Cengu, gjithë punonjësit,
shoferët e specialistët që kanë gjetë e sjellë gurët e zij nga ana e anës, që e
kanë ndërtuar e kuruar veprën, sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bujar
Muçmata për angazhimin, mbykqyrjen e
ndjekjen të punimeve deri në detaje, Sef Bajraktarin që ka dhurue pllakën e
granit që është vendosur të Memoriali i Martirëve të Lumës.
Këtë
vepër e ka ndërtuar bashkia Kukës me punonjësit e specialistët e saj. Betoni
është bërë dhuratë nga firma Vega e zotit Zylfi Oruçi 3 metër kub beton.
Memoriali ka kushtuar në total 1200 (njëmijëedyqind) euro.
Kjo
vepër është njëlloj madhështore kundër masakruesve serbë të 1913 siç janë
madhështore kundër komunizmit sllav dhe enverizmit ndërtimi i bustit dhe
shtëpisë së poetit martir Havzi Nela.
Anti
shovinistë serbë e antikomunistë me fjalë e pallavra ka plot kafeneve e zyrave
të partive e shoqatave fantazma gjobvënëse, por me vepra si ky monument kujtese
dhe si busti e shtëpia e Havzi Nelës nuk pati këto 28 vite postdiktaturë në
Kukës. Ka mijëra punë të vogla pa bërë, por janë tri punë të mëdha që mbeten në
histori.
Me
ndërtimin e kësaj vepre ndoshta iu prish qejfi Serbisë së vjetër dhe
komunistëve të vjetër që simpatizojnë Serbinë që nga themelimi prej serbëve të
partise komuniste të Shqipërisë.
Falenderoj
mikun tim Izet Duraku me të cilin kemi konsultuar dhe vendosur për çdo detaj të
kësaj vepre modeste, falenderoj profesor Shefqet Hoxhën dekanin e Lumës,
përsonin që ka bërë më shumë se çdo i gjallë tjetër për trashëgiminë
shpirtërore të Lumës e të Qarkut të Kukësit, që kujdeset për çdo gjë që i jep
vlerë dhe emër Kukësit, falenderoj disa intelektualë e akademikë të njohur të
Tiranës që u përfshinë në konsultime me ne për këtë memorial të vogël me peshë
të madhe në histori.
Ky
memorial peshon në histori më shumë se gjithë malet e urrejtjes serbe ndaj
shqiptarëve, ndaj kuksianëve e lumjanëve, peshon mijëra herë më tepër edhe se
urrejtja e ndonjë bir a nip spiuni serb, bir a nip enveristi kundër Lumës e
lumjanëve, urrejtje të cilës nuk ia ul flakët përcëlluese as shpallja e Serbisë
në listën e vendeve mike apo aleate strategjike...
Ky
monument kujtese është i veçantë.
Deshmitari
i asaj kohe, siç e quan Izeti monumentin e vogël mbi të cilin është vendosur
shkrimi i Dimitrije Tucoviqit, krahas monumentit me gurë të zij, dëshmon se për
dy orë në Topojan u prenë 500 shpirta. Deshmitari spjegon shqip e anglisht për
krimin e shëmtuar serb para 105 vjetëve. Ne vetëm duhet ta lexojmë dëshminë e
deshmitarit dhe të mos vjellim urrejtje që helmon edhe peshqit në liqen, helmon
edhe enveristët deri në Amerikë. Ja cfarë shkruhet në pllakën e Deshmitarit në
krah të Memorialit:
“...
Kur trupat serbe e shkatërruan këtë fshat, në fshat nuk kishte burra. Oficerët
rezervë që morën urdhër ta djegin fshatin dhe gjithçka që gjejnë në të ta vënë
nën thikë, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët "të gjithë
a?", kot e njoftuan disa herë komandantin se në fshat, përpos grave e
fëmijëve, nuk ishte askush tjetër. "Të gjithë!", kjo ishte përgjigjja
e njëfarë kapiten Jurishiqit, i cili punonte në marrëveshje me nënkolonelin
Miliqeviq.
Të
shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjet në gjinj; skaj nënave të vdekura
qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat:
trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në
fushë; gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.
Therja
u ndal kur një pjesë e oficerëve bënë protestë energjike, duke e pranuar: se
shqiptarët e "egjër" ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i
lëshojnë, kurse ushtria jonë e "kulturuar" e shekullit XX po i vret
fëmijët e tyre! Por, vonë. U bë vetëm ajo që ende mund të bëhej: kufomat u
futën në shtëpi e shtëpitë u dogjën - që krimit t'i fshihej gjurma...”
Ne
nuk kemi pse marrim leje askund për ta vendosë këtë monument të munguar kujtese
e nderimi për martirët sepse e kemi detyrë të shenjtë që të nderojmë ata
martirë që i ka pre në plumba e bajoneta ushtria mizore serbe.
As
nuk kemi kujt pse t’i kërkojmë ndjesë ndonjë frymori të gjallë që turpshëm i
rëndon tokës dhe shënon gjurmë shëmtimi ngado që ecën me hapat dhe hijen e tij.
Ky
monument do të mbetet si një punë shumë serioze e bashkisë Kukës krahas bustit
dhe shtëpisë së poetit martir Havzi Nela që nuk u ka pëlqyër spiunave dhe
enveristëve.
U
kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk janë dakort me ne që nderojmë martirët që
shpesh quhen viktima.
U
kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk dinë çfarë është ploja serbe e 1913 kundër
Lumës. Le të mësojnë, le të lexojnë. Le ta dinë se këto gurë të zij janë gurë
të nximë prej dhimbjes.
Vështirë
të mos gjendet familje a fis në Lumë e Kukës që të mos jetë prekë nga ploja
serbe. Askush nuk fton askeënd të nxisë e mbjellë urrejtje për holokaustin e
parë në Europë ai i ushtrisë serbe kundër kuksianëve, por askush nuk fton as
nxit askënd të harrojë.
Harrimi
është mëkat, nderimi ndaj martirëve është detyrim madhor.
(Fjala e plotë në ceremoninë e inaugurimit të Memorialit të
Martirëve të Lumës në Kukës, me 14 dhjetor 2018)